Rënia e të ardhurave në tatime, reagon deputeti i LSI

July 8, 2018 22:16

Rënia e të ardhurave në tatime, reagon deputeti i LSI

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka reaguar sot, pas deklarimit të ministrisë së Financave për rënien e të ardhurave në tatime.

Me anë të një postimi në Facebook, Spahiu shruan se gjithçka është e qartë pse kanë rënë të ardhurat, vetëm qeveria nuk e kupton.

Sipas tij të ardhurat kanë rënë, e para për shkak të rënies së konsumit në vend, dhe e dyta për shkak të largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Ja postimi i Spahiut:

Ministria e Financave njofton për rënie të të ardhurave nga tatimet, duke shënuar një rekord negativ.

Dy janë zërat kryesorë, TVSH dhe taksat nacionale.

E para tregon qartazi rënie të konsumit dhe mospërputhje të rritjes ekonomike me të ardhurat.

Ajo që un besoj fort është se ky mosrealizim ka ardhur si rezultat i largimit masiv, emigrimit, ku ky i fundit nuk shoqërohet më me rritje të remitancave.

Një llogari shumë e thjeshtë

300,000 të larguar X 40 Lekë (minimalisht gjysëm buke konsum për person) = 12,000,000 Lekë (të reja) më pak shitje buke në ditë.

Mendo sikur buka të shoqërohej me pak djathë….

Kështu, Ai, duhet ta dijë që ata që largohen mbase janë vota më pak kundra Tij por, dhe i duhen për financa më të mira…..

Zgjedhjen e ka bërë tashmë dhe s’ka paketë fiskale apo buxhet, që mund ta ndihmojë…!!!!

e.k/dita

July 8, 2018 22:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*