Barcelona përmbys humbjen për 9 minuta!

December 23, 2013 09:48

Barcelona përmbys humbjen për 9 minuta!

Barcelona u duk se gjeti Vaterlonë e saj në fushën e Getafes, pa Mesin e Neimarin dhe në disavantazh të dy golave pa u mbushur ende çerek ore lojë. Por, ndoshta përtej asaj që pritej prej tij, skuadrën e mori mbi shpatulla Pedro Rodriguez, që për nëntë minuta përmbysi rezultatin me tre gola, duke i hapur rrugën një fitoreje të madhe të plotësuar në pjesën e dytë me dy gola të tjerë, të shënuar nga Cesk Fabregas. Sergio Eskudero dhe Lisandro Lopez shënuan shumë shpejt dhe pa dy lojtarët kryesorë mbrëmja u duk e zymtë për Barcelonën.

Pedro i dha shpresa skuadrës së tij kur shkurtoi diferencën në minutën e 34-t, për të barazuar më pas në të 41-tën. Barazimi dukej rezultat i kënaqshëm për të shkuar në pushim, por Pedro i vetëm realizoi një “remuntada” të vërtetë, teksa shënoi edhe të tretin, dy minuta para pauzës. Barcelona nuk lejoi më që Getafe ta merrte veten dhe Fabregas i ndëshkoi me dy gola të tjerë. Me fitoren e arritur, Barça është kampione e dimrit, me golaverazh më të mirë se Atletiko Madrid.

“Kjo ishte një ndeshje fantastike për Pedron. Nuk është e thënë që ai të shënojë tre gola çdo ndeshje, sepse në fakt golat e tij nuk mungojnë”, tha në përfundim trajneri Gerardo Martino. Ai përsëriti se ka ende vend për përmirësim, sidomos në aspektin mbrojtës. “Duhet të bëjmë më shumë kujdes në mbrojtje për të evituar golat. Mungesat nuk mund të jenë një justifikim, por shpresoj se në janar të gjithë do të jenë në dispozicion”. Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit dhe katalanasit e nisin vitin e ardhshëm në fushën e Elçes, më 5 janar.

December 23, 2013 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?