Rënie e çmimit të banesave në fund të vitit 2015

February 12, 2016 09:08

Rënie e çmimit të banesave në fund të vitit 2015

Çmimet e banesave bien në fund të vitit 2015. Sipas Bankës së Shqipërisë indeksi i çmimit të banesave ra me 4.8% në tremujorin e katërt 2015 pasi ishte rritur me 2.3 dhe 5.4% dy tremujorët e mëparshëm. Banka vëren se, luhatje të ngjashme regjistroi dhe indeksi i qirasë së banesave. Pasi ishte rritur me 7.7% tremujorin e tretë, indeksi i qirasë regjistroi rënie vjetore prej 14.8% në tremujorin e katërt.

Rënia në një masë më të madhe e indeksit të qirasë ndaj atij të çmimit u reflektua në një rritje të lehtë të raportit çmim/qira në tremujorin e katërt. Ecuria e çmimeve në tregun e banesave gjatë vitit 2015 është ndikuar në përgjithësi nga gjallërimi i kërkesës së vlerësuar për blerje banese, siç sinjalizojnë të dhënat nga vrojtimet e besimit dhe të aktivitetit kreditues. Nga këndvështrimi i bizneseve, sektori i ndërtimit raporton një rritje të ngadaltë të kërkesës gjatë vitit 2015.

Nga këndvështrimi i bankave, kërkesa e individëve për kredi për blerje banese është ndjeshëm më e lartë gjatë këtij viti. Gjithashtu, bazuar në opinionin e bankave, gjallërimi i tregut të pasurive të paluajtshme ka shërbyer si faktor që ka ndikuar pozitivisht në lehtësimin e standardeve të kreditimit.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit paraqet rritje vjetore për punime inxhinierike të lidhura kryesisht me linjat e ujësjellësve, elektrike dhe ato të telekomunikacionit.

Ndërkohë, rreth 60% e vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit për tremujorin e tretë realizohet nga klientët privatë, ndërsa 40% i takon klientit publik.

Gjithashtu, shpenzimet kapitale të realizuara nga qeveria, si në nivel qendror dhe në atë lokal, sugjerojnë për mbështetje të aktivitetit ndërtues nga sektori publik. Tendenca rritëse e treguesit të besimit në ndërtim sugjeron se zhvillimet në sektor do të vijojnë të mbeten pozitive në tremujorin e katërt. Megjithatë, bizneset nuk kanë rritur normat e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre aktuale, të kufizuar në një masë nga kërkesa e pamjaftueshme.

Kjo gjë që mund të sinjalizojë ngadalësim të ritmeve të rritjes së ndërtimit në fundin e vitit 2015. Tendenca rritëse e treguesit të besimit në ndërtim sugjeron se zhvillimet në sektor do të vijojnë të mbeten pozitive në tremujorin e katërt.

Megjithatë, bizneset nuk kanë rritur normat e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre aktuale, të kufizuar në një masë nga kërkesa e pamjaftueshme. Kjo gjë që mund të sinjalizojë ngadalësim të ritmeve të rritjes së ndërtimit në fundin e vitit 2015. /DITA/

February 12, 2016 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*