Replikë krejtësisht formale për sharjet e M. Nanos

July 23, 2017 11:23

Replikë krejtësisht formale për sharjet e M. Nanos

 

Nga Moikom Zeqo

Sipas Jungut, sharjet tregojnë nivel të mangët mendor të sharësit

Ishte kërkesa e mirësjellshme, pra dhe e parezistueshme e miqve, që më thanë, se “Mustafa Nano të ka sharë”, që unë gati kundër vullnetit tim, pa asnjë dëshirë dhe aq me pak kënaqësi të bëj një përgjigje shkurt.

Pse?

Sepse në thelb nuk ja vlen.

Realisht nuk ja vlen.

Ne nuk kemi asnjë debat ndërpersonal.

Asnjëherë në jetën time nuk e kam përdorur në publik emrin e M. N.

Sepse absolutisht nuk kam (madje nuk kam as tani) ndonjë arsye.

Shkrimi im i botuar në gazetën “DITA” në 18 korrik 2017 shtjellonte një argumentim se nëna e Skënderbeut “nuk është serbe”, duke e quajtur debatin shterp dhe të rremë, bile një tautologji të lodhshme dhe manipulim banal, që vazhdon prej një kohe shumë të gjatë.

Citova dy skënderbeologë të shquar – i pari është Fan Noli, i cili është i vetmi i doktoruar në Harvard deri më sot, për një histori shkencore të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe i dyti Akademikun Kristo Frashëri, që veprën e jetës ka pikërisht studimin madhor për Heroin tonë Kombëtar.

Të dy të mirëinformuar, tejet seriozë, dhe me një metodologji shkencore dhe akribike e hedhin poshtë tezën e vjetër (në fakt është tezë e vjetër, aspak “zbulim i ri” i M. N.) se nëna e Skënderbeut është “serbe”. Nga ana tjetër princi i famshëm shqiptar Gjon Muzaka, bashkëkohës i vetë Skënderbeut, e quan familjen e nënës së Heroit me gjak të Muzakajve etj.

Po kush mund t’ja kundërshtojë këtë gjë?

Pasardhësit pas shekujsh e dinë më mirë të vërtetën që princi Gjon Muzaka e dinte vetë?

Por konfirmimi im i mbështetur nuk i pëlqen M. N. dhe ndonëse unë nuk ja përmend fare emrin në shkrimin në fjalë, sepse ai në fakt bën, ndoshta dhe pa dashje dhe pa u thelluar fare, ritin e mercenarit të tezave të të tjerëve para tij, kryesisht, të disa të quajturve historianë serbë, guxon të më quajë, për hir të marrëzisë së madhështisë së tij “të sëmurë psikik”, kurse kritikuesin, drejtpërdrejtë me emër, zotin Spartak Ngjela “një idiot”.

Sipas kësaj simetrie logjike, apo dhe alogjike del se Fan Noli, Kristo Frashëri, por dhe dëshmitari më i besueshëm historik Gjon Muzaka janë padyshim “të sëmurë psikikë” dhe “idiotë”.

Sharjet e skajshme, me terma psikiatrike, sipas Karl Gustav Jungut, bëhen kryesisht nga individët me sindroma dhe patologji psikiatrike, për shkak të mungesës dhe të humbjes së ekuilibrit mendor dhe të papërmbajtjes së etikes vetiake dhe publike.

Jungu nënvizon, se njerëzit që shajnë kësisoj, sidomos në debate publike, tregojnë se kanë një prapambetje mendore, sepse përtej normalitetit human nuk njohin fuqinë e argumenteve, por paranojën e ideve fikse etj. etj.

Por, për hir të së vërtetës dhe njerëzillëkut – kaq shumë të munguar sot në Shqipëri, – unë nuk kam ndërmend aspak të bëj një etiketim të tillë, të ndërsjelltë, negativist dhe absurd, të papranueshëm edhe për zotin M. N.

Dua, në fund të fundit vetëm ta mirëkuptoj dhe ndoshta më tepër, ta justifikoj, sepse nuk ishte aspak në dorë të tij, të më “shante” kaq in extremis.

Sepse – po e përsëris – unë nuk kam asnjë arsye dhe asnjë grindje, apo debat ndërpersonal.

Unë edhe mund të përgjigjem – siç po e bëj formalisht, por Fan Noli dhe të tjerët, për shkakun fatlum, se kanë vdekur dhe nuk i detyron kush të dëgjojnë marrëzitë, nga më të habitshmet, nuk përgjigjen dot me të drejtë.

Lumë si ata!

 

July 23, 2017 11:23
Komento

47 Komente

  1. enverdjali July 23, 11:33

    Te lumte PENA o Moikom.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. July 23, 13:49

      Europa , sabotoi Historine e Shqiptarve
      kur Gadishullin e Ilirise e Quajti BALLKAN .

      KjO harte Ilirise , eshte si gravure ne Rome ,
      Dhe Skenderbeu eshte mbi Kale ne sheshin e Romes – si ATLET I KRISHTIT

      Arbereshet —

      Edhe se kane kaluar 600 vite
      Arbereshet flasin akoma gjuhen e Gjergji Kastriotit .

      Arbanitet – B per greket lexohet V.

      Jane Heronjte e greqise ,
      E ç?kuptim do te kishte Gerqia pa
      Laskarinen , Boçarin , ……….. Kolokotroni …………

      Greqine e ç’liruan Shqiptaret ortodoks
      duke luftuar kundra Shqiptareve Musliman .

      Diten e pare te parlamentit Grek ,
      U votua se cila gjuhe do te flitej :

      GerQishtja apo Arberorja ?

      Fitoj gerQishtja sepse ishte gjuh e kishes .

      Shkojme Tek MaQedonia [ e madhja ]
      Qe nuk ka asnje Lidhje me gjuhen Sllave .

      Aleksandri .. Nenen [ Olimbia ] dhe Gjyshen i kishte Vorio-Epirote nga fisi i AKILIT .

      Maqedonia ,
      Kaonia
      Thesprotia
      Albani
      Taulantet , dardanet ………
      pa haruar iliret e Gadishullit italik ,
      si Venetet , mesapet , japixhet …….
      ………………………………………………………………………..
      Jane te gjithe ILIR .

      Ka dale libri i nje Prifti Italian ,
      Ku te Gjithe bregdetin e Adriatikut
      nga Trieste ne Patras e quan Albania Veneta.

      Nuk mund ta Mohojme Perzjerrjen me Sllavet
      por Pyetja Eshte ?
      Cila kulture dominoje ne Ballkan ?
      Greket ? per mendimin tim nuk egzistojne ,
      Ne greqi BERTHAMA eshte Arvanitase ,
      Dhe eshte ajo qe i jep Identitet Greqise .

      Serbet , ne stadiume thone ::
      Vriteni Kroatin se eshte vellai i shqiptarit .

      Kroati , Identitetin e tij e kerkon tek Iliria AUTOKTONE , por eshte ne Kontradikte me gjuhen sllave qe perdor .

      Me falnio se u zgjata …………

      MuQI kerkon gjilperen ne kashte ,
      Dhe kujton se do te behet i madh duke bere Extravagantin ………… haaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Germo muQi germo ,
      Ballkanin nga do qe ta rrotullosh shqip do te Flase .

      Reply to this comment
    • Dr. Frankenstein... July 23, 14:34

      Pena top t’u befte o yll drite !

      Replika “formale”, gjuha elekuente plot kulture (mos ke pak me shume se c’duhet?) ta kenaq vertet shpirtin. Sejcili ka stilin e tij qe te ben per vete. Krahaso pak kete ballisten e penduar ketu sipe, Krahaso pak ate gjermonin e parafundit. Te gjithe shqiptare me ndjenja te pastra per Atdheun qe na e lane besim stergjysherit dhe po kerkojne te na e perdhosin ca shqippertypes.

      Edukata tende s’ta lejon as t’ja permendesh emrin “DELES SE ZEZE” me inicialet M.N., dhe jo me te merresh personalisht me te.

      Ne qe ta lexuam dhe rilexuam shkrimin e meparshem, te vetmen gje qe konstatuam, eshte se ti u mundove te trajtosh me paanshmeri thelbin e ceshtjes, duke bere nje shpjegim teresisht llogjik dhe te besueshem.

      Ndryshe nga DELJA E ZEZE, qe pasi u be si POLIGON QITJE nga komentuesit e shumte filloi te tregonte shenja te theksuara inferioriteti dhe devilizmi, ti zoti Moikom ruajte gjakftohtesine dhe permende ca burime bibliografike te njohura, te pakontestueshme, pa u impresionuar aspak nga hamendesimet e te interesuarve per manipulime historike.

      Per qendrimin tend dinjitoz, ti mertove (dhe do te meritosh edhe sot) respektin e pothuajse gjithe lexuesve, perjashto ketu ndonje specie bastarde, pa din e pa iman.

      Me fal per shprehjen Moikom, por ku ka sot kulish ku*ve te deformoje faktet historike qe permenden ne veprat geniale te Fan Nolit ? Ku ka “zog magari” qe te kundershtoje citimet e Gjon Muzakes dhe Marin Barletit? Dhe ku ka, do te belbezonte neper dhembe bile dhe kryemisri, “rrote karroce”, te hedhe poshte veprat dhe shenimet letrare te historianeve K.Frasheri, P.Xhufi, etj, , pa sjelle si kunderpeshe as edhe nje reference te vetme?

      Pershendetje z. Moikom, dhe mos e ler kurre pa pune mprefsen.

      Reply to this comment
  2. KORÇARI July 23, 11:54

    Z. MOIKOM , JENI NJË GJIGAND I KOMBIT SHQIPTAR, ËSHTË FAT DHE LUMTURI QË KEMI NJË GJIGAND SI JU , FATMIRËSISHT KOMBI YNË KA NXJERRË SHUMË GJIGANDË SI ,FAN NOLI, KRISTO FRASHËRI, EQEREM ÇABEJ, REXHEP QOSJA ETJ, POR FATKEQËSISHT KA NXJERRË DHE MINJ GJIRIZESH SI , MUÇI ,MARKU ETJ.
    Z. MOIKOM JU UROJ GJITHË TË MIRAT ,JU VAZHDONI TË QËNDRONI ATJE LART DHE LËRINI MINJTË TË ZBAVITEN NËPËR KANALET E UJRAVE TË ZEZA.

    Reply to this comment
  3. beni July 23, 11:55

    Beni punen e historianit e jo te demagogut zoti zeqo?
    E ter shqipnia Ka qen pron e kishes serbe,pushtim dhe me von kombformati i ghuhesimit shqip na benn te mbrojm interessat tona,por jo demagogji pushteti per te mbajtur orjentalizmin gjalle e shpikes te nje Doktrinen e Sajese Historiker ne dem te realitetit!
    Mos shko me tutje,vizitoni lieben e ristozit ne mborje te korces,atje do te gjeni Car Stefan dushanin dhe alfabetin e vjetr sllav?
    Didi e Quajten italjanet?

    Reply to this comment
    • korçari July 23, 13:04

      Beni :Vetem te jesh i verber apo joshqiptar qe te mos kuptosh pergjigjen e te madhit Moikom,pra Muzakajt,Nolin,Kristo Frasherin dhe vetem antishqiptaret apo te shiturit mund te ndjekin tezat sllave dhe jam i bindur se perveç Muç Nanos i vetdeklaruar” historian” dhe ndonje çapaçul tjeter nuk ka shqiptar qe te mos irritohet me palaçolleqet e Muçit nga Skrapari.Dhe me ofendimet ndaj figurave te çmuara te Muçit tregojne vetem se ka ngelur”DRU ME PRE”(shpjegimin per ate qe ofendon e ka trajtuar me se miri I Madhi Moikom ne kete shkrim)

      Reply to this comment
      • Dibrani July 23, 13:58

        Korçari :
        Ky beni ngateron kekun me byrekun .
        Nuk ka mbaruar klasen e 5 fillore ,
        dhe nuk e ka bere akoma historine e shqiperise .

        Kur flitet per skenderbeun , beni ka qene i semur me grip ne shtepi . dhe nuk e ka mesuar .

        Reply to this comment
        • KORÇARI July 23, 14:29

          Dibrani, Bëni është Arben nga forume dhe gazeta të tjera ,ka zgjedhur enkas nj pseudonim SHQIPTAR 100 KARAT, NDËRKOHË që quhet OSMAN në Emër dhe në Shpirt, i thurr Lavde Perandorisë Osmane që për pak na Shfarrosi si KOMB, PRANDAJ gëzohet kur lexon të tilla botime nga MUÇI, MARKU, etj, sepse dihet SADO që tëshahen dhe gërthasin kundra njëri tjetrit Sërbo-Grekët me Turko-MONGOLËT kur vjen puna tek SHQIPTARËT bëhen bashkë.
          Pra o Dibran , ta dish që ky Beni -Arben OSMANI e njeh shumë mirë historinë por i VKEN PËR SHTAT TA DEFORMOJË ASHTU SI MUÇI , MBETJA SIPËRMARRJE E BASTARDUAR NË NDËRTHURRJE SËRBO-TURKE.

          Reply to this comment
        • beni July 23, 15:07

          Skenderbeu,Gjyroo,gjergji,Georg,xhorxh atesia johanes,Jovan Georgi ,e Ema vojsava brankovic e Gjuro brankovic,mbesa e vuk brankovic vuk i Nip i Carr llazari t atje ku esht Quajtur shen Stefani ne rozafa!
          Tribaldi esht Burri i par i vojsaves italjan!
          Mesojm historin Apo demagogji?

          Reply to this comment
          • korçari July 23, 16:48

            Beni ke kopjuar tezat e Petrovskit dhe per t’a mbyllur nuk mund te matesh as me hijen e Skenderbeut as ti dhe as joshqiptaret e tjere .Skenderbeu eshte themeli i kombit shqiptar i njohur nga gjithe bota dhe ka mbi 500 vjet qe serbet,greket,turqit dhe shqipfolesit jo shqiptare qe mundohen me kot te hedhin balte apo t’a mohojne por ne harrese kane perfunduar dhe me emrat vuk,apo jovan nuk verteton asgje ne Shqiperi mund te gjesh emrat nga te gjitha kombet por nuk verteton pemen e prejardhjes dhe mos ha buken e shqiptarit dhe ben punen se bashku me Muçin te serbit .

    • Nero July 23, 13:28

      O Zot kur flasin qena serofile e turkoshaki si ti oi i mjeruar! Po ik ore qen serbi ne serbi apo turqi per kedo qe ju rreh zemra ty e rraces tende e na e pastroni kete toke se po na e prishni fare ajrin me te pegerat qe nxirrni nga qenefi qe keni ne fytyrë

      Reply to this comment
  4. Nero July 23, 12:38

    Ah o Moikom djali!
    Je shqipetar i kulluar dhe intelektual i përveçëm! Të na kesh ymër e jetë të gjatë o mik!

    Ne vendin tend po ja kthej une pergjigjen siç ja ktheva në nje shkrim ku shkruhej se çkishte thene për Juve e të tjerë.

    Muçi i Nanos ka mut ne tru, por jo mut Shqipëtari, por mut serbi!

    Tashti edhe po të nxjerrë të pëgërat që ka në tru, injoroje, se ay njeri është i sëmurë nga trute me sëmundjen e bakteries serbofile e turkoshake e-coli.

    Njerëz të tillë nuk kane shpëtim or mik, se i ka hyrë bakteria ekolai e këtyre më siper në cdo qelizë të truri dhe nuk ka antibiotike që i shërojne nga ajo bakterie.

    Muç M-hja është njeri i mbaruar, nje jashteqitje e këtyre kohrave të çuditëshme ku jetojmë sot si shqipëtarë ku ironikisht u jepet platforma nacionale këtyre plehrave te kombit.

    Siç e thotë populi ynë i zgjuar,
    Ka ngrënë çorbën e prishur or mik Muç M-hja lapërdhari, e me specie të tilla, me e-colai serbo-turk në tru nuk ja vlen të meresh.

    Dhe të me falësh o Zoti Moikom, por do tu jepja një këshillë atyre qe të kane ngucur te pergjigjesh:

    Ata duhet te “merrnin lapsin” dhe t’i kunderpergjigjeshin vete kesaj jashteqitje të tranzicionit shqiptar.

    Me respekt,
    Nero

    Reply to this comment
  5. . July 23, 12:47

    Te kapet ky muc nano me nje nga penat me te forta te Shqiperis,sic esht i madhi Moikom esht shum e fort. Se ky nano as kazan sme duket se di as vet se si, si tip legeni

    Reply to this comment
  6. Flamur Meta July 23, 12:48

    Dita,, ime, I nderuar z. Kryeredaktor Thano
    Para disa ditesh bera nje shkrim tejet modest per akademiun tone, te madhin ; Moikom Zeqo. Them “tejet modest,,per arsyen e thjeshte: Nuk ” kemi takat,, ne te hedhim ne leter madheshtine e ketij kolosi te letrave shqipe, me i miri nder te gjallet. Kete mund ta bejne : prof: Rexhep Qosja , Prof: Xhevat Lloshi, Prof: Pellumb Xhufi, gjuhetari i talentuar dhe pasardhesi i Cabejit te madh , Ardian Vehbiu etj etj. Por ne shqiptaret jemi te cuditshem,,…!?
    Sulmojme vlerat tona unikale , pasurite tona njerezore intelektuale qe na i ka zili bota e qyteteruar….!?.Intelektuali yne poliedrik ‘ Mojkom Zeqo, me nje modesti extreme mund te kandidonte me dinjitet perkrah Kadarese se madh, per cmimin “nobel,,….!? Te mos habitemi….!? Miku i Dites ing Flamur Meta .. Vlore.

    Reply to this comment
  7. ALTIN July 23, 13:25

    Faleminderit dhe SHENDET TE KENI MOIKOM !

    Reply to this comment
  8. Mehmet Metaj July 23, 13:46

    Mustafa Nano një gjysëm i mësuar që shkruan dhe libra dhe rreket t’u marrë erzin të diturve…..!

    ”Qëndroj aq lartë sa e keqja nuk më mbrrin dot as tek thembra e këmbëve” tha Francis Bacon kur rrekeshin t’i vërsuleshin kundërshtaret..apo Bertold Breht-I qepasi shpetoi nga dara hitleriane (sic ka shpetuar dhe Moikom-i nga diktatura Enveriane..) tha ‘’nga tigrat mund te shpetoj por tani po me sulmojne krymbat e plehrave..’’
    Po ç’kundërshtar është M. Nano që hidhet kundër të gjithëve..?! Mustafa Nanon nuk e njoh fare por kuptohet ashiqare se ka lexuar 2-3 libra këto kohë rrumpalle dhe kujton se u bë i ditur dhe merr “guximin” të shkruaj libra dhe bile guxon të trajtoj “gjëra të mëdha” dhe kuptohet si një njeri i cekët përfundon në budallalleqe..Jo për atë se ka “zbuluar” se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte me origjine sllave, se kjo s’çon peshë fare ..se dhe Mustafa Qemal Ataturku është vërtetuar katërcipërisht se ka qënë me origjinë shqiptar(babai i Tij, Ali Rizai..)…por ai është “Babai i Turqisë Moderne”..!
    Kultura e Mustafa Nano’s duket në ate se kur përmend emra të huajsh(çfarë km lexuar ne shkrimet e tij si gazetar..) i shkruan gjysëm-origjinal dhe gjysem-shqip..s’ka asnjë thellim në dije dhe zatem njerëz të tillë marrin guximin dhe shkruajne libra dhe tentojne të futen dhe në gjëra nevralgjike historike kombëtare për tu afirmuar si shkrimtar…që vetëm shkrimtar nuk është dhe nuk mund të bëhet kurrë Mustafa Nano e shumë të tillë që në këto kohëra rrumpallë shkruajne libra dhe po ka shumë të tille për sa kohe mungon kritika dhe ka rënë niveli I lexusëve të librave.
    Por më e keqja është se ky Mustafai do t’u marrë erëzin dhe njerëzve shumë më të ditur se ai ..
    Unë as Artan Shkrelin nuk e njoh por di se është kompetentë në fushën e vetë si arqitekt dhe në përgjithësi çfarë flet dhe shkruan nuk gabon..
    Por unë njoh mirë më të diturin e letrave shqipe nga të gjallët, polymath-in Moikom Zeqo’n ..Mustafa Nano merr kurajon dhe vlerëson Moikomin, po kush je ti more i paditur..që tenton të vlerësosh Moikom Zeqon që s’ka lënë libër mbi tokë pa lexuar dhe di të përmend, me kujtesën e tij brilante, gjithë figurat e shquara të njerëzimit të të gjitha kohërave dhe fushave dhe bëmat e tyre..I tillë nga të gjallët është dhe Kasëm Trebeshina dhe s’ka më…!

    Kjo është një vërsulje e një mediokri ose shqip gjysëm-të-mësuari..Vaj medet ku ka rëne kultura dhe piaca e letrave shqipe….Mos ja vërë re Moikom se kaq di dhe kaq thotë e shkruan….

    Reply to this comment
  9. Mehmet Metaj July 23, 13:48

    “Bota nga balta ben heron ne heronjte i bejme balte”-ka thene Skender Luarasi..

    Reply to this comment
    • enter"" July 24, 15:00

      Te thuash qe mamaja e Skenderbeut ka origjine serbe eshte baltosje e hetoir tone????

      Hapeni mendjen o te prapambetur

      Reply to this comment
  10. Ilia Berberi July 23, 14:05

    Zilka,i ben karshillek kembanes.
    Sot ka me shume gjuhe gjate,se krahegjate (krahe te shendoshe).Jo ne pak raste,gjuhe gjatet kane dominuar ndaj krahegjateve,kraheve te shendoshe,por “fitorja”e gjuhe gjateve,gjithmone ka qene e perkoheshme..,Debati i M.Nanos per Vojsaven,nje debat i nje njeriu,te hyre vetja ne qejf,i kaloi “vijat e kuqe”,duke kaluar deri ne fyerje,pa nje”kut”mates,madje deri tek Moikomi yne,shqiptari me i mencem sot,me pune palodhuri,me i ndershmi-vlere unikale kombetare.Te fyesh kaq in extremis,Moikomin,ke fyer jo vetem Ate,por dhe gjithe shqiptarizmen,duke ja tjetersuar vlerat kombetare(etnogjeneza e Heroit tone kombetar)aq shume e lakmuar nga fqinjet.Por,mos u merzit nga te tille harbutesh,ata ju ngjajne zilkave,kurse Ju jeni kembane dhe kur bjene kembanat,zilkat si degjojne as dhite qe i kane ne qafen e tyre.Respekte profesor,respekte Dita-Ilia Berberi Pogradec

    Reply to this comment
  11. nalla July 23, 14:20

    Moikomi eshte aset I Shqiperise.

    Reply to this comment
  12. Mark uk July 23, 14:47

    veç katoliket jane shqiptare

    Reply to this comment
    • beni July 23, 15:44

      Ju keni qen scutare e u bet shkiptare?
      Shkipetare Jan ortodokset jo te gjith nje pjes Jan epiriote e nje pjes vllehe!

      Reply to this comment
      • Sokol July 23, 18:16

        Gjergj Kastrioti njihej nga te gjithe , dhe nga vete
        Armiqte e tij si Pasardhes i Aleksandrit te madhe
        e Pirros se epirit.

        Skenderbeu ishte i fundit qe mbylli plejaden e heronjeve ILiro – Maqedonas – Epirot .

        Jo pa qellim kapelja e Skenderbeut
        mbante Briret e Dhise si ato qe mbante edhe Aleksandri ,
        me keto Germa
        IN *PE * RA * TO* RE * BT*

        IN- Jhezus Nazarenus
        PE- Principi Emathie
        RA – Regi albaniae
        TO- terrori Osmanorum
        RE — Regi Epirotarum
        BT — Benedictat Te .

        Kjo perkrenare eshte bere ne Milano .

        Pollogu eshte aq Shqiptare sa edhe sot ne ato treva Jetojne shqiptare , me gjithe represionin Shekullor te serbeve per te shperngulur shqiptaret nga trojet e veta .

        Edhe per Kosoven keshtu Thonin Serbet ,
        Por koha dhe Bota e njohen kosoven si Shqiptare.

        Po te ishte per mustafa nanon kosova eshte serbe .

        Reply to this comment
  13. EriDhermi July 23, 15:09

    E bukur kjo…bota nuk ka heronj e i shpik..be i kemi ;na i ka zili bota dhe duam ti fshijm…..epo kjo pune…

    Reply to this comment
  14. Arber Iliri July 23, 15:31

    Eh mor Mucd a e sheh , e ke kerku si breshka gozhden .Mire ta bejne se e teprove.

    Reply to this comment
  15. 21 July 23, 16:02

    Ne respekt te rilindasit te fundit te madhit Moikom Zeqo dhe ne mbeshtetje te madhe per shume komentues e shoh kete ” kete stuhi ne gote uji” si pune e piste mediatike.

    Sepse Muq Nano eshte nje askush…..nje ish ambasador i saliserbit ne Kroaci pas viteve 90…
    .
    Muq Nano eshte nga COROVODA qe sllavisht perkthehet UJI I ZI…ndoshta e ndjen qe ka nje damar SPERME serbi nga dyndjet e tyre para 900 vjeteve..
    .
    .
    Ndoshta kete zhurme e ben me porosi te perbindeshit te LUGUT TE ZI TE VIQIDOLIT per te eklipsuar tragji komedine me PD e sotme qe eshte kthyer ne kufome.
    .
    Eshte me mire te merremi me rrenjet serbe te sllobodanka bullatovicit…dhe me kollovarin e Damir fazllicit lul bashibozukut..pashaporta serbo-amerikane ne hollande po i jep atij nje fuqi magjike..qe edhe pse

    -ka vrare
    -ka spinuar
    -ka tradhetuar
    -ka vjedhur gjysem miljardi dollare ne rrugen e kombit
    perseri eshte ne fuqi thenia e antiamerikanit arvizu si YLL NE NGITJE.

    SHKURT:

    zoti moikom
    merru me rrenjet e nentokes serbe
    te dyshes kriminale bash-berisha
    dhe lere mender Mustafa Nanon ne
    ndyrisine e tij..
    .
    kam pershtypjen se ke rene ne gracken e tij
    jo vetem te tij por dhe te shtypit shqiptar
    qe pr ceshtje kombetare artificjale te 500 vjeteve me pare po harrojne krimet e serberishes sot

    .

    .

    Reply to this comment
  16. M.Hajati July 23, 16:03

    Cuditem qe ke marre guximin te japesh keshillim edukimit te nji animalit qe ben hije mbi toke ne krahasim me vlerat e tua qe te mbeshtesin cdo institucion dhe cdo lexues te cilet perfitojne pa asnji humbje nga vrejtjet,kritikat keshillat si te ishit nji enciklopedi universale.
    Em,Ame thoshte: mos hyne ne diskutim me te paftyrin se i merr hisen.(bahesh si ai).Dhe ju si mendimtar i vyer keni ndjek nji variant pergjigje me shume edukate e civilizim kulturore per te mos diskutue me Nanon si nji qenie inventari(cope nji):

    Replikë krejtësisht formale për sharjet.

    Dhe nuk i permend aspak emrin e sharesit.Por vetem inicialet ne drejtim te paditur.Sepse jo vetem nuk ia vlene.Po ati dhe askujt tjere i rritet vlera nga autoriteti i vlerave te Tua.I cili gezohet qe merret nji gjeni me mua.Pra e quan vetveten me vlere.
    Ime Vella me thoshte:Kurr mos e fyej tjetrin kur replikon apo shkruan per te.Pershkruaj me vertetesi ate qe asht dhe kushdo e kupton se cfare asht.
    Pershendetje!
    Floriri (Au) i kombit,i vargut te personaliteteve gjigande te kombit qe ke shenuar ne kete doreshkrim ndaj M.N. cope nji.

    Reply to this comment
  17. Besnik Marashi July 23, 16:12

    DITA ESHTE GAZETA ME SERIOZE E MEDIAS SE SHKRUAR . AJO NUK DUHET TE MERRET ME GAZETAR E ANALIST SHARLATAN SI M.NANO QE NUK LEN PA KURDIS NDAJ HISTORIS SE SHQIPERISE .HEROJVE DHE ATDHETARVE TE MEDHENJ E DERI DHE FLAMURIT KUQ E ZI . KETA GAZETAR HIPOKRIT E SHARLATAN DO TE JEN FUNDRINAT E MEDJAS E HISTORIS SHQIPTARE . BESNIK MARASHI MESUES

    Reply to this comment
  18. Javer July 23, 18:03

    E c’rendesi ka ne se e jema e Skenderbeut ishte shqiptare apo serbe. Skenderbeu mbahet mend per resistencen e lavdishme qe i beri pushtuseve turq, jo per kombesine e nenes se tij.

    Reply to this comment
  19. demo July 23, 18:33

    Derri do plum-thote populli.Oooo milet.Ai Muci eshte nga Skrapari..Sa e kuptoi demokracine Vucidoli,aq e kupton Historine Muc Skrapari.

    Reply to this comment
    • Demon July 23, 19:54

      C’ishte ky koment alla mark-uku o demo?

      Duke t’i njohur kapacitetet, kur lexova tekstin me lart m’u kujtua ajo thenia e Kapedanit kur pa Sulon ulur poshte koshit te plehrave: “Eh sa poshte paske rene”.

      Zgjohu !

      Reply to this comment
      • Demir July 23, 21:05

        Kur pi Raki , keshtu llafoset si Mark uku .
        Llafos si shpellar demokrat , duke qene ne Opozite me Arushen e vuçidolit .

        I trashet Llapa kur pi raki ,
        Dhe gjithmone kerkon Kallashin , duke folur perçart , perçart per bombardime .

        I kemi thene gjithmone , Holloje ate te shkret
        raki , hidhi pak uje se nuk e ba dot ,
        Por nuk i degjon koka .

        Atje a ka mendjen ,
        Pushke , kallash fishek e bomba ,
        keshtu kerkon ti zgjidhe problemet .

        Reply to this comment
  20. AK July 23, 19:47

    Për hir të së vërtetēës, martesat në atë kohë bëheshin me qëllim ndërmjet mbretërive, për të forcuar pozitën politike, për lidhje tregëtare ekonomike, etj. Kështuqë origjina e Vojsavës, cilado të ketë qenë ajo, i shërbeu interesave të principatës dhe të vendit.
    Gjothashtu, kryemjeshtri Fan S. Noli është doktoruar nga Universiteti i Bostonit me doktoratë kushtuar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ndërsa ne Harvard ka bërë katër vitet e para universitare së bashku me Konicën.

    Reply to this comment
  21. KORÇARI July 23, 20:11


    MBETJA SPERMATIKE E BASTARDUAR NË NDËRTHURRJE SËRBO-TURKE
    ”Arben” Osmani, MUÇI JASHTËQITJA E KOMBIT dhe vijojnë me rradhë Claus,enter,beni, etj

    Reply to this comment
  22. Demir Labi July 23, 20:48

    Hahaha Moikom zeqon,nje here e kam takuar tek pallati i cultures ne Tirane,ishte me studiuesin Shaban Sinani,ishte aq tap,sa shante la e pa la ne adrese e pa adrese,nuk e di ku i kishte ngelur ora..Aty kuptova per keto mjeran qe jane ngjitur ne maja akademike me paterica,ky me ka lene pershtypje,dhe Artur Zheji ne nje takim me kinezet tek radio stacioni kinez ne Cerik!Mjere neve,mjer kombi…….

    Reply to this comment
  23. vera e nxehte July 23, 21:31

    O Demir, mos ha shume se te ben dem , se nuk e ke mbiemrin Labi. Labi Ka ne Kuç, ne Vranisht dhe ne o Dukat o Tragjas, kete s’e kujtoj mire, prandaj merru me shoket e tu qe genjejne, vjedhin, shajne se ajo eshte menyra e tyre per te rrojtur sot ne lirine pa kufi. Mos u merr me kaq gjera te medha se nuk ti nxen koka ty .

    Reply to this comment
  24. Xha Sulo July 23, 21:41

    Nuk ia vlen gjithe ky debat. Muc Nano e thote vete, nuk jam Skenderbeolog, jam injorant ne kete fushe. Vetem hodha nje fjale ne ere diku…e m’u hodhen ne gryke. Ia vlen t’i rriten kuotat Muc Nanos per kaq gje? Nuk ia vlen.

    Reply to this comment
  25. Eri, Nga Dukati,Vlore July 23, 23:27

    Ne Dukat, e para nuk ka mbiemer “Labi”,e dyta figura te tilla me vlera kombetare si z.Moikom Zeqo i kane pas nderuar dhe do i nderojn sa te kene jete.Ne Tragjas ka me Labaj.Por te dy fshatrat i nderojne max.historianet dhe aq me teper z.Zeqo. (Labi me shume me duket si pseudonim).

    Reply to this comment
  26. petrit belliu July 24, 13:07

    NË VEND TË HUMORIT : Njoftohet për një intervistë konfidenciale të miqve tanë, Dod Nu Gjonit dhe Lymit të Xon Agës : ota veç e vlerësonDoda : – “Ani Muç, qysh bre e ke bo ti ç’at deli gaf bre, bash ditën për dill, tuj hjedh balt mi simbolin e shenjt të shqiptarvet, Skanderbegin, qi edhe bota veç e vlerëson me superlativa, a?!”
    – Muçi, (i zën pak ngusht) : “Oi, Dod ! Të them të drejtën, perëndiçe, si i themi ne nga Skrapari, ma kalli nji miku im, rrufjan ! Më tha : -“Muçi, turqit po japin goxha para për të hedhur baltë mbi Skënderbeun dhe Rilindasit e veprën e tyre dhe për të përligjur pushtimin dhe sundimin turk. Bëj ndonjë gjë edhe ti në këtë drejtim. Sigurisht me marifet, si fillim. Dhe ti di si e bën, se je qerrata i madh. Hiç frik mos ki. Se ja, fundja, hapur po veprojnë ata të panelit “THE OSMANLIT”, profekesorrët H. Ferra e A. Baleta, etj, një tufë imamësh e turkomanësh e islamistësh, dhe kurrfarë kundërveprimi shtetëror e qytetar të posaçëm ndaj tyre nuk ka. Dhe olofeja lumë..! Hajt, bëje dhe ti Muç, se do kesh goxha olofe dhe kurrfarë pasoje..! Ja kështu ma hodhën! Dhe as që e prisja gjithë këtë reagim publik! Tamam si ato grerëzat, kur u përmbys dhe pshurr a pluhuros kupën me mjalt..!”, – paskish shfryrë Muçi !

    Reply to this comment
  27. enter"" July 24, 15:02

    Se kuptoj akoma ku eshte problemi qe mamaja e Skenderbeut eshte serbe>?????????????????????????????????

    Reply to this comment
  28. stefan cole vlore July 25, 00:10

    Mut Nano as per te ruajtur delet e Moikomit nuk eshte i denje, e jo me te matet me te.Konflikti i perhereshem i provincialit me veten dhe boten qe e rrethon. Komplekset e nanos bertasin fort ne c’do fjale qe pjerdh..

    Reply to this comment
  29. alphade July 25, 13:14

    Edhe konfiguracioni i kokes se Mucit,po ta vini re me kuj-
    des,tregon qarte se ky njeri nuk eshte normal si te tjeret
    por ka probleme te theksuara psikike ! Shkojme me tej :
    ne shume intervista te tij qe i kam ndjekur me kujdes vrej
    se ky anal-ist ,i thencin ,ka disa shperthime prej karagjozi
    ne intervistat qe ka pare, gje qe tregon per shthurje psiko
    logjike te zoterise. Shkojme edhe me tej: Z.Moikom e thote me te drejte se ” teza” se Vojsava ka qene “serbe”
    eshte nje “teze” shume e hereshme,qe nga “koha e papi-
    ruesut” dhe nuk eshte se e ka “zbuluar” Muci-Mici dhe se
    per kete ” zbulim” nuk i takon asnje merite ! Ky i shthururi
    mendor duke qene se nuk ka asnje shans per te qene nje
    shkrimtar,gazetar,apo analist i “madh” ,sic ndodh shpesh
    me tipa te tille si ky atehere c’bejne sajojne kintraversiali-
    tete te tilla per t’u bere i njohur jo brenda vendit por sido-
    mos jasht Shqiperise,sidomos ne vendin fainje,Serbise !
    Ta dini mire se tash e tutje akademiket serbe do ta marrin
    si etalon afirmacionet e zotit Muci-Mici dhe eshte e sigurte se libri ” Sanduici” do te perkthehet e citohet
    pafundesisht nga mediat serbe,greke,etj.etj. Dhe keshtu
    Muci-Mici behet i ” famshem” ne arenen nderkombetare
    duke u shndrruar ne nje personazh i cituar ! Cfare nuk po
    bejne shqiptaret ne keto kohra,sidomos disa intelektuale
    qe e kane mxjerre shpirtin ne ankant vetem per ne cike
    emer,vetem per “Nje dollar me shume” ! “o bote, o dreq,
    qe une paskem lindur te te ndreq” !
    O tempora,o mores ! Quo Vadis?
    ” Much ado about nothing” – Shakespeare !

    Reply to this comment
  30. boci July 26, 18:51

    I lauruar ne Harvard… e cfare..? Po ja ju z. Moikom nuk jeni i lauruar ne harvard, e megjithate jeni nje intelektual par exselanc ?! Imzot Noli edhe po te mos qe lauruar ne harvard, ishte vete nje i tille. Edhe sa kohe do ta vuajme keshtu, kompleksin e inferioritetit..?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*