Replikë / Disa nga lajthitjet e shumta të z. Stefani

Guri Shyti August 5, 2016 12:06

Replikë / Disa nga lajthitjet e shumta të z. Stefani

Zotin Andrea Stefani e kam lexuar me ëndje, nëpër faqet e gazetave, pikërisht për realizmin në trajtimin e problemeve që shqetësojnë shqiptarët sot dhe për qartësinë e shtjellimit të mendimeve. I përmenda këto dhunti të tij për shkrimet që trajtojnë temat e sotme shqiptare, pasi shkrimet e fundit, që thuhet se janë pjesë libri, më ngjajnë sikur nuk janë prodhim i mendjes dhe penës së tij.

z.Stefani lajthit shumë gjëra në shkrimin e tij, aq shumë, saqë do të më duhej të bëja një kundërpërgjigje, ndoshta edhe më të gjatë për të. Në pamundësi, po prek disa prej superlajthitjeve të tij.

Që në fillim ai ua kushton librin “të gjithë martirëve komunistë e nacionalistë… që, të mashtruar nga momenti historik… për lirinë që nuk u erdhi kurrë”.

Datat 8-9 maj janë festë në shkallë globale, pasi shënojnë shembjen e perandorisë kriminale fashiste, e cila shkaktoi mbi 65 milion viktima në të gjithë botën, dhe fitoren e forcave çlirimtare. Po të nisemi nga mendimi i z. Stefani, duhet që festat e çlirimit të vendeve të ndryshme të Europës, përfshi edhe 8-9 majin, duhet të fshihen nga kalendari sepse qenë një “mashtrim nga momenti historik…”. Nuk besoj se ka mendim më absurd, sidomos për një analist të rangut të z. Stefani. Dhe gjithë ky pështjellim idesh sepse, pas luftës, shqiptarët nuk u ndodhën në “hemisferën” Perëndimore.

Përpara se të shtyhem më tej në mendimet e mia modeste, desha t’i bëja një pyetje z. Stefani: Mos bënë gabim studentët dhe rinia e vitit 1990 që u ngritën për të rrëzuar diktaturën, sepse regjimi pasdiktatorial, e theksoj, pasdiktatorial, jo demokratik (sepse nuk e di nëse jemi edhe sot e kësaj dite një vend me të vërtetë demokratik), u dominua nga një autokrat (është term që e përdor vazhdimisht z. Stefani) si Berisha? Po të krahasohen dëmet katastrofike që regjimi berishian i bëri Shqipërisë, lehtësisht mund të arrihet në përfundimin, që edhe shprehet poshtë e lart, se “ishim më mirë kur ishim më keq”. Por unë jam i mendimit se u bë mirë që u shemb monizmi, pasi nuk ishte faji i atyre të rinjve entuziastë që, pas 1990-s u instalua një diktaturë e re, edhe më e rrezikshme, pasi ujku veshi lëkurën “demokratike” të qengjit. A nuk janë marrë mbi 6000 jetë shqiptarësh, dhe po vriten përditë? A nuk u shkatërrua fruti i mundit dhe djersës së shqiptarëve, të cilët u rropatën për 45 vjet rresht, shpesh duke ngrënë bukë e sheqer, dhe ngritën një ekonomi ku secili e kishte një vend pune për të ushqyer fëmijët, ekonomi e cila u shkatërrua përbindshëm dhe u përpi nga makutët e “demokracisë”? Këtu ka shumë për të thënë, por të gjitha dihen, prandaj nuk dua të zgjatem.

E njëjta gjë duhet thënë edhe për ata të rinjtë entuziastë, të cilëve u bënë thirrje të hidheshin në luftë, bashkë me gjithë botën përparimtare, për të shporrur pushtuesit nga vatrat tona. Ata djem e vajza u ngritën, jo për poste dhe dekorata, ca më pak për prona, dhe bënë fli jetën e tyre për një ideal të madh, çlirimin e Atdheut. Si mund të vendosen ata në një rrafsh me ata që, jo vetëm nuk u angazhuan në luftë, por shkuan deri atje sa, sipas asaj thënies popullore, “për inat të sime vjehrre shkova fjeta me mullixhiun”. A mund t’u kushtohet libri njëlloj të dyja këtyre kategorive? Të bësh këtë, do të thotë të mos dish të ndash “grurin nga egjra”, gjë që më habit edhe më shumë kur kjo bëhet nga një politilog më kulturë, si z. Stefani. A mund të na thotë autori i nderuar, sa dëshmorë ka Balli Kombëtar dhe kush janë ata, përjashto Grehotin, pasi ajo është histori që ha debat? Dhe kjo ndodh pasi nuk kanë të tillë, gjë që vërteton se “lufta” e tyre “është zhvilluar” nëpër rrugët e qyteteve të pushtuara, krahas pushtuesve. Këto përfundime unë i nxjerr jo nga ndonjë mllef që kam, por nga kujtimet që kanë lënë vetë krerët e atyre rrymave politike dhe misionarët e huaj që kanë luftuar e punuar këtu gjatë L II B. Ja një shembull kuptimplotë që sjell Faik Quku në kujtimet e tij. Avokati i njohur Skënder Muço, nga Tragjasi, i shkruante që nga Vlora ku ndodhej se: “Në qoftë se nuk do të hidhemi të luftojmë edhe ne, unë do të heq dorë nga qenia anëtar i organizatës së Ballit Kombëtar”. Siç dihet ai u largua, formoi Partinë Socialdemokrate dhe u kap e u pushkatua nga gjermanët. Një tjetër fakt: Siç dihet femrat, të cilat përbëjnë gjysmën e popullsisë, kanë pasur rol shumë të rëndësishëm në të gjithë rezistencën europiane kundër nazifashizmit, gjë kjo që ndodhi edhe me vajzat e përfshira në Lëvizjen Nacionalçlirimtare Shqiptare. A mund të më thotë z. Stefani sa femra qenë të inkuadruara në “forcat” balliste? Dhe, për të përsëritur poetin e shquar Arben Duka, po e pyes: sa këngë lufte ka kënduar Balli dhe cilat janë ato?

Ka mbi njëzet e gjashtë vjet që hidhet baltë mbi luftën e shqiptareve, të cilët në kuadrin e luftës së gjithë popujve të pushtuar të Europës kundër hordhive fashiste, dhanë ndihmesën e tyre, përfshi edhe gjakun e bijve më të mirë, për fitoren përfundimtare mbi forcat më të errëta të shekullit XX. Mendoj se libri i z. Stefani, nuk është gjë tjetër, veçse një thes më shumë baltë, gjë që është për të ardhur keq.

Habitem se si z. Stefani nuk e paska zbuluar vetë “arsyen që qeveriste botën” e viteve të L II B. Është e thjeshtë fare. Është pikërisht ajo që edhe ai e përmend, por nuk e di as unë se pse e anashkalon. Është Konferenca e të Mëdhenjve në Teheran. Atje u ndanë sferat e influencës, atje u hoq vija e kuqe midis Lindjes dhe Perëndimit. Pas asaj, dhe, më në fund pas Konferencës së Jaltës, nuk “kishte Perëndi” ta zhbënte atë. Sipas asaj vije, fati i Shqipërisë u lidh me Lindjen dhe aty puna kishte mbaruar. Të gjithë ata që nuk e kuptuan këtë, dhe ca më shumë ata që nuk e kuptojnë ende, janë dritëshkurtër, për të mos thënë budallenj.

Për ta kuptuar këtë mjafton të japim disa fakte. Pse forcat aleate zbarkuan në Siçili dhe jo në Sarandë për t’u rënë pas krahëve forcave naziste? Pse, pas tërheqjes së forcave të Vermahtit, forcat aleate nuk zbritën nga deti dhe ajri në trojet shqiptare, por qëndruan, ose përtej Adriatikut, ose brenda kufijve të shtetit grek dhe nuk guxuan të hidhnin një hap në tokën tonë, në ndjekje të gjermanëve? Fare thjeshtë pse. Sepse Ruzvelti, Çurçilli dhe Stalini e kishin ndarë hartën e Europës dhe, të shkelje kufijtë e asaj harte, do të thoshte të shpallej një luftë e re. Kush ua ka fajin ballistëve dhe legalistëve që nuk arritën ta kuptonin dot këtë? Ata nuk arritën të kuptonin as faktin që të dërguarit anglezë zunë vend të qëndrueshëm pranë forcave partizane, komuniste, të cilët i ndihmonin me gjithçka për të luftuar. Ku të shkonin? Nëpër qytete ku pinin “kronenburg” dhe luanin poker ballistët?

Të mendosh se nuk duhej luftuar nazifashizmi pushtues sepse “nuk solli lirinë e individit” është, e thënë lehtë, tallje me ata që dhanë jetën në Altarin e Atdheut.

Dua t’i kujtoj z. Stefani, dhe gjithë shpurës dashakeqe që mendon kështu, se, 99 për qind e atyre që bënë luftën as që e kishin idenë se çfarë do të ndodhte kur të shporrej armiku nga trojet tona. Ashtu si nuk pyetën për një gjë të tillë as luftëtarët tanë të lirisë në shekuj, si Ded Gjo Luli, Isa Boletini, Rrapo Hekali, Gjoleka, luftëtarët që hodhën në det ushtrinë italiane në v. 1920 e shumë e shumë të tjerë. Ata kishin vetëm një qëllim: të shporrej pushtuesi nga vatrat e tyre dhe për këtë qëllim sublim, një pjesë e tyre, dhanë edhe jetën në lule të rinisë. Ju siguroj se, sikur ata që luftuan e derdhën gjakun gjatë LANÇ ta dinin se çfarë i priste, se mbi kokën e tyre do të vendosej “shpata e Demokleut” e diktaturës së “proletariatit”, jo vetëm nuk do të flijonin jetën, por as që do të bëheshin pjesë e saj.

Lufta Nacionalçlirimtare bëri që Shqipëria e vogël të thirrej në Konferencën e Paqes që u mbajt në Paris, në v. 1946 dhe të dëgjohej si e barabartë midis të barabartëve, pavarësisht nga përpjekjet e delegacionit grek, me në krye Caldarisin, për ta quajtur Shqipërinë bashkëpunëtore të fashizmit dhe si e tillë duhej të ndahej midis forcave që e luftuan atë. Kush ka dëshirë t’i zgjerojë njohuritë e tij, përfshi edhe z. Stefani, le t’i shfletojë dokumentet e asaj Konference që të bindet.

Por meqë jemi këtu, nuk duhet lënë pas dore edhe një fakt tjetër me shumë rëndësi, madje do ta quaja me rëndësi historike. Edhe klasa e të shkolluarve të shoqërisë shqiptare, pjesa më e madhe e të cilëve u përfshinë në organizatën e Ballit, kanë një faj të madh për atë që ndodhi gjatë dhe pas luftës. Ja sepse. Propagandës së shfrenuar komuniste për “parajsën sovjetike në Rusi”, e cila qarkullonte midis rinisë entuziaste shqiptare të paraluftës, ata nuk i kundërvunë faktet e gjalla të krimeve të vërteta staliniane dhe të varfërisë ekstreme që sundonte në Rusi, fakte që ata i dinin më mirë se kushdo tjetër. Ata nuk iu kundërvunë romanit “Nëna” të Maksim Gorkit, i cili u bë “Bibla” dhe “Kurani” i të rinjve shqiptarë të para dhe gjatë luftës, dokumente e libra të tjera ku të tregohej rreziku që i kanosej Shqipërisë nga ajo murtajë. Një qëndrim shpërfillës kësisoj i nacionalistëve të vërtetë është i pafalshëm. Përveç kësaj, një faj tjetër gjithaq i pafalshëm i nacionalistëve të vërtetë ishte shmangia e luftës kundër pushtuesit duke ua lënë atë në dorë komunistëve, dhe jo vetëm kaq, por duke u shprehur se “ata që luftojnë maleve janë një grusht kriminelësh”, siç shkruan ish-sekretari i përgjithshëm i Ballit Kombëtar Faik Quku në librin e tij dyvëllimësh me kujtime, të botuara nga djemtë e tij disa vite më parë). Me këto mendime një pjesë e tyre u futën në shërbim të pushtuesve dhe luftuan kundër forcave çlirimtare. Pas fitores së forcave çlirimtare, fati i kuislingëve është i njohur: Ata marrin dënimin e merituar. Mjafton të përmend vetëm një fakt të njohur historik. Kur u çlirua Franca, gjenerali De Gol, vetëm në Paris pushkatoi 2000 kolaboracionistë të nazistëve, bashkë me kryeministrin kuisling të Francës gjeneralin Peten (ndonëse ky i fundit nuk u pushkatua, por vdiq në burg). Dhe nuk besoj se ka ndonjë njeri të fantaksur të thotë se udhëheqësi legjendar i Rezistencës Franceze ishte komunist.

Çfarë po ndodh me ish-bashkëpunëtorët shqiptarë të pushtuesve? Ata janë rehabilituar dhe quhen “patriotë”, pasi na paskëshin qenë antikomunistë.

Sa për ilustrim, po sjell vetëm një shembull domethënës: Në procesverbalin e qeverisë kuislinge të kryesuar nga Mustafa Kruja, më dt. 17 dhjetor 1942 lexojmë këtë deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme: “Në tërë Shqipërinë, Vlora… mban sot rekordin e turbullirave. Qeveria mbretërore u përpoq t’i gjejë kësaj plage shërim, pa marrë masa drakoniane. Vlonjatët nuk deshën. Erdhi dita e masave të forta. Dhe prandaj vepra shtypëse do të fillojë nga Vlora (shih dokumentin përkatës në arkivin e ministrisë së mbrojtjes). Në urdhrin 107/2, të lëshuar në po këtë datë nga kryeministri kuisling Mustafa Kruja dhe mëkëmbësi i mbretit italian në Shqipëri, Jakomoni, thuhej, midis të tjerash: “Do të shkatërrohen shtëpitë dhe pasuritë e të arratisurve” (lexo: pratizanëve – G.Sh). “Do të internohen familjet e të arratisurve…”. Në zbatim të këtij urdhri u dërguan mercenarët, me në krye Halil Alinë e Selim Kaloshin, (të cilëve, për turpin e politikës sonë, u kanë ngritur përmendore në Peshkopi) që bënë masakrat e njohura në krahinën e Vlorës, ku edhe vranë atdhetarin Qazim Koculi dhe prefektin e Vlorës Lele Koçin. A duhet t’i quajmë patriotë këta shqiptarë?

Ja edhe një fakt tjetër domethënës.

Në faqen e parë të librit me kujtime të F. Qukut, që e përmenda më sipër, autori paraqitet i veshur me uniformën e kolonelit. Poshtë fotografisë është shënimi: “1944”. Pyetja e thjeshtë që del qysh në fillim është: Kolonel i cilës ushtrie ishte Sekretari i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, z. Quku? Dihet nga të gjithë se në atë kohë nuk ka pasur ushtri shqiptare të rregullt që luftonte nazizmin, ama kishte ushtri kuislinge shqiptare që u kishte shpallur luftë luftëtarëve, të cilët përlesheshin në kushte tejet të pabarabarta me bishën pushtuese.

z.Stefani, por edhe shumë njerëz të painformuar, për të mos thënë më shumë, abuzojnë me të ashtuquajturën Shqipëri Etnike që krijuan pushtuesit. Nuk e kuptoj, të jenë kaq miopë këta zotërinj, përfshi edhe z. Stefani, sa të mendojnë vërtet se forcat naziste-fashiste, që kishin pushtuar cep më cep Europën, donin të bënin një Shqipëri të Madhe? Pyetja e thjeshtë që shtrohet është: A thua italianët më parë dhe pastaj gjermanët prandaj e pushtuan Europën, përfshi edhe Jugosllavinë, për të çliruar Kosovën nga serbët? Si është e mundur që mjegullnaja e krijuar nga fashistët me prekjen e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve, për t’i larguar ata nga lufta kundër tyre, të merret si e mirëqenë? Për ta hedhur poshtë këtë, mjafton vetëm një detaj që jep Faik Quku në “Kujtimet” e tij. Ai shkruan: “Kur Jakomoni, mëkëmbësi i mbretit italian në Shqipëri, i tha Ali Këlcyrës: “Nuk e kuptoj, ç’keni që na luftoni, ne ju krijuam Shqipërinë e Madhe”, Këlcyra iu përgjigj: “Zotëri, më e madhja që keni bërë ju, është se keni krijuar një koloni italiane të madhe”. Më shkoqur se kaq nuk besoj se mund të thuhet. Një “Shqipëri Etnike”, e cila, ashtu si e gjithë Europa ishte e pushtuar nga fashistët e nazistët, ishte vetëm një iluzion, një tymnajë, që synonte të përçante shqiptarët dhe të zvogëlonte rezistencën e popullit shqiptar kundër forcave pushtuese fashiste. Të habit fakti që atë “karrem” e hëngrën edhe njerëz me kulturë të lartë si shumë nga ata që “qeverisën” Shqipërinë në ato vite. Një argument tjetër kundër kësaj utopie është edhe fakti se pse pushtuesit i “bashkangjitën” truallit amtar vetëm Kosovën dhe e harruan Çamërinë? A nuk është edhe ajo pjesë e Shqipërisë, e shkëputur padrejtësisht nga trungu i saj? Arsyeja është fare e thjeshtë: sepse e gjithë ajo sajesë ishte një maskaradë për të fshehur qëllimin e vërtetë të forcave pushtuese. Lidhur me domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftën kundër pushtuesve duhet të dëgjojmë më shumë protagonistët e vërtetë të atyre ngjarjeve, siç është Gjeneral-leitnanti i nderuar z. Rrahman Perllaku, i cili në bisedat dhe shkrimet e tij ka hedhur dritë të plotë mbi këtë problem delikat.

Mendoj se është mungesë informacioni nga ana e tyre (nuk dua ta besoj se është dashakeqe) kur deklarojnë dhe i quajnë përkujtimet e ngjarjeve të LNÇ “mite folklorike dhe ideologjike” dhe bëjnë thirrje që ato të rishikohen. Që historia të rishikohet është dialektike, por që të zhbëhet ajo, është makabre dhe kjo, në gjykimin tim, tregon se ai popull që zhbën historinë e tij, sipas interesave të çastit, pra “që e kthen gunën nga fryn era”, nuk meriton të ekzistojë. Dhe unë dua që populli, të cilit i përkas, të jetojë në jetë të jetëve, dhe të vazhdojë të prodhojë ngjarje të tjera historike të lavdishme, si ajo e LANÇ.

Dhe në fund disa fjalë, shkurtimisht, lidhur me Mbledhjen e Mukjes. Ajo mbledhje hodhi idenë e bashkimit të rrymave të ndryshme politike shqiptare në luftë kundër fashizmit. Kush ishin pjesëmarrësit që “do të ndanin plaçkën”? Nga njëra anë ishin komunistët, të cilët vinin nga malet, që kishin mbi një vit që gjakoseshin me fashistët italianë dhe nga na tjetër ishin “nacionalistët” bashkë me ballistët, të cilët vinin nga dhomat e ngrohta të vilave luksoze, për të mos thënë edhe nga kolltukët e ngrohtë të ministrave të fashizmit. Kjo është njëlloj sikur, dy vëllezër të vendosin të ndërtojnë një shtëpi dhe, ndërsa njëri i hyn ta ndërtojë, lodhet e rropatet derisa arrin në katin e dytë, ndërkohë që vëllai tjetër “shullëhej” më diell, për të mos thënë më shumë. Kur vëllai dembel e sheh që shtëpia po merr shtat vjen tek vëllai punëtor dhe i kërkon që ta ndajnë bashkë shtëpinë. Madje jo vetëm ta ndajnë, por dembeli të marrë pjesën më të madhe. A mund të qëndrojë një paradoks i tillë? Jo vetëm kaq por kryetar i Komitetit të Shpëtimit që u krijua u zgjodh, as më shumë dhe as më pak, por ish-ministri kuisling i fashizmit, Hasan Dosti. Si mund të pranohej një marrëveshje kësisoj?

Dhe në fund dua ta mbyll me një thënie lapidare të Shekspirit, të vënë në gojën e Hamletit: “Shumë gjëra më mbenë dhe s’i thashë/ Se s’m’i merrte vesh kjo bot’ e trashë”.

Guri Shyti August 5, 2016 12:06
Komento

20 Komente

  1. s.h. August 5, 12:36

    ….shume uje dhe fjale te pergjithshme ….per gjera te njohura ; analiza e A.Stefanit, ka kendveshtrim krejt tjeter ; DITA , mire ben qe e boton kete shkrim….por duket se edhe per varferine e sezonit , e ka vendosur gabimisht ne ballinen kryesore …!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 5, 17:01

      është e vërtetë që ka “këndvështrim ndryshe”,por mos harro se të “kruash veshin e majtë me dorë të djathtë”është po ashtu një mënyrë e ndryshem,kurse stefani nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se e ka krruajtur veshin e majtë me dorën e djathtë por duke kaluar mes shalëve!!
      si e thua dhe ti dita ka nevojë për shkrime dhe asqë e merr mundimin ti kontrollojë!!klikime i kanë bërë boll!kjo është e rëndësishme!!

      Reply to this comment
  2. Realisti August 5, 14:28

    Shembulli i Skender Mucos etj., tregon se edhe ne rradhet e ballit ka patur petriote. Patriote qe ishin edhe firmetare ne shume evenimente te luftes se pavarsise se Shqiperise. Po ashtu historia e luftes per clirim tregon qe edhe ne gjirin e Nac.Cl. kishte ekstremiste te etur per karriere qe vrane pabesisht luftetare brenda rradheve te tyre. Ky ishte Enver Hoxha psh e te tjere. U vra pabesisht: Xhemil Cakerri, Fejzo Gjomemo e shume luftetare te tjere.

    Reply to this comment
  3. fshatari pafshat August 5, 15:15

    Une do ti bie shkurt se gjate nuk te kupton njeri. Koklaviten gjerat rruges. Ja.
    J. Charles Button, autor tekstesh dhe muzike, amerikan, kishte fituar famë të madhe anë e mbanë SHBA me këngët e tij popullore, vecanerisht me kengen me titull: “Ah sa shumë e dua nën time të vogël”. Një ditë pas ditësh, amerikanët të habitur kënduan në gazeta lajmin, e shkruar me gërma të mëdha, se Button kishte vrarë nënën e tij. Button, pas një gjyqi të shpejtë dhe të cliruar nga dyshimet dhe mohimet, u dënua. Dhe në 27 gusht 1921, njeriu që e deshte aq shumë nënoken e tij u ekzekutua si nënë-vrasës.
    Andrea Stefanit: Popullariteti qe ke fituar, duket se po del dobic i prestigjit tend.

    Reply to this comment
  4. Gjobeku August 5, 15:54

    Pergjigje nga z.Guri -LAPIDARE , kush nuk kupton nuk don qe te kuptoj ,!z.A.Stefani si perhere kontradiktor dhe i pasakte ! Gjithkush tregon nivelin e vet dhe se sa objektiv eshte, lexuesi i mireinformuar te vlereson !

    Reply to this comment
  5. sabo August 5, 16:04

    Kritika e Gurit plotesishte qendron nuk ndryshohet historija simbas eres qe fryne .Argummetimet e Gurit jane plotesishte te verteta dhe tregon se autori e njehe mire te verteten e kaluar dhe ,te tashme .

    Reply to this comment
  6. vjola August 5, 16:07

    TRadhetaret vetem nje fund kane.Sa bije dhe bija jane vrare nga spiun lleqet e ballistave,te treguara nga njerez qe i kane perjetuar ato ngjarje me emrat e ballisteve qe udhehiqnin pushtuesit ke bijte nenave,Sa shtepi emall eshte djegur,Mos na hapni barkun . E dim shume mire kohen e luftes nga te gjallet qe e bene luften e kemi jetuar edhe pas luftes dhe e dime shun=me mire cfare pune heroike ne cdo sektor eshte bere ,Mjaft me brockulla se nuk ju beson njeri o gazetaroanalist a cfare dreqin quheni,Dhe ne zdoni te pushoni vazhdoni se me lart e lartesoni Viti 1944–1985 ,

    Reply to this comment
  7. miri August 5, 17:04

    Analize e sakte Andrea eshte kunder Berishes por jo kunder kuislingeve.Andreaeshte ai nje mi i ngjolit te Qerimet dhe ti si skembi ikavasallit

    Reply to this comment
  8. besimndregjoni August 5, 18:17

    Nje replike ideologjike me mashtrime historike. Ne njeren ane paraqet Ali Kelcyren si kundershtare te fashizmit ne anen tjeter e quan kolabricioniste. Quan pushtetin e Berishes kriminal dhe nuk flet per asnje krim te te ashtuquajtur teparizaneve komuniste. Po cil fashizem debuam ne shqiptaret more Guri. Fashixmi kapitulloi vete dhe nuk ishte merite e komunisteve. Flet per krime te Halil Alise ne Vlore pa dhene nje emer.. dhe hesht per krimet e Mehmet Sheut e te Hysni Kapos ne Diber e ne te gjithe veriun. Kur kan ardhur bandat e Mehmet Shehut e e te Husni Kapos ne veri skishte asnje kame pushtuesi more Guri Shyti. Dhe per dijeni tenden ne verioret kemi luftuar mbi 100 vite kundra serbeve e malazezeve pa ndihmen e komunisteve te jugut. Prandaj jepi cezarit ate qe ka dhe jo ate qe don ti.

    Reply to this comment
    • Lesh e li salija nga Patomi August 6, 11:52

      @ “besimndregjoni”, “bashkevuajtesi” i nastradin intelekthale uran kastravecit!
      Kur flet dhe ti vemje ballistesh per mashtrime historike, mos ngelte bythe harixhiu pa pjerdhur! Ke bere lufte ti funderine i koteceve fashiste? Shko mor lapanjoz dhe merr ndoonje dore leke nga saliserbi, per “vepren” tende antikomuniste si spiun i gardianeve per te shpetuar lekuren. Dashke emra ti kelysh kolaboracionistesh, te te pushkatuarve te Hslil Alise? Shko ne varrrezat e deshmoreve te Vlores dhe te gjithe Shqiperise , se aty i ke te gjithe ata qe jane vrare nga plumbi i pushtuesit dhe bashkepunetoreve te tyre, miqve te babait tend. Se fundmi je shume i ndyre qe kerkon te fusesh tezen e armiqve shekullor te Shqiperise, qe kane synuar ta ndajne Shqiperine dhe shqiptaret, ne veri dhe jug, per te lehtesuar sundimin dhe pushtimin. Kjo i takon Cezarit tend o vegel e Saliut.

      Reply to this comment
    • Agron August 6, 16:19

      Z. Besim,

      po u jap une nje emer, megjithese ne fakt jane shume.
      Halil Alia e Selim Kaloshi kane djegur shtepine e petriotit vlonjat Tol Stavre Arapi. Doni aresyen? Sepse familja e tij ishte pjesetare ne luften nCL dhe shtepia e tij ishte baze e kesaj lufte. Kjo gje dihet boterisht dhe eshte shkruar nga deshmitare te kohes. Por ata dogjen edhe shume shtepi te tjera.

      Pas perplasjes me forcat partizane, keta tradhetare, me forcat e tyre, te mbeshtetur nga forca te rregullta italiane, luftuan kunder partizaneve vlonjate dhe lane kockat e ushtareve te tyre dhe te italianeve. Te terbuar nga disfata, vrane nje nga drejtuesit e luftes se Vlores, Qazim Koculi dhe prefektin e Vlores, Lele Kocin, bashke me kolonelin italian Klementis. Keshtu thote historia, z. Besim.

      Kur forcat partizane hyne ne Lume, ne nje fashat te zones atyre iu ofgrua dreka dhe, gjate kohes qe ata hanin, forcat e Muharrem Bajraktarit dhe banoret e fshatit vrane prapa kraheve 22 partizane. Midis tyre edhe Hysen Cinon, zv. komandant batalioni, me vone i shpallur Hero i Popullit.
      Per kete, pala e bashkepunetoreve te nazi-fashizmit nuk flet, por flet se si partizanet i vune flaken fshatit. Ja, keshtu zotni! Vuajtjet tuaja jane te pallogaritshme dhe diktatura duhet te jape llogari, por duke u vene ne anen e tradhetareve, Cajupi i quante me te helmet se gjarperi, ju i beni nje sherbim te keq popullit.
      Historia nuk zhbehet dot.

      Reply to this comment
      • ibra December 5, 16:36

        Halil Alija ka qene bashkepunetor i pushtuesve. Personave te tille nuk duhet as tju permendet emri, e aq ma pak tiu ngritet permendore.
        Mbi te dhe komanden gjermane ka derdh hakmarrjen shqiptare Dali Ndreu ne Kolesjan te Lumes.
        Ne priten per te cilen flet nuk ka marre pjese Muharrem Bajraktari po vete Halil Alia ne Fushe te Aliajt.
        As buk nuk iu kane dhene por i kane ra ne prite cetes se Lumes ne rruge kthim nga Dibra.

        Reply to this comment
    • fteri August 6, 20:21

      *****Kur flet dhe ky Besim Ndregjoni sikur pjedhë gomari ,se ky vetëm barë ka hëngër ,asgjë nuk i ka dhënë atdheut ,përveç zhvatjes e mashtrimit.Si dje edhe sot.!
      ****Kur të flasish për udhëheqësit e partizanët komunistë or dilengji të lajësh gojnë mirë o demagog pa bereqet,falsifikator i historisë luftës, ti mishë i huajë i Selishtës martjere.
      *****Partizanët legjendar çliruan atdheun,jo me propogandë por me armë në dorë kundër armiqëve të huajë por edhe kundër mbeturinave bashibozukve ,bajrektar ,kaçak hajdut brenda vendit. Ti bastard që mohon luftën Nac-çlirimtare ,herojtë dhe dëshmorët e popullit je më i ndyrë se pushtuesi ,kur përmend kriminel si Halil Alia etj.emra tradhëtarësh e zuzarësh.
      *****Historin e ka vendosur lufta dhe sakrificat e gjaku i atyre që kanë bërë luftën partizane dhe nuk ka asnjë tradhëtar e demagog si ti ta zbehin ose ta mohojnë .Ti je një korb i zi që bënë krrau,krrau ,krrau ,duhet të japësh llogari për këto që thua.
      *****

      Reply to this comment
  9. Vladimir August 5, 18:52

    Replike e objektive dhe e matur, duket qe e ke jetuar L2B dhe ngjarjet qe pasuan. Tema te tilla vlen te trajtohen me delikatese e me argumenta, siç ben autori.
    Stefani, ketij analisti te talentuar, duket se i ka humbur khtjelltesia qe e karakterizon, perballe nje ngjarje te madhe si L2B. Nuk jam ne gjendje ta spjegoj. Argumentat e pakundershtueshme te rreshtuar nga Guri jane vetem nje pjese e pergjigjes per “qortuesit” e fitimtareve te L2B.
    Absolutisht partizanet shqiptare kane kryer edhe faje, nje pjese e te cilave i kane vene vet ne dukje e qe gjenden ne shkrimin e Stefanit, por kurre ato nuk mund te mohojne ate fitore te madhe e historike te shqiptareve qe na rreshtoi nga ana e fitimtareve te L2B e na shpetoi nga coptimi i pashmangshem i trojeve tona, ashtu siç kishte ndodhur me pare e siç u synua nga pala greke.
    Me qe jemi te greket do ti thosha Stefanit: si u sollen fitimtaret e L2B dhe partneret e tyre nderkombetare me aleatet antifashiste te EAM-it? Edhe me keq se partizanet shqiptare. Dhe ne krah kishin instruktore qe vinin nga vende me demokraci te afirmuar.
    Nje tjeter pyetje lidhur me sjelljen e partizaneve ne treven e M Bajraktarit, a do te mund te gjente stabilitet vendi i ndare ne bajraqe?
    Demokracia nuk e pranon dhunen e partizaneve! Cila demokraci,ajo qe nuk e kemi arritur ende sot? Demokracia qe te vret duke protestuar me duar ne xhepa dhe nuk te thote as me fal?
    Ne fund. Shikojeni Libine e coptuar ne disa kantone qe luftojne njeri tjetrin dhe ku njerzit vrapojne te ikin. Jo pak here eshte shtruar ne kancelarite perendimore pyetja:Mos do te kishte qene e keqja me e vogel te linin edhe ca kohe satrapin e Libise aty ku ishte?
    Urime zoti Shyti.

    Reply to this comment
  10. info analitike August 5, 20:38

    Keto lajthitjet e Guri Shytit me kujtuan kete poezine:

    -Mora pushkën dola malit,
    Të luftoja për atdhe,
    Ku ta dija unë i varfri,
    Se armiku ishim ne.

    Mora pushkën, dola malit,
    Të luftoja për liri,
    Ku ta dija unë i shkreti,
    Se armiku ishe ti.

    Mora pushkën dola malit,
    Të luftoja në furtunë,
    Ku ta dija unë i ngrati,
    Se armiku isha unë.

    Reply to this comment
  11. normali August 5, 21:32

    Mua me duket se me te spikaturat jane tri pyetje: Sa kenge kendohen per ballin gjate luftes, sa deshmore ka dhe sa femra kane milituar me ballin. Asnje. Po zoti Stefani a mund te flere dot nje nate ne nje dhome me Sali Berishen?

    Reply to this comment
  12. Bekim August 5, 22:04

    Beke
    Z. Guri Shyti ben nja analize te drejte te luftes N-CL. e asaj nderkombetare te asaj kohe, analize qe z. Stefani e di dhe e pranon,por kendveshtrimi i z.Stefani eshte i ndryshem nga ai i z.Guri Shytit lidhur me disa nacionaliste si Muharrem Bajraktari, Kryeziu, Lepenica,por edhe Safet Butka e Abaz Ermenji etje.. te cilet edhe pse nuk ishin brenda frontit Nac-cl.,luftuan kunder nazi-fashizmit,por qe nga ish PKSH u luftuan si renegate e tradhetare,gje qe nuk ishte e vertete,fakt ky qe pohohet nga kreret e PKSH,madje edhe nga Enver Hoxha ne pleniumin e Beratit. Analiza e z. STEFANI nuk qendron ne hava,por bazohet mbi fakte e dokumenta si nje studjues objektiv. Nese duam nje histori te paster te luftes nuk ka pse te anatemohen ata qe luftuan kunder pushtuesave si tradhetare,dhe as ata qe e njohin dhe e shkruajne historine ashtu si u zhvillua,dhe jo ashtu si u percudnua nga Enveri gjate 50 vjeteve te diktatures. Ka nje sere dokumentash qe vertetojne bashkepunimim e nje pjese te mire te ballit e te nacionalisteve me nazistet pushtues dhe kjo jo vetem qe nuk i nderon,por edhe i radhit ne krah te tradhetareve.Kete lloj specie nuk e ka mare kurre ne mbrojtje historiani i ndershem dhe as zoti Stefani.Me vjen keq qe disa komentues e quajne z. STEFANI si njeri i Berishes,kur ai nuk ka asnje lidhje me te,madje shkrimet e ti kane qene mjafte kritike kunder Berishes i cili e devijoi levizjen studentore te Dhjetorit 90 ne nje neodiktature me nje vello demokracie antiperendimore,c’ka po duket fare qarte me qendrimet e tij kunder reformes ne drejtesi. Sidoqofte,shpreh konsideraten time per stafin drejtues te Gazetes DITA qe mer persiper te trajtoje me objektivitet temen e luftes Nac.Cl.,c’ka kontribuon ne zbardhjen e te vertetes mbi ate lufte heroike,por qe ka dhe hijet e saj,jo per faj te partizaneve,por te nje pjese te udheheqjes se PKSH me ne krye Enver Hoxhen qe nuk i bashkuan forcat me atdhetaret nacionaliste e balliste per te mos ndare pushtetin e pas luftes.

    Reply to this comment
  13. illo August 5, 22:10

    Ekivoket e histories tone te luftes ben shume mire qe rref “Dita ” sic eshte kjo replike , midis A. Stefanit dhe Guri Shytit . Keto prapesi I ka sjelle politika e ketij Cerekshekulli , sepse u mohua lufta , deshmoret , data e clirimit . Mendoj se ne kete replike kane gjera te verteta dhe te pa verteta te dy replikusit . Vetem po te bashkosh te vertetat e te dyve , del historia reale e luftes clirimtare , qe eshte nga evenimentet me te rendesishme te histories , sepse ka dhe evenimente te tjera , si Pavaresia , epoka skenderbegjane , demokracia pluraliste . Si kane guximin dhe shkruajne se lufta ishte civile . Ku qendron problem ? Nuk ka heronj pa te meta njerezore . Ne kerkojme , qe heronjte te jene shenjtore . Secili nga protogonistet e luftes dhe pas saj ka merita dhe te meta . Nuk jane drejtvizore . Historinnet tone jane mesuar , qe historine te na i shkruajne te huajt . Duhet t’i unifikojne mendimet , sepse nuk u aka borc Kombi . I . Foto

    Reply to this comment
  14. intelektuali August 6, 11:44

    PO PSE GENJEN DHE MASHTRON O GURI SHYTI?

    Ti thua:

    “De Gol, vetëm në Paris pushkatoi 2000 kolaboracionistë të nazistëve, bashkë me kryeministrin kuisling të Francës gjeneralin Peten (ndonëse ky i fundit nuk u pushkatua, por vdiq në burg)”

    nderkohe:

    Qe e VERTETA eshte krej ndryshe dhe ja si shkruan Enciklopedia Britanike:

    “Gjykimi pasluftës dhe trashëgimia e Philippe Petain.

    Pas çlirimit të Francës më 7 shtator 1944, Petain dhe anëtarët e tjerë të kabinetit francez në Vichy u zhvendosën nga gjermanët deri në enklavën Sigmaringen në Gjermani, ku u krijua një qeveri në mërgim deri në prill 1945. Petain refuzoi të marrë pjesë në këtë qeveri dhe Fernand de Brinon kryesoi komisionin qeveritar. Petain i shkroi një shënim personal Hitlerit duke shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Francë. Përgjigja nuk erdhi kurrë. Megjithatë, në ditëlindjen e tij gati tre javë më vonë, ai u dërgua në kufirin zviceran. Dy ditë më vonë ai kaloi kufirin francez. [43]

    De Gaulle më vonë shkroi se vendimi i Petain për t’u kthyer në Francë për t’u përballur me paditësit e tij personalisht ishte “sigurisht guximshëm”. [44] Qeveria e përkohshme e kryesuar nga de Gaulle kishte vendosur ta dergonte Petain në gjyq, i cili u zhvillua nga 23 korriku deri më 15 gusht 1945, me akuzen e ngritur për tradhti . I veshur me uniformën e Marshallit të Francës, Petain mbeti i heshtur me shumicën e procedurave pas një deklarate fillestare që i mohohej ankimimi Gjykatën e Lartë, shkelje flagrante me Konventen e te Drejtave te Njeriut. Vetë me vone De Gaulle e kritikuar gjykimin, duke thënë:

    “Shumë shpesh, diskutimi mori pamjen e një gjyqi partizan komunist te tipit bolshevik, ndonjëherë kaloi edhe ne larje hesapesh e llogarive meskine, kur gjithë çështja duhet të ishte trajtuar vetëm nga pikëpamja e mbrojtjes kombëtare dhe të respektimit ndaj pavarësise nacionale. ” [45]

    Në fund të gjykimit Petain, ai u dënua për të gjitha akuzat. Juria e dënoi me vdekje me një shumicë te dyshimte me anen e të një vote te vetme. Për shkak të moshës së tij të avancuar, Gjykata kërkoi që dënimi të kryhet sa me shpejt. Mirpo De Gaulle, i cili ishte kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Republikës Franceze në fund të luftës, ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm për shkak të moshës se Petain dhe e argumentoi vendimin e tij me kontributin e Marshallit në Luftën e Parë Botërore.

    Pas dhenies se vendimit, Gjykata hoqi Marshallit Petain të gjitha gradat ushtarake dhe i konfiskoi medaljet qe kishte perftuar nga karriera e tij ushtarake si Marshall i Francës.

    Nga frika e trazirave popullore lidhur me shpalljen e dënimit, de Gaulle urdhëroi që Petain të transportohej menjëherë, me nje avion privat në Fort du Portalet në Pyrenees, [46] , ku ai jetoi nga 15 gushti deri më 16 nëntor të vitit 1945. Qeveria franceze me vonë e transferoi atë në kala Fort de Pierre-ledh në Ile d’Yêu, një ishull i vogël qe gjendet në brigjet e Atlantikut francez. [47]

    Gjatë viteve në vijim avokatët Petain-it, shumë qeveri të huaja dhe personalitete boterore, përfshirë ketu personalitete si Queen Mary dhe Duka i Windsor, i bëne thirrje Qeverive të njëpasnjëshme franceze për lirimin e Petain, por duke pasur parasysh gjendjen e paqëndrueshme të Republikës dhe te politikës franceze pas Lufte, asnjë qeveri nuk u tregua e gatshëme të rrezikonte popullaritetin duke liruar atë . Që në fillim të qershorit të vitit 1946 Presidenti i SHBA Truman ndërhyri me force për lirimin e tij, madje edhe duke ofruar për të siguruar azil politik në SHBA. [48] Një ofertë e ngjashme u bë më vonë per General Francon . [49]

    Më 8 qershor 1951 Presidenti francez Auriol, informoi me nje deklarate per shtyp se Marshallit Petain i kishte mbetur pak kohe për të jetuar dhe e ndryshoi dënimin e tij të izolimit në spital (lajmi ishte mbajtur sekret deri pas zgjedhjeve të 17 qershorit ), por deri atëherë Petain ishte tepër i sëmurë për të lëvizur. [ 53] Ai vdiq në spitalin shteteror qeveritar ne ishullin Ile d’Yêu më 23 korrik 1951, në moshën 95 vjec, [47] dhe u varros në një varrezë Detare (Cimetière komunale de Port-Joinville) me nje cemermoni te thjeshte. [26], por gjate gjithe viteve ne vazhdim nuk reshten protestat e ithtareve te tij dhe qytetareve te thjeshte franceze qe eshtrat e tij te varrosen në nje varr përgatitur për të në Verdun. [54]

    Kjo eshte e VERTETA pa mashtrime enveriste per Marshallin e Frances Petain, por kjo nuk eshte thelbesore ne debatin e gazetes DITA, por pytja qe mashtruesi enverist Guri Shyti me qellim dashakeqes e anashkalon:

    PSE GJYKATA KOMUNISTE PAS LUFTE NUK NDESHKOI KOLABORACIONISTIN ENVER HOXHA ME GJITHE NEXHMIJEN E TIJ QE JETUAN GJATE GJITHE LUFTES NE VILEN E KUNATIT TE TIJ FASHIST BAHRI OMARI? NGA KJO VILE ENVER HOXHA SPIUNOI TEK FASHISTE QEMAL STAFEN DHE KETE GJE E DINTE GJITHE TIRANA ATE KOHE.

    He pra o enveristi Guri Shyti pse ju enveristeve fanatike nuk ju vjen zeri fare per Bahri Omarin? Para do kohe media jone publikoi nje shkrim te Donika Omarit qe e paraqiste Bahri Omarin si Patriot te Mirefillte dhe ASKUSH nga enveristat nuk e replikoi nusen e Enverit dhe keta fanatike te pacipe heshten si shurdhmemece perpara dilemes se tyre:

    BAHRI OMARI QE ISHTE BAMIRES I ENVERIT DHE QE STREHOI NE VILEN E VET EDHE ATE EDHE NEXHMIJEN SOT ESHTE PATRIOT APO TRADHETAR?

    sepse:

    Po te ishte PATRIOT pse e vrau atehere Enveri me pabesi te papare dhe me tortura cnjerezore?

    Po te ishte TRADHETAR si Minister i Jashtem i Qeverise Kuislinge si Marshalli Petain i Frances, atehere komunistet e LANC-it jugosllav duhet te shpallnin automatikisht si TRADHETAR edhe nipin e tij Enver Hoxhen, sepse e kishte financuar kur ishte student ne France, pastaj me nderhyrjen e tij e dergoi si Sekretar i Ambasades se Zogut ne Bruksel megjithese nuk kishte asnje dipllome dhe me pas kur e zbuan nga Ambasada per vjedhje te Arkes se Mbreterise e strehoi megjithe Nexhmijen nga 1940 e deri ne 1944 ne vilen e tij lluksoze ne Tirane. Ne kete situate gjyqi i Marshallit Petain ne France nuk ka asgje te perbashket me gjyqin e bamiresit te Enverit ne Tirane Bahri Omari dhe debati i Guri Shytit eshte sa grotesk po aq edhe allogjik si nje krahasim per miletin fanatik dru me pre.

    Sa per vleresimet qe Guri Shyti, ky DUDUM i Partise se Punes jep per Mukjen e 1943 dhe “partizanet e gjakosur nga italianet deri ate kohe” mund t’i pergjigjemi vetem me nje replike:

    MUKJA 1943 ISHTE TRADHETIA ME E MADHE QE HISTORIKISHT I ISHTE BERE VATANIT NGA SADISTI PA SHKOLLE ENVER HOXHA QE I KISHTE SHITUR SHQYPNINE MOSKES DHE BEOGRADIT.

    Reply to this comment
  15. Bardhi Tolabi August 6, 16:16

    Gabimi i Andrea Stefanit eshte nje dhe vetem nje:
    Analizon luften duke mbajtur parasysh cfare ndodhi mbas lufte.Qendrimi ndaj pushtuesve ishte qellimi kryesor jo vetem ne Shqiperi,por ne gjithe Europen e me gjere.Ne se nuk do kishte pushtime Italiane,Gjermane e me tej Japoneze,nuk do te kishte Lufte te Dyte Boterore.Prandaj duke u nisur prej ketu duhen bere analiza e qendrimeve ne kohen e Luftes.Per ate se c,ka ndodhi mbas saj eshte tjeter problem.I njejti qendrim dhe arsyetim duhet mbajtur edhe ndaj firmetareve te Pamvaresise dhe qendrimit te tyre ne Luften e Dyte Boterore,vleresim maksimal per vepren per Pamvaresine dhe ndeshkim per Kolaboracionalizmin e tyre me pushtuesit.Edhe per Enver Hoxhen e te tjeret po keshtu duhet gjykuar,vlersuar e ndeshkuar.Duke gjykuar keshtu,Fronti Nacional Clirimtar,dhe jo Partia Komuniste,(Partia Komuniste e legalizua u njoh publikisht me 1948-en,deri atehere nuk e njihte njeri ate e jo me t’i degjonte fjlaen e te mobilizohesh prej saj ne lufte),eshte fitimtari i Luftes,ndersa Balli Kombetar eshte bashkepuntor i pushtuesve.Per me keq akoma,ne se do kishte shkuar populli mbas Ballit,sot nuk do te egzistonte as Shqiperia dhe jo me Shqiperia Etnike…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*