Renditja sipas RCC: Sa ndikoi tek bizneset në Ballkan heqja e tarifave roaming

August 9, 2019 11:10

Renditja sipas RCC: Sa ndikoi tek bizneset në Ballkan heqja e tarifave roaming

Vetëm një muaj më parë, më 1 korrik, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) njoftoi se çmimet e telefonatave në gjithë Ballkanin Perëndimor ranë dukshëm, ku qytetarët e këtyre vendeve do të jenë në gjendje të flasin, të hulumtojnë në internet, të dërgojnë SMS shumë më shumë, e të paguajnë shumë më pak.

Sipas RCC-së, mesatarisht, çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë deri në 65%, ndërsa për internet deri në 78%. Në disa raste, këto ulje shkojnë deri në 99%.

Po sa ndikon kjo në aktivitetet e bizneseve në Ballkan dhe sa të ndjeshëm janë ata ndaj këtij ndryshimi?

Duket se bizneset shqiptare janë ndër më indiferentët. Sipas një raporti studimi për të gjithë zonën e Ballkanit dhe Europës Juglindore, 48% e bizneseve shqiptare kanë deklaruar se heqja e tarifave të roaming nuk do të ketë impakt në aktivitetin e tyre. Ndërsa 20% e tyre kanë deklaruar se do të kishte një impak të moderuar, 30% e tyre u përgjigjën se do të kishte impakt pozitiv, të cilët konsiderohen niveli më i ulët në rajon me këtë ndjeshmëri pozitive.

Heqja e tarifave të roamingut të telefonisë mobile do të ishte i dobishëm për shumicën e bizneseve të EJL. Për më tepër, pjesa e bizneseve që e gjejnë këtë heqje të dobishme janë me rritje në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017, nga 56% në 70%. (jo bizneset shqiptare).

Heqja e roamingut mes shteteve duket të jetë më i rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. Më shumë se gjysma e drejtuesve të bizneseve atje (56%) e kanë cilësuar atë jashtëzakonisht të dobishme. Ekonomitë e mbetura të EJL, me përjashtim të Shqipërisë, gjithashtu njohin përfitimet e qarta nga një nismë e tillë.

BALKAN BAROMETER është një studim vjetor i opinionit publik dhe besimit të biznesit në gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili shqyrton aspiratat dhe pritshmëritë për jetën dhe punën, tendencat e përhapura socio-ekonomike dhe politike dhe integrimin rajonal dhe europian.

e.g. / dita

August 9, 2019 11:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*