Regjistrohet zyrtarisht në Gjykatë partia “Bindja Demokratike”

April 25, 2019 15:56

Regjistrohet zyrtarisht në Gjykatë partia “Bindja Demokratike”

Partia Bindja Demokratike është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.

Ajo paraqiti dy ditë më parë kërkesën për regjistrim me katër mijë firma.

Në të njëjtën ditë ajo ka paraqitur në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Arbër Skënderi, Valbona Mezini, Fabion Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, janë anëtarët e mandatuar përkohësisht, deri në zgjedhjen e forumeve drejtuese sipas statutit të partisë, që me shumë gjasa kryetar do të zgjedhë Astrit Patozin.

Mes tyre është edhe Andi Përmeti, i cili një javë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ, si kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në qarkun e Korçës, pasi opozita dogji në bllok mandatet.

l.h/ dita

April 25, 2019 15:56
Komento

1 Koment

  1. dakort? April 25, 19:33

    Pse nuk i njohim ne se kush jane keta? Astriti, zevendes i Berishes, Olli ish i pavarur i Ristanit ne kqz, Topalli eshte nje delirant grindavec qe besoj dhe nenen e tij e shan…, ata te tjeret nuk i kam parasysh mire, por me Astrit Patosin, aha, mjere opozite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim