Rehabilitimi i rrugëve nga Tirana në Vorë, ARRSH: Ja si devijohet trafiku për 45 ditë

September 12, 2018 20:11

Rehabilitimi i rrugëve nga Tirana në Vorë, ARRSH: Ja si devijohet trafiku për 45 ditë

 

Policia dhe ARRSH kanë bërë të ditur se nga nesër rruga pranë doganës në Tiranë do të bllokohet, pasi do të nisin punimet për rehabilitimin e aksit Vorë- Kthesa Rinas- Fushë Krujë.

Në njoftim sqarohet se do të bllokohet kalimi nga kthesa e Doganës deri tek kthesa për Prezë.

Punimet në këtë zonë zgjasin 45 ditë.

Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

l.h/ dita

September 12, 2018 20:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*