Renzi nesër në Tiranë, bllokohet pjesërisht qarkullimi

December 29, 2014 17:13

Renzi nesër në Tiranë, bllokohet pjesërisht qarkullimi

Kryeministri italian, Matteo Renzi do të zhvillojë nesër një vizitë në vendin tonë ku do të ketë takime me disa nga krerët më të lartë të shtetit.

Vizita  e Renzit nis rreth orës 13:00 në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Më pas, shefi i qeverisë italiane do të takohet edhe me kreun e shtetit Bujar Nishani. Në kuadër të kësaj vizite, policia ka marrë masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës. Kështu, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në disa rrugë. Në këto orare do të këtë bllokim të qarkullimit në sheshin ‘Shqiponja’ në hyrje të Tiranës dhe Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku do të kalojë autokolona e kryeministrit italian në mbërritje, por edhe gjatë lëvizjes për takimet në Kryeministri, Ministrinë e Jashtme dhe në Presidencë.

 

 

December 29, 2014 17:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin