Reja: Ekipi ka nevojë për frymë skuadre, nuk duhet të pësojmë gola si këto të Islandës

September 11, 2019 00:56

Reja: Ekipi ka nevojë për frymë skuadre, nuk duhet të pësojmë gola si këto të Islandës

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Edi Reja thotë e është shumë i kënaqur nga rezultati me Islandën.

“Ajo që pëlqen më shumë është  që skuadra ka filluar të mblidhet, të jetë më shumë skuadër, të jenë më shumë të bashkuar.  Më pëlqyen të gjithë dhe kjo frymë që përcillet. Nuk do të jemi ajo skuadër si në Francë. Më kanë dhënë sadisfaksione, kanë filluar të kenë sintoni, të jenë skuadër e vërtetë. Nuk kam pasur shumë kohë të punoj, por po më japin kënaqësi edhe me kaq” – tha Reja në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”.

Sipas tij nuk duhen pësuar gola si ata që pësuam me Islandën nëse duam të shkojmë në Europian.

“Më vjen mirë që shënuam por jam i keqardhur si pësuam 2 gola. Një skuadër e vërtetë nuk duhet të pësojë kësi golash. Për të pasur aspirata për në Europian, nuk duhet të pësojmë kështu golash”, tha Reja.

d.a. / dita

September 11, 2019 00:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*