Rekord divorcesh në vitin 2017, ja dy shkaqet sipas një raporti të MD

August 6, 2018 14:03

Rekord divorcesh në vitin 2017, ja dy shkaqet sipas një raporti të MD

7,956 divorce janë shënuar gjatë vitit 2017. Numri më i lartë i 5 viteve të fundit.

Fenomeni ka marrë përmasa të frikshme, për aq kohë sa sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, referuar gjykatave, në 2107-n janë divorcuar 311 çifte më shumë se vitin paraardhës.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça.

Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të traditës familjare duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste.

Sipas psikologëve të gjykatave, shkaku më i madh që çon në prishjen e familjeve është emigracioni, me problemet e mëdha sociale që prodhon, kryesisht si pasojë e largimit të burrave.

Në vendin e dytë është bixhozi. Kërkueset në këto raste janë gratë të cila duan të mbrojnë fëmijët dhe pronën nga lënia në kumar prej burrave.

Kërkesat për divorce si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojërat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korrespondon edhe me shtrirjen e këtij fenomen në çdo qytet dhe fshat të vendit.

Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë  edhe varfëria, tradhtia bashkëshortore, dhuna e alkooli.

Në vitin 2015, sipas statistikave të ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend uljeje i kërkesave për divorc, por në vitet pasardhëse ritmi ka qenë vetëm në rritje, shkrua Klan plus.

Vitin e kaluar tek paditë për çështje familjare, 103 ishin për mospagim të pensionit ushqimor nga njëri prej prindërve pas divorcit, 54 për njohje atësie dhe po aq për ç’njohjen e saj.

o.j/dita

August 6, 2018 14:03
Komento

6 Komente

  1. Problemet ekonomike luajne rolin kryesore ne divorcet shqiptare August 6, 14:17

    Mjerishte kemi te bejme me nji fenomen te rrezikshem ,pershkallezim i shkaterrimit te asaj shoqerie ,
    qe do te thote , shkaterrim i familjes shqiptare ,

    femije te braktisur qe rriten ne kushte jonormale ,

    pak pjellshmeri nga ky presion qe i vjen te rinjeve nga

    Dovorcet shifrat jane kercenuse per Shqiperine .

    Efektet jane padyshim pakesim i popullsise ,

    siedhe nji breze i traumatizuar etj etj ,qe per fatin e keq

    te asaj shoqeri ,asnji nuk e can daullen /koken .

    Per cfar dreiqn jane diplomjuar psikologet-sociologet
    ne ate vend !

    Alarmi duhej te jepej kohe me pare ,sepse ky fenomen
    nuk ndodhi sot .

    Ku dreqin po shkon ajo shoqeri apatike – madje
    un do thoshja Autike ???

    Kuptohet se e gjitha vjen nga politikat e gabuara qe kann cuar ne kte deshtim te shoqerise e Familjes Shqiptare ,qe po rrezikon exzistencen e popullit e shqiptare .
    Politika qe ja bejne jeten atij populli gjithmon e ne cdo

    drejtim te pasigurte .
    Dhe per cudine e gjithe Botes asnji shqiptare nuk reagon kundrejt politikes para parlamentit mblidhen vetem larot e sahnlepirsit e partive qe luftojne me kap pushtetin ,por asnji Grupim Qytetare qe perfaqson
    X -shoqate psh te te Divorcuarve .
    Nqs nuk reagohet , ateher si mundet te fitohen te drejtat , si mundet te ndryshojen politrikat e shtetit dhe
    vet jeta e qytetareve ???

    Gjendja eshte shume me Kercenuese se sa Duket

    dhe indiferenca po shkaterron cdo te ardhme te asaj shoqeri qe dal ngadale i eshte dorezuar fundit .

    Perse jetojne kta njerez !!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Arben August 6, 14:22

    Shqiperia uropiane.

    Reply to this comment
    • E pabesushme ,ku po shkon ajo bote shqiptare August 6, 15:06

      Ke te drejte Arben.

      Problemi eshte se ne Europe
      nuk mundet te coj nji muslimane i dal nga shpellat
      asnji hajn e katundar .
      Ata te sjellin vetem verdalle sa te turullosesh
      e plasesh per toke ,sepse kuptohet ata njohin vetem nji rruge ,
      ate drejt turqise arabistanit .
      Prandaj edhe bota i vendosi ne krye te shtetit shqiptare ,kta funderina te njerezimit ,sepse dinin mire
      se cfar do korrnin nga kta funderina joEuropiane

      Reply to this comment
      • Arben August 6, 17:49

        Analizen nuk e ben aq keq.

        Nga menyra si arrin te perfundimi, kuptohet

        Qe edhe ate pak analizen e ben kot fare.

        Reply to this comment
        • Uo ! August 6, 18:29

          oooooooooooooooooooooooooooooooooooo
          Arben !
          Cfar s’te pelqeu ?
          Thuaje ne je burre . Uo !

          (te pakten un bej dicka per ate shoqeri . Reagoj, ngacmoj trut e mpir ose ne gjume te shkiptarit
          Po ti Arben cfar ben Ke ti ndonji mendim mbi katastrofen e shoqerise shqiptare .Apo te ka mbaruar boja e stilolapsit )

          Reply to this comment
          • Arben August 6, 20:31

            Po kam,

            Kurani I madherishem eshte rruga drejt zhvillimit dhe

            mireqenies.

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*