Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet e 45-ta

May 5, 2016 19:28

Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet e 45-ta

Shqipëria nuk ndyshon pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin maj.

Kuqezinjtë mbeten në vendin e 45-të, pozicion ku rrëshkitën në muajin prill pas humbjes me Austrinë dhe fitores me Luksemburgun në muajin mars. Gjatë muajit prill nuk janë zhvilluar takime qoftë miqësore që do të mund të kishin efekt në renditje.

Për sa u pëket kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin A të finaleve të Europianit, Zvicra mban pozicionin më të mirë, të 14-in, Rumania e 19-ta, ndërsa Franca mbetet e 21-ta, shkruan “Supersport”.

Rekordi historik i Shqipërisë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s është shënuar në gusht të 2015-ës, me vendin e 22-të.

May 5, 2016 19:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*