Rekord në Itali, fitohet lotaria prej 209 milionë eurosh

August 13, 2019 21:31

Rekord në Itali, fitohet lotaria prej 209 milionë eurosh

Italia ka një milioner më shumë nga dita e sotme. Një person fatlum ka fituar plot 209 milionë euro në lotarinë Superenalotto duke gjetur të të gjithë numrat e shorteut, plus numrin Jolly dhe numrin Superstar duke u bërë milioneri më i ri italian.

Bileta fituese është shitur në një lokal të quajtur “Marino” në Lodi në rrugën Cavour 46, por personi që e ka blerë atë ende nuk dihet.

Ky është Xhekpoti më i madh i fituar në historinë e Superenalotto dhe ndër më të mëdhenjtë në historinë e lotarive të tjera botërore gjithashtu.

Për herë të fundit Xhekpoti ishte fituar më 23 qershor 2018 ku 45 persona kishin luajtur një sistem të përbashkët.

Sa për kuriozitet numrat fitues të kësaj radhe të lotarisë ishin 7, 32, 41, 59, 75, 76. numri Jolly 21 dhe numri SuperStar 11.

l.h/ dita

August 13, 2019 21:31
Komento

1 Koment

  1. dyshuesi August 14, 08:00

    Ja more djema….e shikoni sa mire! Qe ta dini ky eshte jetesim i shprehjes se urte popullore “O Zot me jep mënd sa te lidh ushkurin e brekeve te tjerat mi je fat”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*