Regjistrohet sërish numër i lartë i të prekurve në Shqipëri, humbin jetën edhe 5 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit

October 17, 2020 16:09

Regjistrohet sërish numër i lartë i të prekurve në Shqipëri, humbin jetën edhe 5 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se janë shënuar 273 raste të reja nga 1289 testime të kryera. Sakaq, janë regjistruar edhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Gjithashtu 44 persona rezultojnë të shëruar nga COVID-19 duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkohë viktimat janë një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 273
Të shëruar ne 24 orë 44
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,289

Testime totale 106,093
Raste pozitive 16,774
Raste të shëruara 10,001
Raste Aktive 6,325
Humbje jete 448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76

h.b/dita

October 17, 2020 16:09
Komento

4 Komente

  1. Arben October 17, 17:00

    Aman integrimin urupian.

    Reply to this comment
  2. Fisniku October 17, 18:44

    O shtet mesjetar!
    Si nuk e kupton qe rritja e infeksioneve ne Tirane shkaktohet nga sasia dhe dendesia e madhe e njerezve ne urbane dhe kafene?
    Pse nuk mbani nen kontroll te rrepte gjate gjithe dites urbanet dhe kafenete,sepse kushtojne me pak se sa te shpoenzoni per te infektuarit ne spitale!
    Ka dale fitimi mbi gjithcka!
    Mos mbushni rruget me police duke ndjekur njerezit pa maska,se ata jane me pak te rrezikuar aty,por merruni me mbushjen katastrofike te urbaneve dhe kafeneve ku nuk zbatohet fare distanca 2 metro!

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi October 17, 18:48

    21% e te testuarve dalin pozitiv. Rekord i ri, por i parashikueshem, sepse bagetia nuk ka zbatuar me pare keshillat e bariut! Nga mesi i javes qe vjen nis ulja, cfare do te sjelle admirimin e deleve per bariun! Pas ndonje jave ulja do te jete me e ndjeshme dhe miqte jashte do te na gezohen! Rrofshin barinjte!

    Reply to this comment
  4. Phoenix October 18, 06:16

    Mashtrimi Covid-19 vazhdon me ritme te larta.

    Duhet zbatuar plani dhe axhenda e kultit Global, e dhene si direktive imediate dhe e panegociueshme per qeverite kukulla, politikanet e shitur dhe lloj-lloj palacosh e aktoresh.

    Mos devijoni, mos guxoni, se ndryshe e dini vete ju se c’fare ju pret, o shpirtra te shitur dhe mbetje fekale ne kete Planet! Ju kane kapur prej tope…sh se jeni shitur totalisht dhe bolet tuaja jane prone e te tjereve.

    Po mos u stresoni hic, se do ta gjeni para corben e prishur qe po gatuani per padronet tuaj Luciferiane kunder njerezimit, ne nje fare menyre, qofte ne kete bote apo ne tjetren.

    Drejtesia dhe e verteta vonon por kurre nuk harron, dhe c’fare mbillni do te korrni, brez pas brezash. Jeni te humbur, por nuk e keni kuptuar ende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim