Regjistrohet procedimi ndaj Bashës për veprimet gjatë 21 Janarit

April 18, 2015 09:47

Regjistrohet procedimi ndaj Bashës për veprimet gjatë 21 Janarit

Prokuroria ka filluar verifikimet e kallëzimit të Ministrisë së Brendshme ndaj Lulzim Bashës, për urdhrat e kryer gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

Njësia Task-Forcë ka marrë në “dorë” kallëzimin e SHÇBA-së dhe brenda një muaji do të vendosë nëse ka apo jo vepër penale, duke regjistruar edhe materialet.

Megjithatë, brenda një muaji, prokurorja Anisa Qilimi do të vendosë nëse ndaj liderit aktual të PD-së ka apo jo vepër penale. Sipas procedurave, kallëzimi është regjistruar pa emër personi, por vetëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nëse gjatë katër javëve në vazhdim do të mblidhen prova se Basha ka shpërdoruar detyrën, atëherë Task-Forcë mund ta marrë edhe si person nën hetim.

Megjithatë, afrimi i zgjedhjeve lokale mund të sjellë edhe zvarritjen e këtij procedimi penal, pasi çdo vendim i marrë nga organi i akuzës mund të konsiderohet si politik. Por, hetuesit nuk i pengon asnjë ligj që të kryejnë verifikime ndaj këtij materiali.

Në rastet e ngjashme, të tilla kallëzime shkojnë sërish tek institucioni që i ka dërguar në prokurori, për plotësime. Më pas, kalojnë duar më duar derisa vendoset për fatin e procedimit penal. Nëse ka vullnet për të vazhduar çështjen, akuza shpejton verifikimet dhe brenda një kohe të shkurtër mund të vendosë për fatin e kësaj çështjeje.

Krahas plotësimit të materialeve, burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për Shqip se do të verifikojnë edhe dosjen e parë të 21 Janarit, pasi ka të dhëna se pretendimi i SHÇBA-së mund të jetë verifikuar edhe në atë kohë.

Nëse në atë kohë prokuroria ka vendosur se nuk ka vepër penale, atëherë çështja mund të ketë të njëjtin fat. Gjithsesi, priten verifikimet njëmujore për të parë nëse ndaj Lulzim Bashës ka apo jo vepër penale.

Kallëzimi ndaj Bashës u bë publik rreth 10 ditë më parë, nga ministri aktual i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një seancë plenare.

Ai e akuzoi për falsifikim të regjistrit të shërbimit të Gardës. Më pas, u dërgua një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke qenë se Basha nuk ka imunitet. Mësohet se në dy fletë të regjistrit të Gardës së Republikës, ka dyshime se shënimet janë korrigjuar.

Sipas SHÇBA-së, rezulton i pasqyruar me shënim nga operatori i Gardës urdhri i dhënë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28, “Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demonstruesit në Piramidë”.

Në bazë të dyshimeve të SHÇB-së, para korrigjimit, fjala “lakrimogjenë” ka qenë “homogjenë”. Në dokument duket se fjala është e korrigjuar. Një tjetër faqe e këtij libri është dorëzuar si provë. Shënimi shkruan se, “Urdhërdhënësi, gjenerali, ora 14:54 urdhri: Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve”.

Edhe në këtë dokument duket se ka korrigjim në këtë frazë, pasi ka fjalë të mbivendosura në shënim. SHÇBA dyshon sipas ekspertëve të tij, se para korrigjimit, kjo frazë ka qenë, “asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas i është shtuar, “kundër demonstruesve pa zbatuar ligjin”./shqip

April 18, 2015 09:47
Komento

5 Komente

  1. Tarrasi April 18, 14:35

    NUK VRITEN NJERZIT PER NJE COP BLLOK.

    Reply to this comment
  2. Lena April 18, 15:03

    Kot u ngritem edhe ne ne demostrate.

    Keta u pajtuan , hane gjala bashke. Po na zgjidhen dhe hallet,.

    Te gjithe punojme ne ministrra me diploma fallco.

    Qe kur e moren PS e LSI jemi te lumtur.

    Ne na mori me qafe Sala kur na mori Liken Peng per kater vjet.

    Reply to this comment
  3. Popull April 18, 15:13

    CILA PROKURORI, AJO E SALI BERISHES? JU SIGUROJ SE KETO QE PO BEN PROKURORIA JANE DETYRIMET E SHPEJTA QE KA NDAJ LULIT DHE BERISHEAS QE I EMEROI NE ATE KARIGE TE LARTE PER TE MBULUAR KRIMET E LARTA. KJO HISTORI DO MBYLLET ME PAFAJESINE E LULIT. JU SIGUROJ

    Reply to this comment
  4. i panjohuri April 18, 17:06

    Nuk eshte e vertete se kjo gje te jete bere edhe njehere me pare nga ana e prokuroreve dhe mund te jete vendosur per pushimin e saj Kjo nuk besoj se ka baze ligjore Duhet te jemi te vetedijshem se shume gjera ne ate kohe u filluan dhe u haruan menejehere duke pasur parasysh presionin e madh qe pati prokuroria nga Kryeministri dhe Policia e eshtetit ne ate kohe dhe eshte devijuar nga objekti kryesor i punes. Por edhe sikur kjo te jete e vertete perseri gjerat kane ndryshuar dhe ne themi qe jemi ne kushtet e nje shteti ligjor cfar dhe si duhet bere Une nuk besoj se aty mos kete asnje gje te vertete por natyrisht qe nuk besoj se ky urdher nuk eksiston sepse eshte dhene me telefon e shkruara eshte e dikujt tjeter dhe urdheruesi kryesor eshte Saliu Keto jane veshtiresite por natyrisht per nje drejtesi normale nuk jane te pakapercyeshme.

    Reply to this comment
  5. Azio April 18, 22:30

    Ne ceshtje te luftes kunder korrupsionit apo krimeve te kryera ne dem te popullit,eshte e neviojshme te luftohet ngathtesia e ndjekjes se procesit,burokratizmi dhe cfare eshte me e rendesishme eleminimi iopinioneve nga njerez te veshur me pushtet politik.
    Arsye per mendimin tim nuk ka te zgjatet ky proces.Faktet egzistojne.Deklaratat e personave per kete problem sensitiv jane dhene.Mbi te gjitha deshmia e 4 te vrareve.
    Te mos harrojme qe populli ka kater vjet qe pret drejtesi.Asnje gje nuk justifikon prokurorine dhe gjykaten per te mos u zgjidhur kjo ceshtje tani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*