Rënia e euros nxit eksportet europiane drejt SHBA-ve

March 30, 2015 09:51

Rënia e euros nxit eksportet europiane drejt SHBA-ve

Një euro më e dobët ka nxitur eksportet europiane drejt SHBA-së transportuara nga United Parcel Service Inc. (UPS) me më shumë se 10% krahasuar me një vit më parë, një ndryshim i papritur i madh dhe i shpejtë në flukset tregtare globale, sipas zyrtarit më të lartë të financiar të kompanisë.

Komentet e drejtuesit të UPS, Kurt Kuehn sinjalizojnë se euro, e cila është zhvlerësuar në mënyrë të qëndrueshme kundrejt dollarit që nga shtatori, mund të jetë duke i dhënë tashmë një hov ekonomisë së dobët të Europës.

“Zakonisht kemi parë lëvizje të mëdha të monedhës që reflektojnë në ecurinë e tregtisë zakonisht dy deri në tre tremujorë, një vonesë gjashtëmujore. Kjo duket se ka qenë më e dukshme dhe më e shpejtë”, tha zoti Kuehn. “Ne jemi përballur shumë shpejt me një ndryshim në flukset tregtare, një pjesë e së cilës mund jetë shkaktuar vetëm se bota është më e lidhur, dhe aktualisht është më e lehtë të ndryshohen furnizuesit”, cilëson ai.

Një euro më e dobët i bën mallrat europiane më të lira në krahasim me mallrat e prodhuara në SHBA dhe partnerët e tjerë tregtarë të SHBA. Euro filloi të bjerë kundrejt një numri të valutave, pasi zyrtarët në Bankën Qendrore Europiane thanë se ata do ta konsideronin blerjen e sasive të mëdha të aktiveve, me qëllim nxitjen e inflacionit dhe ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, ekonomia amerikane ‘po rifiton vrull’, duke ofruar mbështetje për besimin se Rezerva Federale do të rrisë normat shumë më parë së Banka Qendrore Europiane. Kuehn tha se operacionet e kompanisë në Europë kanë lulëzuar pavarësisht dobësisë ekonomike të rajonit.

UPS po investon më shumë se 1 miliard dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të trajtuar kërkesën në rritje nga kompanitë dhe konsumatorët për dërgesa ndërkufitare brenda Europës që rezultojnë nga tregtimi në internet.

March 30, 2015 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*