Rekomandimi i KE, Rama: Më shumë punë për qeverinë, më shumë realizëm për opozitën

June 4, 2014 12:36

Rekomandimi i KE, Rama: Më shumë punë për qeverinë, më shumë realizëm për opozitën

Për Kryeministrin, Edi Rama rekomandimi për dhënien e statusit të vendit kandidat do të thotë më shumë punë për qeverinë dhe ecje të shpejtë përpara në politikat antikorrupsion.

“Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë, nuk lë shteg për asnjë dyshim dhe alibi se pse Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat, është një rekomandimi i pastër pa asnjë presje pas ‘PO’. Sot jemi më shumë të rënduar nga pesha e përgjegjësisë, pavarësisht votimit në dhjetor nga vendet anëtare, përforcimi i që i ka bërë komisioni rekomandimit na bën të ndjehemi mirë, pasi puna ka vazhduar për një përpjekje të gjithanshme transformuese. Progres-raporti i KE-së është me shumë punë për qeverinë më shumë realizëm për opozitën”, vuri në dukje Kryeministri Rama.

Ndaj apeli i kreu të qeverisë për opozitën ishte i qartë.

“Le të bëhemi bashkë për të patur një vijë të qartë ndarëse mes kampeve politike dhe kampeve në parlament dhe kampit tonë të përbashkët, të qytetarëve dhe përfaqësuesve të qytetarëve të këtij vendi dhe kampit të trafiqeve e korrupsionit. Të bëhemi bashkë për të ndarë axhendat partiake me axhendën tonë kombëtare, që pikë të parë të vetën ka Shqipërinë evropiane, Shqipërinë në BE”, u shpreh Rama.

Fule: Me rëndësi bashkëpunimi dhe kompromisi mes palëve

“Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë prioritete kyce për ecjen përpara. Klima konfrontuese politike e dëmtojnë Shqipërinë. Qeveria dhe opozita duhet të kenë qasje kompromisi”. Kështu u shpreh eurokomisioneri për zgjerim Stefan Fule gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.
Ndalur në progresin e Shqipërisë, Fule tha se në këtë raport pasqyrohen ecuritë e kohëve të fundit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Progres raporti vjen vetëm njëherë në vit dhe disa prej jush keni raportuar se ky raport u shty, por në fakt u miratua sipas procedurave dhe planeve. Ne konfirmojmë pa pikë dyshimi dhe rezerva që shtetet anëtare ti japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ne e kemi bazuar këtë në mënyrë të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, reforma në drejtësi, reformat. Jam inkurajuar nga angazhimi që është treguar nga Shqipëria dhe përpjekjet për reforma dhe shoh një angazhim nga autoritetet përkatëse”, deklaroi ai.

 

Fule në Twitter mesazh skeptikëve europianë

“I inkurajuar nga përpjekjet në reforma. shoh argument solid që vendet anëtare të japin statusin kandidat më 27”, shkruan Fule.

 

June 4, 2014 12:36
Komento

7 Komente

  1. xhejmsi June 4, 12:48

    Vazhdoni te punoni fort sic e keni nisur!! Bravo ju qofte per keto qe po beni per Shqiperine!! Faleminderit!!

    Reply to this comment
  2. dealina June 4, 12:52

    Opozita jone sdo tia dije per asnje ka marre rrugen e protestave, sa per qeverine ju lumte

    Reply to this comment
  3. klei June 4, 12:54

    Super Bravo per Ramen dhe gjithe ministrat e tjere.

    Reply to this comment
  4. Xhemali June 4, 12:55

    Me behet qejfi qe po mereni kaq seriozisht me kete vend z.Kryeminister!!! Faleminderit per gjithcka po beni per vendin tone!!!!

    Reply to this comment
  5. Iliri June 4, 13:03

    Urimet e mia te perzemerta per vendin tone qe po ecen kaq perpara me ke te shtet e kete super kryeminister! Bravo keshtu vazhdoni!!

    Reply to this comment
  6. merobaze June 4, 13:20

    PAS RETORIKES DIPLLOMATIKE MESAZHI I BE-SE PER EDI RAMEN DUHET TE KUPTOHET:

    Edi Rama dhe PS-ja e tij duhet te heqi dore nga festimi me buje i datave qe mbollen ZINE bolshevike ne trojet shqyptare me fotografine e diktatorit gjakatar Enver Hoxha ne dore duke e mbajtur akoma kete kriminel sadist si HERO te popullit dhe te shikoje perpara drejt Botes Demokratike te Civilizuar dhe jo drejt Lindjes te Diktatoreve Komuniste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*