GRAFIKU/ Rekordi i rënies së shirave që nga viti 1950

January 7, 2016 10:14

GRAFIKU/ Rekordi i rënies së shirave që nga viti 1950

Që prej më shumë se 24 orësh, reshjet e shiut kanë rënë thuajse pa pushim në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas Institutit Meteorologjik Meteoalb, shira të tillë ekstrem janë regjistruar vetëm më 20 shtator të vitit 1996, ku gjatë 24 orëve ranë 232.7 mm shi në Tiranë.

Regjistrimi i reshjeve ka nisur që në vitin 1950, siç edhe shihet edhe në grafikun më poshtë. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë 150 mm shi në kryeqytet.

Gjatë ditës së sotme parashikohen gjithashtu reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëbore në zonat malore. Mesdita do të sjellë intervale të shkurta me kthjellime në veri dhe qendër të vendit, ndërsa shira më të dendur do të ketë zonat juglindore.

Parashikohet që pasditja të ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave jugore ku do të ketë shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 gradë në vlerat minimale, por maksimalet do të pësojnë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend. /Dita/

 

harta

January 7, 2016 10:14
Komento

2 Komente

  1. jo vetem statistika January 7, 12:23

    po hidrovoret, kanalet kullues, kolektoret , mbjellja e pemeve ne pyje, per mos erozion,te sistemit te shkuar, qe u bene nga kjo dore e njerezve qe sot injoranca e shtetit i la ti prishin….

    Reply to this comment
  2. shqiptar January 7, 16:12

    Po shoh kete grafikun e dendesise se rreshjeve qe nga viti 1959.
    Per cudi shoh se qe nga viti 2000 deri ne vitin 2015, paskej pasur 0 rreshje.
    Mbase eshte grafiku vetem per Tiranen e meqe ne Tirane ka qeverisur 11 vjet si kryebashkiak Edi Rama, “Zoti” e paskej ruajtur kryeqytetin.
    Dy vjet pasi u be kryeminister, e kapluan shirrat gjithe Shqiperine.
    Duket se edhe Zoti nuk e dashka qe ai te jete kryeminister.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim