RENEA bën gati “bishat” anti-terror, gati për çdo sfidë

October 14, 2017 14:02

RENEA bën gati “bishat” anti-terror, gati për çdo sfidë

Njësia Operacionale Antiterrorizëm ka përfunduar trajnimin bazë të mbijetesës së trupave operacionale, dhe në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ky trajnim u organizua dhe zhvillua nga forcat speciale të repartit RENEA, si forca e vetme që disponon kapacitetet në logjistikë dhe burime njerëzore për të realizuar trajnime të këtij niveli siç është mbijetesa e trupës operacionale.
Çako vlerësoi nivelin e lartë dhe kapacitetet e plota që ka Reparti Special RENEA në logjistikë e kapacitete njerëzore të mirëtrajnuara si dhe përgëzoi punonjësit e policisë pjesëmarrës në këtë trajnim për nivelin mbresëlënës që kanë arritur në këtë trajnim sa të domosdoshëm aq dhe të vështirë.

Ai inkurajoi dy strukturat elitë në luftë kundër terrorizmit që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Në këtë ceremoni u bë një demostrim në terren me skenarë arrestimin e personave të rrezikshëm në ambiente publike dhe qitje preçizioni në situatë pengmarrje.

Në përfundim të ceremonisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u dorëzoi punonjësve të policisë certifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit.

 

October 14, 2017 14:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*