Regjizori Kozma: TK të shembet bashkë me ata mjeranë

July 27, 2019 21:30

Regjizori Kozma: TK të shembet bashkë me ata mjeranë

Aktorët që vazhdojnë protestën kundër prishjes së godinës të Teatrit Kombëtar, ditën e shtunë do shohin pjesën teatrale “Marr guximin” të interpretohet nga aktori Mehdi Malkaj.

Me sa duket emri i skenarisitit dhe publicistit Vangjel Kozma, që është edhe autori i pjesës nuk është bërë publik.

Kozma ka reaguar nëpërmjet një mesazhi për këtë ngjarje, duke iu drejtuar aktorit Malkaj e duke thënë se pjesa “Marr guximin” është shprehja e një revolte njerëzore ndaj servilizmit politik dhe injorant.

Mesazhi:

“Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duatrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane.

Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahëve.

Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!”

Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtar duhet shembur bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin.

e.ll./dita

July 27, 2019 21:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim