RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle të befasishme në banesa dhe biznese

April 1, 2019 10:29

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle të befasishme në banesa dhe biznese

Në orët e para të mbrëmjes të se dielës, Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti.

Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, raportohet që kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave ‘Shqiponja’ dhe të forcave ‘Renea’.

Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa.

Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve, por mësohet se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm.

l.h/ dita

April 1, 2019 10:29
Komento

3 Komente

  1. lato April 1, 12:12

    Atje i keni neper shtepi,neper lokale po ju prisnin juve te armatosur me arme ne dore.Ku e keni Mond Kosenin,pitbullin e Peqinit,apo keni frike se bashke me kriminelet,ja ngul dhembet ndonje kryeqeveritari lokal?
    Se ka dhene prova per kete pune Mond Koseni.C`kane vuajtur qeveritaret e Nanos,partiaket e Berishes,ministrat e Metes,deri sa e hoqen?!

    Reply to this comment
  2. Kasem gahinji April 1, 16:24

    Nuk ka marre shqiperia,as shkodra goditje, se ca shkodreqe kriminele,miq te voltazhit ,vrasin njeri tjetrin.dikush thote se jane te pa perfshire.po pse bredhin me arme ne brez?ngase kane frike?nga njeri tjetri.kane prekur interesat e klaneve.ndaj edhe vriten.ndaj meritojne ti quash shkodreqer.ne doren e tyre ka rene shkodra.kush i ka ushqyer ne vite?voltanet e voltanes.ndaj ka frike voltana

    Reply to this comment
  3. Lala April 1, 19:08

    Jane ne kerkim te PLAKU XHUXHUMAKUT.
    NJE HOMO I VETE DEKLARUAR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*