Replika Tahiri-Noka te Komisioni i Sigurisë, opozita braktis mbledhjen

Redaksia Online December 18, 2013 10:19

Replika Tahiri-Noka te Komisioni i Sigurisë, opozita braktis mbledhjen

Opozita ka braktisur mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, pas një debati mes ministrit të Brendshëm Tahiri, dhe ish-ministrit Noka. Gjatë seancës dëgjimore lidhur me buxhetin e vitit 2014 për Ministrinë e Brendshme, Tahiri  tha se rritja e zërit të buxhetit për institucionin që ai drejton, shërben për parandalimin e korrupsionit, ndërsa shtoi se nga kjo rritje përfitojnë rritje page 93 % e efektivëve të policisë.

“Ky është buxheti më i madh në historinë e policisë. Lufta ndaj krimit ka kosto dhe kërkon para. Gjetëm në ministri një buxhet të keq me borxhe të mëdha. Ky buxhet e kthen në komoditet pune Policinë e Shtetit”, tha Tahiri.
Ndërsa ish-ministri Noka replikoi duke u shprehur se “paratë që po jepen janë jo për sigurinë në vend, por për sigurinë e policëve”.
Duke krahasuar gjendjen e policisë me qeverinë e kaluar, Tahiri tha se “Policia e Shtetit ishte kthyer në vend barcaletash për Mulin”.

Redaksia Online December 18, 2013 10:19
Komento

2 Komente

  1. aro December 18, 10:35

    me te vertet barkaleca policat e mulit nuk lidhin dot kepucet nga BARKU

    Reply to this comment
  2. arvanitasi December 18, 14:55

    Po e vertete eshte se nje nga ata policat e mulit duke pritur dike qe kishte lene takim rastesisht u ndodh te dera e nje kopeshti femijesh dhe duke pritur personin po shikonte te dera e kopeshtit femijet duke lozur ne oborr. Afrohet edukatorja pasi e shikon qe polici kishte kohe qe rrinte te dera dhe i thote:
    – Pershendetje zoteri
    – Pershendetje i pergjigjet polici
    – Prisni ndonje femije? e pyet edukatorja
    – Jo jo e kam nga birrat se pi shume birra une! i thote polici.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim