Remitancat 30 për qind më pak, niveli më i ulët në 10 vite

Edlira Shehu June 12, 2013 08:22

Remitancat 30 për qind më pak, niveli më i ulët në 10 vite

Dërgesat e emigrantëve bien në nivelin e tyre më të ulët në këto dhjetë vitet e fundit. Në tremujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar krizën ekonomike që po kalojnë dy fqinjët tanë, Italia dhe Greqia, ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, shënojnë një tjetër record negativ në ekonominë e vendit tonë. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, në kuadër të bilancit të llogarisë korente, për tremujorin e parë 2013, bëjnë të ditura se transferuat hyrëse të emigrantëve në Shqipëri për janar-marsin e këtij viti ishin 117 milionë euro, me një rënie prej 30 për qind  në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar në raport absolut dhe nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit. Pas një rritjeje në muajt e parë të 2012-s, trendi i remitancave është kthyer sërish në rënës, teksa si Greqia dhe Italia nuk po arrijnë të dalin nga recesioni nga njëra anë, dhe lidhjet e emigrantëve me vendin amë po shkëputen, një tendencë e pritshme ciklike kjo, nga ana tjetër. Kriza ekonomike dhe më pas ajo e borxheve ka prekur ndjeshëm dy fqinjët tanë, ku jetojnë e punojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve, Italinë dhe Greqinë, sidomos këtë të fundit. Një pjesë e konsiderueshme e individëve apo familjeve që jetonin e punonin në Greqi janë kthyer në atdhe, e ku numri i kthimit të tyre është në shifrat e 40 mijë personave. Krahas ndikimit të krizës, një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë tendencë është edhe ai ciklik, ku pas mëse 20 vitesh, teksa janë integruar pothuajse tërësisht në shtetet ku jetojnë e punojnë, emigrantët po i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë. Këto transferua janë një burim i rëndësishëm jetese për një shtresë relativisht të varfër të popullsisë, ndërkohë që kanë qenë një nxitje e rëndësishme e konsumit në vend.

 

Edlira Shehu June 12, 2013 08:22
Komento

4 Komente

  1. ijoni June 12, 11:56

    sa mire qe edhe 10 dite i kane mbetur saliut
    sa keq qe po e vendin ne kete gjendje
    do ikesh me bisht nder shale
    nuk i shpeton dot rilindjes!

    Reply to this comment
  2. alioni June 12, 11:59

    sali na ke lene pa kokerr leku!
    te te vije turp ne cgremine e hodhe vendin, qen i ndyre!
    me vote do te te hedhim ne 23 qershor!
    ta shohesh edhe ti cdo te thote i papune!

    Reply to this comment
  3. AMBRA June 12, 12:13

    Prandaj ndjehet dhe nje krize e thelle e ekonomis shqiptare se si vend me nje papunesi te madhe qe jemi, jetonim vetem me te ardhurat qe vinin nga familjaret tane ne emigracion, e tani qe ata nuk sjellin me kriza ne shqiperi vazhdon e thellohet cdo dite.

    Reply to this comment
  4. kevin June 12, 12:14

    niveli ulet per ne po per saliun eshte SHUUUUm lart , inmagjino ku kemi perfunduar ne sepse qepar po lexoja nje lajm dhe me erdhi per te qeshur po ne te njejten kohe eshte per te qare qe shof akoma te shperndahen ndima nekembim te votes ! Dhe keto ndima ishin keto : 3 kg miell, oriz, sheqer, vaj e makarona ne kembim te votes! Kjo eshte oferta Gazmend Dibres, Drejtor i Burgjeve e njeheri kandidat i Gjyshit me antiplumb. Kjo eshte mrekullia ekonomike e pushtetit te Gjyshit: i zhyti njerezit ne mjerim e papunesi e ka fytyre t’u kerkojne voten ne kembim te bukes se gojes! Turp!… Skam fjal ta pershkruaj se ku kemi perfunduar dhe si do perfundojm po lam keto palacot te na qeverisim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim