Replikë Andrea Stefanit mbi shkrimin për luftën

August 3, 2016 11:36

Replikë Andrea Stefanit mbi shkrimin për luftën

 

Vjollca Konda

 

Para disa ditëve, kur lexova në gazetën tuaj një shkrim të Kryetarit të “asaj që ka mbetur” nga Balli, (një përcaktim i saktë dhe i merituar nga një analist i juaji ), në fillim u mërzita.

Mendova se një gazetë serioze dhe objektive si e juaja, nuk duhej të botonte broçkulla të tilla që, vërtet është për të ardhur keq, pas më shumë se 70 vjetësh, paraqiten në publik me një formim vetë – diskriminues.

Ballistët e sotëm nuk kanë të bëjnë fare as me “baballarët“ e Ballit, por vetëm me pjesën më ordinere të tyre.

Mit’hat Frashëri me shokë, në fillimet e veta , janë shquar për shkollimin, dituritë, kulturën dhe veprimtarinë e tyre në dobi  të Shqipërisë.

Kjo është arsyeja që sot shkruhet akoma shumë për këtë shtresë intelektualësh, që për fatin e keq të tyre por dhe më shumë të Shqipërisë, gjykuan të bashkohen me okupatorin dhe jo me popullin dhe intelektualët patriotë, që luftuan për liri.

Ishte pikërisht kjo, që ashtu si dhe në tërë Europën, kësaj shtrese IU VU DAMKA E TRADHTARIT dhe nuk i është hequr dhe sot e kësaj dite, pavarësisht nga meritat e së kaluarës.

Por ndryshe nga  Europa, pseudoanalistët e sotëm në Shqipëri, nën justifikimin se çdo gjë e arritur apo e vlerësuar në sistemin e kaluar është kriminale, i rivlerësojnë këto figura tradhtare, pa menduar as një moment se çfarë fature negative sjell kjo në edukimin e rinisë (ose e menduar qëllimisht më së miri).

Sot lexova shkrimin për temën e LANÇl të Andrea Stefanit, në gazetën tuaj.

T’i drejtohesh martirëve të kësaj lufte të lavdishme, duke i vlerësuar njësoj me tradhtarët, të njollosësh atë luftë duke e quajtur të tërbuar, të vësh në një nivel vlerësimi gjakun e derdhur për liri, me atë të humbur e të mallkuar shpesh nga nënat e tyre, në tradhti, edhe kryetari i atyre që kanë mbetur nga Balli, nuk arriti ta thotë. (për të mos përmendur të tjera mendime zemërimndjellëse)

Kur dëgjoj Fevziun, që nxjerr nga goja apo lapsi, opinione cinike, që i shkojnë për shtat vetëm një fashisti ordiner, në njëfarë mënyre e kuptoj, se vjen nga një klasë “e pasur”, por jo me punën e saj, por e krijuar nga shërbimi ndaj pushtuesve turq, pra klasë e përmbysur nga ata që bënë luftën.

Por Andrea Stefani, ish pedagog i shkencave politike në Shkollën e Lartë të Oficerëve, që vjen nga një familje që i ka shërbyer me devotshmëri ish sistemit, PSE ?

E bën që të jetë origjinal, të  jetë ndryshe apo se dikush e paguan mirë?

Kjo është me të vërtetë e turpshme.

Unë do të thoja se sot, vlerësim i rolit ndaj LNÇl, rol i cili e radhiti popullin tonë përkrah fituesve të luftës së dytë Botërore, dhe siguroi kufijtë e Shqipërisë sonë pas lufte, duhet të jetë me të vërtetë vijë demarkacioni ndërmjet atyre analistëve që i shërbejnë atdheut sot, dhe atyre që në mënyra të drejtpërdrejta ose të tërthorta i shërbejnë armikut real,  antishqiptarizmit.

Nuk mjafton të sulmosh Berishën që të jesh analist  me identitet.

Sot , më shumë se kurrë analistët që e duan këtë vend duhet të guxojnë t’i mbrojnë vlerat e popullit , edhe kur kjo bie ndesh me interesat e pronarëve të  gazetave apo televizioneve.

Përndryshe, historia do t’i ndëshkojë.

Kur figura të njohura si ato të baballarëve të Ballit, që sado që ta përdredhësh e stërhollosh, nuk mund ta zhbëjnë më vulën e tradhtisë, kallëpit të Stefanëve dhe Fevzive, nuk do u kujtohet as emri .

Dashuria për vendin dhe lirinë e tij është kthjelltësisht e dallueshme.

Atë nuk mund ta mjegullojë me asnjë spërdredhje pseudo filozofie të mjerueshme, që nuk i mbetet në kokë as atij që do ta promovojë e jo më të ngjizet në popull.

Dhe ato monedha që dalin prej këtij produkti, përkohësisht, janë të mallkuara.

Por unë jam e bindur se pseudo-filozofitë e z. Stefani do të marrin përgjigjen e merituar nga luftëtarët që janë gjallë , pasardhësit e tyre dhe të analistëve si Viktor Malaj e të tjerë, që  me shkrimet e tyre kontribuojnë direkt në rilindjen e vlerave morale të rinisë së sotme.

August 3, 2016 11:36
Komento

5 Komente

  1. anticensurë 25642654 August 3, 13:41

    “Unë do të thoja se sot, vlerësim i rolit ndaj LNÇl, rol i cili e radhiti popullin tonë përkrah fituesve të luftës së dytë Botërore, dhe siguroi kufijtë e Shqipërisë sonë pas lufte,”
    Vjollca Konda ti ke dhënë një shpjegim të zgjeruar të përfitimeve që kemi pasur nga LANC,kurse unë do ta përmblidhja me ndrysh(pavarsisht se ke plotësisht të drejtë në ato që thua) edhe sikur të kishim humbur,si humbëm pas vdekjes së skënderbeut!!
    NE ISHIM NË ANË E DREJTË!!
    ne ishim kundër supermacisë të një rrace,kundër çmëndurisë!!ne ishim për njeriun,luftuam për lirinë!!
    për stefanin këto vlera nuk egzistojnë!kultura e tij civile mbaron sapo shikon shkëlqimin e floririt!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 3, 14:42

    PO SHKO MOJ VJOLLCA NE KORENE E VERIUT QE TE PERJETOSH SERISH LANC-IN KRIMINAL TE ENVERIT DHE PARTINE E TIJ TE PUNES.

    Shko moj Vjollca enveristja ne Korene e Veriut te Kimit qe te shohesh Enverin LIVE me syte e tua, sepse nuk e gjen ne asnje vend tjeter te Botes, bile as ne rusine e Putinit, ku u denua Stalini si kriminel dhe vrastar qe ne 1956 nga Hrushcovi me 33 milione viktima, shume me teper se Lufta e Dyte.

    Qe te dalim ne teme:

    Ti moj Vjollca fanatike komuniste shkruan pa piken e turpit:

    “Unë do të thoja se sot, vlerësim i rolit ndaj LNÇl, rol i cili e radhiti popullin tonë përkrah fituesve të luftës së dytë Botërore, dhe siguroi kufijtë e Shqipërisë sonë pas lufte, duhet të jetë me të vërtetë vijë demarkacioni ndërmjet atyre analistëve që i shërbejnë atdheut sot, dhe atyre që në mënyra të drejtpërdrejta ose të tërthorta i shërbejnë armikut real, antishqiptarizmit.”

    Keshtu fliste Enver Hoxha ne pleniumet e tij te Partise Gjakatare te Punes se Detyruar, sepse realiteti i Luftes LANC eshte fare tjeter dhe kjo organizate komuniste e krijuar nga jugosllavet per qellime te liga pushteti dhe aspak per lufte kunder pushtuesit, pra kjo Lufte vellavrasese e cubave te Babe Myslymit dhe Mehmet Shehut e radhiti Shqypnine ne vendet me armiqesore ndaj Botes Perendimore dhe Demokratike ashtu sic del edhe nga protokollet e Gjykates se Hages lidhur me vrasjen dhe masakrimin e anglezeve ne Kanalin e Korfuzit, te pranuar tashme edhe nga historianet komuniste.

    Pervec kesaj historie tragjike dhe gjakatare te LANC-it jugosllav te Enverit qe e renditi Shqypnine pas Lufte me vendet terroriste te Botes se Trete, Andrea Stefani ve ne dukje qe “fitorja” bombastike e LANC-it komunist me ndihme jugosllave, pas Lufte beri te mundur implementimin e MURTAJES bolshevike ne vendin tone duke mbushur lumenj me gjak njeriu per kundershtaret politike dhe per ata qe Enveri i quajti ARMIQ te Partise se tij dhe kur Bota e izoloi totalisht kete injorant sadist dhe gjakatar, Enveri me Nexhmijen dhe ushtaret e tij besnike te LANC-it kriminal qe kishin mbetur gjalle akoma falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si kurre me pare ne historine e vendit tone.

    PER CFARE LANC-I FLET KETU NE DITA MOJ FANATIKE ENVERISTE QE PA PIKEN E LLOGJIKES VAJTON SI KUKUMJACKE PYLLI PER KRIMINELET DHE GJAKATARET KOMUNISTE, TE CILET JANE FAJTORET KRYESORE PER SITUATEN TRAGJIKE QE PO PERJETON VATANI I MBUSHUR NGA VERIU NE JUG ME HASHASH DHE KRIMINELE QE KANE HYRE DERI NE PARLAMENT DHE QE NUK NDJEJNE ASNJE PENDESE PER KRIMET E TYRE KUNDER NJEREZIMIT?

    Ballistet shko dhe tregoja kalamajve te tu dru me pre, por mos harro t’i tregosh qe Enveri me Nexhmijen kane jetuar gjate gjithe Luftes tek vila e kunatit te tij Bahri Omari qe ishte jo vetem Kryeballist, por edhe Kryefashist i qeverise qe mbante lidhje me vete Hitlerin dhe nga kjo vile ne mes te Tiranes, ngjitur me vilen e Qazim Mulletit, Enver Hoxha spiunoi tek fashistet te gjithe shoket e vet duke filluar nga Qemal Stafa dhe qe te fshihte krimet e tij te pabesa vrau me tortura edhe kunatin e tij bamires Bahri Omari.

    prandaj:

    Thirri trunit te fishkur te fanatikes injorante enveriste perpara se te pergjigjesh si nje idiote arkaike antidemokratike dhe antievropiane ne DITA.

    nga:

    Intelektualet shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe bishat e tij te LANC-it kriminal sepse deshen qe Vatani te behej ashtu sic po kerkon te behet sot, prane BE-se dhe Botes antikomuniste dhe Demokratike.

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D. August 4, 13:22

    Clirimtarwt parakalojnw e clirimin gwzojnw
    Faleminderit penws Konda sa shkruan sa atw fotografi pwrciellw qw na i thotw tw gjitha.
    Clirimtarw parakalojnw e clirrimin gwzojnw!
    Faleminderit “DITA” jeni “FJALW e MBRODHWSISW”
    Shkruani pwr L.N.Cl se Korrik -Gushti i atyre vitev tw luftws paralajmwruan clrimin e vwndit me fitoren e POPULLIT,pwrfqaqwsuar PARTIZANET aktivw sa mw shumw baza qw i LINDWTE.
    Nuk e di sa i saktw do jem po Zavalani im kishte 6 Partizane aktive me dy ballista sa asnjw fshatar me aksionet e ballit…
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  4. Antifashisti August 5, 03:49

    Per Intelektualin dhe ANAL-istin Andrea Stefani:
    1) I pari eshte pasardhes i ballisteve (tradhetare te Atdheut), kurse i dyti nje vemje/zagar i kohes sone.
    2) Me vjen mire qe kjo tematike i bashkon keta dy “mendimtare” qe kane ndryshime vetem ne peshen e analizave qe i bejne Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar.
    3) Neqoftese do te ishte madhor ne vitet e luftes se dyte boterore, zotni A.Stefani do ishte nje ballist klasik (me cadere dhe per pula, por i gatshem per te korrur fitore pa mundim ne ndarjen/marjen e pushtetit, mqs sigurisht do te dinte italisht/gjermanisht apo anglisht, pervec greqishtes.

    Reply to this comment
  5. Dashamir August 5, 07:14

    Intelektuale ke shkruar bukur e ke thënë siç e do kuvendi vetëm që nuk e ke thënë se Enveri ty dhe sojit tënd ua ka fal jetën sepse në fakt do ta meritojë një vdekje ” heroike” si martire i salise. Por ja që së pate këtë fat dhe tani leh e ulërine si një qen qe e ka çliruar nga zinxhirët.
    Lehni Lehni por mos harroni bijën e punëtorëve dhe fshatrave që Enveri i bëri zot kanë për të mbetet zotëri te përjetshëm të këtij vendi ndërsa ju jargavites keni fatin e një shtrige makllkimtare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*