Rekordi i zi që turpëron Obamën

La Stampa October 2, 2015 15:35

Rekordi i zi që turpëron Obamën

Ditën e djeshme 10 persona u qëlluan për vdekje në SHBA. “Nëse jeni të krishterë pas pak do të shihni Zotin”, u tha vrasësi viktimave. Kjo masakër, e fundit në radhë, rikthen edhe njëherë vëmendjen të problemi më i madh i administratës Obama: armët. Masakrat me armë zjarri janë kthyer në një fenomen të zakonshëm në Amerikë. Urrejtja, racizmi, varfëria dhe problemet mendore janë disa nga shkaqet që shtyjnë vrasësit të kryejnë këto masakra. Por nëse do të hiqeshin nga duart e qytetarëce 310 milionë armët e zjarrit që zotërojnë natyrisht që masakrat do të uleshin ndjeshëm. Dhe natyrisht numri i viktimave do të ishte shumë herë më i ulët.

Shifrat

Me llogari të thjeshtë del që thuajse çdo person në Amerikë ka një armë zjarri. Në SHBA jetojnë 318 milionë persona sipas censusit të 2014. Ndërkohë që armë zjarri në duart e qytetarëve janë plot 310 milionë. Sipas Peu Center, SHBA mban numrin rekord për armë të shitura e ndjekur nga India me 45 milionë armë të shitura. Por ka një ndryshim thelbësor, numri i popullsisë së Indisë është 1,25 miliardë, 4­fishi i asaj të SHBA­së ndërsa numri i armëve të shitura është 15 përqind i numrit të SHBA­ve. Armët e zjarrit në 2014 kanë shkaktuar në total 33 mijë e 169 viktima, sa një e treta e numrit të uhstarëve amerikanë që vdiqën në Vietnam. Një shifër vërtet e frikshme.

Çekuilibri mes popullsisë dhe mbajtjes së armëve

Popullsia amerikane është 4,4 përqind i asaj botërore, por ama shtetasit e saj mbajnë gjysmën e armëve të shitura në botë. Vrasjet në masë Elementi më shqetësues është vrasja në masë, masakrat si ajo e djeshmja. Persona të çekuilibruar vendosin një ditë të bukur të marrin armën dhe të shkaktojnë dhjetëra vdekje. Fenomen i rritur ndjeshëm vitet e fundit. Mesatarisht në SHBA ndodh një masakër në ditë. Deri në gusht raporti ishte 294 masakra në 274 ditë. Është bërë aq e zakonshme sa këto masakra nuk gjejnë as hapësirë ne media. Tashmë një amerikan ka më shumë mundësi të vdesë në një masakër se sa në shkollë apo në vendin e punës. Kjo ndodh, sipas Obamës, se njerëzit nuk janë të çmendur apo të dhunshëm, por sepse të çmendurit kanë më shumë mundësi të blejnë një armë zjarri.

Kushtetuta

Është një diskutim i dukshëm por i pamundur për t’u fituar. Kjo për shkak të kulturës së armëve dhe fuqisë së madhe të lobistëve të prodhuesve të armëve. Sipas amendamentit të dytë të Kushtetutës Amerikane qytetarëve u lejohet lirisht të blejnë armë, por ky amendament ishte bërë gjatë luftës me britanikët dy shekuj të shkuar. Por ky amendament nuk ka më kuptim pasi Amerika nuk rrezikohet nga asnjë luftë, përveç presionit të prodhuesve të armëve. Asgjë s’mund t’i ndalë prodhuesit të shesin armët e tyre, as vdekja e 20 nxënësve të mitur në Njutaun.

La Stampa October 2, 2015 15:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*