RENEA “blindon” Kukësin, banorët: Arrestime politike, do djegim komisariatin

April 1, 2018 11:17

RENEA “blindon” Kukësin, banorët: Arrestime politike, do djegim komisariatin

 

Qyteti i Kukësit është zgjuar sot i “pushtuar” nga forca të shumta RENEA, një ditë pas protestës kundër taksës së “Rrugës së Kombit”, protestë që degjeneroi në dhunë.

Sipas banorëve, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë.

Familjarët e personave të shoqëruar në komisariat thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa në orët e para të mëngjesit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, por mësohet se janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar 35 persona, të cilët po pyeten në komisariat dhe po identifikohen se cilët kanë qenë të dhunshëm në protestë, për të lëshuar urdhër-arreste ndaj tyre.

Ndërkohë banorët e mbledhur përpara godinës së Drejtorisë së Policisë në Kukës janë shprehur se policia po bën arrestime politike, ndërsa “tubimi i tyre nuk kishte sfond të tillë, por u krye vetëm sepse nuk përballojnë dot taksën e rrugës”.

Një banor tha për mediat se policia i ka terrorizuar familjen gjatë natës, duke hyrë me dhunë për të arrestuar vëllain e tij.

“Më kanë arrestuar vëllain që dje ka qenë në protestë. Nuk ka shkuar për çështje politike. Është dëmtuar nga sytë. Mbrëmë ka qenë i sëmurë. E ka arrestuar policia në orën 4 të mëngjesit. Ka qenë i sëmurë nga gazi lotsjellës. Kanë kaluar mbi avlli dhe i kanë shkuar vëllait brenda. E kanë rrahur këta persona”, u shpreh banori.

Familjarët e të arrestuarve kanë bërë thirrje që ata të lirohen “një orë e më para, pasi në qoftë se nuk lirohen Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj do shohin kush janë ata kriminelë”.

“U bëj thirrje të gjithë kuksianëve që të vijnë këtu dhe nëse nuk dalin një për një do të djegim komisariatin”, u shpreh i afërmi i një prej të arrestuarve.

Ndërkohë një tjetër banor i Kukësit konstaton se vëllai i tij është arrestuar pa qenë në protestë fare, pasi sipas tij të dy kanë qenë në punë gjatë ditës së djeshme.

“Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm. E kanë marrë me forcë vëllain në 4 të mëngjesit. Mënyra se si e kanë marrë është e habitshme. Kanë ardhur me maska duke i rënë derës me qyta pistolete. Vijmë këtu tek policia dhe thonë se nuk dinë gjë. Më ka humbur vëllai”, u shpreh ai.

Edhe një i moshuar që u prononcua për mediat vendosi theksin tek arrestimet e dhunshme të policisë. “Më kanë arrestuar dhëndrin në orën 4 të mëngjesit. Kanë ardhur 20 policë se ka qenë në protestë. Policët ishin me maska. Dhëndri ka një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale”, deklaroi ai.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së taksës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.

a.s/dita

April 1, 2018 11:17
Komento

20 Komente

  1. Boll spekulluan kafshet kuksiane me Lirine April 1, 11:31

    Atje ku nuk rrespetohet shteti dhe rregullat e lojes ,
    ku vandalet histerike ,
    turmat primitive kuksiane te cpuar nga pas ,
    nga bandat politike pd-lsi , veprojne si Talibanet ne Afganistan dhe injorojne Ligjin dhe pronen shteterore ,
    ku fjala nuk ze me vend , ne kokat boshe te kafsheve maloke ,
    atehere duhet te veproj Forca e Shtetit ,
    per te disiplinuar trumat primitive, duke i treguar atyre ,
    se si duhet te sillet nji qytetare shqiptare perpara prones se shtetit dhe Botes qe e rrethon .

    Reply to this comment
    • Toni April 1, 18:20

      Arrestimet jane per ata qe ja kane shitur shpirtin UDB-se dhe esadisteve qe i kane vene ne kundershti ndaj qeverise. Mund te protestosh por perse duhet te shkaterrosh. Eshte njelloj sikur te besh nje proteste ne qytet dhe te shkaterrosh dyqanet e privateve. Prandajn te gjith ekriminelet qe shkaterruan pronen private pavaresishtv se jane apo nuk jane anetare te partive nuk ka rendesi. Duhet te futeshb ne burg sepse perben rrezikshmeri per publikun.

      Reply to this comment
  2. Taku April 1, 11:55

    Ti rruani bythen. Popullin e Kuksit nuk keni pse e terhiqni ne vandalizmin tuaj. Mbani pergjeghesi per aktet barbare qe beni.

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini April 1, 12:00

    Dikur kishim DIKTATUREN E “PROLETARIATIT”

    Tashti kemi DIKTATUREN E DROGATIT.

    Reply to this comment
    • paulina si pasqualina April 1, 12:16

      duket qarte ,
      se ty te terheq Diktatura e idiotit
      Diktatura e Shpellareve
      e njerzve primtive ,prej te cileve nuk e paske
      te lehte te ndahesh .
      Ktheu dhe anataresohu ne partine e shpelles
      dhe gatuaj idiotesine tate sepse mundet mi cu
      nji hap me perpara injorances ku kan ngel .

      Reply to this comment
  4. 007 April 1, 12:01

    JA ZGJATEN JETEN NE QEVERRISJE EDVINIT EDHE NJE 10 VJET KETA KAMIKAZE TE MUL NOKES! SI MUND TE SHKOJE NE PROTESTE PER TAKSEN NJE FSHATAR QE KA SHTEPINE NGJITUR ME AUTOSTRADEN E SKA AS MAKINE E AS PATENTE PERVEÇ GOMARIT DHE KAPISTALLIT QE JA KANE VENE NE GRYKE!!!!

    Reply to this comment
  5. Amerikani April 1, 12:09

    Populli i Kuksit nuk eshte pjese e vandalizmit!

    Pergjegjesit e dhunes dhe zjarrit te aresrohen.

    Rama te ulet me banoret paqesore te Kuksit per te negocjuar tarifat e mirembajtjes se rruges.

    Reply to this comment
  6. I pandehuri April 1, 12:25

    Këta njerëz te dalë nga shpellat do ta kuptojnë ndonjëherë se po shkele ligjin ndëshkohesh? Bëjne akte vandale e çfare presin? Flete lavderimi apo medalje nga Presidenti i tyre Ilir Meta?
    Nëse edhe kësaj here shteti tërhiqet para këtyre qelbësirave, le të bëjë kërkese per të hyrë në Turqi e jo në Europe!

    Reply to this comment
  7. befana April 1, 12:39

    nuk eshte taksa por vetingu

    Reply to this comment
  8. Spartaku April 1, 13:34

    Ata qe dogjen dhe shkaterruan te shkojne ne burg pa asnje hezitim.Prona eshte e te gjitheve.Prandaj ata qe jane arrestuar te denohen rrept nga ligji.

    Reply to this comment
  9. Toni April 1, 13:40

    Ku jeni mor trimat e Kukesit, ju moren me breke nga krevati.I prete ne bese policet dhe i qelluat me gure se e keni zakon ju tja fusni njeri tjetrit, do tju q rrobte Edi Rama.

    Reply to this comment
  10. Korcari April 1, 14:19

    Nje qeveri qe ben fajtor popullin e vet nuk ka pse ekziston

    Reply to this comment
    • Toni April 1, 18:22

      Populli nuk eshte fajtor. Fajtor jane kriminelet e paguar nga esadistet si Sali Lusha qe i organizon kete grusht kriminelesh per ti vene flake Shqiperise te shpetojne kriminelet e medhenj Sali qeni dhe Lulzim Basha.

      Reply to this comment
    • fteri April 1, 18:53

      Korçari ,nuk është populli ,por grupe interesi armiqësor ,që nuk duan shtetin ligjor .

      Reply to this comment
  11. Adih April 1, 14:58

    Kjo nuk eshte proteste politike .Por eshte proteste ,per te drejten qe kane protestuesit mbi tarifen e madhe ,per kete cope rruge ,se autostrade nuk eshte dhe nuk mund te quhet .Qeveria po luan me zjarin ,kjo per arsye se populli me shume veshterise te madhe ,shtyn me paterica mbijetesen ,dhe keta bandille te pa ngopur ,duan vetem per nje kalim 5 euro ,qe eshte nga me te shtrenjtat ne bote .Nuk ka te drejte regjimi i Tiranes ,te banalizoje politikisht .Per mendimin tim qeveria e Rames po i ben varin vehtes se vet .Do me kujtoni nje dite , por do jete teper vone .

    Reply to this comment
  12. Iliria e bashkuar April 1, 15:15

    Kush nuk respekton shtetin dhe prishe te miren e perbashket te shkoje ne burg

    Reply to this comment
    • mirel April 1, 16:29

      Po kush vjedh shtetin nuk duhet te shkoje ne burg?
      Po kush paguan kriminelet si Basha nuk duhet te shkoje ne burg?
      Nuk duhet te shkoje ne burg Ramuti qe fut duart ne arken e shtetit dhe paguan dhe Bashen dhe Odeta Nishanin me qindra milione euro?
      Po koncesionet e tjera kush i paguan,,,
      I paguajne me buxhetin e shtetit dhe duke vazhduar pagesat nga populli.
      Plerat hajdute po shkaterrojne gjithe shqiperine juve ju beka pershtypje nje tra i Kastratit.
      Kastrat shoferit qe privatizoi gjithe ndermarjen e Transportit ne Kukes. Si beri vaki kjo?
      Pa na e sqaroni pak talentin e ketij koncesionarit, si i privatizoi pronat e shtetit?

      Reply to this comment
  13. katarakti April 1, 16:41

    As mos e ndertoni, as mos e mirembani me fare kete “Mortjen e kombit”. Boll jane shpenzuar deri me sot 1.3 miliarde euro. Mos hidhni me asnje lek atje. Lerini maloket ne egersine dhe paqyteterimin e tyre shekullor. Deri sa te vine te ju luten: amani na e ndertoni rrugen. Kafshet nuk behen njerez o Edi Rama, sado rruge qe tu ndertosh. A nuk çoi Enveri nga vitet 1968 nje mori me mesuese dhe edukatore ne keto vise qe tu hiqnin kercurin nga koka dhe ti mesonin te flinin me jastek! Te mos hanin me gishta, por te perdornin lugen dhe pirunin?! Dhe ja ku jane sot. Aty ku kane qene para 100 vjetesh.

    Reply to this comment
  14. Arben April 1, 19:22

    Arrestoni Edramen

    Reply to this comment
  15. DRENICA E KUQE April 2, 09:06

    Protestat e PD jane shnderruar ne protesta politike antishqiptare! Te shoqeruara me gjuajtje me gure policine shqiptare, me djegie dhe shkaterrime te sponsorizuara nga Beogradi e Moska dhe me se shumti nga Prishtina “patriotike”, “kombetare” e “shqiptare” e LDK dhe PD te Sali Viçidolit…
    Kesaj te keqeje qe po e kercenon qenien tone shqiptare ne trojet tona te pushtuara e te copetuara dhe ne Shqiperine londineze duhet mbledhur forcat dhe duhet treguar vendin qe i takon, te gjithe bashkerisht!
    Se e kemi pase UDB ne Prishine, Shkup, Podgorice e Presheve… – e kemi ditur te gjithe, po se na del edhe me e forte ne Tirane, kete nuk e kemi besuar kurre as e besojme sot!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*