Replika e Ramës me Dulen: Nuk je mendjeleshtë, je i qëllimshëm

October 12, 2017 11:19

Replika e Ramës me Dulen: Nuk je mendjeleshtë, je i qëllimshëm

Ligji për pakicat ka qenë temë debati në seancën e kësaj të enjteje të Parlamentit të Shqipërisë.

Fillimisht ka qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule që ka kërkuar nisjen e diskutimeve për ligjin në fjalë, ndaj të cilit ka shprehur rezervat e tij, duke thënë se ligji bazohet vetëm në praktikat e vendeve të rajonit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ka kërkuar votim për të shtyrë debatin për ligjin në fjalë, por këtu ka hasur rezistencën e opozitës, kryetari i së cilës Lulzim Basha i ka bërë të qartë se “nuk mund të anashkalojë rregulloren me forcën e kartonëve”.

Në vijim, fjalën e ka marrë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga Dule ka deklaruar se procesi i konsultimit për ligjin nuk ka marrë për bazë vetëm praktikat e rajonit, por edhe ato ndërkombëtare.

Bushati ka nënvizuar se, në hartimin e tij mazhoranca është konsultuar me zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë këtu komisionerin e OSBE-së për pakicat.

Por duke marrë fjalën, Dule ka deklaruar se, ligji i sjellë nga mazhoranca nuk përmban asnjë risi. “Jo vetëm që nuk shton diçka të re, por ky ligj shënon hapa mbrapa. Ligji është në shkelje të hapur të konventës ndërkombëtare. Hiqni dorë nga kjo propagandë”, ka thënë Dule, i cili ka hedhur kritika edhe ndaj kryeministrit Rama.

Ky i fundit, në reagimin e tij e ka cilësuar si tendencioze deklaratën e kreut të PBDNJ-së dhe duke iu drejtuar atij ka thënë se, nuk është përfaqësues i denjë i një minoriteti. 

“Vangjeli, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim, sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde.

Nëse nuk do të të njihja do të mendoja se e ke nga mendje leshtësia, por duke të njohur si burrë të mënçur je i qëllimshëm sa herë që vë në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë dhe përpiqesh ti intepretosh për llogarinë tënde ato që unë them.

Ti je një minoritar dhe nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoritetiLigji është krenari për këtë parlament dhe arsye që të tjerët rreth nesh të mësojnë si respektohen minoritetet.

Së dyti, Evropa Vangjeli nuk është as kishë ku nuk vihet në diskutim zoti, e as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu, është kontinent ku ne jemi pjesë.

Fakti që nuk jemi në BE nuk na bën më pak evropianë dhe ne kemi të drejtën të themi për BE Vangjeli dhe kjo nuk përbën mëkat e arsye që zotrore të vish këtu e të më vësh mua në gojë gjëra që si kam thënë kurrë.

Mësoji këto gjëra. Së fundi ligji është krenari për këtë Kuvend”, u shpreh Rama.

October 12, 2017 11:19
Komento

7 Komente

  1. alphade October 12, 11:40

    Zoterinj, te cdo rrangu qofshit , ju keshilloj miqesisht me
    debate me zotin K/minister ! Nuk ia delni dot ” katilinare-
    ve” te tija !!! Gaboni rende,nese mendoni se me fjalet e
    frazat tuaja ” gungace” do ta mposhtni Edin ! Eshte i pa-
    rritshem ne debat dhe jo si llapaqenesin e Qoftelargut por
    me argumenta bindese,Edi ju mposht juve fare kollaj, pa
    as me te voglen sekelldi.

    Reply to this comment
  2. shqip October 12, 12:28

    Edhe Dule , edhe grek ? Pak e habitshme . Tani , ku e ka hallin ky ezmeri ? Apo do nje ligj qe ti nxjerri shqiptaret minoritet ?

    Reply to this comment
  3. MONDI October 12, 13:56

    Edi jemi krenar qe te kemi KRYEMINISTER.
    Te lutem mbaje ate ven deri sa nga Shqiperia te zhduken keto fara te prishura.
    Faleminderit , Falemindeit , Faleminderit per djersen qe po derdh dhe mundin qe po ben per te ngritur Shqiperine nga ai batak ku eshte zhytur .

    Reply to this comment
    • Po,Po October 12, 17:59

      MONDI , bashkohem plotesisht me mendimin tend , pa i levizur asnjne presje !
      Edi Rama , jemi krenare qe te kemi k/minister , vazhdo keshu si e ke zene , se popullin e ke me vete !

      Reply to this comment
  4. “greqia”eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar October 12, 14:19

    Ore kaq trim qenka ky dule jevgu qe del dhe flet c’fare i do qejfi. E kapni n’donje cep dhe e lidhni mbrapa makines qe te nxe mende.

    Reply to this comment
  5. Xha Teme October 12, 16:33

    Vangjelizmos Duloqja. Ky eshte emri i vertete i ketij palo minoritari qe tere jeten eshte jargavitur midis topeve te PS-PD

    Reply to this comment
  6. Arben October 12, 22:18

    PO DULJA DIHET CFARE ESHTE,

    NJE SHTOJCE E ASFALISE DHE QARQEVE

    ANTISHQIPETARE GREKE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*