Replikat/ Shaqiri: Jam i lumtur! Mitrovic: Pse refuzove Kosovën?

June 23, 2018 11:35

Replikat/ Shaqiri: Jam i lumtur! Mitrovic: Pse refuzove Kosovën?

Goli i Xherdan Shaqirit në minutën e 90-të i dha fitoren Zvicrës kundër Serbisë. Pas ndeshjes Shaqiri është pyetur lidhur me simbolin e shqiponjës dhe ai është shprehur “ishte thjesht emocion. Futbolli gjithmonë të emocionon. Shikojeni dhe është thjesht emocion dhe asgjë më tepër. Jam shumë i lumtur që shënova gol. Mendoj se nuk duhet të flasim më për këtë”.

Ndërkohë Mitrovic, golashënuesi i vetëm i ndeshjes së mbrëmshme kundër Zvicrës komentoi kështu flamurin e Kosovës në një prej këpucëve e Shaqirit, – në këpucën tjetër ishte flamuri zviceran: “Nëse ai e donte kaq shumë Kosovën dhe vendosi flamurin, përse refuzoi shansin për të luajtur me  kombëtaren e tyre?”

Nga ana tjetër trajneri i kombëtares serbe, Mladen Krstajic preferoi ta kalojë në heshtje: “Nuk kam komente. Jam njeri i sportit dhe vetëm këtë dua të bëj”

Fitorja  2- 1 ndaj Serbisë, vendosi Zvicrën në vendin e dytë të grupit E me 4 pikë. Në të njëjtin nivel me Brazilin, i cili mundi Kosta Rikën 2-0.

Në sfidën e ardhshme, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Serbia do të masë forcat me Brazilin.

o.j/dita

June 23, 2018 11:35
Komento

6 Komente

  1. ELIOT June 23, 11:48

    Kush eshte ky Mitrvici per ti dhene mend Shaqirit ;;,,,, ,,,,,,???? KUSH JE TI MITKICH … CDO NJE BEN CDO DOJ NE JETE ..KJO QUHET DEMOKARCIE LIBERTE SHOKU NGA SERBIA E SHEKULLIT TE 13 ..SA BRAZILIANE AFRIKANE LUAJNE NE EUROPE PER SKUADRA EUROPIANE ..ME QINDRA . MITROVIC ..KE PARA NDONJE FRANCEZ TE ZI NE SHEKULLINE E 19 …. TANI KA VETEM ZEZAKE FRANCEZE SE KANE LINDUR NE FRANCE … ESHTE GJE E THJESHTE por nje SERB KRIINEL SI KUPTON MIRE KETE GERA ..

    Reply to this comment
  2. MH June 23, 13:28

    Simboli i gershetimit te duarve imagjinohet si simbol i shqipes ne flamurin Shqiptare.Nese flamuri simbolizon politike dhe jo kombin athere duhet te zgjidhet ideja nga njerez te “kendushem” qe dhe cdo shtet para se te perfaqesojne kombin e tyre me flamurin komebtar po bakan politike.Ne me kete imazh politike te flamureve te kombeve cdo gje na kekna politike .Dhe sporti pa dyshim politike.Edhe ne kete rast derisa pranojme sportin duhet te pranojme dhe simbolet e flamurve.Per mendimin time nga do ta vertiteni iden e perfaqesimit te simbioleve te flamureve asht e drejte pa ngarkesa denimit.

    Reply to this comment
  3. Arben June 23, 16:15

    Pyetje me vend??!!

    Duhet ti japim pergjigje vehtes tone per kete pyetje

    Reply to this comment
  4. Mal [email protected] June 23, 17:31

    Mitroviq Kukavica , Mundohesh me thane diqka po nuk
    te largohet idhnimi i humbjes ! Ushtruesi (treneri) i ekipit te zvicrres ishte serb, referi ishte Gjerman ,Ndersa dy shiptart dhan golla brilante Golla e pare prej nje largesije
    ehdhur si prej gjyles se topit Ndersa e dyta Prej Shaqiri
    qe i kishte besue vehtes se do jep golle dhe do ebej
    shqiponjen !Per tju revanshue fishkllimave ruso serbe
    Per tju pergjegje shtymjeve , nerskamcave e sjelljeve te
    juaja me brryla ! Tjetra Mitroviq Baba i shaqirit qe
    50 vite jeton ne zvicerr Po atje i ka rrite e shkollu femijt
    edhe Shaqen Dje babai i tij lojen e percillte nga zhegra
    e gjilanit Prej shtepise se tij ! Pra Mitroviq tka vra
    simboli shiptar se ju shiptart nuk i doni te gjalle !
    Po kush po gerzhitet cka deshironi Ju ! ?
    coftinat e Ballkanit !

    Reply to this comment
  5. shqiptariapellasg June 23, 19:05

    Ore ka ndonje ti thote ketij Mitrapicit se Kosova dhe Shqipria ishin plot nuk kishte vende, dhe Zvicra u mbush, na kane kerkua te fillojme te mbushim ose Belgjiken ose Gjemanine

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*