Projekti: Zonë shopping-u nga Sheshi Skënderbej te Bulevardi i Ri

December 6, 2018 12:18

Projekti: Zonë shopping-u nga Sheshi Skënderbej te Bulevardi i Ri

Një pjesë e Bulevardit të Tiranës do t’i nënshtrohet rehabilitimit.

Bashkia e Tiranës në planin e saj të investimeve në projektbuxhetin 2019 ka parashikuar se vlera e këtij projekti është rreth 858 milionë lekë  dhe ndërhyrja do të jetë në shtresat e rrugës, në troturare, ndriçim apo kanalizime.

“Bëhet fjalë për segmentin e Bulevardit i cili lidh sheshin Skëndërbej me Bulevardin e ri. Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanlizimeve të ujrave të shiut, ndriçimin rrugor, gjelbërimin. Ky projekt prashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikrohapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shërbejnë për aktivitete të ndryshme. Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë” thuhet në relacionin e projektbuxhetit afatmesëm 2019-2021.

“Ambicia jonë është që Bulevardi  nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’.

Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri” do të shprehej Veliaj në fillim të nëntorit.

Bashkia e Tiranës zhvilloi në muajt e parë të vitit një procedurë prokurimi që kishte në fokus pikërisht studim-projektimin e Rehabilitimit të bulevardit Zogu i I-rë një shërbim konsulence i marrë për një grup projektesh të tjera të ngjashme investimi që janë në proces apo do të zbatohen nga Bashkia e Tiranës.

 

o.j/dita

December 6, 2018 12:18
Komento

7 Komente

  1. mirel December 6, 17:03

    Ja futen dhe nje shoping ketej per te bere tendera.
    Forca, merni sa me shume.
    Sheshin Skenderbej e ka kthyer si tregun cam. Bravo Lahuta serbe. Vazhdon kendon.

    Reply to this comment
    • Tani December 7, 05:46

      Po pse si e do ti ‘shoku’ mirel, qe Tiiranen ta leme si Kandaharin e dobicit te Vicidolit? Perse duhet te kemi frike nga dyqanet e bukura dhe nga sheshet qe do te terheqin shqiptaret dhe te huajt. Sepse dobicat e Vicidolit vodhen gjthcka dhe rrenuan gjthcka dhe punuan vetem per veten e tyre duke hedhur ne ere Gerdecin dhe shitur gjithcka u trashegua nga me shumne se 40 vjet pune e shqiptareve dhe duke i futur ato ne xhepat e Shkelzen kurves? Veliajn e ka kthyer Tiranen ne nje nga kryeqytetet me aktive dhe te gjithe e njohin punen e tij. Eshte e dukshme, e kapshme, nuk ka nevoje per komente mashtruese. Vazhdo Erion. Ne 1 milioneshit jemi me ty. Ju Lumte!

      Reply to this comment
  2. Besi December 6, 18:35

    Po’ kush do ta boj shopingun pensionistat me 100 Eur pension o rrot kaaaa

    Reply to this comment
    • Toni December 7, 05:50

      Ne cdo vend te botes ata me 100 euro te shkojne te blejne atje ku munden. Bota nuk ndertohet vetem per 100 euroshit. New York nuk un ndertua per brekegrisurit por per ata qe kane para. Mos ja u ki gajlen shqiptareve se ka plot te pasur dhe dyqanet zbrazen nga bleresit. Por mos harro edhe turistet. Ata qe do te shesin do te jene shqiptare dhe cdo i punesuar do te marre shume me teper para. Sheshet dhe dyqanet sjellin pasuri per te gjithe. Per ata qe do te qepin apo prodhojne mallra, per ata qe prodhojne ushqime, per ata qe do te punesohen ne restorantet, ne hotelet, ne dyqanet e shumte. Shko pyeti ata qe punojne tek Pazari i Ri nese fitojne 100 euro apo mijra euro! Dhe atehere do ta kuptosh se ato qe thua jane te paverteta.

      Reply to this comment
  3. shvejku December 6, 19:19

    Vazhdoni me tenderat dhe koncesionet mafioze!
    Hidhni miliardat e popullit atje ku ju intereson juve!
    Po ketu ne Yzberisht ku jetojne 50 mije fukarenj,a keni ndermend te hidhni ndonje qindarke?
    Vetem per turizem dhe shoping u ka mbetur mendja se per popullin as qe e rruani fare!
    Ju duhet te shporreni sa me pare o kermat e rilindjes!

    Reply to this comment
  4. Lili December 7, 00:47

    Per Zojat e juaja,jo per shqiptaret me 100 euros rroge…

    Reply to this comment
  5. Lili December 7, 08:27

    Ketu eshte nje illustrim perfekt te hendekut midi prioritetet te pushtetareve e hallet e popullit…
    Hendek eshte pak,nje ´gouffré do kishin thane jeleket e verdhe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*