Rënia e ‘perandorit’, nga futbollist tani pjesë e kartelit të drogës

July 29, 2016 14:27

Rënia e ‘perandorit’, nga futbollist tani pjesë e kartelit të drogës

Ai dikur njihej si ‘perandori’ për shkak të talentit, forcës dhe ambicies për të shënuar gola.  Sot ka ngelur vetëm hija e asaj që ka përfaqësuar. Ka kaluar shumë kohë nga periudha e suksesshme e jetës së tij atëhër kur luante me skuadra si Inter, Parma apo Roma. Sot Adriano, ylli i dikurshëm brazilian i futbollit, ze faqet e para të gazetave me lajme dhune dhe droge.

 

Image result for adriano leite inter      Image result for adriano leite parma

 

 I lindur në një nga lagjet më të rrezikshme të Rio de Janeiro, miqtë dhe të afërmit e panë talentin e tij në futboll si një rreze shprese për tu shkëputur nga rreziqet dhe veset që impononte ambjenti përreth. Adriano arriti të prekte ëndrrën për të luajtur në futbollin europian, ëndërr kjo që filloi tatëpjetën pas vdekjes së babait të tij . Në këtë kohë braziliani filloi të konsumonte alkool, të shoqërohej me prostituta madje të bëhej pjesë e incidenteve të ndryshme në lokalet e natës.

  adri-1

Sot “Ish- perandori” ka humbur pasurinë e tij, dhe dyshohet se është berë pjesë e kartelit të dorgës në lagjen ku është rrritur. Sikur të mos mjaftonte, ai ka lidhje dhe me bandën e rrezikshme  ‘ Komanda e Kuqe”, e cila ka marrë përsipër sulmet e fundit në Rio ku janë vrarë dhe plagosur njerëz. Ata që e kanë njohur futbollistin e përshkruajnë atë si një person që kishte të gjitha potencialet për të prekur suksesin në futboll, por që bëri gjithcka për të mos e arritur atë.

July 29, 2016 14:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin