Rënia e kredisë, shkaktarë sektorët e tregtisë dhe ndërtimit

September 7, 2013 12:05

Rënia e kredisë, shkaktarë sektorët e tregtisë dhe ndërtimit

Pothuajse asnjë sektor nuk ka arritur të rrisë stokun e huas në muajin korrik, sipas të dhënave më të detajuara që janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë, duke nënkuptuar që bankat janë përqendruar në mbledhjen e kredive të dhëna tashmë dhe i kanë kushtuar shumë pak vëmendje financimit të ekonomisë. Ndryshimi i stokut të kredisë ishte lehtësisht pozitiv vetëm për tre sektorë, nga 16 tregues që publikon Banka e Shqipërisë; në dy të tjerë ishte pothuajse i pandryshueshëm dhe për  pjesën e mbetur rezultoi me rënie. Tkurrjen më të lartë e shënoi stoku i huas për tregti, që zbriti me 4 miliardë lekë me bazë mujore në korrik, nga 8.8 miliardë lekë që ishte rënia e kredisë për të gjithë biznesin. Tregtia është sektori që zë peshën më të madhe të portofolit të bankave, me 34% të totalit. Sektori i dytë që vuajti tkurrjen e stokut të huadhënies ishte ai i ndërtimit, huaja për të cilin zbriti me 3.9 miliardë lekë. Ndërtimi është një nga sektorët që po konsiderohet me rrezik më të lartë nga bankat prej disa vitesh, teksa ai po vuan rënien e fuqisë blerëse dhe ka arritur tashmë në një fazë maturimi. Stoku i kredisë për ndërtim përbënte 14% të totalit në korrik 2013, nga 20% që ishte kjo peshë në janar 2010. Edhe industria përpunuese, e cila konsiderohet me potencial për zhvillim, duket se i ka ndërprerë investimet, me stokun e kredisë për këtë sektor që u reduktua me 1.3 miliardë lekë në korrik, në raport me një muaj më parë. I vetmi sektor që rezulton me një rritje minimale të stokut të huas është ai i “Prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit dhe e ujit”, kryesisht si rrjedhojë e huave me garanci shtetërore për energjinë.

September 7, 2013 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*