Rrugët kryesore të vendit, përfshirë Tiranë-Durrës mund të bëhen me pagesë

May 9, 2016 20:10

Rrugët kryesore të vendit, përfshirë Tiranë-Durrës mund të bëhen me pagesë

Një dokument konfidencial që sipas kanalit TCH është përgatitur nga një grup konsulentësh të huaj të pajtuar nga qeveria shqiptare rekomandon që 9 akset kryesore të vendit, përfshirë Tiranë-Durrës të bëhen me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.

Sipas tij, në fazën e parë, e cila do të jetë e menjëhershme propozohet të bëhen me tarifë kalimi katër rrugët kryesore të vendit, autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Durrës-Kukës dhe rruga e Arbrit pasi të jetë përfunduar.

Pas instalimit të pagesës në këto segmente, propozohet të vendosen në sistem tarifimi rruga Levan-Vlore dhe ajo Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtaz.

Në fazën e tretë do të vendoset pagesa për rrugën Levan-Tepelënë dhe rrugët e fundit që do të përfshihen në skemën e tarifimit janë Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-hani i hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros për çdo kilometër.

Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometër cdo automjet duhet të paguajë deri në 3.5 euro për të kaluar. Sipas strategjisë këto para do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të rejave.

Banka Botërore parashikon se Shqipërisë i duhen 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e fondit rrugor në katër vitet e ardhshme, dhe një pjesë e kësaj kostoje mund tu ngarkohet qytetarëve duke e bërë kalimin me pagesë.

May 9, 2016 20:10
Komento

18 Komente

  1. kujtesa May 9, 20:21

    Kjo eshte poshtersia me e madhe qe i behet shqipetareve!
    Dhe si thone: vetem per 9 akse rrugesh.
    Po ti shikosh,keto jane akset ku levizjet jane me te medhate dhe te vetmet qe ne disponojme. E pse duhet te paguajme takse,kur keto rruge jane bere me parate tona,pra nga taksat qe kemi paguar?
    Eshte njesoj qe te paguajme para,per tu futur brenda ne shtepine tone qe kemi blere me djersen e ballit!

    Kjo eshte gjeja qe ja vlen te protestojme fuqishem!
    Nuk jane klithmat e Lulkes per te mos lejuar ndertimin e parkut tek liqeni!
    Nje JO e madhe mos lejimit te kesaj tarife per xhepat tane!

    Reply to this comment
    • 666 May 10, 11:28

      Po pse taksat e tjera per ca i merr shteti apo per …. edi te kete turp qe sali krimineli i beri rruget ndersa ky po i ben me lek.

      Reply to this comment
  2. Vetetima May 9, 20:48

    Kur keto rruge te plotesojne standartet evropiane le te behen edhe me para.Por keto rruge jane pa sinjalistike pa vijezime pa barra anesore ku hyjne karro me kuaj .lope bageti.kalimtare

    Reply to this comment
  3. kris 1 May 9, 21:10

    po per rrugicat e lagjeve a ka menduar banka boterore se dhe ato duhen fonde per tu mirembajtur

    Reply to this comment
  4. Arben May 9, 21:16

    SHUME MIRE, POR SHTETI DUHET TE HEQE TAKSAT E MAKINAVE, AI QE PERDOR RRUGEN PAGUAN SHERBIMIN NE MOMENT, NUK KA PERSE TE PAGUAJE TAKSE VJETORE MAKINE.

    Reply to this comment
  5. Lili May 9, 21:21

    Kur keto rruge te behen nga paret e keshilltareve- qe qeveria shqiptare paguan sa s’ban vetem per te na bindur se vendimi idiotesk qe merr eshte ‘keshilluar’ nga ‘nderkombtaret’ -atehere ne populi,qe kemi paguar keto rruge sa s’ban me taxat tone e qe do paguajme borxhit per to edhe disa vjet,do pranojme keto pagesa!
    Po sikur qeveria te vendose keta page sa do kerkojme sic kerkohet ne cdo vend te ketyre ‘keshilltareve’qe qeveria te mundesojne rruget alternative pa pagese!
    Ka kush me bâ nje llogari te shumave qe qeveria ka shpenzuar déri tash vetem per ‘keshilltare’?

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit May 9, 21:36

    U pa puna, shterngoni bicikletat! Ose blini helikoptere, se kur rruget paresore jane me pagese e dytesore nuk ka mbetet vetem nga ajri.5000 leke/100km eshte psikopatllik, mendoj se kush eshte resident ne Shqiperi paguan pulle vjetore apo mujore me cmim adeguat per te ardhurat shqiptare. Per ne “turistat” mos kini meshire, bejeni 2000 euro/km qe ta shohim atdheun me dylbi nga Google Earth. Atdheu tanime eshte ciflig i ca pronareve-feudale qe s’ka nevoje as ti votoje populli, u mjafton gjella dhe keshillimet e Bankes Boterore.

    Reply to this comment
  7. corape kuqi May 9, 22:32

    Eshte e pa drejte. Pyeteni banden boterore si punojne rruget toll ne bote.
    Jane opsionale. Sepse autostrada te tjera paralele shkojne me to dhe drejtuesi zgjedh ke te doje. Ate pa pagese me trafik te dendur apo ate pa trafik me toll.
    Pune edi ramash. Nkeri i paditur. Vari tkfgos

    Reply to this comment
  8. Kola May 10, 08:01

    Turp dhe faqja e zeze. Gati te gjitha keto rruge per te cilat behet fjale te taksohen, e kane te manget sinjalistiken. Taksohen rruget Durres-Fier dhe Levan -Vlore. Po Fier- Levan qe ta sjell ne maje te hundes per vetem 8 kilometra rruge, fondet e se ciles u grabiten disa here nga keto hale qe akoma s’jane ngopur. Ne Vlore do shkojne nga e gjithe Shqiperia, e jo vetem nga Levani. Mbaroni rruget dhe pastaj mendoni per te vendosur taksat ne to, KARAGJOZE PUSHTETAR.

    Reply to this comment
  9. pensionisti May 10, 09:11

    Per ndertimiin e ketyre rrugeve kane paguar te gjithe Shqiptaret,,edhe ata qe nuk kane maqina dhe nuk ecin ne keto rruge.Ata qe kane maqina dhe kapardisen ne keto rruge, ka rrezik nuk kane paguar fare!!!
    Per te mirmbajtur keto rruge,si kudo ne Bote,duhet te paguajne te gjithe

    Reply to this comment
  10. A.D.Shehu May 10, 11:56

    Sperdredhje me gjoja konsultim nga jashte kur ka vetem nje uri nga brenda prej qeverise Rames per te zhvatur sa ka mundesi shqiptaret. Eshte Rama ai rrjepsi i lekures shqiptareve sot. Tjerat jane perralla me BB.

    Reply to this comment
  11. anticensurë 25642654 May 10, 13:07

    pa folur për çmimin,do të kisha dëshirë që shteti të publikonte një listë se për çfar paguajmë çdo vit taksën e makinës!!të publikojë se përse janë taksat e shtuara mbivlerën e karburantit!!në radhë të parë si e kanë emrin dhe pastaj se ku përdoren pasi janë mbledhur!!pasi të ketë bërë këtë trasparencë!?
    nuk ka asnjë problem për të paguar për disa kalime!!
    shteti nuk është pata që pjell vezë të arta!!shteti janë taksat tona!!e vetmia gjë që mungon është trasparenca!gjëja që kemi me tepricë është korrupsioni!!
    kështu që po u bë një ballancim ndërmjet trasparencës dhe korrupsionit,më shumë trasparencë më pak korrupsion,dhe ne popullit(publikut)idiot nuk do të na dhimsen paratë,taksat!për sa kohë do të kemi mungesë trasparence do të kemi korrupsion dhe unë sado idiot që të jem nuk ma ka qefi të paguaj për pordhët e ramës,për datlindjet e monikës së lir metës,për këpucët e majlindës a për flokët e xhozit!!

    Reply to this comment
  12. Vladimir May 10, 15:11

    Kjo eshte nje teme interesante qe ja vlen te diskutohet.
    Se pari per mendimin tim ka te drejte “Pensionisti”, rruget jane prone e shqiptareve dhe jene ndertuar me leket e tyre. Kushdo qe kalon ne to, si ne shumicen e shteteve te Europes, duhet te paguaj.
    Se dyti, para se te kerkohet pagesa e kalimit, rruget duhet te ngrihen ne lartesine e koridoreve, te kufizohen me rrjeta per te mos kaluar kafshe, te zgjaten hyrjte dhe daljet kalimtare 50-100 metra per te evituar incidentet, te vendose sinjalistika e nevojshme etj.
    Se treti te gjithe koridoret me pagese duhet te kene paralel rruge kombetare te lira pa pagese, qe normalisht jane ato qe quhen “Rruge nacionale” e qe neper qytezat gjate rruge jane edhe shetitore e me lokale nga te dyja anet.
    Se katerti shteti duhet te kryej urgjent nje studim se cilat jane rruget qe mund te shnderrohen ne Koridore me pagese, te ndertuara ose edhe ne projektim. Keto te fundit te ndertohen sa me pare se vetshlyhen. Rruget pa trafik nuk ka sens te behen me pagese. Ato mbeten barre ne shpine te tatimpaguesve.

    Reply to this comment
  13. Qarri i zigurit May 10, 16:22

    Une them tja lem me koncesion olsit, zohos, fidel yllit dhe koqos

    Reply to this comment
  14. Bardhe e Zi May 10, 16:53

    Hahah…
    Se pari, nuk kam degjuar asnjehere per rruge me dy kalime me pagese (Levan-Tepelene)!
    Se dyti, rruget me pagese jane pergjithesisht autostradat me koncesion (p.sh. per 20 vjet) – pra privati merr kredi dhe pastaj nderton dhe miremban vete autostraden e re, duke vendosur me pas nje takse per shlyerjen e kredise.
    Se treti, gjithmone pergjate autostrada ‘private’ me pagese (koncesion) gjendet nje rruge nacionale pa pagese dhe ne gjendje shume te mire. Keto rrruge paguhen nga shqiptaret me ane te nje pjese te takses se karburantit por dhe ate te automjeteve..

    Perfundimi: Vjedhje e paster e popullit nga bandat ne pushtet

    Reply to this comment
  15. Darius May 10, 18:11

    Mos u merzisni se nuk do i vene neser,behet njeher muhabet lagjeje qe populli ta konsumoje si ide…pastaj prap e prap e prap perseritet,se Shqipot dihet qe eshte popull pa memorie dhe pas disa vitesh kur bagetia te jete lodhur ata vene ca gabina me llamarine dhe vjelin bagetine.
    Kur Shqiptaret u MOLEN si Lopa per 50 vjet rrjesht dhe kur u erdhi rasti nuk diten qe tu q!nin robt 4 klaneve te Byrose,me djem,niper e ster niper,jo 0.5 cent ta vene km po 500!.

    Reply to this comment
  16. Adrian May 11, 04:02

    pse habiteni per te kaluar George Washington bridge ne New York paguan $15(per vetura se per kamiona eshte $24 e me shume) dhe keto tre vjetet e fundit eshte ritur per vit nga nje dollar. Dhe te llogarisni qe ne te kalojne me shume se 100 000 000 makina vit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*