Rekomandimi për negociatat, Rama: Stacioni i radhës, anëtarësimi në BE

April 17, 2018 17:15

Rekomandimi për negociatat, Rama: Stacioni i radhës, anëtarësimi në BE

Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Europian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp.

Kryeministri tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh”, deklaroi Kryeministri.

Stacioni i radhës, thotë Rama është anëtarësimi, ndërsa ndau meritat edhe me paraardhësit e tij.

“Një falenderim për ata që kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të rrugës së vetme për shqiptarët, atë drejt BE-së”, vijoi ai.

Rama e quan plotësisht të merituar rekomandimin e hapjes së negociatave.

“Europa nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat. Rekomandimi është njohja e meritave tona në fushën e reformave dhe me luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë dhe shtetit, krimit dhe korrupsionit”, thotë ai.

April 17, 2018 17:15
Komento

12 Komente

  1. N.VJOSA April 17, 17:26

    Edi Rama, ti je Hero!
    Punove si Hero,
    ne nje klime te luftes se eger dhe te piste politike dhe ja :
    E PRURE SHQIPERINE PRANE DERES SE TRENIT EUROPIAN!…
    Sot eshte nje DITE E P O K A L E
    PER SHQIPERINE TONE TE SHTRENJTE !…

    Reply to this comment
    • korçari April 18, 09:04

      Z.Rama un Grand Merci dhe ju uroj te vazhdoni te punoni per te miren e SHQIPERISE .Qente le te lehin dhe karvani te ece perpara.

      Reply to this comment
  2. Evropa April 17, 17:27

    Bravo dhe Urime Shqiperise dhe të gjithe shqiptareve !

    Reply to this comment
  3. Adih April 17, 18:21

    BE eshte nje makineri e pa meshireshme ,dhe eshte merita e jona ,thote ky cuni pardesy bardhi i R Alise ,per luften kunder imperializmit te jashtem ,Amerikaneve dhe perendimoreve europjane ,dhe per krimin e korrupsionin .Tamam si i jati i tij shpireteror Enver .Ti shkel me te dy kembet te drejtat e njeriut e kushtetuten ,posacerisht per pronat nenin 181.Pse keshtu duke i perlare per vehte ,sidomos trojet ne bregdet ,do sulmosh imperializmin o neokomunist i pa ndreqshem .Tani po behet Vettingu o Rame dhe nuk do kete vonesa dhe sorollatje te pa fundeve ne gjykatat e juaja ,dhe koha do flasi ne favor te pronareve ,per keto probleme ,apo do paguaje si gjithmone miliardat ne euro ,kokpalaret nga denimet kondra shtetit shqiptar nga gjyk e strasbourgut ,pro pronareve te ligjshem . Ku je o i pa pergjegjshem ,anti prone dhe neokomunisti i diteve tona te socme .Mos haro ,dardha e ka bishtin nga mbrapa thote populli i zgjuar .

    Reply to this comment
  4. Gjinika April 17, 18:27

    Ke merite te vecante Z. KRYEMINISTER per kete fitore qe Shqiperia jone e dashur arriti sot. Te urojme qe me kete vendosmeri te vazhdoni te perfundoni REFORMAT qe keni nisur. Keshtu do te mbaheni mend gjate nga populli per kontributin real qe keni dhene per demokracine e ketij vendi.

    Reply to this comment
  5. Loni April 17, 18:47

    Bravo Shqiperia ! Bravo Kryeministri Rama!

    Reply to this comment
  6. A April 17, 18:53

    O SALI BERISHA, ti je shpellar, me falni eshte hero me shkau, qe gjate sundimit tend BE-ja na hoqi vizat ne Hapesiren Shengen, po ne periudhen tende ne jemi bere anetar te NATO-s. Je i modh.
    O EDI RAMA, je gjigand, ke punuar si lapanjoz, me falni ishte lapsus, je edhe ti hero se punove si hero, sepse me klime te eger, te piset politike me permbytje dhe shkarje dheu gjate gjithe dimrit ti dole me faqe te piset, me falni perseri, me faqe te bardhe, more ne dorezim raportin e Komisionit Evropian.
    Kemi 28-te vjet me keto gangstera politikan, qeveritar vagabonda te tipi pervers qe jemi akoma ne TRANZICION.
    Edhe sikur te futemi dhe te jemi anetar me te drejta te plota ne BE, ne do te jemi shteti dhe populli me langaraq ne kete hapesire. Ja, anetar te BE-se jane si ROMANIA dhe BULLGARIA, jane perseri shtetet me te varfera dhe me korrupsionim me te larte ne hapesiren e BE-se. Per momentin ja jemi anetar, statistikat e BE-se do te japin SHQIPERIA vendi i fundit ne kete hapesire si e pazhvilluar, e mjeruar, e varfer, me korrupsionin me te larte. BULLGARIA, e parafundit dhe ROMANIA mbi BULLGARINE.
    Gomarin nga balta e nxjerr i zoti dhe jo nje person qe nuk i bjen ndermend se ekziston.
    Prandaj me mendje te ketyre politikaneve dhe qeveritareve, me militantet e tyre me larje dhe shpelarje truri, nuk behet as shteti, as ngritja ekonomike dhe mireqenia e shumices se popullsise.
    Keto veprime si heqja e vizave ne Hapesiren Shengen, anetaresimi ne NATO dhe fillimi i bisedimeve ka qene deshira e SHBA-se dhe BE-se qe te futemi, se per detyrat qe na kane ngarkuar, ne jemi te ngelur ne klase si nxenes te dobet se nuk kemi realizuar asgje sepse politika mafioze dhe korruptive nuk ju intereson. Tung.
    Shikoni faturen e energjise, e ujit, taksat, tatimet dhe gjithçka tjeter qe ju nxjerrin ose ju vjedhin nga xhepi. Kjo eshte e gjitha.

    Reply to this comment
  7. Po,Po April 17, 19:19

    NjË FALENDERIM I SINQERTË PËR KRYEMINISTRIN TONË TË NDERUAR , z. EDI RAMA ! POR DHE NJË PËSHTYRJE PUBLIKE PËR OPOZITËN TONË THELLËSISHT DESTRUKTIVE , QË KA LUFTUAR ME MISH E ME SHPIRT PER TË PENGUAR MAZHORANCËN DHE ASPIRATËN E SHENJTË TË KËTIJ POPULLI . PËR INTEGRIMIN NË BE . EDHE SOT , NË KOMENTET E DERITASHME , NUK MUNGOJNË TË VJELLAT E PISËVE ANTISHQIPTARË , QË DUKET SE KANË VËNË NË GJOKS SHIRITIN E ZI , ASHTU SIKURSE KANË EDHE SHPIRTIN !

    Reply to this comment
  8. Endri April 17, 19:44

    Rama e ka thene kush e di sa here ne intervista me gazetare te huaj, se shpikja e Prodit, pakti i asocim stabilizimit ishte ajo qe e shpetoi Maqedonine nga lufta, nuk ju dha asgje konkrete Maqedonasve, thjeshte fjale ne ajer, por fjalet e kane ate efekt hipnoltizues.

    E njejta gje edhe me Shqiperine. Pyetur nga gazetare te huaj se pse ben presion kaq te forte per hapjen e negociatave, qe tingellojne gati si kercenim, Rama i eshte pergjigju se “endra Europiane eshte ajo qe siguroi paqen ne Ballkanin post komunist, por kjo eshte nje paqe e brishte dhe forcat e erreta te se shkuares mund te rikthehen, nese kjo ender shuhet”.

    Rama e ndjen se Shqiptaret po zgjohen, dhe genjeshtres se skllaverise kapitaliste qe ky klan malokesh trumpetoi per 3 dekada si “endra shekullore e Shqiptareve” po i del boja, keshtu qe ka nevoje per nje cike ndihme nga padronet e tij per ate efektin hipnotizues, “hapjen e negociatave”, per ta shtyre edhe ca.

    BE-ja eshte ajo “ender” qe vende me dinjitet duan ti ikin, dhe ato qe kane guximin si puna e Anglise, i ikin.

    Greqia qe eshte pjese e perkedhelur e kesaj “endre”, sepse asnje popull tjeter nuk ka per t’u trajtuar nga BE-ja me mire se “Greket qe i dhane emrin Europes”, eshte nje vend i kolonializuar zhytur ne borxhe.

    Ndersa Shqiperia eshte vendi me namin me te keq, dhe ka per t’u trajtuar ne perputhje me simpatine apo antipatine qe Europianet ndiejne per kete emer.

    Reply to this comment
  9. valentina April 17, 21:26

    Hahahaaa kryeministri yne legen po mundohet ti mbushe mendjen Shqipetareve se ka punuar-punon, dhe do punoje fort per te derguar Shqiperine ne familjen evropiane,o rrot thirri mendjes, nuk e mashtron me popullin se ka 27 vite qe mashtrohet,por duhet te pranojme qe hapja e negociatave eshte nje dhurate per popullin Shqipetar dhe nga Evropa,dhe duhet te falenderosh laperen lulzime shalengjituren per financimin me para ruse te lobimit ne Uashington te ish-agjenteve te KGB,dhe projektit te erdomutit te turqise per neootomanizmit qe po vepron ne Ballkan, dhe kerkesa per ekstradim te gylenisteve nga Shqiperia.cdo Shqipetare i ndershem e ka shume te qarte,pa shporrur kete klase politike dhe derguar ate para drejtesise per krimet ekonomike dhe njerezore gjate 27 viteve,shqiperia nuk do te integrohet kurre ne BE.Ne keto momente populli i ndershem kerkon kokat e politikaneve bandite ne burg, kur te kete ndodhur kjo, atehere mund te themi qe jemi gati per ne BE.

    Reply to this comment
  10. betixho April 17, 23:06

    Me këmbë të mbarë z.kryeministër Rama,njoftimi për çeljen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Europian.
    Ju përgëzoj për këtë arritje të meritueshme, e cila pa diskutim, në pjesën më të madhe të luftës qysh se u dha starti drejt Europës, ju takon merita kryesore,për faktin e dallueshëm, se cilësia e ndryshimeve reformuese nënë drejtimin e qeverisë T’uaj jo vetëm që mbështetet, nga shumica e popullit që kanë besim të plotë tek Ju,por kryesorja qëndron tek bindja e partnerëve Europianë se Ju mund t’ia dilni si një europianist i vërtetë ta çoni Shqipërinë atje ku e ka pasur vëndin,atje ku rilindasit e mëdhenj e cilësonin Zonjë,dhe Zonjë ajo mund stoliset kur të fitojë meritat e kontinentit mëmë për t’ju bashkuar asaj.
    Dhe nuk ka më bukur dhe më harmonike që në krye të këtij misioni historik rrugëtimi të madh të jeni pikërisht Ju z.Kryeministër,një burrë shteti dhe personalitet me kulturë dhe atributet më të spikatura europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim