A do ndjekë Shqipëria shembullin e Greqisë përballë Gjermanisë?

April 22, 2019 14:22

A do ndjekë Shqipëria shembullin e Greqisë përballë Gjermanisë?

Ditët e fundit Parlamenti grek vendosi t’i kërkonte Gjermanisë pagimin e reparacioneve të luftës në vlerën rreth 300 miliardë euro. Në këtë kontekst, sqarohet edhe një herë çështja e reparacioneve që kërkonte Shqipëria. Për këtë çështje ne iu drejtuam prof. Ksenofon Krisafi, i cili njihet si një ndër njohësit dhe specialistët më të mirë të saj në vend. Madje në vitin 2009 ai ka botuar edhe një libër kushtuar dëmshpërblimeve të Luftës së dytë Botërore, të titulluar “Diplomaci pas lufte-negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në Shqipëri”.

– Prof. Krisafi, ju lutemi a mund të bëni një koment të përgjithshëm për lajmin e ditëve të fundit që i referohet kërkesës greke për reparacione lufte nga Gjermania?

– Pa marrë përsipër të gjykoj apo më tepër të qortoj vendimin e parlamentit grek, institucionit sovran ligjvënës të fqinjës sonë jugore, qoftë edhe për arsye etike, duhet pohuar se ai do ketë gjetur argumentet e nevojshme juridike. Edhe disa vjet më parë kanë qarkulluar lajme se autoritetet kompetente greke iu kanë kërkuar autoriteteve homologe gjermane shpërblimin e humbjeve njerëzore dhe pagimin e dëmeve materiale të shkaktuara në Greqi në Luftën e Dytë Botërore.

Në marsin e vitit 2014, gjatë vizitës zyrtare të ish presidentit gjerman Gauck në Athinë, ish presidenti grek Karolos Papulias, i kërkoi fillimin sa më shpejt të negociatave për reparacionet e luftës. Miku nga Gjermania u përgjigj se rruga juridike ishte e mbyllur, duke thënë se “Unë nuk do të prononcohem në lidhje me këtë. Dhe me siguri nuk do të them diçka të ndryshme nga ajo që ka deklaruar qeveria ime,” e cila e sheh të mbyllur çështjen e reparacioneve të luftës për Greqinë. “I zoti i shtëpisë”, iu rikthye këtij problemi edhe gjatë banketit shtetëror në mbrëmje. “Lidhjet e mia të veçanta me Gjermaninë, u shpreh ai, ma bëjnë edhe më të vështirë të kuptoj refuzimin e qeverisë gjermane për të folur për temën e kredisë së detyruar gjatë pushtimit nazist dhe për reparacionet”. Ai e klasifikoi atë si një “temë të moralit politik”, e cila, sipas tij rëndonte prej dekadash mbi marrëdhëniet gjermano-greke. Sqaroi se krahas zhdëmtimeve për dëmet materiale dhe jetët njerëzore, bëhej fjalë edhe për një kredi të detyruar, që Banka e Greqisë i kishte dhënë Bankës së Rajhut, në vitin 1942. Në atë kohë shuma e dëmshpërblimeve gjermane ndaj Greqisë vlerësohej në rreth 160 miliardë euro, kurse kredia e detyruar në disa miliarda euro. Kredinë e vitit 1941 nazistët e kishin llogaritur në vitin 1945 në shifrën 476 milionë marka të Rajhut, e cila ishte përditësuar në atë kohë në rreth 11 miliardë euro. Me to nazistët, siç kishin vepruar edhe në vende të tjera, përfshirë Shqipërinë e pushtuar, financuan zyrtarisht “shpenzimet e pushtimit” në vend. Papulias, në atë bisedë jo dhe aq të këndshme dhe aspak të lehtë, la të kuptonte se Greqisë i kërkohej të zbatonte masat e dhimbshme për rimëkëmbjen e financave shtetërore, në një kohë kur Gjermania refuzonte të diskutonte për detyrime me prejardhje nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti gjerman, pa i hyrë hollësive dhe pa folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, shprehu keqardhje që krimet e regjimit nazist në Greqi dhe në Gjermani kanë mbetur në masë të madhe të pazbuluara dhe “fatkeqësisht të pandëshkuara… Jam i gëzuar, tha ai, që ne sot në Gjermani pyesim edhe një herë se çfarë rezulton nga përgjegjësia jonë politike dhe morale kundrejt Greqisë”.

Prof. Ksenofon Krisafi

Kërkesa u ringjall sërish në janarin e vitit 2015, kësaj here nga kryeministri Aleksis Cipras, i cili ngulte këmbë që një çështje e tillë duhet të rihapej për diskutim. Greqia priste të merrte nga Gjermani ende disa miliarda euro si dëmshpërblim.

– Sa ishte vlera e reparacioneve që mori Greqia pas Luftës?

– Viktimave të krimeve naziste në Greqi, ish-Republika Federale e Gjermanisë, në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1960, iu kishte paguar 115 milionë marka gjermane, shumë kjo që, siç thuhej në atë kohë, mbulonte të gjitha kërkesat për dëmshpërblime individuale. Përfitimet në natyrë që pati Greqia, të rillogaritura me kurset e mëvonshme janë vlerësuar në rreth dy miliardë dollarë. Qeveria gjermane mendonte se çështja e pagesave të reparacioneve në tërësi kishte marrë një përgjigje përfundimtare në Konferencën e Reparacioneve, të zhvilluar në Paris, në nëntor-dhjetor 1945. Ajo i akordoi Greqisë reparacione në masën 2.70 % të pasurive gjermane jashtë Gjermanie dhe 4.35 % nga pasuritë brenda vendit, të cilat Gjermania e pasluftës do t’iu paguante 18 shteteve që do të përfitonin reparacione. Greqia kërkonte shpërblim për rreth 300 mijë viktimat e luftës si dhe për dëmet materiale që, sipas Athinës, të rivlerësuara këto kohë, kanë arritur në rreth 300 miliardë euro.

Kërkesën e rihedhur për diskutim në këto ditë prilli, në formën e një akti të miratuar nga parlamenti grek, i cili autorizon kryeministrin Cipras që të ndërmarrë hapat e duhura juridike e diplomatike për të kërkuar reparacionet e Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, kreu i qeverisë greke e quajti të patjetërsueshme.

Çështja e kredisë gjermane të quajtur aso kohe “borxh lufte”, e cila, sipas specialistëve grekë, do të ishte midis 3.5 miliardë deri në 11 miliardë euro, është trajtuar posaçërisht nga një konferencë ndërkombëtare në Londër, në shkurtin e vitit 1953. Fuqitë perëndimore e shtynë shlyerjen e borxheve të luftës dhe rregullimin e kërkesave për reparacione të tjera, deri në lidhjen e Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Siç dihet për shkak të zhvillimeve të mëvonshme, ai nuk u nënshkrua kurrë. Në vitin 1990 hyri në fuqi traktati për bashkimin e Gjermanisë, i quajtur ndryshe “Marrëveshja dy plus katër”, që nuk parashikon pagesa reparacionesh të tjera dhe që nuk dihet të jetë kundërshtuar nga Greqia.

Çështjen e reparacioneve ajo e rihapi me forcë e theks të veçantë kur në vend shpërtheu kriza e borxheve. Në vitin 2010 Athina i kërkoi ndihmë BE, për të shmangur falimentimin e shtetit. Gjermania dha një hua prej rreth 65 miliardë euro. Kryeministri Cipras dhe funksionarë të tjerë grekë kanë këmbëngulur që këto detyrime të llogaritura, sipas “Bild” në 332 miliardë euro, duhen shlyer nga pagesat gjermane të reparacioneve të luftës ndaj Greqisë. Në Greqi ka jo pak specialistë dhe juristë që këtë mënyrë arsyetimi e konsiderojnë të përshtatshme, por ka edhe të tjerë që shprehen kundër për një varg motivesh, që i lidhin me kontekstin politik, juridik dhe me kohën e gjatë prej rreth 75 vjetësh që ka kaluar që prej lindjes së këtij detyrimi.

Cipras ka deklaruar se “Kur Gjermanitë u bashkuan, vendosën që të heshtin sërish”. Kjo nuk është morale. “Ne nuk dorëzohemi. Nuk tërhiqemi nga e drejta jonë. Nuk bëjmë moral, por as nuk pranojmë të na bëjnë moral.”

Në marsin e vitit 2014 dueli në distancë midis palëve mori përmasa edhe më të ashpra. Ministri i Drejtësisë, Nikos Paraskevopulos kërcënoi se do të lejonte sekuestrimin e pasurive gjermane në Greqi, nëse nuk do të arrihej një marrëveshje me Berlinin. Madje një gjykatë greke, në vitin 2000 ka pranuar që të konfiskohen pasuritë gjermane për dëmshpërblimin e viktimave të masakrës së Distomos, ku, në vitin 1944, nazistët vranë 218 persona.

Në verën e 2014, ministri i Financve të asaj kohe, Yanis Varoufakis, duke e quajtur vendin e vet “si më të paaftin ndër të gjitha shtetet për të paguar borxhet”, deklaroi se “Greqia nuk do t’a shlyejë kurrë borxhin e saj”. Ai vazhdonte më tej se “Njerëzit e zgjuar në Bruksel, Frankfurt apo Berlin e dinin mirë që në maj të vitit 2010 se Greqia nuk do t’i paguante kurrë borxhet. Por e bënë këtë, sikur Greqia të mos ishte e falimentuar, por të kishte para të mjaftueshme”. “Në këto kushte, t’i japësh kredinë më të madhe në histori shtetit më të paaftë për të shlyer detyrimet, ky është krim kundër njerëzimit”.

Tre vjet më pas, në tetorin e vitit 2018, çështja u rishfaq sërish në raportet e Athinës me Berlinin. Ishte “Der Spiegel” që njoftoi se Greqia do të fillonte të kërkonte nga Gjermania 280 miliardë euro të reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore, shumë e cila përkonte me borxhin grek. Revista theksonte se për sa kohë që Greqia ishte e varur nga mbështetja e BE-së, shmangej kërkesa e reparacioneve të luftës, ndërsa kur ajo përfundoi programin e tretë të ndihmave, filluan pretendimet për to. Kërcënimi grek kësaj here ishte edhe më i ashpër, duke i kujtuar Berlinit se mund t’i drejtohej gjykatave gjermane, Këshillit Europian dhe OKB-së. Deri më sot Greqia nuk përdori asnjë nga alternativat e lartpërmendura. U duk se kërkesa ishte lënë mënjanë. Por, javën e kaluar, siç u përmend, ajo u përfshi sërish në rendin e ditës së punimeve të parlamentit grek. Kryeministri Cipras tha se do t’i dërgojë Berlinit një notë verbale rreth të drejtës së patjetërsueshme për kompensim. “Kjo është detyra jonë historike dhe morale, dhe besojmë se për të pasur një të ardhme më të mirë duhet të mbyllim çështjet e mëdha të së shkuarës. Besoj thellësisht se Gjermania e kupton këtë dhe do të bëjë të njëjtën gjë.” Edhe kryetari i partisë kryesore opozitare, Kirjakos Micotaqis, tha se zgjidhja e problemit të reparacioneve duhet të jetë prioritet i çdo qeverie. Sipas tij, e ashtuquajtura “kredi e okupacionit nazist” duhet të jetë argumenti themelor i vendit në përballjen me Gjermaninë. Ndoshta një lloj presioni, që ka të ngjarë se avancohet për t’u përdorur më tepër për konsum të brendshëm në pragun e fushatës elektorale, ka bërë që kësaj here kërkesa të dalë e zyrtarizuar dhe e certifikuar nga legjislativi grek.

Berlini përsëriti atë që kishte deklaruar vite më parë se gjermanët janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre historike, por tema e reparacioneve është mbyllur ligjërisht edhe politikisht në vitin 1960, kur të dy palët arritën një marrëveshje, e cila rezultoi në pagesën e 115 milionë markave për pasojat e luftës.

– Po me shtetet e tjerë si ka vepruar Gjermania?

– Midis viteve 1959-1964, RF e Gjermanisë nënshkroi marrëveshje për kompensime individuale me 12 shtete europiane, që ishin Luksemburgu, Norvegjia, Danimarka, Greqia, Holanda, Franca, Belgjika, Italia, Zvicra, Austria, Britania e Madhe dhe Suedia. Ajo iu pagoi atyre një shumë të përgjithshme prej 997 milionë marka gjermane, në bazë të disa akteve të legjislacionit të saj të brendshëm. Edhe vende të tjerë, dekada më parë kanë avancuar kërkesa për pagimin e dëmshpërblimeve të luftës ndaj qeverive të ish RF të Gjermanisë, ende të pabashkuar me RD Gjermane. Kështu ka ndodhur me Izraelin, Poloninë, ish-Jugosllavinë, Shqipërinë etj. Disa prej tyre kanë arritur të marrin madje shuma të konsiderueshme, por jo nën emërtimin reparacione. Kështu ka ndodhur me Izraelin, që thuhet se ka marrë gati mbi një miliardë dollarë USA, Poloninë dhe Jugosllavinë, që kanë marrë disa qindra milionë DM. Qeveritë gjermane të kohës i kanë klasifikuar si kredi me kushte lehtësuese, ndihma për zhvillim etj. Arsyet që janë përdorur prej tyre ishin pengesat formale që buronin nga legjislacioni i brendshëm dhe aktet juridiko-ndërkombëtare, si dhe nga frika se ato mund të shndërroheshin në precedent për kërkesa të tjera që mund ta vinin ish Gjermaninë Perëndimore në vështirësi financiare e ekonomike.

– Po për Shqipërinë si është trajtuar dhe si është zgjidhur çështja e reparacioneve të luftës me Gjermaninë?

– Konferenca e Reparacioneve e Parisit, 1945, i caktoi Shqipërisë përkatësisht 0.05 % dhe 0.35 %, të pasurive të jashtme dhe të brendshme gjermane, shumë të cilën delegacioni i saj e konsideroi të frymëzuar nga mëshira dhe jo nga realiteti. Shqipëria mori rreth një milionë dollarë dhe pothuajse po aq në objekte në natyrë, pajisje, mjete etj nga çmontimi i industrive gjermane. Midis tyre bënte pjesë edhe një anije, të cilës iu vu emri “Borova”, në përkujtim të masakrës së kryer nga ushtritë naziste në fshatin Borovë, kur hynë në territorin shqiptar nga Greqia. Por ajo nuk u përdor sepse, kishte nevojë për riparime dhe u la në një nga portet e ish-Jugosllavisë, prej nga nuk erdhi fare në Shqipëri. Ishte koha kur në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u vërtetuan cuname të fuqishme politike dhe ekonomike.

Në vitin 1975, qeveria shqiptare e njoftoi qeverinë gjermano-perëndimore se kërkonte shlyerjen e reparacioneve të luftës, vlera e të cilave arrinte në shumën e 2 006 500 000 dollarëve amerikanë. Asaj i shtoheshin edhe fitimi i munguar ose interesat që rridhnin nga mosshlyerja në kohë, të cilat ishin llogaritur në  2 559 554 000 dollarë amerikanë të vitit 1938.

Kërkesa shqiptare u refuzua. Përfaqësuesit zyrtarë të Bonit shpreheshin se e kishin të pamundur të kryenin pagesa me titullin formal reparacione lufte. Por, theksonin që nëse ndërmjet dy vendeve do të rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike, kreditë tregtare, ndihmat për zhvillim dhe shkëmbimet ekonomike do të plotësonin një pjesë të pretendimeve shqiptare për shpërblimin e dëmeve të luftës. Thashë një pjesë sepse shumën e rivendikuar nga Tirana zyrtare, autoritetet gjermane e konsideronin tej mase të ekzagjeruar.

Realisht lidhja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve më 2 tetor 1987, i hapi rrugën një procesi intensiv zhvillimesh në raportet ekonomike, tregtare e financiare që i dha Gjermanisë një vend të veçantë në këto shkëmbime dhe që e shndërroi atë në një nga partnerët e vlerësuar politikë të Shqipërisë në Europë. Nga kjo pikëpamje gjykoj se aktualisht nuk ka vend as në kontekstin juridik, aq më tepër në atë politik që qeveria shqiptare t’i rikthehet kësaj çështjeje.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

 

April 22, 2019 14:22
Komento

20 Komente

  1. Berti April 22, 14:39

    Ore ju te Dites , a jeni ne vete ???
    Ky Krisaf gomari me vetullat e lyera si vampir, sot duhet ishte i internuar ne fshatin me te larget. Vetem 1 milion na dha gjermaniaa…a ka me skandal.
    Nuk eshte aspak e vertete qe Gjermania vuri kusht per vendosjen e marredhenieve. Gjermania i pa keta budallenj qe perfaqesonin shqiperine dhe u tall me ne.
    Padyshim qe dhe ne , ashtu si Greqia duhet te kerkojme demin e luftes

    Reply to this comment
  2. Agron April 22, 14:41

    Po pra Shqiperia s’ka marr demshperblime, nderkohe Greku vazhdon te vjele duke marr edhe kestet e borxheve te papaguara dhe demshperblime me shifra te fryra.
    Dhelperia e grekve eshte e pashtershme. Komshi i kemi por kurre s’kemi mesuar nga ata dhelperine e dinakerine.

    Reply to this comment
    • Agroni i pa shkolle April 22, 19:51

      Gono ,
      sikur te hapesh ndonje liber me lexu
      nuk do besh keq …………….

      ha me pak fasule , dhe lexo me shume
      per veten tende ,
      dhe mos e shpalos ketu Badallallikun
      pa patur fije turpi

      Reply to this comment
      • Agron April 24, 15:52

        Ca te thote vellai ty, piji ndonjehere ilacet s’e s’te bene keq. Mire une qe kam ‘badallallik’ , po ti gjithe ky shkenctar, pse te biesh ne kete nivel. Respekte e Zoti te rrujt!

        Reply to this comment
    • Duan apo nuke duna mijte e kenetave e mizat e kalit DREJTESIA do te BEHET April 23, 10:47

      O Agron,greku eshte njejta rrace me shqiptaret,pra nje nder fiset ilire, por kete corbe e bejne sllavet qe kane hyre ne Greqi retth shekullit te Xll e me vone.Sa per dhelperine e kane dhurate po nga iliret e perzier me helene etj. Ne kete konteks amoralitetit politik shqiptar i del per detyre te kerkoje nga grekerit ti demshperblejne per masakrat ndaj camerve dhe pasojave qe la pas cmeduria kriminale greke ne vitin 1949, dhjetra fshshatra te degur e qindra viktima te pafajshme, pa harruar mbi 18 mije kilometra katrore toke shqiptre te grabitur e cfrytezuar nga to deri me sot. Por politikat bastarde te Tiranes zyrtare vazhdojne e i bejne karshillek Greqise se falimentuar nga babezia e politikave korruptive te Athines zyrtare. Kurse sa per demshperblimet e luftes Shqiperise, Germania i afroje mundesi Shqiperise per investime gjermane, por diktatori Enver Hoxha me cakejt e tije nuk ja mundesoje shqiptareve kete mrekulli, ku sot pjesa me e mire e shqiptareve kane marre e po marrin rruget e botes per nje jete me te sigurte e me njerezore per veten e familjet e tyre. Dhe me e cuditeshmja, akoma vazhdojne te cicerojne e te japin mend ata palozyrtare qe si dje dhe sot vazhdojne ti sherbjne me ndergjegje jashteqitjes shqiptare, duke shtuar pas mijra viktimav te eterve, e mostrave te tyre mijra viktima te tjera te rradhes, nga pangopesia per leke te piset e riciklim te pushteteve brenda ligesise. Dhe se fundi,nje krim i pandeshkuar,eshte nje krim qe vazhdon, qe nuk duhet injoruar e finacuar, por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve, ne nderim te vetes, familjes dhe brezave qe do leme pas, dhe kjo nese do ti ndalet dora gjakatare e armiqesore e bizneseve dhe e fermereve qe vazhdojne e i servirin popullit ushqime te tejngopura me hormone e kimikate te demshme per jeten nga binjakezimi i politikes me krimin. Plaku i Vlores dhe babai i pavaresise se Shqiperise Ismail Bej Qemali ka thene; nje popull qe hesht vdes, kurse nje femije qe qane rritet.

      Reply to this comment
  3. Ballist pa Huqe April 22, 16:17

    Ne ballistet kerkojme
    leket e muajit nendor 1944 ,
    sepse gjermani u largua pa na dhene RrOGEN e muajt …

    Dhe gjithashtu kerkojme qe te na i quaje
    Vjetersi per pension , si edhe veshtersi pune
    se kemi punuar Roje ne pika strategjike naten .

    Reply to this comment
  4. Ballist pa Huqe April 22, 16:21

    MIre do te ishte te na i
    jepte me Keste ,
    por edhe kesh Top ne dore nuk jemi Kondra .

    ja te vdesim , ja te rojme per shqiperi .

    Vdekje tradhetarve
    Liria e shqiptarve .

    Rroft kumandar intelektual tajvani

    Reply to this comment
  5. mirel April 22, 16:21

    Po cpune ka Shqiperia me demet e luftes. Sikur do vene ne xhepin e Ramutit.
    Ramutit i duhet kredoja politike dhe mbeshtetja e Gjermanise esthe me e madhe nese nuk i kerkon asgje.
    Xhepat e tij i mbush me pasurite kombetare, keshtu qe as qe ja ndjen fare, sepse as nuk i bie njeri me qafe pse vjedh dhe shkaterron shtetin.
    Ala ke ura ju, Tsipras eshte patriot per Greqine, jo bythe.ir si politikanet shqitpar qe shesin dhe nenen dhe babain per leke

    Reply to this comment
  6. perrall nga e kaluara April 22, 17:03

    Demet e luftes? Ahahahaha ketu gjermani nuk ka hedhur asnje bombe, luften N-CL e ka bere kinostudio Shqiperia e Re me qindra gjermane qe vriteshin nga nje Sulo mitralier i vetem…

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta April 22, 17:32

    Nuk fajsoi as Izraelin as Greqine. Angline dhe vendet e tjera te Europes perendimore qe kane marre te plote reparacionet e luftes nga Gjermania ndoshta edhe me shume se sa u takonte , ndersa Shqiperia qe ka bere me pak perpjekje eshte mjaftuar me ate lemoshe qe i ka dhene vet Gjermania!Mjafton te thuhet se sot Gjrmania vazhdon tu paguaje familjeve te viktimave te kampeve te cfarosjes demshperblim kryesisht atyre Izraelite , ndersa per baban tim paguan vetem 20 mij leke te reja(vetem njihere) , te pakten aq muarem ne femijet e tij ; atehere ku eshte ne kete rast kthimi i demshperblimit per Shqiperine ne raport me vendet e tjera ?Ja perse te gjitha qeverite tona ne gjendjen qe ndodhet vendi yne perparesi duhet te kene kthimin e plote te demeve te shkaktuara nga Gjermania gjate luftes se dyte boterore:Do te ishte me e drejte qe kjo kerkese te ligjerohet me ligj ne parlamentin Shqiptar ne menyre qe te mos spekullohet me “bisedime”te pa fruteshme dipllomatike apo edhe ekonomike dypaleshe qe nuk nxjerrin asgje dhe shtyjne vitet duke u kenaqur me ndonji “kocke ” qe nuk i hyn ne pune askujt!

    Reply to this comment
  8. MH April 22, 17:58

    Nga kjo eksperience duhet Kosova ti kerkoj Serbise demet e luftes.Nese kalojne mbi 70 vite asht teper vone dhe qesharake.Greket nuk pyesin per qesharake.Qesharake asht komplet e gjithe bota rropulli.Duan reparacionet e luftes greket.Dhe pike!

    Reply to this comment
  9. Labi April 22, 18:33

    Nuk ka moral Greqia te kerkoj deme lufte, pse pak kane marre nga Gjermania, po per ata femije, gra e burra came te masakruar ka paguar gje Greqia,

    Reply to this comment
  10. Peza April 22, 19:29

    Nuk na ka asnje borxh Gjermania neve se ata ketu erdhen kalimtare,bile mund te kerkojne nga ne qe te paguajme miliarda per ushtaret e vrasre pa besisht!
    Deshmitare okulare kane mijra ballisto zogiste qe ishin prane tyre dhe qe mund ta vertetojne marshimin paqesor te tyre nga jugu ne veri!
    Nderuar qofshin nazistet dhe fashiste!
    Ka ardhur koha e tyre,prandaj del Enveri debitor sot!

    Reply to this comment
  11. Veterani April 22, 19:41

    Pak histori per injorantet qe
    flasin si e jema e Zeqos ne maje te ”’ rrushit ”

    Lufta e dyte boterore filloje sepse
    Gjermania nuk mund ti shlyente demet
    qe shkaktoje ne luften e PARE .
    si humbese e luftes.

    Edhe nga lufta e dyte doli Humbese ,
    dhe SANKSIONET ishin rredh 23 miliard dollare [ dollari i asaj kohe ]

    nE VITIN 1956 ne angli u mblodhen
    shtetet e europes , dhe vendosen
    ti falnin Gjysmen e borxhit GJERMANISE .

    Italia , greqia , dhe shume shtete te demtuara
    ja FALEN 11 MILIARD [ GATI gjysmen e borxhit ]

    Sikur mos ti ishin falur borxhet gjermanise
    sot nuk do te ishte kjo GJERMANI .

    Reply to this comment
  12. Vasili April 22, 19:43

    Nje specie e bastarduar injorantesh dhe dembelash sic jemi ne,qe gjithe shekujt i kemi patur syte nga qielli se mos bie ndonje kocke ,ose nga pushtuesi,qe ndrronim gjithmone karakter dhe surrat,vec te perfitonim.
    Di qe ne kohen e komunizmit Enveri e beri kete gafe dhe i kerkoi shtetit gjerman reparacionet e luftes.Dhe gjermanet u pergjigjen:
    Cfare demshperblimi,na kerkoni,kur ju keni qene aleate me ne,keshtu ju si dhe ne duhet ti paguani demshperblime shteteve te tjere te cilave u kemi shkaktuar deme se bashku.
    Kurse shteti grek dhe greket,kane lufuar dhembe per dhembe me italianet dhe gjermanet dhe e kane gjithe te drejten per ta bere kete,

    Reply to this comment
    • Historia April 24, 15:50

      Vasilaqis, per ke e ke ti kur thua ‘ ne ‘ , per shqiptaret a greket. Se ti gjakshitur dukesh qe vetem shqiptar nuk je, ndonese si marr vesh njerzit e frustruar si puna jote, qe mbrojne nje komb racist, megalloman dhe genocidial si greket. Me dukeni me probleme psiqike.

      Sa per dijeni Vasilaqi injorantaqis,SHTETI grek jo vetem qe s’luftoj nazismin por Greqia pati 3 qeveri kuislinge me nje kryeminister si Joan Raillis, qe pas luftes civile greket ja bene djalin kryeminister. Greqia ishte i vetmi vend ky gjithe popullate hebreje ( deri tek hebreu i fundit) u paketua me zell nga qeveria greke per tu derguar ne kampe perqendrimi. Madje afer Selanikut ka patur kampe perqendrimi ku kane vuajtur dhe shqiptar antifashist. Greqia ka patur popullaten me te madhe te cifuteve ne Ballkan.

      Shqiptaret vetem per lufte s’ja ha qeni shkopin, se ishin arvanitet shqiptar qe bene pavarsine e Greqise, kur popullatat e tjera ne Greqi as nuk levizen gishtin. Shqiptaret ishin vendi i vetem qe jo vetem luftoj nazi-fashizmin por nuk kishin as 1 te 1milionte e ndihmes qe ju dha grekve nga forcat aleate.

      Po per t’ju kthyer temes, te vetmit qe luftuan ne Greqi kundra nazismit ishin greket e majte, te cilet u degdisen neper europen lindore pas luftes civile. Kurse pjesen tjeter te luftes e bene forcat aleate Angleze e Franceze.
      Eshte per tu nenvizuar Greqia ishte vendi i vetem ne Europe qe pas L2B pushtetin e mori levizja politike qe nuk luftuan nazismin.

      Ky idiotlliku qe thua gjemanet kane thene se ne paskemi qene bashkepuntor eshte komplet mashtrim qe ta paska fryre prifti ne veshe. Por nga nje injorant si ty c’nuk pritet.

      Ne Konferencen e Paqes, forcat partizane qe perfaqesuan Shqiperine u njohen si force e bashkangjitur me aleatet. Per kete arye Shqiperise ju dha nje demshperblim dhe c’eshte me rendesishmja, s’ju aneksua Jugu i Shqiperise me pretendimet e genjeshterta qe ti paskan fryre dhe ty ne vesh.

      Tani per ta mbyllur, se s’do harxhoj kohe me cdo injorant filogrek, te shkare nga trute , boll u fryve ne vesh, e gezoju jetes ashtu sic te vjen. Mos u merr me urretje boshe ndaj nje kombi a ndaj nje vendi, se do semuresh, e boll i ngrite greket me vlera te rreme.

      Reply to this comment
  13. Edi April 22, 20:22

    Rama te kerkoje nga Merkel reparacione lufte? Aq budalla nuk eshte sa te fuse koken si dhia te trasta e bariut.

    Reply to this comment
  14. labi April 22, 20:30

    O Vasil kur nuk di kjo nuk do te thote se ta kane fajin Shqiptaret,sa per luften e Grekeve te ka fol gjyshi gabim,sa per numer te popullsise nuk i dihet se kush ka bere lufte,e sa per shtet Grek qe ka bere lufte ke pare enderr,ose ke degjuar ne tv perrallat e Papuliasit.Nga lufta Greket dolen pa buk,e vinin ne Shqiperi se ishin duke vdekur,i cliroi dhe i mbajti me buke Anglia dhe Amerika qe sot rrine i shajne gjithe diten.

    Reply to this comment
  15. fery April 22, 21:40

    Ne opinion dihet shume pake ose fare nuk dihet se reparacionet e luftes Gjermania ia ktheu ish Jugoslkavise nepermese rrogave te shqiptareve te Kosoves nga viti 1962 -1982 , kohe kure shqiptaret filluan te shkonin ne Gjermani ne menyre te organizuar dhe filluan te punonin dhe merrnin rroga, Shqiptaret me pune te perkoheshme ne Gjermani mernin vetem gjysmen e rroges kurse gjysma tjeter i shkonte
    ish Jugosllavise ne emer te reparacioneve ose demshperblimeve te luftes ( ate cfare kerkon sot Greqija nga Gjermanija ) .
    Marreveshtja ishte top sekret e nenshkruar ne vitin 1961 mes
    Josip Broz Tito dhe autoriteteve gjermane dhe per kete ne Kosove denohej cdokush nqs . provonte te fliste…
    Jo pa qellim e permenda kete fakt vetem te ua sjelle kexueseve ne dijeni deri ku shkonte racizmi fashist serb ngase ky ” ligj ” vlente vetrm per puntoret shqiptar te Kosoves dhe jo edhe per puntor tjere nga viset tjera te ish Jugosllavise dhe u egzekutua per 20 vite reshte …!!!

    Reply to this comment
  16. arvaniti korca April 23, 15:46

    Greqise mund ti drejtohet Shqiperia per demshperblime qe nga masakrat e 1913 es, me te njejten monedhe qe perdor greku per gjermanet.
    Sigurisht neofashistet ne Tirane skane per te tentuar me besnikrine e tyre ndaj letres te Mithatit qeveris quislinge te Athines per federate bashkimi per te shpetuar nga kommunistet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*