Regjistrimi në QKR, biznesmeni i vrarë në Stamboll, ortak me Rezart Taçin

Kopertina e DITA December 22, 2012 16:10

Regjistrimi në QKR, biznesmeni i vrarë në Stamboll, ortak me Rezart Taçin

Nga dokumente zyrtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit rezulton se Omer Satin i vrare dy nete me pare ne Stamboll zotronte 40 për qind të aksioneve po aq sa dhe aksionari shqiptar Taçi ne kompanine “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company”. Kompania është regjistruar në QKR më 9 korrik të vitit 2004. Sipas të dhënave rezulton se kompania operon në fushën e hidrokarbureve. Eksport—importi i karburanteve dhe nenprodukteve të tyre, hidrokarbureve në përgjithësi; Përpunim, rafinim i naftës dhe produkteve të saj; Shitje me pakicë të karburanteve të të gjitha llojeve; Blerjen, importimin, eksportim, shitjen e naftës, gazit, nënprodukteve të tyre, dhe vajrave minerale të papërpunuar, etj.. Data e themelimit në Gjykatë është 09.07.2004 dhe aksionerë janë Rezart Taci, zotëron 40 %, Omer Satin, zotëron 40 %, Riza Aydin Arun, zoteron 15 %, Sinan Yashar Abdula, zoteron 5 %.  Keshilli Mbikqyres i perbere nga tre anetare, Omer Satin, Mustafa Taci dhe Drita Alicka; Administratori (Drejtori)  i shoqerise eshte Z. Rezart Taci – thuhet në dokumentin e QKR.
*****
Biznesmeni 57- vjeçar, baba i katër fëmijëve i cili u plagos rëndë me tre plumba në gjoks, humbi jetën menjëherë në makinën e tij, ndërsa autori i krimit arriti të largohej.  Dëshmitarët okularë lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën, por biznesmeni u gjet pa jetë. Gazeta turke “Hyrrijet” citon një person që thotë se është komshiu i biznesmenit të vrarë. Sipas tij, “Omer Satën prej kohësh kishte konflikte me ortakët e tij, konflikte të cilat janë transferuar edhe në gjyqe. Këto kohë na thoshte se po kalonte shumë probleme”. I pyetur nëse është kthyer nga jashtë shtetit, komshiu thotë se prej 5-6 vitesh jetonte në Turqi. “Flisnim herë pas here por nuk futeshim shumë në detaje”, ka thënë ai.

******
Sipas burimeve nga policia turke, Omer Satën ka dalë nga shtëpia duke thënë se “do të takohem me një shok në lagjen Atakëj” Pas këqyrjes së telefonit celular të viktimës, policia gjeti numrin që i kishte telefonuar i fundit. Ky person menjëherë pas ngjarjes raportohet të jetë larguar nga vendi nëpërmjet aeroportit “Ataturk” duke përdorur identitet të rremë. (foto tronditese: pamje nga vendngjarja, Satin i qelluar ne makinen e tij)

ME SHUME RRETH KETIJ LAJMI MUND TE LEXONI SOT NE DITA

Kopertina e DITA December 22, 2012 16:10
Komento

2 Komente

  1. Zana B December 23, 19:54

    Këto dritaret që dalin këtu (Tweet – Share etj) pengojnë leximin normal, ju lutem a mundeni t’i mënjanoni? Flm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*