Replikat/ “Mos na shikoni me syrin e njerkës”, Braçe debat me deputetin e PS, ndërpret mbledhjen

November 21, 2018 13:20

Replikat/ “Mos na shikoni me syrin e njerkës”, Braçe debat me deputetin e PS, ndërpret mbledhjen

Me opozitën që mungon në Kuvend dhe Komisionet parlamentare, mazhorancës i mbetet që të paktat debate t’i zhvillojë mes veti dhe kjo u vu re gjatë diskutimeve me ministrin e Financave Arben Ahmetaj një javë më parë, për rikoncpetimin e pragut të taksës mbi pagën.

Por hijet e një sherri mes të majtëve janë rikthyer sërish në Komisionin e Ekonomisë, teksa ka pasur debat të fortë mes deputetit të PS në Mallakastër, Ismet Beqiraj dhe deuptetit të Divjakës, Erion Braçe.

Beqiraj i kërkoi disa shpjegime ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri për disa probleme në zonën e Mallakastrës, por Braçe si kryetari i Komisionit i tha se në mbledhje ishin të ndaluar diskutimet për zona elektorale.

Kjo, pasi sipas Braçe ministri kishte ardhur për të folur për projekte madhore.

DEBATI:

Beqiraj: Në zonën e Mallakastrës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019….

Braçe: Zoti Beqiraj..

Beqiraj: Të lutem, te lutem

Braçe: Po jo mo mos mu lut fare, këtë mbledhje e drejtoj unë

Beqiraj: Ka hequr dy objekte Erion

Braçe: Zoti Beqiraj për zonat elektorale të gjithë secilit keni grupin parlamentar, keni dhe seancën plenare. Shkoni atje dhe diskutoni. Këtu nëse u bënë pyetje, u bënë për projekte madhore shqiptare. Nuk është ky komision për zonat elektorale. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju po pyesni për zonat elektorale.

Beqiraj: Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk e kam zgjidhur.

Braçe: Jo mo unë nuk kam zgjidhur asnjë gjë. Shko në grup parlamentar dhe zgjidhi atje.

Beqiraj: Duhen shfuqizuar dy ligje, të lutem nuk duhet të shikohen me syrin e njerkës, kaq po të them!

Braçe: O zotëri nuk po të shikon njeri as me syrin e njerkës dhe as syrin e vjehrrit. Seanca mbyllet këtu.

l.h/ dita

November 21, 2018 13:20
Komento

1 Koment

  1. Janulles me sqepar kokes November 21, 22:38

    Deputete tuafe. Te gjithe pa perjashtim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*