REPLIKAT/ “Boll u more me ‘armiqtë e klasës’”, Rama i kthehet ish-drejtorit të policisë

January 19, 2018 14:58

REPLIKAT/ “Boll u more me ‘armiqtë e klasës’”, Rama i kthehet ish-drejtorit të policisë

 

Kryeministri, Edi Rama ka qenë sot në shtëpinë e një vajzë që vuan nga diabeti, për t’i dhënë lajmin e mirë se fishat e diabet do të rimbursohen.

Menjëherë pas postimit të numrit një të Qeverisë, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” kanë vërshuar komentet nga ndjekësit e tij në rrjetin social, ku mes tyre bie në sy ajo e ish-drejtorit të Policisë, Mithat Havari.

Ky i fundit, i ka kërkuar Ramës që të merret me punë dhe jo me armiqtë e klasës.

Nuk ka vonuar dhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama, jo vetëm ndaj tij, por edhe disa komentuesve të tjerë.

Më poshtë po ju sjellim komente dhe replika.

REPLIKAT

KomentuesiMirmengjes oo shqipe..nje pytje me ta ba me rruget qa ke ndermend me ba se gjdo sekond qe dalim ne rrug ne gjdo rruge eshte ber rrezik vdekje rrug te defermuara si dallge deti…gropatat qe mbushen me zhavorr apo me zift me lopate dhe nga gropa behen gunga ska vizime as sinjalistik shkojme si te verber ne rrug..rruget kan mbaru perfundimisht.

Edi Rama: Rruget nuk kane mbaru perfundimisht sic thua ti por ke shume te drejte qe s’jane hic ne terezi dhe do t’i sjellim ne terezi se duke e pasur timonin vetem edhe gropat i ndjejme njesoj, edhe mundesine e kemi shume me te madhe per ta zgjidhur kete hall te perbashket, pasi hoqem pjesen derrmuese te malit me borxhe qe na lane ne kurriz ata qe i lane rruget rrugeve.

Komentuesi: Do lodhesh po shkove dere me dere per te zgjidhur hallet e njerezve …duhen institucione qe tu sherbejne njerezve sepse e kane detyrim..kjo qe ben edhe pse zgjidh hallin e madh te ndokujt quhet propagande..se nuk zgjidh hallet e te gjith atyre qe jane ne nevoje..!!!

Edi Rama: Propagande te tregosh se si u zgjidh nje hall i madh i gjithe femijeve me diabet duke u dhene fishat e diabetit falas e duke u kursyer prinderve nga 100 mije leke cdo muaj?!? Shih mos e ke gabim kuptimin e fjales propagande miku im

Mithat Havari: Boll u more me “armiqt e klases”, merru me pune tani, se Shqiperia ka njemije e nje halle!.

Edi Rama: Miku im, uroj te jesh mire dhe une me pune, sic e di edhe ti, merrem perdite sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet me shume ke te drejte.

Mithat Havari: Nuk i mohon kush punet e bera aq me sh populli i thjesht qe ti vet thua nuk ja hedh njeri , por ama do kete dhe mendim ndryshe, athere çu kuptua qe jetojme ne sistem demokratik ?!.

Ketu mos harrojme qe je vet nje protagonist i se kundertes , ndaj per detyren e larte qe populli shumic te ka besuar i bie dhe te tolerosh , e jo dhemb per dhemb si i thone fjales .

Une mendoj keshtu kuptohet si nje njeri i zakonshem i ketij vendi .

Te shkofte mbare dita!

Komentuesi – Jo ergisat e leot e gjith shqiperis zoti km se ne ballesh u preve koremadhen ter krahines ti diku ben te enderrosh por diku te fik llambat.

Edi RamaVertet?! E di ti qe eshte ndermarrje private ne pronesi te bankave ajo per te cilen flet apo pune e madhe thuaj, qeveria e ka fajin?! Sidoqofte sic jam perpjekur kur u rivu ne pune po perpiqem qe te rivihet prape ne pune, por puna nuk behet si komentet ne fejsbuk, sa hap e mbyll syte, ka ca sekelldira me shume.

Komentuesi–  Pse po behesh si Trump…?Merresh me cdo media apo portal qe shkruan per ty….

Edi Rama: Jo ore?! Me ke per shembull? Se une edhe nuk lexoj asnje gazete e asnje portal dhe lajmet i marr nga permbledhja 1 faqe e shtypit jo nga mediat direkt!

Komentuesi: Të kisha dhe une nje here mysafir ne shtepine time

Edi Rama: Ku i dihet

Komentuesi: Je gjeniu i gjith shqiptareve

Edi Rama: Gjenite jane te tjere, une jam thjesht nje punetor i gabueshem.

January 19, 2018 14:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim