Regjistrimi i studentëve në universitete deri më 15 shtator
Regjistrimi i studentëve nëpër universitetet publike përfundon më 15 shtator, afat në të cilin ata janë njoftuar nëse kanë të drejtë apo jo për të vijuar studimet e larta.
Sipas të dhënave, deri tani janë regjistruar mbi 29 mijë të rinj, ndërkohë që kuotat e miratuara janë vetëm 18 mijë. Fituesit shpallen fillimisht më datë 3 shtator, të cilat do të bëhen publike në sistemin “online”.
Fituesit duhet të shkojnë të regjistrohen në universitetet përkatëse, ndërsa tyre që nuk i del dëshira e parë, kanë të drejtë të çregjistrohen dhe të regjistrohen në nivelin e A2.
Ditën e shtunë, Ministria e Arsimit publikon edhe Librin e Transparencës, ku çdo i ri ka mundësi të shohë zgjidhjen e ushtrimeve.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento