Replika ndaj Tefta Camit: Vrer ndaj Haxhi Lleshit dhe shtrembërime historike

Nga Skënder Spahiu January 16, 2015 14:35

Replika ndaj Tefta Camit: Vrer ndaj Haxhi Lleshit dhe shtrembërime historike

Disa mendime që do të parashtroj në këtë shkrim kanë të bëjnë me znj. Tefta Cami rreth artikullit të saj me tre pjesë botuar në DITA:

Qysh në titullin e saj jepet “inati” 50-vjeçar i Haxhi Lleshit për familjen e Ahmet Camit, ndërkohë që:

– Haxhi Lleshi ka shkuar në shtëpinë e Ahmet Camit në maj 1943 për ta bashkuar me Luftën Nacionalçlirimtare.

– Më 26 korrik 1943, si i dërguar i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Haxhi Lleshi cakton Ahmet Camin si komandant i çetës së Gollobordës në përbërje të batalionit partizan të Dibrës, që sapo ishte formuar.

– Tefta Cami, nga një mësuese e thjeshtë, bëhet sekretare e komitetit të partisë të Dibrës e më pas ministre e Arsimit.

– Moisi Cami, vëllai i Tefta Camit, nga mësues i pedagogjikes Peshkopi, bëhet shef i seksionit të arsimit të rrethit të Dibrës dhe deputet i Kuvendit Popullor, madje merr titullin “Mësues i Popullit”. Natyrshëm del qartë se fëmijët e dëshmorit Ahmet Cami, me biografinë e të atit u ngjitën në ato sfera ku u caktuan, duke qenë beniaminë të partisë dhe pushtetit monist.

Konflikti për të cilin është shkruar ky artikull, bën fjalë pas viti 1967, kur iu refuzua kërkesa e Teftës dhe Moisiut për ta bërë Ahmet Camin Hero të Popullit. Por mendoj që as që mund të flitet për ndonjë arsye me bazë për këtë refuzim gjoja nga Haxhi Lleshi, sepse, siç dihet, vetëm luftëtarët komunistë shpalleshin Heronj të Popullit në atë periudhë. Debatet tashmë nuk kanë vlerë kur protagonistët e atyre ngjarjeve nuk jetojnë pas 47 vitesh si dhe se ngjarjet nuk kanë ndodhur ashtu siç përpiqet t’i shtjellojë Tefta Cami.

Autorja e paraqet Haxhi Lleshin si fuqiplotë në Dibër dhe armik i betuar i familjes së Ahmet Camit dhe i Camëve të tjerë. Po të ishte i tillë Haxhi Lleshi, si mund të ndodhte që ai u ka dhënë mbështetje të plotë bijve të dëshmorit Ahmet Cami dhe ka bërë vizita të vazhdueshme në familjet e Teftës dhe Moisiut? Ai jo vetëm nuk u bë pengesë, por përkundrazi, u dha gjithë ndihmën e tij për të bërë të dy karrierë të lartë në organet e partisë dhe pushtetit në atë kohë.

Tefta Cami

Tefta Cami

Artikulli ka akuza dhe insinuate të shumta dhe të shëmtuara ndaj Haxhi Lleshit pa pasur asnjë bazë logjike, por me “fakte” të stisura, duke pasur dhe gabime të shumta të fakteve historike ose që janë bërë sajuar për arritjen e qëllimit të ulët të autores, që, në vend të mirënjohjes për Haxhi Lleshin dhe veprën e tij të përmasave edhe kombëtare, ka shprazur një mllef të hidhur ndaj tij, gjë që është për të ardhur keq për shpirtvogëlsinëe saj. Dhe kjo na shtyn të mendojmë dhe për diçka që ka thënë Immanuel Kant: “Mosmirënjohja është esenca e poshtërsisë.”

Tefta Cami në artikullin e saj shkruan: “Në janar 1940 organizon dhe ngre çetën atdhetare antifashiste të Gollobordës, ku komandant zgjidhet Ahmet Cami dhe si zv.komandant Uke Dan Cami”. Kjo është një e pavërtetë dhe nuk ekziston asnjë dokument ose e dhënë për formimin e një çete të tillë, jo më 1940, por as në vite 1943-1944 nga elementët nacionalistë në Dibër. Nuk janë të një mendimi të tillë, përkundrazi e kundërshtojnë të huaj nga misionet e Fuqive të Mëdha si dhe nga bashkëluftëtarë dhe që kanë folur në kujtimet e tyre për atë periudhë.

Në librin e tij me kujtime oficeri i lartë englez Reginald Hibbert me mision në Shqipëri “Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë” shkruan në kapitullin “Përvojë me nacionalistët në veri” kështu: “Përvoja jonë ishte e veçantë përgjatë luginës së Drinit, por ajo ishte mjaft tipike, që BLO patën me nacionalistët në të gjithë Shqipërinë. Ata ishin kokëngjeshur ndaj çdo përpjekjeje për t’ua shpjeguar lojën e forcave të Mëdha Botërore, nga e cila do të varej fati i Shqipërisë. Ndër ta nuk doli asnjë udhëheqës me vizionin për të parë se për shkak të dhunës së egër që kishte shpërthyer në të gjithë Evropën… Mosdëshira e krerëve nacionalistë për të luftuar është e kuptueshme… Ndryshe nga viset e tjera, në Dibër nuk u formua asnjë çetë nacionaliste.”

Më së fundi, autorja nuk ka mundur të sqarojë as datën e saktë, vendin dhe pjesëmarrësit në këtë takim. Bazuar në sa shkruam më sipër, konkludojmë se ekzistenca e një çete të tillë nacionaliste në janar 1940 në Gollobordë, është një trillim.

Në artikullin e Tefta Camit shkruhet: “Të tilla çeta antifashiste në atë kohë ngritën edhe krerët e maleve të tjera të Dibrës, si: çeta e Sllovës, nga Cen Elezi me Dali Ndreun e Esat Ndreun, çeta e Kastriotit nga Dan Kaloshi, të Muhurrit dhe të Luznisë nga Dullë Hoxha e Beqir Sina, të Grykës së Madhe nga Lym Zeneli e Mahmud Pervizi, çeta e Peshkopisë nga Faik Shehu, çeta e Topalltisë nga Ali Maliqi etj. Fillimet e rezistencës dhe të Luftës Antifashiste në Prefekturën e Dibrës janë organizuar dhe nga krerët e maleve të Dibrës”. Pasaktësia historike është evidente: Malet e Dibrës kishin pushuar së ekzistuari me formimin e shtetit shqiptar si organizim dhe emrat që përmend autorja ishin disa nga paria e Dibrës që mbanin një “çetë bashibuzukësh”, ndërsa disa emra si: Dali Ndreu, Esat Ndreu, Dan Kaloshi janë personalitete që i njeh historia të përfshirë në LANÇ dhe të tjerë që iu kundërvunë luftës partizane dhe e pësuan si bashkëpunëtorë të armikut si të gjithë bashkëpunëtorë e nazifashistëve pas Luftës II Botërore.

Tefta Cami ose nuk e di historinë, ose e shtrembëron duke arritur të shkruajë se: Golloborda ka qenë Mal (nuk ka njohur Golloborda një organizim si të 9 Maleve), se Ali Maliqi ka qenë kryetar i Topalltisë, kur dihet se pari e parë kanë qenë beglerët e Maqellarës, siç ishte Fiqiri Dine, një kolaboracionist i njohur, si dhe pasaktësitë për majorat e togerat rezervë që paguante A. Zogu në Dibër etj., që nuk ia vlen t’i përmendim.

III. Mënyra se si e argumenton ekzistencën e çetës nacionaliste të Gollobordës, tregon se autorja ose nuk e ka të qartë konceptin e çetës, ose e keqpërdor konceptin me qëllim. Në shkrimin e saj Tefta Cami thotë: “…Ahmeti ra në kontakt me forcat e çetës së Zogjejt dhe në maj 1943, shndërroi çetën antifashiste të Gollobordës në çetë partizane të Gollobordës…”

Së pari, theksojmë se formimi i batalionit partizan të Dibrës ku dhe u inkorporua dhe çeta e Gollobordës u bë në zbatim të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Së dyti, Haxhi Lleshi mund të ketë takuar Ahmet Camin dhe herë të tjera, por takimi ku është vendosur pjesëmarrja e Ahmet Camit në forcat partizane është ai i fundit të majit të vitit 1943. Në këtë takim Haxhi Lleshi ka qenë së bashku me Lutfi Lleshin, që ishte nip te Cami së bashku dhe me Xheladin Krifcën. Ky i fundit shkruan: “…Biseda vazhdoi deri vonë pas mesnate dhe në fund Ahmet Cami pranoi të bashkohej me forcat nacionalçlirimtare”.

Së treti, Ahmet Cami ditën e formimit të Batalionit Partizan të Dibrës nuk ka qenë i pranishëm, prandaj organizimi i këtij formacioni është bërë në ditët e para të gushtit 1943.

Së katërti, për herë të parë emërtimi “Çeta e Gollobordës” është marrë në shtëpinë e Isuf Koçit në Çerenec, atë natë kur është caktuar kuadri komandues dhe strukturat e batalionit partizan të Dibrës, që do të realizohej më 26 korrik 1943.

Së pesti, në formimin e Çetës së Gollobordës në ditët e para të gushtit 1943 rezultoi që i gjithë efektivi i saj të përbëhej nga partizanë të formacioneve të tjera partizane dhe asnjë nuk kishte nga e ashtuquajtura “çeta e Gollobordës” (nacionaliste apo antifashiste, siç e quan T. Cami). Atëherë, për çfarë “shndërrimi” bën fjalë autorja në atë shkrim?

Më poshtë në artikullin e Tefta Camit shkruhet kështu: “…se në tetor 1943 komandanti i Batalionit Partizan të Dibrës, Haxhi Lleshi, duke zbatuar kërkesat e V. Tempos i jep urdhër Çetës së Gollobordës e grupeve të tjera partizane të largoheshin menjëherë nga qyteti i Dibrës së Madhe… dhe të kalonin në luftime për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë…”. Ky detaj përmendet nga Tefta Cami, për të sajuar se gjoja forcat partizane e kryesisht Haxhi Lleshi ishin inferiore para udhëheqjes jugosllave që përfaqësohej nga Tempo si dhe shpreh dyshime në vrasjen e Ahmet Camit, i cili u vra në këtë betejë (në luftën për mbrojtjen e Peshkopisë).

Realiteti i saktë dhe objektiv është shkruar nga Xheladin Krifca, luftëtar i Dibrës së Madhe, i cili ka qenë prezent në Dibër. Xh. Krifca shkruan në librin e tij “Dibra dhe Dibra e Madhe” kështu për këtë ngjarje: “Kontradiktat ishin në mes Tempos e Haxhi Lleshit e jo me çetat, siç shkruan autorja (T. Cami – shën. S. S.). Çetat morën urdhër të shkonin në Peshkopi për veprime operative, por jo se deshte e bëri presion Tempo. Haxhi Lleshi ia tregoi Tempos kufirin te thana. Në Dibër të Madhe ai (H. Lleshi) qëndroi deri më 17 nëntor 1943, datë kur u tërhoqëm nga Dibra e Madhe. Falë asaj që ai ishte në Dibër të Madhe, organizoi automjetin e përcjelljes së babait tuaj (Ahmet Camit) për në spitalin e Tiranës. Është e turpshme të sajohen shpifje të tilla për personalitete të tilla si Haxhi Lleshi që sakrifikoi gjithçka për çlirimin e vendit.”

Ky prononcim që bën luftëtari veteran Xheladin Krifca në librin e sipërcituar, hedh poshtë një fakt tjetër që sjell Tefta Cami edhe një të pavërtetë tjetër në artikullin e saj kur shkruan kështu: “…siç del nga dokumentet arkivore, jugosllavët i kanë dhënë Haxhi Lleshit një mbështetje të madhe duke ia dedikuar gjithçka pranisë së tij në Dibër.” Nga ky pasazh duket qartë synimi i autores për të stisur raste të sajuara, sepse dokumente arkivore nuk ka e prandaj nuk citon burimin, me qëllim që ta kompromentojë Haxhi Lleshin si person gjoja në shërbim të jugosllavëve. S’mund ta kuptojmë se ç’e ka shtyrë një intelektuale të arrijë deri atje sa të atakojë për probleme kaq madhore personalitete si Haxhi Lleshi me gënjeshtra dhe pa e specifikuar burimin e informacionit. E konsideroj të domosdoshëm burimin e informacionit që përmend në shkrimin e saj Tefta Cami, sepse personat që kanë qenë të pranishëm, thonë ndryshe dhe një pjesë tjetër nuk jetojnë më. E pra, “verifikimi” i fakteve, mund ta bëjë vetëm autorja me burimin arkivor që e përmend, por nuk e citon. Sepse nuk mund të jenë të besueshme fjalët e hedhura qesim, madje janë sajesa. Them se janë më shumë se trillime, sidomos kur bëhen akuza kaq serioze e të rënda dhe s’mund të kalohen me shprehje si këto: “flasin dokumentet (cilat?), e thonë bashkëluftëtarët (pa emra!), nuk ka qenë dakord, e ka kundërshtuar Haxhi Lleshi shpalljen hero të Amet Camit (ku, kur, në çfarë institucioni?) dhe të tjera thënie pa asnjë bazë.

Si mund të verifikohet akuza që bëhet direkt për Haxhi Lleshin në këtë fragment të artikullit të Tefta Camit?

Aty shkruhet: “Sipas kujtimeve të personave që kanë jetuar në atë kohë del se burgosja e Ahmet Camit dhe e 18 djemve dhe burrave të tjerë të Camëve si dhe të disa gollobordasve është bërë sipas një letre që i ka çuar Haxhi Lleshi prefektit Qazim Mulleti, ku denoncon si pjesëmarrës në luftë të Ahmet Camit me gjithë Camët.” Hamendësime të tilla janë alogjike, po të marrim parasysh se si kanë pasur marrëdhënie të ngushta Ahmet Cami me Haxhi Lleshin më vonë, duke arritur ta rekomandojë dhe ta caktojë si komandant çete mikun e tij, Ahmet Camin. Gjithkush e dinte në atë periudhë se sa e vlerësonte Haxhi Lleshi Ahmet Camin jo vetëm si burrë me prestigj të lartë dhe mbi të gjitha si ushtarak i sprovuar, për të cilët në atë luftë vendit e çastit historik i duheshin shumë, se ishin të rrallë oficerët në Dibër.

Në fund të shkrimit Tefta Cami shënon se materialet e botuara në “Dita” janë fragmente të librit që ka përgatitur për botim dhe kjo gjë më shtyn të jap një konsideratë: Fisi i Camëve ka pasur një veprimtari të shquar patriotike në luftërat e popullit të Dibrës për pavarësi dhe kundër pushtuesve serbë dhe kjo do të ishte një monografi me vlerë, ndërsa nuk ka nevojë për ta ngritur më lart se ç’ka bërë i ati, dëshmori i Atdheut Ahmet Cami: ai vetë e ka shkruar me gjakun e vet, me trimërinë e sakrificën sublime për liri lavdinë e përjetshme. Dhe nuk mund ta quaj të drejtë që, për faktin që një pjesë e fisit Cami pati dramën e tyre, kjo të lidhet me veprimtarinë politike e shtetërore të ish-presidentit më jetëgjatë të Shqipërisë, të Haxhi Lleshit.

Gjatë periudhës së monizmit personat me përgjegjësi shtetërore dhe partiake arrinin në ato poste në radhë të parë si shqyrtim e plotësim i kriterit bazë, që ishte biografia e mirë dhe ju të dy, Haxhi Lleshi dhe ju znj. Tefta e kishit diçka të tillë. Haxhi Lleshi e kishte nga meritat e tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ju nga meritat e babait, të dëshmorit të Atdheut Ahmet Cami. Veprimtaria e Haxhi Lleshit gjatë gjithë jetës së tij përshkohet nga patriotizmi, largpamësia, trimëria në luftë dhe zotësia në komandimin e forcave partizane në luftë kundër fashistëve italianë e gjermanë si dhe nga roli i tij në betejat e ndryshme deri në luftën legjendare të Dibrës së Madhe deri në çlirimin e vendit. Figura e tij është karakterizuar nga një moral i lartë, nga thjeshtësia dhe karakteri i tij i fortë duke iu besuar dhe detyra të larta në vitet pas Çlirimit. Askush nuk ka mundur të njollosë figurën e tij, se statura e tij ishte aq lart, sa përbaltja nuk mbërrinte deri tek ai. Haxhi Lleshi e mbylli jetën me faqe të bardhë, me emër të nderuar, duke gëzuar një nderim e reputacion dinjitoz jo vetëm në Dibër, por dhe në gjithë viset shqiptare.

Si përfundim, znj. Tefta, me përjashtim të pasqyrimit të luftës patriotike të Camëve, asgjë tjetër nuk i shërben askujt. Artikulli juaj është i pasaktë, joreal e denigrues ndaj figurës së Haxhi Lleshit, i cili sakrifikoi gjithçka për çlirimin e vendit: ai dha kontribut të madh në luftë e në paqe, luftoi e dha gjakun dhe gjithë pasurinë në interes të kombit e popullit tonë.

Artikulli juaj ka shumë sajesa dhe shtrembërime dhe në disa aspekte keni shprehur inate vetiake plot vrer ndaj Haxhi Lleshit për qejfmbetjet tuaja, që na duken të ulëta, për faktin se jo vetëm nuk qëndrojnë, por edhe pse ai nuk jeton tani dhe nuk mund të flasë më. Por Haxhi Lleshi nuk ka nevojë të flasë tani, se për të flet vepra dhe jeta e tij prej njeriu të madh që do të mbetet i tillë si krenari jo vetëm për popullin e Dibrës, por në mbarë viset shqiptare. Këtë e them dhe për ata që duan ta rishkruajnë historinë, ashtu siç kërkoje të bëhet dhe ti në fund të artikullit tuaj. Le të rishkruhet historia mbi bazën e kritereve të sakta historike dhe nga historianë të sprovuar shqiptarë. Por, sido që të rishkruhet historia, figura e Haxhi Lleshit do të jetë po ajo që e ka shkruar vetë ai. Ndërsa për fisin tuaj Cami është mirë të nxirren dhe vlerësohen sa më mirë patriotët luftëtarë, të parët e të mbramët. Nëse do të ndryshosh ndonjë gjë për vete që të quheni nacionaliste, kjo nuk mund të bëhet, sepse ju i takoni sferës së nomenklaturës komuniste…

 

Nga Skënder Spahiu January 16, 2015 14:35
Komento

48 Komente

  1. Dardan January 16, 15:32

    Kur e kam lexuar artikullin, ku T. Cami ngrinte problemet e saj te “persekutimit” komunist kundrejte familjes, me thene te drejten mu drodh mishi. Arsyeja eshte se ne mesueset e Shqiperise ne kohen e Enverit e kemi vuajtur jashte mase injorance e kesaj krijese njerzore pa asnje vlere drejtuese, Kur flitej per ne Kongreset e PPSH-se per Harmonizimin e tre komponenteve te edukimit te brezit te ri (Mesim, Pune, Kalitje fizike dhe uahtarake), kjo “komuniste e falkete” dergonte udhezime ku u kerkonte organeve me te ulta te arsimit qe mesuesit ne cdo ore te benin harmonizimin e tre komponenteve. Merreni me mend se si mund te harmonizonte mesuesi i asaj kohe nje bina kombetare brenda ore se mesimit (cila do ore qe te ishte ajo). Kur u kerkonim drejtuesve se si mund ta bejme kete ata na pergjigjeshin po ja ne matematike beni problema me ushtare, me gjyle , me topa, me kazma me lopata dhe ja u harmonizuan 3 komponente, Po ne gjeografi, thoshte tjetri, une kam per te spjeguar ce cjane koordinatat gjeografike, e ku mund ti gjej une tre komponente e lere pastaj se si ti harmonizoj (leshin). Kishte edhe mesues te tjere qe me pyetjet e tyre logjike e benin inspektorin apo shefin qe ti dredhonte pyetjeve dhe ta sillte prape muhabetin tek lopatat, topat dhe numuri i nxenesve. Po keshtu ne kohen e kesaj “mytebereje” u kerkoheshin mesuesve dhjetra fletore per mbrrockulla si psh. fletore e punes edukative, e harmonizimit te 3 komponenteve, fletore e fjales se rralle, fletore e punes politike ne brigada, fletore e punes me nxenesit e dobet et ejt etj dhe shkonte numuri mbi 20 fletore (dhe te mos ishin ne nje bllok te madh por ne fletore te vecuara sepse ashtu medemek kontrolloheshin me mire. Pa le pastaj kur na futi kontrollin puntor fshatar, Vite brigadjeri injorant me dy tre debila tek dera e shkolles dhe thoshte: Me jep pak ditarin! Ti, qe te kishte vajtur ne maje te hundes nga rruga e gjate per te ardhur ne pune ngeleshe ose si top m…i ose i ktheheshe me gjuhe te vrazhdet. Edhe te tjera ndodhen me urdherin e kesaj ishministres injorante sa nuk vlen te tregohen ne nje postim anomim ketu. Ne ate kohe mes nesh qarkullonte edhe nje barcolete mbi ministren dhe e tregonin keshtu: Shkoi nje here ne France min. jone e Arsimit dhe e kultures. Njeri nga gazetaret franceze e pyet se cfare gjuhesh te huaja njihte kjo femer ministre. Ajo u pergjegj se une kam gjuhen e nenes, gjuhen shqipe dhe nuk me duhen gjuhet e huaja.
    Shumica derrmuese e mesuesve te Shqiperise sa asj kohe punonte me devocion per ti pergatitur nxenesit qe te ishin sa me te ditur dhe me te ndershem, por gjithmone e ndjenim izolimin pasi e dinimi qe shume mjete qe nuk prodhoheshin ne Shqiperi, prodhoheshin ne vendet e tjera dhe ne i donim fort ato per te konkretizuar mesimin duke iu larguar te mesuarit skolastik dhe permendesh. Ne e enderruam kohen e ardhem dhe domim me gjithe shpirt qe te lidheshim me boten Evropiane por kur erdhi koha e nderrimit te sistemeve, shteti ra ne dore te bijve te fashizmit shqiptar te dikurshem dhe te revanshisteve te rinj qe luftuan me te gjitha mjetet per te shkaterruar cdo gje qe krijuam ne ato 40 vite dhe duke e justifikuar at shkatarrim me emrin e “komunizmit te keq”.
    Sot, kur prej majes se moshes se shtyre , shoh se si eshte tkurrur arsimimi i vertete vetem ne nje perqindje te vogel te popullsise, dhe kur shoh qe diplomat shiten e blihen si te ishin paketa camcakezash, them me vete. Te isha apo te mos isha ne arsimin shqiptar te kohes sotme. Me ka qelluar ne disa raste qe bashkbiseduesit, tregonin se kishi mbaruar x apo y universitet per ket apo ate lende, dhe kur merrnin vesh se edhe une kisha mbaruar po per ato lende dhe me shihnin se si gjallerohesha per te hapur biseda mbi ato lende, ata terhiqeshin menjehere dhe thoshin:: Oooo, po ne ku i dime ato, une e kam marre provimin e kesaj lende me kaq apo aq euro. etj etj.
    Megjithe ate, une mendoj se duke sjelle te rinj te talentuar dhe te edukuar me rregullat e punes se Perendimit (sic perpiqet te beje Edi Rama)| Shqiperia do mund te ece shpejt dhe te zeje kohen e humbur prej 25 vitesh te se ashtuquajtur demokraci. (Nuk ka qene kohe e humbur 40 vitet e socializmit, ai beri aq sa mundi dhe kur i erdhi koha iku pa vrare asnje mize).
    Nga sa thashe me lart, medoj se Tefta Cami ka qene dhe mbetet nje fshatare e paqyteteruar dhe me aftesi te kufizuar mendore, Madje qarja e saj per te padrejtat qe i jane bere tingellojen fort hipokrite dhe fort te ngjajshme me ankesat e Themije Thomait qe, edhe pse ministre e bujqesise ankohej se kishte vuajtur 13 vite nen Enver Hoxhen. Shume njerez per te perfitura tregohen hipokrite dhe mosmirenjohes. E tille eshte edhe Tefta Cami, ish ministrja ime e famshme e KULTURES DHE E ARSIMIT.

    Reply to this comment
    • Majlinda Cami January 17, 12:51

      Perse nuk komentoj dot

      Reply to this comment
      • Majlinda Cami January 17, 16:37

        desha te ndihmoj artikullshkruesin me dy materiale ne lidhje me konsideratat e Haxhi Lleshit per fisin Cami, ne porosite qe i jep historianit Kristo Frasheri, dokument nga arkiva e shtetit, dhe kujtimet e Ahmet Camit, nga Ditari i tij, per organizimin e cetes se tij dhe qe per kete arsye u burgosen 18 burra dhe djem te Cameve.

        Reply to this comment
        • Majlinda Cami January 17, 16:57

          perse nuk futen linqet

          Reply to this comment
          • Majlinda Cami January 17, 17:03

            me ju lutem se dua te fus materialet me link si mund te operoj

          • redaktor January 17, 17:05

            Merre linkun dhe hidhe si koment. edhe futet direkt

          • Majlinda Cami January 17, 17:10

            ate bera po nuk futet

          • Majlinda Cami January 17, 17:17

            nuk do s’ke c’i ben, thashe te ndihmoj edhe lexuesit tuaj qe te mos bien pre e propagandes sllave e te perkrahin njerezit e tyre ne kete vend, ka investuar serbi s’ke c’i ben

          • redaktor January 17, 17:22

            Nise materialin ne [email protected] se e publikoj une

          • Dita January 17, 17:18

            na i dergoni ne emailin zyrtar te gazetes ose si koment aty ku shkruat

          • Majlinda Cami January 17, 17:38

            jua dergova, faleminderit

  2. roberto January 16, 15:34

    Turpi e mbulofte kete Tefta Camin!
    Haxhi Lleshi ka qene dhe do mbetet nje FIGURE E SHQUAR E POPULLIT SHQIPTAR PER LUFTEN E TIJ PER CLIRIM dhe kontributin e madh per ndertimin e nje shteti MODERN!!!
    Tefta Cami me shpifjet e saj ka treguar se ka qene nje PLEHRE,qe tani nxjerr koken!
    Duket qe kjo as ka qene me pare KOMUNISTE e as tani nuk eshte e tille!
    Ajo tani vetem eshte nje USHTARE E FASHIZMIT TE RI,qe kerkon te rehabilitohet ne sistemin kapitalist!
    Tentativa e saj per ERRESIMIN e figures MADHESHTORE te HEROIT DIBRAN HAXHI LLESHI,eshte pjese e skenarit serb per baltosjen e atyre qe udhehoqen popullin shqiptar ne LUFTE e ne ndertimin e SOCIALIZMIT!!!

    Reply to this comment
  3. kokellulla January 16, 15:35

    O shqiptare, kuptoni nje gje. Cila eshte ajo? Ramiz Alia nuk mund te behej president i Shqiperise pa rrezuar Hazhi Lleshin. Po a mund te rrezohej Haxhi Lleshi me etiketen “armik i popullit”? Kurre, Jo. Haxhi Lleshi vuri ne sherbim te L.D.Boterore te gjithe pasurine dhe pushket qe kishte nen yqym. Jo pak, rreth 1000 pushke-luftetare. Atehere, kur e desh misioni apo koha antishqiptare e Ramiz Alise, u stis nje lidhje seksuale, nje gabim moral, nje loje diskredituese per Haxhi Lleshin. Nga kush? Nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Enver Hoxha. Pse? Sepse Enveri kishte vdekur per se gjalli. Dhe, duhej siguruar vazhdimesia Ramiz-Nexhmije. Familja e Haxhi Lleshit u viktimizua me keq se sa kulaket, borgjezet, “desidentet” e asaj kohe. Haxhi Lleshi mbeti i vetem ne shtepine e tij. Ai ishte burre babaxhan, dhe nuk i kuptoi ne kohen e duhur poshtersite e politikes Ramiz-Nexhmije. Ai si idealist qe ishte besonte te Enveri, dhe e dorezoi pushtetin, presidencen, urte e bute. Kete cilesi te Atij e njhnin Ramiz-Nexhmije, dhe komplotuan kunder Haxhiut me sukses te plote, dhe pa buje te madhe ne popull. Gruaja dhe femijet e Haxhi Lleshit iken per lesh, dhe vdiqen ne internimin famekeq.
    Ramiz-Nexhmije – skenariste qe meritojne “OSKAR”, por, te zi.
    Ramiz Alia eshte me i madhi tradhetar i te gjitha koherave te kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  4. Domndoci January 16, 16:02

    Mjer Ahmet Cami qe ka lane mbrapa nje shushke si Tefta analfabetja. Tefta gjithe jeten e saj nuk ka shkruejt 2 rrjeshta tani na beka nje liber !!?? qe per fatkeqesine e te jatit , pebuzet nga njerezit qe dine dicka nga historia e Dibres. Lereni bretkocen te beje ga ga ga sa te doje.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi January 16, 16:09

    @…. dhe për vëmëndjen e “kokëllulla”? Më shumë ky debat më duket një keqkuptim ndërmjet Tefta Camit me qëndrimet dhe veprimet e Haxhi Lleshit sesa një keqdashje ? Dhe shkaku i keqkuptimit mund të jetë mungesa e informacionit të plotë e të besueshëm në duart e znj. Tefta? Të dyja familjet kanë merita të medha për luftën prandaj duhet të bëjnë kujdes me prononcimet publike. Tung! Dakord me “kokëllulla” për figurën e R. Alisë?

    Reply to this comment
  6. Tartufi January 16, 16:15

    O i mjeri Spahi,bukur ke shkruar,por nuk kupton , qe pas bukurise se te shkruarit tend….
    do leshohen legenet e kuq te te sulmojne si mashtrus te argumentave, gjysma tjeter e
    legenerise kuqalashe,do te te mburi ,me shkrimin qe ke bene. Ne te mesit do te qeshim kur
    te fillojne te sharat e pa mbaruara te beshipozukeve te te njejtes kope me njeri tjetrin.
    Eshte me mire te mbjellesh nje strome me qepe ,per nevoja te familjes,se sa te shkruash
    nje strome me brockolla qe i dine te gjith sot,me Haxhira e Camer,Hoxhera e Shehera.

    Reply to this comment
    • poeti January 16, 17:03

      Eshte mjaft qesharak ky debat per Haxhi LLeshin qe e zgjodhi krimineli i Titos Vukmanovic Tempo bashke me Enverin per t’i pasur vasale te bindur te Kauzes Federative te Jugosllavise Komuniste.

      Medet per cfare patriotesh dhe per cfare te persekutuarish behet fjale:

      3 vjet patriot i Titos dhe 40 vjet President i Enverit qe nuk hapi gojen njehere per lumenjte me gjak njeriu qe mbushi ANTIKRISHTI shqyptar ne vendin tone.

      Reply to this comment
  7. shqipja January 16, 16:22

    nuk ka burre e aq me pak nje injorante si tefta cami e komp te flasin per legjendarin Haxhi Lleshi familja e tij armike e betuar e turkut serbit e zogut .shkriu pasurine per ceshtjen Kombetare. plera mbyllni gojen.

    Reply to this comment
    • KOZi January 16, 18:27

      Sic kemi lexuar Haxhi Lleshi me familje ne kohe te Zogut ka jetuar ne Jugosllavi dhe eshte paguar nga ato. Kur Gjermania sulmoi Jugosllavine ne 6 Prill 1941 Haxhi Lleshi me pasues sulmoj per llogari te Jugosllavise forcat Italiane qe sulmonin nga Shqiperia. Per luften e kemi te qarte. Sipas Auron Tare kur Amerikanet nxiten bisedime mes delegateve te Zogut dhe Delegateve te Titos ne vitin 1952 per te rrezuar rregjimin e Enver Hoxhes delegatet Jugosllave kane kerkuar qe kur te rrezohet Hoxha perseri Myslim Peza e Haxhi Lleshi duhet te jene ne pozita shteterore ……..

      Reply to this comment
  8. Gjirokastriti January 16, 17:26

    Haxhi Leshi ishte nje antishqiptar i betuar.
    Enveri nuk bente kryetar parlamenti nje njeri patriot por nje filoserb si Xhikja i parlamentit. Per kete analfabeten Camin nuk ia vlen te diskutohet sepse pasi hengri buke gjithe jeten si ministre tani po na del e persekutuar. Fuck you both.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 16, 17:55

      Gjirokastra pershendetje nga Tartufi,te lumte nuk eshte gjirokastra vetem e
      qelbesireve qe i kane vene damken e turpit,por dhe e patrioteve si ti me shok
      qe ju vjen turp per lamasherine qe polli ky qytet.

      Reply to this comment
    • roberto January 16, 17:59

      E ke ngaterruar me Sali Berishen,o “Gjirokastriti” nga Tropoja!!
      Na rrufsh per dimer,se per behar…!

      Reply to this comment
  9. DibraA January 16, 17:42

    Haxhi Lleshi ka qene shok lufte dhe shok pune me tim ate.
    Si Dibran qe jam i njohe fare mire historine e luftes se dibres.
    Gjynah qe Tefta Cani kerkon te hedhe balte mbi figuren me te madhe te dibres.
    Shtate grykat e dibres do te ja thone te veteten Tefta canit.
    Lavdi Haxhi Lleshit trim mbi trima , legjendar, zemra me bujare e dibres.
    Bujarine dhe trimerine e Haxhi Lleshit nuk e ka pase dhe nuk do ta kete asnje shqipetar.

    Reply to this comment
  10. D.Vla January 16, 18:19

    kur s’ke pune ,luaje deren I thone nje fjale moje Tefta Cami ,ose bjeri tengjeres te beshe zhurme te trembesh sorrat,njollose veten, jo legjenden e patejotizmit,nacionalizmit,trimerise,vendosmerise ,krenarise Dibrane dhe tere kombit si H.Lleshi.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F January 16, 19:14

    Nuk e kam lexuar kete artikullin e kesaj Tefta Camit.
    Kur lexoj, zakonisht shoh neneshkrimet e autoreve, se nuk kam kohe te vras me gjithfare lloj mediokrish, sharlatanesh, nje prej te cileve eshte dhe kjo
    Tefta, ish ministre e arsimit, ne gojen e se ciels ka ngelur batuta “Do flas me gjuhen e nenes”, se vetem ate dinte kjo ministruce e ardhur nga mesuesia per shkak te biografise. Dhe tani nuk i vë rendesi se çfare ka shkruar dhe cilin ka share me shume.
    Ka shume mundesi qe kjo pinjolle, dikur pjese e nomenklatures se kuqe, si shume te tjere, nga bllokmene kerkon te tregohet disidente e sistemit qe e moli si lope per vete dhe per gjithe fisin.
    Por mediokrit,servilet, llapaqenet, sharlatanet, spiunet, bythelepiresit ne gen, nuk e kane per gje, qe per interesat e tyre te vrasin dhe jo te shesin dhe te shajne dhe ata qe u kane bere koken dhe jo ata, te cilet, nga bajgat, i bene ministra dhe deputete.
    Nuk i thone kot politikes qe ka ne thelb dredhine, ligesine dhe perfitimin ne kurriz te te tjereve , prostitute ose me shqip, kurve.
    Ky etiektim u shkon dhe atyre qe e demostrojne kete lloj biznesi shekullor.
    Edhe ketu keta plehra e gjejne veten e tyre dhe kerkojne ta prezantojne veten si ish te persekutuar apo te denuar kur kane bere palle ariu ne kurriz te te tjereve dhe jane shkolluar aty ku u desh trapi, sepse kane rremuar per te gjetur kontribute te biografise se tyre te dhier, duke mohura genin dhe origjinen, por dhe duke spiunuar te tjeret per rritjen e krediteve biografike.
    Tani keta llapaqene qe dalin me nofka te ndryshme ne faqe blogjesh online te gazetave vihen ne gare se kush mund te shaje me teper kohen qe ka perenduar.
    Tash na delka dhe nje me nofke “Gjirokastriti” nje kolaq derrasaxhinjsh apo i lagjes se Enver-Ismailit, model bythelepiresish qe dashka te etiketoje nje prej Heronjeve te Luftes se Dyte Boterore, per te mos thene i vetmi shqiptar, Haxhi Lleshin si antishqiptar.
    Te presim dhe te degjojme kur ndonje bylmez tjeter te beje antishqiptar dhe Myslym Pezen dhe bashkepunetoret e Duçes dhe Hitlerit Hysni Lapanjozin (Lepenicen), Mustafa Merliken dhe maskarenj te tjere ti beje shqiptar te medhenj.
    Ne epoken e maskarenjeve qe jetojme nuk eshte ndonje çudi e madhe kur degjon deklerata maskarenjsh, qe u ngjajne pordheve te gomereve qe kane mesuar te shtypin ne tastiere.
    Ky do jete ndonje nga ata qe ne kohen e monizmit e mohonin hallen e tyre Musinene per te perfituar te drejta studimi dhe favore nga shteti komunist ndersa kur era fryu ndryshe dhe dallendyshja ktheu drejtim, u vune ne rrjesht per te vajtuar humbjen e njeriut te tyre. Hipokrite dhe sharlatane te pashoq. Por ky mund te jete dhe ndonje derr katundari nga te atyre qe lane kockat ne Grihot ne ’43 kur kapitulloi italia fashiste dhe shkuan per te bere zakonin por lane breket.
    Ne mos qofte i njejti person qe i bene qerfin vetes.
    Ne kete rast thuhet shprehja qe duhet te kseh dy per keta lapanjoze; nje ta mbash dhe tjetren ta çash.

    Reply to this comment
  12. SuloKapedani January 16, 19:15

    Nuk èshte vetem Tefta Cami qè flet mbas shpine ose si kofini mbas te vjeli.Te paktèn tè ruajnè aq respekt sa u ka ngelur nga ajo kohè dhe per tè tjera gjèra te ecin me kohen po mundèn se nuk kanè çfare tè ndreqin me per tè ardhmen.Persa i perket tartufit dhe poetit sikur ka nje lidhje mendimesh por do tè thosha se poetèt shkruajnè me fjalè te bukura tè embla dhe jo fjalè tè ashpra e ofenduse,si pèrfundim lexoni dhe shkruani por emri nuk u shkon.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 16, 19:30

      Sulua tim i dashur,kapedani,,,po c mut poetesh jemi ne? Ne o kapedani jemi
      bejdexhinj qe kerkojme te kalojme kohen ,me legenet serioze si ky vezhguesi
      e bythes me shoke. Per emrat qe kemi vene,vari teneqen,jane nje soj si
      emri tend,pak lart pak poshte. Nje gje eshte qe me kete lloi idioti qe hngren
      buken e ketij populli si gomar qe qene,nuk ju shkon te shkruajne tani.

      Reply to this comment
      • Dritani January 16, 20:17

        Sa mire qe njihke veten ti mor rrk. Hahaha! Nje autogol kastravecash ose kungujsh pa fare.Si i thua Sulos? “…Po c mut poetesh jemi ne?” Ti je nje nga ata muter qe nuk e di se ka dhe nje shkronje shqipe qe shkruhet dhe lexohet ç dhe jo c dhe ka dhe nje shenje pikesimi qe quhet apostrof. Por ti je nje cope injoranti qe kushedi se ku çbllokon ndonje nevojtore publike se ate ne shtepi ta çbllokojne te tjere.

        Reply to this comment
        • Tartufi January 16, 20:32

          Vazhdo qen zagar nga pas Tartufit ,te merisesh pordhet
          e tij. Qaje kalorsit nga i varen kembet dhe si shkruan dhe
          ke pastron, o skllav i degjeneruar pa vlere,dil me 5 emra
          se as kush nuk te ndjek o lavirija e dylberizmit ,ne kete
          forum.

          Reply to this comment
        • Tartufi 2 January 16, 21:36

          Vëzhguesi f dhe Dritani. Tartufi pa numur dhe gjirokastriti janë i njëjti…por i ndarë përgjysëm! Gjysma poshtë lavdëron gjysmën sipër. Tartufi dhe matufi janë pjellë bufi. Eshtë i njëjtë në tru me beqir metën, 88 vjeç. Respekte.

          Reply to this comment
  13. Vëzhguesi F January 16, 22:00

    @ Tartufi 2. Edhe mund te mos pergjigjesha, sepse edhe une kam nje mendim me ty. E shoh nga menyra se si i shkruan fjalet veçanerisht kur ngaterron “i” me “y”. Por eshte nje lloj budallai, qe nuk e di se ku i kjam ngulur ndonje gozhde dhe sa here qe dal une ky sikur me pret nga jasht deres. Me e lezetshmja eshte se te gjithe i duken si une. Ky Dritani i qenka vene nga pas derdimenit dhe i duket tamam ferra ibrahim. Them se mund te jete ndonje kolonjar, jo nga Erseka por nga fshatrat e Gjirokastres se vdiska per ballistet. Ai fshat me ç’kam lexuar ka patur shume balliste.

    Reply to this comment
    • nastradini January 17, 13:25

      Beji te fala Prandvera Hoxhes dhe ngushelloje HALLEN per nipcen e prangosur se do te ngrohe qeline e burgut per nje kohe te gjate. Apo nuk e ke degjuar lajmin per Klanin HOXHA te kokaines kolumbiane nga Kuba Mike e Nexhmijes per ne Shqypni?

      Reply to this comment
  14. shqip hesapi January 17, 04:58

    I dashur artikullshkrues Skender Spahiu nuk ju njoh por po ju drejtohem si autor i shkrimit.Nuk jam as dibran dhe se Haxhi Lleshin e kam pare shume here ne TV.Kam lxuar shume per te dhe e di qe eshte nje patriot i flakte i shqiptarise dhe udheheqes i madh ne LANC.Tefta Camin e kam njohur si nje ministre e rendomte sic solli ne ate kohe Enveri koop.,sharrexhinje,zdrukthtar e tj.Ben mire qe i kundershton me fakte dhe argumente bindes artikujt e Teftes (nuk mund t’i them zonje se nuk eshte e tille ).Tefta si shume te tjere llapaqene kerkon te kaloje djathtas si nacionaliste duke sulmuar me paburrerine qe e karakterizon.Kjo urrejtje e saj nuk lindi gjate luftes apo ne vitet e pasclirimit Kjo urrejtje lindi kur Tefta ishte ministre se nje dite kur po kthehej per ne Tirane makina e saj beri nje karambol dhe njerzit e moren shpejt e shpejt per ne spital.Njerezit ia thane Haxhiut dhe ai e kritikoi.

    Reply to this comment
  15. xhateli January 17, 13:58

    Me sa duket aksidenti qe beri ne Gose te Kavajes, me pegueotin (keshtu e shqiptonte tefta marken e makines se saj), i ka ngrene ca derrasa teftes dhe e ka lene gjytryme. ndaj dhe shkruan keshtu per historine e per heroin e popullit. Turp per ne qe e kemi pasur ministre, turp dhe per ate vete qe merr dysh ne histori.

    Reply to this comment
  16. Zani Burimi January 17, 14:53

    Sinqerisht me vjen keq qe te shkruaje nje soj i mire i Came kaq keq kunder nje Shtepia te Madhe, siç ka qene dhe eshte ajo e Lleshit te Dibres.
    Skenderi e paska bere mire qeia paska qendisur siç duhet Teftes dhe se Dibra e ka njohur me mire se gjithe Shqiperia Burrin e madh Haxhi Lleshin.
    Pershendetje te gjithe atyre mesuesve qe kane dhene shpirtin e vet ne ate kohe per femijet shqiptare, pavaresisht kohes dhe kushteve te veshtira ne te cilat punuan anekend Atdheut. Jo vetem kaq, por ata mesues e mesuese çuan ne popull kulturen, artin, sportin dhe studiuan kulturen shpirterore me aq veneracion dhe me te gjitha mundesite e tyre duke lene pas nje trashegimi te pasur e te pavdekshme.
    Tungjatjeta atyre Njerezve qe, pavaresisht dredhave te kohes, mbeten Njerez me shkronje te Madhe!

    Reply to this comment
  17. vero January 17, 16:44

    ju o mjerane qe shkruani per Haxhi Lleshin, nje sherbetor te serbeve me fis e me fare, qe e lane shqiperine nenkthetrat e serbeve dhe greke, jeni dhe mbeteni sherbetore me puthadores te armiqve te shqqiperise. Ahmet Cami ishte nje hero, nje njeri patriot nje shqiptar i vertete, dhe qe vlerat nuk ja ka mundur tja ule Haxhi Lleshi gjate kohes qe ishte gjalle dhe as ju me keto komende mediokre.

    Reply to this comment
  18. ay January 17, 17:57

    Nuk e kuptoj`cfare kerkon Tefta nga Haxhi baba?Me teper se 15 vjet ministre,cfare mund te behej tjeter?

    Reply to this comment
  19. Majlinda Cami January 17, 18:17

    mjafton te kerkoni ne internet per te kuptuar historine e familjes Lleshi, bashkepunimin e tyre me Serbine, nenshtrimin ndaj Tempos, qendrimin ndaj kosovareve qe u masakruan ne Tivar e shume e shume te tjera. Gjithsesi koha do te provoje se kush jane tradhetaret e kush patriotet. Arkivat e Beogradit kane filluar te hapen. Jane mjerane ata qe per hir te lidhjeve me kete familje apo per arsye te tjera perpiqen t’i mbrojne.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F January 17, 23:31

      @ Majlinda Cami.
      Nuk e di se çfare lidhjesh familjare ke ti me Teften, (per historine familjare, por jo te saj si ish zyrtare e nomenklatures se kuiqe, si çdo shqiptar i ndershem, kam rrespekt) por po shikoj se do jesh nje nder ato qe ke formuluar gjithe keto kritika , madje tash po i jep ngjyren e akuzave ndaj nje prej shqiptareve te medhenj, luftetar dhe jo vetem pore Hero i Ppopullit dhe Hero i Luftes se Dyte Boterore, dekoruar me rastin e 50 vjetorit te triumfit mbi fashizmin, zyrtarisht ish Presidentit me jetegjate te shtetit shqiptar, Haxhi Lleshi.
      Une qe po te replikoj, nuk jam dibran dhe nuk kam as lidhje dhe as njohje nga afer me kete personaliet qe tashme nuk jeton me.
      Mire do ishte qe ato çka kini per te , t’ia kishit thene kur ishte gjalle qe te merrnit ate pergjigje qe ju takon.
      Sa per termin mjerane, me duket se me mjeranet jane ata qe kane ngrene nje luge çorbe te prishur diku dhe kane nisur ta vjellin.
      Po le te ndalemi pak ne ato qe ti hedh ne kete blog.
      Asnje shqiptar nuk ka pse te marre si pike referimi, sharlatanlleqet e armiqeve historike te ketij populli dhe vendi, shpifjet monstruoze per te njollosur nje familje dhe nje njeri qe nuk kurseu asgje per Shqiperine, siç ishte Haxhi LLeshi. Makineria propogandistike antishqiptare serbe, duke shfrytezuar dhe teknologjine moderne te kohes, pra internetin, mund te prodhoje pa hesap balte dhe llum ne interes te llogarive te saj, per te erresuar lavdine e drejtuesve te luftes se popullit shqiptar.
      Nuk them se nuk ka naiver dhe qorra apo dallkauker qe te mos i kaperdijne dhe t’i bejne njesh me trupin dhe mendjen e tyre.
      Kjo eshte fatkeqesia e kohes qe jetojme sot. Por ju te pakten, nese nuk jeni perlyer me çorben e prishur nuk keni pse beheni perhapes te shpifjeve monstuoze.
      Dhe se fundmi, kot per kuriozitet te pyes, ku e di ti se çfare kane arkivat serbe qe sipas thenies tende kane filluar te hapen?!
      Mos valle mbeti pasteria e figurave historike te nje kombi te vlersohen nga arkivat e nje shteti historikmisht dhe jo vetem ne nje periudhe te caktuar, kane qene armiqte me te medhenj te tij?!!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" January 18, 00:57

        Vezhguesi F. Je teresisht i painformuar, mund te them me fakte, qe babai i Haxhi Leshit, bashke me Taf Kaziun, ishin udherrefyesit e forcave serbe qe rrezuan qeverine e Nolit.
        Haxhi Leshi, kur ju desh te ikte nga Shqiperia, bashke me Myslym Pezen, morren azil politik, ne Serbi dhe kane qendruar ne Beograd, deri sa Shqiperine e pushtoi Italia fashiste.
        Dua te sqaroj, se Haxhi Leshi, hyri rastesisht ne luften N. C., kjo se kur Enver Hoxha e pyeti Myslym Pezen, se a njifte ndonje ne Diber, per ta bere udheheqes te luftes ne ate zone, Myslym Peza, pa nguruar dha emrin e Haxhi Leshit.
        Te tregoj se Ahmet Cami, nuk pranoi deri sa u vra mbas shpine, yllin bolshevik dhe per kete Haxhi Leshi, gjithmone e ka cilesuar si nacionalist, megjithese se Ahmet Cami, ishte njeri nga ata studente, qe nuk pranoi te kendonte himin fashist ne Rome, me rastin e dorezimit te diplomave.
        Dua perseri te tregoj, se koha kur ne krye te ministrise ishte Tefta Cami, arsimi ishte ne majat me te larta, duke hequr lenden M.L., qe sishte ne dore te saj.
        Prandaj Vezhguesi F. Mos bjer pre e disa plehrave qe Ahmet Ca, i, i ka patur si yzmeqare.
        E njoh familjen Cami dhe deshmoret e kesaj familje, ne keto 100 vjetet e shtetit shqiptar.
        Befsh gjumin e qete, se eshte ora 00, tani qe po te replikoj.
        Ta dhash ty nje pergjigje, se mendoj qe te tjeret, se meritojne, as ti kthesh koken.

        Reply to this comment
      • Majlinda Cami January 18, 10:27

        Pershendetje zoteri, une jam mbesa e Teftes, pra Tefta eshte motra e babait tim Moisi Cami. Synimi im nuk eshte qe te mbroj Teften, sepse ajo eshte gjalle dhe di te mbroje veten, por te mbroj te vdekurit qe nuk kane mundesi te replikojne si gjyshin tim Ahmet Cami dhe babain tim Mois Cami qe indirekt preken nga komentet e papergjegjshme te njerezve anonime. Une postova dy materiale per te ndihmuar autorin e ketij shkrimi qe te mos behet pale me ata qe kane shtremberuar historine e ketij populli. Synimi im ishte qe autori te kuptonte se Ahmet Cami organizoi rezistencen kunder pushtimit italian ne vendin e tij. Organizimi i tij quhej apo jo cete nuk ka rendesi, rendesi ka qe ai ndoqi traditen familjare per te luftuar kunder pushtuesit. Sigurisht fillimisht organizoi fisin e tij. Te perpiqesh te ulesh apo te njollosesh figuren e tij duke bere loje fjalesh e krijoi apo jo ceten u quajt apo jo keshtu apo ashtu dhe te perpiqesh qe rezistencen antifashiste te ketij populli ta kanalizosh vetem ne kuader te LANC-it ky eshte gabimi i atyre qe shkruan historine deri tani. Eshte nje fakt i padiskutueshem qe jane 4 te vrare dhe 17 te burgosur pasi ata goditen nje repart italian dhe moren armatimin. Dhe e keqja e atyre qe kane shkruar historine deri tani, pra e fitimtareve, eshte se nuk pranojne absolutisht te dalin fakte te tjera sic eshte edhe ky fakt qe u publikua nga ana e Teftes. Ju me thoni perse nuk i thate me pare Haxhi LLeshit, dhe une po ju pergjigjem ku e dini ju se nuk i eshte thene. Im ate e kishte mire me te dhe familja e jone trajtohej mire nga ai sistem deri ne momentin kur im ate mbrojti te atin referuar pikerisht edhe ketij ditari qe une postova. Perse valle Haxhi LLeshi u be keq qe Ahmeti e kishte te lene te shkruar ne ditar se Haxhiu kishte ardhur ne shtepine e tyre me forcat serbe per t’i kerkuar qe te organizoheshin per te luftuar pushtimin italian dhe per te ndihmuar Jugosllavine. Ishte ky moment qe ne u beme pre e atakimit nga ana e tij sikurse edhe shume familje patriote dibrane qe kane pesuar me keq. Ishte zgjuarsia e tim eti dhe perkrahja e Hysni Kapos qe e shpetoi nga internimi ne kohen kur ne Peshkopi u gjykuan shume njerez te luftes dhe u perjashtuan nga partia. Ketu hedhin edhe pyetje me te drejte se Tefta ka qene Ministre dhe cfare ka dashur me shume ajo. Se perse Tefta u be ministre ne e kemi kuptuar shume mire. Sigurisht ne ate kohe ka pasur kontradikta edhe brenda instancave te larta dhe e vetmja familje qe mund t’i kundershtonte dhe te perballej me Haxhi Lleshin sigurisht ishte familja jone nje familje e paster e paperlyer dhe me 4 breza deshmore. Madje ka qene vete Haxhi LLeshi qe ne biseda te ngushta eshte shprehur qe familja qe ka vijimesi deshmore eshte familja jone. Jane 4 breza dhe disa deshmore ne kater breza. Gjeni nje familje te tille ne Shqiperi qe te mund te bisedojme me tej he perse pikerisht kjo eshte lene ne hije. Ngritja e Teftes u be ne kuader te emancipimit te gruas. Pra u largua im ate dhe u ngrit Tefta. Enver Hoxha i ka rene ballit me pellembe kur Haxhi Lleshi i ka peshperitur ne vesh ne kohen qe im ate diskutonte ne nje mbledhje.Sigurisht ai ishte djali i Ahmet Camit qe u ngarkua te merrte ne dorezim bazen materiale te ushtrise italiane ne Diber te Madhe, pas kapitullimit te Italise dhe qe nuk pranoi qe pushtetin ta ndante me sllavet por ngriti flamurin shqiptar ne vendlindjen e tij. Ky ka qene preteksti qe Tempo protestoi dhe i detyroi drejtuesit e kohes qe te largonin elementin nacionalist nga Dibra. Ajo qe duhet te kuptojme eshte se ne Shqiperi ne cdo kohe jane perplasur lindja dhe perendimi. Sigurisht te dy palet duhet te kene pasur njerezit e tyre. Krahu lindor u duk se triumfoi duke likuiduar Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe duke marre pushtetin Ramiz Alia dhe ne prapavije Nexhmie Hoxha dhe Haxhi Lleshi. Sigurisht elementi patriot ne trojet shqiptare dhe shqiptaret ne pergjithesi do te shpetojne nga influenca dhe synimi sllav per keto troje nese na ndihmon perendimi. Ne kete menyre do te shpetojne edhe vete spiunet dhe puthadoret e tyre, sepse nuk do te perdoren me. Fati me i keq i tyre eshte se jane korruptuar ne kohe dhe vende te ndryshme, sidomos ata qe kane jetuar ne Jugosllavi. Nga nje bisede e Haxhi Lleshit me nje kusheririn e tij, kuptohet me se miri kjo. Haxhi LLeshi porosiste per nje kusheri tjeter qe te mos ikte ne Jugosllavi sepse atje sipas tij, te perdorin. Eshte kjo shprehje qe me ka mbetur ne mend. Pra per te ndihmuar me shume keta qe mbase jo edhe per faj te tyre jane korruptuar mos lejoni qe t’i perdorin me shume ne dem te ketij vendi. Ne lidhje me ate qe thoni per arkivat sigurisht logjika ta do se nje dite do te hapen arkivat kur te kaloje periudha e konspirimit. Une kam lexuar letrat qe Tempo i dergon Enver Hoxhes per ngjarjen ne Diber te Madhe dhe kuptohet fare mire influenca e tij ndaj tyre. Prandaj as qe nuk isha per te dale shkrimi i Teftes sepse koha do t’i sqaroje te gjitha. Mund t’i kerkoni letrat e Tempos ne internet dhe do te kuptoni se cfare ka ndodhur ne ate kohe.

        Reply to this comment
  20. Vëzhguesi F January 18, 13:28

    Mirdita dhe pershendetje te dy replikuesve te mi.
    Respektoj dhe vlersoj maksimalisht aryetimin tuaj nepermjet pergjigjeve ndaj komentit tim. Megjithese eshte e dyta ne pergjigje, po dua te komunikoj pak me zonjushe apo zonje, te me ndjeje, Majlinda.
    Dua te jem katerciperisht i sinqerte ne kete komunikim.
    Historine e luftes nac.-çl dhe te rinderitimit dhe zhvillimit te Shqiperise se pas luftes, kame mundur ta njoh nepermjet materialeve te ndryshme te bera publike ne kohe te ndryshme dhe arkivave, si mjaft qytetar te tjere te interesuar per te mos thene intelektuale duke shmangur nje lloj vetemburrje.
    Natyrisht qe mund te kete dhe dokumete te tjera arkivore te cilat mund te kene problematika te panjohura deri tash per mua.
    Ajo qe une perpiqem te trajtoj ne menyre principiale eshte se jo vetem nuk dua ta pranoj por as dua ta besoj, qe pikerisht pasardhesit e atyre qe i vune gjoksin dhe dhane jeten per Shqiperine, pjese e nderuar e te cileve jane bijte e familjes Cami ne Diber, te me ndjeni per fjalen pak te rende, te tregohen naive duke etiketuar me epitete fyerse deri bashkepunetor te armiqeve shekullor te Shqiperise, nje prej figurave kryesore te luftes nac-çl. dhe te periudhes pas saj, e theksoj Hero i Popullit dhe Hero i Luftes se Dyte Boterore, Haxhi Lleshin.
    Une, jo sot, por sa te kem jete, nuk kam per te besuar dhe jo te marre per te mireqene, asnje lloj shpifje te propogandes antishqiptare serbe, asnje lloj makinacioni dhe manipulimi me te ashtuquajturat dokumenta arkivore dhe konspirative qe kane burimin tek zyrat e udb-es famekeqe te Beogradit.
    Eshte naivitet deri ne dashakeqesi te marresh ne konsiderate dhe vlersim madje deri ne pike referimi shpifjet e perpiluara nga armiqte sherkullor te ketij kombi, qe nuk kane reshtur se asgjesuari fizikisht dhe ne pamundesi te saj, se baltosuri figurat historike te polullit shqiptar.
    Ne gjykimin tim pranoj se mund te jene bere plot gabime, si per shume probleme te tjera dhe ne vlersimin e kontribuesve deri me gjakun dhe jeten e tyre nga shteti shqiptar i kohes dhe perfaqesuesit me te larte te tij per motive qe mund te arrijne deri ne meskinitete dhe kahare provincialiste.
    Rihapja e temave me debate as mish dhe as peshk duke i çuar deri ne akuza monstruoze qe UDB-ja ka fabrikuar me kujdes per gjoja implikim te shqiptareve ne masakren serbe te Tivarit, me vjen keq por dua te them nuk i sherben askujt perveçse mullirit te Beogradit.
    Dhe ketu nuk behet fjale per paragjykim por per nje vazhdimesi prej qarqeve serbe, te zbatimit permanent te doktrines dhe strategjise çubreloviçiane.
    Per mikun tim ne kete blog “Horri i Bulevardit”!
    Me sa shoh duhet te jeni nga ajo krahine, ose do te keni shfletuar ndonje dokument konfoidencial qe njihni ndonje detaj qe une nuk njoh qe ka te beje me permbysjen e qeverise se Nolit dhe riardhjen ne pushtet te Zogut.
    Mua nuk me rezulton plotesisht keshtu, se ardhja ne psuhtet e Zogut u be nga plani i Pashiçit duke aktivizuar ushtarket cariste te emigruar ne Jugosllavi.
    Por nuk ka ndonje problem.
    Se dhe ne qofte keshtu, sipas thashethemit provincial apo ndonje dokumenti shkresor per angazhimin e babait te Haxhiut ne nje ndermarrje te tille antishqiptare, kjo nuk i ul asgje kontributit te shquar te Haxhi Lleshit per luften dhe per rindertimin e Shqiperise.
    Me vjen keq, por si per çdo gje une kam integritetin tim kur hedh ndonje opinion dhe nuk kam ndermend te huazoj askend.
    Sa per ish ministren Cami, me duhet te them me plot koshience, se pavarsisht vleresimit tuaj edhe ne kete opinion, nuk ndaj te njejtin mendim.
    Se çfare u hoq dhe çfare u vu ne kohen e saj si ministre, eshte nje gje pa kurrfare rendesie se ato ishin pjese e politikes se kohes, produkt i te ciles ishte dhe ajo si mjaft te tjere qe u bene deri antar te byrose politike.
    Gjithesei ju falenderoj dhe pershendes.

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" January 18, 14:26

      Me sa di une, Tefta Cami ska qene anetare e byrose politike, a ka patur me te afta se ajo, natyrisht se ka patur, por shkolla duke e krahasuar me keto vite pseudodemokraci, perjashto politiken, ka qene ne standarte shume te larta, korrupsioni ka qene zero, i vetmi gabim, qe ska qene faji i titullarit te institucionit, ka qene se ne disa raste, nxenes te shkelqyer, nuk i dilte e drejta e studimit, per shkak te biografise, nje nga te cilet jam edhe une.
      Jam gjysem dibran, por e njoh kete familje,
      . Artikullshkruesin nuk e njoh, por nga mbiemri, te deklaroj se eshte nje plehre, por sic kam deklaruar gjithmone, hapja reale e dosjeve, do te sqaroje shume gjera, qe deri tani, kane qene te mbyllura per publikun.
      Flitet shpesh per grupin e veriut dhe po te deklaroj se kryetar i ketij grupi, ka qene personalisht Haxhi Leshi, me ndihmese vete te vene e diktatorit, Nexhmije Xhuglini, si ish-ja e Dushan Mugoshes, R. ALIA, VINTE MBAS KETYRE.
      Perjashtimi nga partija i zonjes Tefta Cami, eshte bere direkt me urdher te ketyre emrave qe dhashe me lart, ne kongresin e fundit te PPSH, shkaku ka qene, se zonja Tefta Cami, nuk hapi dyert e ish shkolles se partise, drejtoreshe e se ciles ishte ne fundin e karieres se saj, per Vullnetaret e Enverit, qe klani i veriut, i siguroi nga krahina e Dibres dhe Skraparit.
      Por DOSJET JANE ATO, QE DO HAPIN KUTINE E PANDORES, DUKE I NXJERRE SHUME PSEUDODEMOKRATE DHE PSEUDO HERONJ, ZBULUAR.

      Reply to this comment
    • Majlinda Cami January 18, 15:39

      Une jam zonje dhe per moshen qe kam dua qe te jem korrekte edhe ne fjalet qe perzgjedh. Eshte e drejta juaj te besoni ate qe dini por mire eshte qe gjithnje te jemi te hapur ndaj cdo informacioni te ri dhe te jemi kritik sigurisht. Ju mendoni se figura e Lleshit synohet te goditet nga qarqe antishqiptare dhe se ai nuk ka qene bashkepunetor i Jugosllavise. Ne absolutisht nuk kemi synim te godasim figuren e tij thjesht te sqarojme disa kontradikta dhe konflikte qe kemi pasur. Dikush qe i ka njohur edhe gjyshin tim edhe Haxhi Lleshin na eshte shprehur qe konflikti i tyre ishte sfide per epersi. Do kishim dashur te kishte qene e tille. Ne fund te fundit LLeshi u tregua me i zgjuar, i lumte kishte dhe mbeshtetje nga jashte, kishte parane etj. etj. Dihet tashme se Londra kishte caktuar Beogradin qe te organizonte rezistencen edhe ne Shqiperi dhe se ata e ne i qujme bashepunetore te Jugosllavise fare mire mund te kene qene bashkepunetore te Inteligjenc Servisit qe e kishte qendren ne Beograd. Ne jemi popull dhe si gjithe patrotet shqiptare nuk kemi financime dhe me shume kemi idealizmin ne gjak. Nese gjeni kohe te lexoni ditarin e gjyshit tim do ta kuptoni se kush ishte ai. Per fat te keq ditari i luftes na ka humbur, pasi pas vrasjes se Ahmetit te paren gje qe kane kerkuar ne famije ka qene ditari i tij. Per te kuptuar nese kemi te drejte te mbrohemi mjafton te shikoni shkrimin e mesiperm, biseden qe Lleshi ka bere me historianin Kristo Frasheri dhe ditarin e Ahmet Camit. Ndersa ne Ditar Ahmeti p.sh. flet per vrasjen e Ejup Camit per shkak se ju gjet revolveri i italianit te vrare shikoni si e trajton Haxhi Lleshi ne biseden e tij me Frasherin. Eshte cinizem te tallesh edhe me gjakun e deshmoreve. Shikoni si i quan Camet tradhetare nderkohe qe vetem ne linjen vertikale jane 4 breza deshmore. Shikoni sesi merret me cingerima artikullshkruesi, por jo vetem ky se eshte edhe nje historian dibran Daci qe flet me kete gjuhe. Kur i zoti i punes Ahmeti thote qe u organizuam per te luftuar, se ngritem ceten, se sulmuam italianet se kishin fjetur ne shtepine e tij 30 burra ngjesh e ngjesh se i vellai ju vra ne prite per shkak te aktivitetit,se u futen 8 burra ne pushkatim per shkak te aktivitetit por per fat iken nje pjese e mbeten vetem 3 te vrare se u arrestuan 17 te gjithe Came per shkak te aktivitetit etj. etj perse atehere duhet patjeter te mohohet lufta e tyre dhe te thuhet se ceta u krijua ne gusht 43 kur u krijua batalioni partizan dhe t’i atribohet Haxhi Lleshit?. Perse cdo gje lidhet vetem me lancl dhe jo se ky popull e ka pas ne tradite luften kunder pushtuesit dhe madje do te luftonte edhe sikur te mos ishin krijuar fare formacionet partizane qe me shume i sherbyen shtrirjes se sundimit sllav ne trojet tona sese luftes kunder okupatorit. Pra ne nuk jemi te inspiruar nga qarqe te huaja per ta atakuar. Por nuk e kemi kuptuar kurre perse na sulmonte. Perse nuk rreshti se derguari njerez ne Diber per te marre deklarata qe Ahmeti nuk mbante yll ne kapele. Perse i detyroi luftetaret qe te benin deklarata absurde kunder Ahmetit. Cfare kishte me ate. Sic thoshte gjyshja ime e ndjere nuk ia la kockat rrehat edhe mbas vdekjes. Pra nese Ahmeti ishte patriot dhe Haxhi Lleshi po ashtu perse sulmonte nje famije patriotesh? Keto jane pyetje qe na kane munduar. Puna eshte se keto tashme nuk kane vlere sepse jane gjera te kaluara dhe rane bashke me rregjimin absurd 50 vjecar. Por eshte per te ardhur keq qe ata njerez qe figurojne te lidhur dikur me LLeshin shkruajne pro tij dhe na atakojne ne edhe sot. Faktin qe Tefta e thoshte keq emrin e pezhose e kam lexuar ne fillim ne nje shkrim qe beri Kristo Frasheri kunder Teftes dhe mendova se si e ul veten goxha profesor te merret me keto gjera. Se Teftes sigurisht dikush tjeter i kishte thene qe te kemi dhene kete tip makine etj. etj. Pra si eshte e mundur qe profesor Frasheri edhe pas ’90 zbaton porosite qe i jepte Lleshi dikur qe te sulmonte Camet se ata ishin te gjithe trdhetare. Perse Lleshi kapej me Teften qe ishte femija e tij. Mbase Tefta do te kishte bere mire qe ne vend te shkrimit te kishte publikuar procesverbalin e mbledhjes se byrose politike ku Tefta ishte thirrur per t’u perjashtuar nga partia se aty ka qyfyre dhe mund te kuptohet edhe raporti i LLeshit me Hoxhen dhe Kapon se kush ne te vertete ishte me i fuqishem. Perseri une i mbetem mendimit qe keto gjera sot jane thjesht per te kaluar kohen. Gjithsesi gazeta dita ben mire qe i hap.

      Reply to this comment
  21. "Je suis Charlie" January 18, 13:36

    “Je suis Charlie” ja si ndeshkohet fjala e lire ne Tiranen tone apo me gjere. Te anatemojne, te fyejne, te shajne, te dhunojne psikologjikisht, vetem se thua te verteten. Komplimentoj Majlinden per shjegimet dhe guximin e saj. Ato qe flasin edhe me shume jane faktet dhe dokumentat dhe pa dyshim vendin e pare e ze gjaku I derdhur I kesaj familje te madhe dhe me patriotike qe kam njohur ne mbrojtje te ceshtjes KOMBETARE. Keni te drejten me legjitime , si pasardhes direkt te Atij brezi ta mbroni ate gjak te derdhur ne disa breza. “Je suis Charlie” sot u be sllogani per fjalen e lire. E verteta gjithmone eshte e hidhur per ndonje segment, Por ajo duhet shprehur dhe mbrojtur.

    Reply to this comment
  22. sulejman meta February 27, 13:53

    Mbetem ne te njejten teme.
    Lus te gjthe ata qe dine diçka per komisarin e pare te çetes partizane te Dibres, ku komandant ishte Haxhi Lleshi e komisar Qazim Prishtina, te me njohin me ndonje te dhene per komisarin, i cili ishte vellai i madh i babes sim.
    Me inisiativen e Tefta Camit u shkarkua nga te gjitha detyrat edhe ose ishte bartes i tete medaljeve dhe dekoratave per mritat e tija si ne lufte, ashtu edhe ne paqe.
    i peshendes te gjithe njerezit qellimmire qe duan te me ndihmojne qe ketij tia botoj nje monografi, se pakut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*