Replikë / Kur diplomati tejkalon profesionin e tij

Ben Andoni* October 6, 2015 12:45

Replikë / Kur diplomati tejkalon profesionin e tij

Një përgjigje për të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri

Është shumë e lehtë që të shkëputesh nga konteksti diçka dhe fjalët e dikujt, që përbëjnë mendimet jo vetëm të tij, por të vërteta shkencore historike t’i transformosh në interpretime fyese. Kështu ndodh në artikullin bajagi të gjatë të z. Ramiz Lladrovci, që mban tagrin e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Për ata që nuk e kanë ndjekur: fjala është për një organizim të Ambasadës Polake më 28 shtator 2015 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, kushtuar ekspozitës “Rrezikuan jetën e tyre”. Personalisht, më duhej të flisja nga ana mediatike për këtë fakt të trishtë për polakët, por nga ana tjetër edhe për marrëdhënien dhe mbrojtjen e shqiptarëve. Në këtë argument fjala ime ka qenë tepër e shkoqur dhe e drejtpërdrejtë: Hebrenjtë u mbrojtën nga populli i thjeshtë, kudo në Europë, paçka edhe shumë shembujve të këqinj me këtë rast. Në rastin e shqiptarëve, falë mikpritjes së tyre, por asfare nga zyrtarët, për të cilët ka dëshmi se kanë përfituar. Dhe, nëse në rastin polak kjo ka qenë shumë e theksuar prej ekzistencës së një popullsie të madhe, nuk ka qenë më pak dhe në vende të tjera. Dhe, veçmas nderimit për Shqipërinë dhe Kosovën për mikpritjen e tyre, theksuam faktin se ne shqiptarët lamë të vdiste një nga albanologët më të njohur të historisë sonë, personalitetin e madh Norbert Joklin, i cili përfundoi në një kamp përqendrimi, pas kërkesave të stërgjata për të marrë leje-qëndrimin shqiptar dhe të vinte te ne, ashtu siç ka edhe dëshmi që një kanal i tërë përfitues ka shfrytëzuar këtë rast, kurse për Kosovën u përmend, që një masë hebrenjsh janë dorëzuar. Kjo ishte ana “e errët” e asaj dite, por jo ana e ndritshme që u theksua dhe gjithashtu u respektua si në të gjitha takimet e mëparshme në aktivitetin e Muzeut.

Për të konsultuar këtë argument e ftoj Shkëlqesinë e Tij, z.Lladrovci, të lexojë në rubrikën “Ndërgjegje historike” të “Përpjekjes”- 8, artikullin e historianit shqiptar, Artan Puto (tetor 1996). Mbase nuk na vjen mirë, por nuk mund të gënjejmë dot, që një nga heronjtë e Kosovës sot, Xhaferr Deva, të cilit po i bëhet shtëpia me paratë e autoriteteve shtetërore kosovare, ka qenë protagonist i këtyre akteve dhe kolaboracionist i njohur, ashtu siç nuk mund të harrojmë në Kosovë e në Shqipëri bëmat e divizionit “Skandërbeg”. Në këtë rast, e ftoj sërish Shkëlqesinë e Tij të konsultohet me librin e historianit të njohur proshqiptar, Noel Malcolm-it, i cili, në historinë e tij të Kosovës, shkruan se atje (lexo Kosovë), ku shqiptarët ruanin marrëdhënie të mira me pushtuesit gjermanë, janë dorëzuar hebrenj të Prishtinës. “Shumë çifutë serbë ikën në Kosovë sepse në të gëzonin një lloj sigurie, disa nga ata u internuan në një shkollë të zbrazët të Prishtinës. Komandanti lokal italian në fillim e përballoi presionin e gjermanëve që kërkonin dorëzimin e çifutëve, por në marsin e vitit 1942, italianët ua dorëzuan gjermanëve 55 çifutë. Nga refugjatët e tjerë çifutë që kishin mbetur së bashku me çifutët banorë të Prishtinës së paku 281sish më vonë do të arrestohen nga kolaboracionistët shqiptarë në majin e vitit 1944 dhe do t’iu dorëzohen gjermanëve. Nga këta më se 200 vdiqën në Belsen.” Botimi është me autorin Noel Malcolm “Kosova (Një histori e shkurtër)” faqe 221. Botim i Koha (Prishtinë) & Shtëpia e Librit (Tiranë).

Personalisht, sa herë dëgjoj shqiptarët të lavdërohen se ne jemi i vetmi popull në botë që nuk i paskemi dorëzuar hebrenjtë dyzohem, sepse nga faktet që ju përmenda më sipër, njeriu reagon ndaj gënjeshtrës, ndaj të pavërtetës, që po na bëhet në mënyrë të përsëritur në histori.

Të jemi realistë, është e vërtetë se shqiptarët nuk kanë pasur ndjenja antisemite dhe kjo lidhet për mendimin më të pranuar se në masë kemi qenë të besimit mysliman dhe pjesë e një perandorie tepër miqësore me ta. Kurse antisemitizmi është i lidhur me botën kristiane, pasi hebrenjtë janë gjykuar gjithnjë si vrasësit e Krishtit.

Aman në këtë vazhdë, mos harrojmë se shqiptarët sot e kësaj dite i nënvleftësojnë në masë romët, homoseksualët, qoftë edhe popujt me ngjyrë. Në një masë doja ta liroja autorin disi nga përcaktimi panegjirik që bën për nderimin që me të drejtë qeveria e Kosovës u bëri më 2013, por pa përmendur që komuniteti hebre i Prishtinës ka qenë kundër, pikërisht prej faktit të dorëzimit.

Stigma që përdor autori nën shkrimin e tij është e tepërt edhe për një arsye tjetër, pasi kombet i liron fakti kur i thonë të vërtetat në sy. E ftoj të lexojë Hanna Arendt dhe një plejadë të tërë autorësh, që i janë drejtuar memorjes historike pa kompleks.

Ndoshta mund të shkruaj gjatë, por dua ta ngushtoj këtu duke i kujtuar dhe një gjë zotërisë së tij, me fyerjet që bën dhe teprimin e përcaktimit tim personal si përkthyes i devotshëm i serbishtes. Në besimin personal besoj se njohja direkte mes kombeve na bën mirë, një fakt që po e dëmton palën serbe pa fund, që vazhdimisht vendos barriera për shqiptarët. Ashtu si besoj që njohja e kulturës së përbotshme pa doreza i ka treguar shqiptarët para botës me të gjithë atributet e tyre si kulturëdashës, por edhe si mendjehapur. Një gjë të cilën i Ngarkuari me Punë nuk e bën, duke u marrë me gjëra që nuk i takojnë.

Do të preferoja dhe do të isha në krah të tij, që t’i kushtonte kohë dhe të ngrinte zërin se përse ka probleme tregtia mes dy vendeve tona. Pse Kosova nuk përfiton ende sa duhet nga bujqësia shqiptare dhe anasjelltas. Do preferoja të kishim më shumë bashkëpunime direkte në kulturë. Do të preferoja që Kosova të ishte më e pranishme në median shqiptare, një fakt që po humbet dhe Zotëria është dëshmitar. Këto janë gjërat që duhet ta shqetësojnë.

E mbaroj duke besuar se në të ardhmen Shkëlqesia e Tij Z. Lladrovci do jetë aktiv në problemet e vërteta që na shqetësojnë për të ardhmen tonë të përbashkët, duke lënë pas stigmën ndaj “përkthyesit të devotshëm i serbishtes”, një atribut, që me gjithë librat që kam përkthyer ende për fat të keq nuk e meritoj, edhe pse kjo do të kërkonte një diskutim më vete.

Me shumë respekt për ju dhe punën tuaj dhe i hapur për bashkëpunim në të ardhmen.

 

*Gazetar dhe publicist

Ben Andoni* October 6, 2015 12:45
Komento

25 Komente

  1. artan October 6, 13:03

    Flm per nje shkrim te tille te balancuar dhe me argumente, pavaresisht se i pergjigjet nje shkrese plot sharje te shkruar nga nje zyrtar i dores se dyte i burokracise te korruptuar shqiptare. Diferenca e cilesise oer me teper tregon nivelin medioker te zyrtareve tone qe futen kollaj ne llumin e nacionalizmit, per te lartesuar ‘ imazhin’ dhe ‘kontributin’ tone te papare historik

    Reply to this comment
  2. boro labi October 6, 13:40

    E verteta eshte gjithmone e thjeshte, s’ka nevoje per lalelule, a thenie nga te emruar zyrtare, qe nuk njohin historine, mbyllin syte para fakteve, qofshin te mira a ta kaqia.
    Shkrimi, si pergjigje, I argumentuar, I thjeshte, pa eksese, madje me shume afron sesa largon. Urime, autorit!

    Reply to this comment
  3. lato October 6, 13:57

    Baftjar Luzati,alias Ben Andoni,!Duke dashur te fajesosh shqiptaret me cdo kusht per holokaustin ndaj cifuteve,ngaterron te verteta me te paverteta,shkakun me pasojen,mundesine me te pamunduren,kashten me koqet.Cfare faji kane shqiptaret ne vdekjen ne kampet naziste te prof.Norbert Joklit?Ne komentet e shkrimit te Lladrovcit komentuesit te sqaruan ty per perpjekjet e perfaqesuesve te shtetit te atehershem te pushtuar nga italia fashiste per terheqjen e Norbert Joklit ne Shqiperi,por ti nuk paske pare,sepse e ke vene veten ne rolin e prokurorit serb,qe e ka dhene pretencen per fajesine e shqiptareve.A thua erdhi ne ate kohe prof,Jokli ne portin e Durresit dhe autoritetet italiane te pushtimit,bashke me kapterrat shqiptare i refuzuan hyrjen!!!Nje komando e mireorganizuar desantesh ajrore mund te rrembente profesor Joklin ne Gjermani,por kete e kane realizuar desantet gjermane ne Itali,kurse shqiptaret edhe sot nuk i kane ato mundesi.
    Para se te fajesosh shqiptaret per arrestimin e shtetasit gjerman Norbert Jokli,ne territorin gjerman nga autoritetet naziste gjermane duhet te fajesosh SHBA,Angline,BRSS,Francen dhe te tjere shtete te fuqishme qe lane te perfundonin ne duart e nazisteve dhjetra shkencetare,shkrimtare,intelektuale gjermane me origjine cifute.Po kush te ka lene ty te besh gjyqin e shqiptareve,te besh prokurorin antishqiptar?Ne komentin e djeshem permenda rastin e nje qeveritari shqiptar te rregjences,quaje kuisling po deshe,te ndriturin Lef Nosi,ne shtepine atnore te te cilit ne Elbasan u strehuan dy familje cifute.Po ja pra nje rast,qe nuk jane vetem njerezit e thjeshte shqiptare,por jane dhe njerezit e perbere,or katundar i konvertuar,qe mbrojten cifutet.Ja pra qe autoritetet shqiptare,rregjentet shqiptare nen hunden e gjermaneve kane strehuar cifutet.Shko ne Izrael,se e ke te shkruar emrin e Grigor Nosit! Cifutet hoqen keq kur rane ne doren e tyt eti,qe ka qene shofer i ministrise se puneve te brendeshme,qe nuk la shqiptar me biografi ,pa biografi,te pasur,te varfer,pa spiunuar,pa pushkatuar e pa torturuar ne kampe perqendrimi,Maliq,Tepelene,Terbuf,Burrel,qaf Bari,ma zi se Dakao dhe Aushwizi.Ju si fis keni qene njeres te serbeve ne Shqiperi,keni bere pjese ne sigurimin serb te Kadri Hasbiut e Mehmet Shehut,te organizuar nga Dushan Mugosha.Ju ,kelyshet e Mehmet Shehut e Kadri Hasbiut, i denonit Kosovaret qe arratiseshin nga Jugosllavia,ju i kthenit prape ne duart e Rankovicit.

    Reply to this comment
  4. protesilahu October 6, 14:04

    O o,druzhe Lladrovci !- Qe te behesh i besueshem ne ato qe shkruan per “patriotizem”,duhet te ndryshosh mbiemrin,mos e merr me frike se tani nuk ke me sllave qe te te “perndjekin” !

    Reply to this comment
    • Erza October 6, 20:03

      Shume koment meskin. Ti i thua nje diplomati nga Kosova qe mos te merret me sllavet, nderkohe qe Shqiptaret ne Kosove vetem para pak vitesh kane pare lufte me sy dhe perpjekje per pastrim etnik? Serbia sot s’ka kerkuar asnje falje!!! Perkundrazi po perpiqet te ndryshoj rroten e historise duke ja hedhur fajin shqiptareve. Nderkohe ne rrime e degjojme kenge genocidiale ku barbaret e Ballkanit ulerasin ” Vrisni e prisni shqiptaret deri sa mos te ekzistojne”. Dukesh druzhe qe ke probleme te thella me kuptimin e situatave.

      Reply to this comment
  5. info analitike October 6, 14:46

    “theksuam faktin se ne shqiptarët lamë të vdiste një nga albanologët më të njohur të historisë sonë, personalitetin e madh Norbert Joklin, i cili përfundoi në një kamp përqendrimi, pas kërkesave të stërgjata për të marrë leje-qëndrimin shqiptar dhe të vinte te ne”

    Me vjen keq po kur lexoj nje akuze te tille e cila nuk mbeshtetet ne dokumente por ne deduksione siperfaqesore personale kuptoj edhe arsyen e reagimit te Lladrovcit.
    E ftoj Ben Andonin te informohet me mire e me thelle mbi ngjarjet qe cuan ne fundin tragjik te Norbert Joklit perpara se te dale me deklarata te tilla qe hedhin balte mbi perpjekjet e zyrtareve shqiptare e te huaj per ta shpetuar. Le te veproje ashtu sic beri Arendt e cila u dokumentua ne menyre te imtesishme dhe profesionale perpara se te nxirrte konkluzionet e saj.
    Aq me teper kur lexoj nga Arben Puto si me poshte: “Në Arkivin e Shtetit është gjendur një letër që konsulli shqiptar në Vjenë i dërgon Ministrit të atëhershëm të Arsimit më 16 Janar 1939 ku thuhet:”…profesori në fjalë si izraelit parasheh që do ti bahen pengime të randa nga qarqet e këtushme në rast të shpërnguljes së tij prej Vjene në Shqipëri, si për personin e tij dhe për bibliotekën. Prandaj që të shpëtoj nga ferri i këtushëm dhe që të niset pa vonesë në Tiranë propozoj që ti akordohet shtetësia shqiptare sa të jetë në Vjenë tue u betua në këtë zyrë siç e parasheh Kodi Civil, sepse mbasi të figurojë si shtetas shqiptar nuk mund t’i bajnë ma vështirësina autoritetet e këtushme dhe kësodore do të muejë ma lehtas me e marrë me vete bibliotekën pa të cilën nuk mund të punojë kurrsesi…Lutem për një përfundim të shpejtë të çështjes në fjalë që të niset prof. Jokli sa ma parë për Shqipni pasi asht dëshpëruem tepër” (M.P.J., d.41, v. 1939, fl 2-3. Është interesant të vihet në dukje këtu metamorfoza që pëson gjuha e ashpër antisemite e konsullit shqiptar. Me siguri përballë famës së Joklit ai nuk e ka quajtur me vend të shprehet si e ka zakon-Shënim i autorit)…”

    Shenimin absurd mbi “metamorfozen antisemite te konsullit”!!! Se ku e ka pare Arben Puto antisemitizmin e Prof. Nikolle Rrotes kete akoma duhet te na e shpjegoje, duke pasur parasysh edhe faktin qe kishte filluar te interesohej per te shpetuar prof. Joklin qe ne vitin 1940. E paska turbulluar kaq shume Arben Puton shprehja “si izraelit” e cila eshte perdorur per te treguar gjendjen e rende te persekutimit ndaj cifuteve ne ate kohe dhe pa asnje aludim racist. Ashtu si duhet te sqaroje edhe faktin se qenka bere pazare per shpetimin e Norbert Joklit.
    Gazetaret e improvizuar historiane ne vend qe te sqarojne i ngaterrojne akoma me keq ngjarjet.

    Reply to this comment
  6. mira October 6, 15:33

    Kam tre dite pa u futur ne gazete dhe komentine pare qe bej marr njoftimin se jam duke komentuar pak si shume shpesh dhe duhet te ul ritmin! Sa njoftim mjeran!Kur nje gazete ( nuk kam gje me moderatorin se ai eshte thjesht nje i punesuar qe i shtypen butonat) katandiset qe te censuroje komentuesin kur ai eshte brenda etikes kjo tregon ku eshte katandisur vendi.
    Kjo me ben te kuptoj qe kam plotesisht te drejte ne ate qe shkruaj dhe qe “nuk i pelqen” moderatorit apo dikujt tjeter se ne fund te fundit nje koment idiot rezon veten nuk ka nevoje per gazeten

    Reply to this comment
  7. anton October 6, 15:41

    Kam lexuar shkrimin e zotit lladrovci, lexova edhe shkrimin pergjigje te nje pseudogazetari Antoni, perkthyesi i te huajve te aferen e sajuar Shtepia e verdhe. Jane dy qendrime te ndryshme, te kunderta, ne njeren eshte atdhetari, sot diplomat, ne tjetren eshte pseudoatdhetari, sot gazetar i sajuar per te shitur vendin e vet. Faktet qe sjell sot gazetari jane grimca tembledhura per te denigruar vendin tone,popullin tone. Interesant, reagimi i diplomatit ka tash disa dite qe eshte bere i njohur, gazetari pergjigjet ne pragun e ndeshjes me Serbine, si per ti bere nje shenje se une vazhdoj te jem miku juaj.Nderime ambasador, qendro fort ndaj ketyre fundrrinave te shtijes se vendit tone.

    Reply to this comment
  8. fteri October 6, 16:29

    Bene Andoni nuk lahet muti me shurre,dhe ti kete po kerkon .Je mendje ngushte ne trejtim te histories se mbrojtejes se habrejve nga shqiptaret.Historia shqiptare na ka lene ne breza nje tradite te perjetshme MIKPRITJEN QE KA QENE VYRTYTI I PARE E I VETEM SHQIPTAR Ambasadori I kosoves ka te drejte.

    Reply to this comment
  9. tamburi October 6, 17:14

    Pergjigja juaj ndaj kritikes se zotit Lladrovci, nuk eshte e kalkuluar mire, ne kuptimin qe nuk ben asgje per te miren tuaj .
    Me kete pergjigje dhe me kembenguljen tuaj per te ulur haptas rolin e shqiptareve ne mbrojtjen e ebrejve, ju vetem i bindni akoma me shume lexuesit objektive se sa te drejte ka zoti Lladrovci.
    Une kam jetuar midis grupeve te medha ebrenjsh me prejardhje nga Polonia dhe ishte mendimi i pergjithshem i tyre se ata polaket ishin ne thelb antisemite e sipas tyre, masakrat me te egra kunder ebrejve gjermanet ua linin polakeve t’i kryenin; ne France ne menyre masive populli francez dhe administrata franceze ka dhene informacione dhe ndihmuar aktivisht per nisjen e qindra mijera ebrejve ne kampet e perqendrimit gjermane; dihet mire edhe pjesmarrja masive e grekeve per tu dorezuar ebrejte e Selanikut gjermaneve).
    Ju veni akuzoni popullin tuaj ne kete menyre, jo ne nje ambient shqiptar me qellim te mire edukimi, por ne nje perfaqesi te huaj (polake), edhe pse ju e dini se si mund te abuzohet me pohimet tuaja si shqiptar nga propaganda qe behet sot kunder shqiptareve dhe Shqiperise, sidomos nga fqinjet e hapet armiqesore qe jane me ne “ne gjendje lufte” (edhe pse qeveria jone ne menyren me absurde apo qesharake te imagjinueshme i quan aleate strategjike).
    Mos ma merr per keq: Edhe po ta le menjane propaganden antishqiptare, ato qe shkruani edhe sot me fyejne mua si shqiptar, dhe marr guximin t’ju them se ato fyejne cdo shqiptar atdhetar.
    Do te ishte e pamatur nga ana ime te mundohem ketu te shpjegoj arsyet e qendrimit tuaj PER TE KERKUAR ME CDO KUSHT TE GJESH TE ERRTEN EDHE ATY KU NE SHKELQEJME SI POPULL. Kjo vlen jo vetem per qendrimin e shqiptareve ndaj ebrejve, por per qendrimin tone gjate tere historise, si populli i vetem ne Ballkan qe nuk ka kryer as luftra pushtuese as genocid ndaj fqinjeve greke e serbe, ndonese i eshte nenshtruar luftrave dhe genocideve te tilla per 20 shekuj me radhe, duke perfshire shekullin 20 .
    Dhe duke i dale para kunderargumenteve ANTIHISTORIKE per pjesemarrjen e shqiptareve ne shtypjen e popujve te Ballkanit (pre e te cilave per mungese njohurish ka rene edhe shkrimtari yne i madh Ismail Kadare), po ju them se askush nuk ka qene ne gjendje, e as mund te jet ne gjendje, qe ta provoje kete shpifje antishqiptare

    Reply to this comment
  10. Erza October 6, 19:09

    Une s’para shaj, por qenke nje injorant dhe debil i madh zoti Andoni! Tregohet qartazi qe argumente e tua s’kane brume dhe formohen mbi burime dytesore dhe selektive ashtu sic ti servirin. Ashtu sic s’e paske kokrren e idese per praktikat e trajtimit te ceshtjes ne vendet e tjera Europiane.Si gjithmone Europianet me te zgjuar se ne dhe me koshience te lart kombtare, perpiqen te kapitalizojne e te ekzagjerojne sa here munden ndonje even sporadik ku elemente te shoqerise kane mbrojtur hebrenj. Suedia e cila ndonese gjasme neutrale ishte furnizuesja kryesore e Gjermanise me hekur per prodhim armatimesh ( ne fakt qe vetem peshperitet ne qarqe te caktuar, se helbete i prishet imazhi) para dy vitesh shpalli nje vit per Raul Ullenberg, i vetmi individ suedez qe mbrojti hebrenjte, dhe s’ka lene statuje, konference, aktivitetet, promovim etj pa be bere ne nder te tij. Cfare beme ne per familjet shqiptare qe mbrojtem hebrenjte pervec se te nxjerrim keshtu karafilash cingun qe hedhin poshte cdo gje? Eshte problem i madh kur nje gazetar bene historira e nje doktor e piktor bene politike. Fatkeqesi per ne!!!

    >Malcolm pro-shqiptar? Qesharake. Ai dhe vet i ruhet nje percaktimi te tille. S’ka studiues pro-shqiptar sot per sot. Por puna e tij ka koinciduar qe duke krahasur me pallavrat qe kane historit serbe, te akuzohet nga qarqet serbe sikur eshte pro-shqiptar. Dhe etiketime i Malcolm si pro-shqiptar, eshte perdorur nga qarqe serbe dhe nga nje akademike ruse, qe ti e sjell si te mireqene. Kur ne fakt dhe ai per te mos tu dukur sikur mban ane eshte perqendruar ne elemente inekzistente ose te paprovuara. Shifra 281( gjasme kane ndejt e i kane numeruar hebrenjte qe “dorezuan” shqiptaret) eshte thjeshte nje manipulim historik i paprovuar, pa burime arkivore, por thjeshte me burime dytesore kryesisht te promovuara nga qarqe serbe. Te kujton te njejten shpifje per tregti organesh sot pas luftes se Kosoves, ku qarqe serbe thone jo po ka patur 150, jo po 100, kur ne fakt nje tregti e tille organesh as nuk eshte bere apo faktuar asnjehere.

    >Batalioni SS Skanderbeg me te cilin Serbet (por dhe qarqe Greke kam vene re) kane kapitalizuar gjithe teorite monstruoze te tyre, qe shqiptaret kane qene NAZIT dhe gjasme kryer krime ka patur jetegjatesine me te shkurter ne historite e kollaboracionsteve ( duke kujtuar ketu dhe NAZISTET Grek, Serb,Kroat,apo ata Francez etj) Madje ezistenca afatshkurter e ketij Batalioni eshte perdorur si justifikim per vrasjen e shqiptareve etnik ne Masakren e Tivarit. Por nga ana tjeter dokument arkivore gjermane tregojne se ky Batalion s’ka marre pjese ne ndonje luftim.
    Eshte fakt historik qe bashkepunimi i Shqiptareve te Kosoves me Gjermanine Naziste nuk ishte ZGJEDHJE por domosdoshmeri si pasoje e tentativave te vazhdueshme per pastrim Etnik nga ana e Yugosllave ( lexo Serbo-Malazez). Keta njerez te vuajtur pane tek Gjermania Naziste dhe Italia Fashiste nje “shpetim” afatshkurter dhe ndoshta driteshkurter. Dhe eshte fatkeqesi qe kjo fakt i shkurter historik nxirret jashte konteksti.
    >Sa per prof. Puto per punen e te cilit ne mase te madhe kam respekt,ne kete rast ruaj rezervat e mia duke konsideruar qe si nje historian me nje lloj perqasje te majte, ka mbajtur poziten e tij per nje njesine sic ishte SS Scanderbeg . Por pa e lexuar cfare ka thene, s’jam e bindur qe mund ti besoj shpjegimit tend jashte kontekstit.

    > Te thuash populli i thjeshte Europian mbrojti hebrenjte (ne cfare vendi jetoni mer hej, dilni shihni bote me sy!!!), dhe sipas teje, kudo Europianet e thjeshte kane bere ate akt madheshtor sic beri populli Shqiptar eshte argument qesharak. Maksimumi ledhaton egon e ndonje perfaqesuesi te jashtem atje, por tregon dhe shkallen tende te larte te idiotllikut. Populli i thjeshte Europian jo vetem ka qene anti-semitik, ( qe ja paske treguar keto perralla ambasadorit Polak ti, qesharake), por ende sot e kesaj dite ka ndjesi te larta antisemtike, ndonese ne mase te madhe me latent. Se perkundrejt nesh, Europianet s’jane “c’ka shtepia t’ja nxjerr femija”. Dine shume mire ku ti thone e mos ti thone gjerat.

    > Te thuash qe nje nder faktoret qe i bente Shqiptaret te mbanin Hebrenjte ishte myslymanizmi yne, pasi jetonim nje Perandori miqesore me ta, eshte idiotesi e lart, e mos njohje e koshiences shqiptare. Populli shqiptar i mbajti Hebrenjte jo prej fetarizmit te tyre, por prej fakti qe i konsideronte pjese integrale te tij. Kjo shume mire mund te evidentohet dhe nga deshmite e familjeve qe jane shpetuar apo i kane shpetuar. Apo s’te duken burime historike mjaftueshem zoteri? Hebrenjte ne Perandori ishin te stigmatizuar po aq sa romet ne Ballkan sot, por ishte merita e tyre qe vepronin e jetonin brenda hapesirave te veta.

    Edhe me fal, po c’pune ke ti, nje cope gazetari nga Filoqyli ti tregosh nje diplomati punen e tij?! Ne fakt ty s’te perket te merresh me pune historike, nderkohe atij si diplomant i merret me pergenjeshtrimin e genjeshtrave, dhe ruatjen e imazhit te vendit dhe popullit te tij. Eshte e pafalshme per ata qe te ftojne ty nje provokator dhe manipulues ne te tilla aktivitete. Nese do thjeshte te merresh me promovimin e tezave te komshinjve se shqiptaret jane njerez me bisht,qe duhet te shfarosen, sukses, je ne rruge te drejte.Por mendoj si gazetar te bene mire te merresh me pune me te paqme per vendin tend.

    Reply to this comment
  11. Guri i Kamjes October 6, 20:02

    Autori, ne fund te replikes nenshkruan si gazetar e publicist, ndersa ne permbajtje te saj flet per “te verteta shkencore e historike”, pra na qenka edhe shkencetar edhe historian, tituj keto mjaft te larte qe do te nderonin kedo qe mendon se i meriton. Ne te vertete ne gjithe permbajtjen e shkrimit nuk ka te verteta historike e aq me pak shkencore. Teza me e gabuar e tij,mjaft dashkaqese eshte injorimi i rolit kryesor te Shtetit shqiptar te kohes nga ai i qytetareve te thjeshte shqiptare. Per te parin ai shprehet hapur se ka luajtur rol te kundert duke metuar se per kete qendrim ka dhe dokumenta, por pa permendur asnjerin prej tyre. Kjo teze antishqiptare nuk hidhet nga injoranca qe autori e posedon me bollek, por nga nje qellim dashakeq. Per te mbuluar kete poshtersi ai i hedh siper vellon e “shpetimtarit popull” qe eshte e vertete per arsye se njerezit e thjeshte ne vepren e tyre fisnike kishin mbrojtjen e qeverise shqiptare te kohes dhe eshte me se e pavertete se mbrojtja e dhene çifuteve ishte merite vetem e qytetareve te thjeshte. Ne se Qeveria shqiptare do te kishte ndaluar qe ne kufi hyrjen e kosovareve, atehere populli i thjeshte nuk kishte si t’i priste e strehonte ata. Pak a shume keshtu ka ndodhur edhe me çifutet gjate luftes. Ishte marreveshja e qeverise se kohes me autoritetet gjermane qe beri te mundur nje prani me te madhe te çifuteve ne Shqiperi ne fund te Luftes se II se sa ne fillim te saj . Kjo eshte e verteta historike qe e njeh gjithe Bota. Nje nga personazhet e rendesishme te Luftes znj. Nexhmije Hoxha eshte shprehur se fundmi publikisht se ne shpetimin e mbrojtjen e çifuteve gjatye luftes, komunistet nuk kane luajtur asnje rol. Strehimi e mbrojtja e tyre eshte veper e Qeverise shqiptare se kohes. Ndersa historiani Bernd Fisher eshte shprehur: ” Ne mbrojtjen e çifuteve, perveç njerezve te thjeshte ka pasur edhe faktore te tjere, te cilet ai nuk i permend, por qe nenkuptohen. Ne se ai i permend, atehere nga shumekush, por edhe nga ndonje ben do te sulmohej si perkrahes i kolaboracionizmit. Qe qeveria shqiptare e kohes ka luajtur rolin kryesor ne kete çeshtje, kjo me te drejte permendet nga komentuesit kur flasin per perpjekjet e ambasades sone ne Vjene, pra te nje pjese te administrates shqiptare jashte vendit per te shpetuar shkencetarin e madh çifut.Perpjekjet jane kurorezuar me sukses, por per fat te keq me vonese per shkaqe burokratike Nga ky shembull del fare e qarte se shpetimin e çifuteve qeveria jone e ka pasur çeshtjen kryesore te politikes se saj te jashteme e te brendeshme. Perfundimisht mund te thuhet se kur autori i shkrimit edhe rolin e qytetareve te thjeshte e njehson me ate te qytetareve te vendeve te tjera, do te mbrije ne synimin djallezor se shqiptaret nuk kane bere as me pak e as me shume sa kane bere edhe popujt e vendeve te tjera. Ne jemi njohur si shteti qe ka shpetuar çifutet. Greket per shembull i spiunuan ne mase hebrenjte.Ka shume pak prej tyre qe kane ndihmuar. Kur trena te mbushur plot i transportonin çifutet ne kampet e vdekjes, greket grabisnin shtepite e tyre. Çifutet e Selanikut deri me 192O, perbenin me shume se gjysmen e popullsise te qytetit. Mbas luftes varreza me e madhe e çifuteve ne Bote (rreth 5OO OOO varre) u rrafshua e siper koskave te te vdekurve u ndertua kompleksi universitar “ARISTOTEL”. Neper trotuaret e Selanikut, mund te shkelesh mbi pllaka mermeri te lemuara. Ato jane pjese e varreve çifute. Per kete, Benka mund te lexoje ne shqip librin e gazetarit te shquar te WASHINGTON POST, Robert Kapllan, me titull ” Greqia, gruaja e lindjes e dashnore e perendimit”.

    Reply to this comment
    • Dori October 6, 20:37

      Greket spastruan deri ne piken e fundit hebrenjte e Greqise, deri ne piken qe sot s’ka asnje. Kombi me anti-semit ne bote. Ne te njejten menyre prishen dhe varrezat e Shqiptareve ne Selanik e Athine duke hequr cdo element shqiptar ne Greqi, sikur aty mos te kene ekzistuar kurre kembe shqiptari. Pervec Camerise ndryshime rrenjesore u bene dhe ne Arte e ne cdo vend ku ka patur shqiptar. Nderkohe qe ne kthyem emra “grek” ne fshatra shqiptar, sot ne Greqi me ndryshimet e suksesshme mohohet ekzistenca e shqiptareve si nga institucione zyrtare si nga qarqe te caktuar greke. Vetem ndonje prof grek tek e tuk peshperit nen ze ekzistencen tone, por dhe kete me hilen e perheshme greke ku lidh etnine me fene.

      Reply to this comment
  12. miqsori October 6, 20:26

    Zoti Andoni, nuk deshiroj te komentoj as letren (si shkak) dhe as pergjigjen (si pasoje).
    Dua vetem te them se c’do shqiptar (i Shqiperise apo i Kosoves) deshiron te ndihet i respektuar ne nje aktivitet si ai ku ju shprehet dijet tuaja ne fushen e terrorit kunder hebrenjve.
    Kjo nuk do te thote qe ne (shqiptaret) nuk kemi gjynahe, por besoj se vendi me i mire per ti thene mund te ishte diku tjeter dhe ne nje kohe tjeter.
    Ju faleminderit per mirkuptimin.

    Reply to this comment
  13. albanopl October 7, 03:42

    Minimumin e asaj qe ka ndoshur me hebrenjte e Polonise nuk ka ky fare gazetari dhe publicisti i BIA.Mbrojtja e hebrenjve ne L2B eshte diamanti ne kuroren shqiptare dhe nuk ka faqezi si ky palaço qe te shtremberoje te verteten. Nese do te marre pak edukate per ate qe kane hequr judenjte ne pOloni mjafton fakti qe nga 1000 oficere qe mbaruan ne 1938 vetem 1 ishte hebre, hebrenjte kishin vetem 10% te vendeve te shkollat e mesme, gjimnaze. Kaq per kete hulumtuesin e Shtepise se Verdhe dhe publicistin e BIA.

    Reply to this comment
  14. Nazim October 7, 10:57

    Zoti Andoni,

    ti me kete artikull sulmon perseri shqipetaret , dhe kete si thua zotrote e ben per hir te te “vertetes”. Por kjo eshte e verteta jote, dhe pse mundohesh ta vertetosh kete te vertete , dreqi e di.
    Ajo qe ke bere ti ne ate ka qene nje mekat, jo gabim.

    LEXO komentin e miqsorit se ta ka thene mjaft mire, dhe me mire nuk te thuhet se aq.

    Dhe te lutem, merr e fshij prapanicen me fjalen memorje, se kemi fjalen kujtese ne shqip, se na shkaterruat gjuhen me keto anglikanizma, ashtu sic po shkaterroni dhe historine tone.

    Reply to this comment
  15. mira October 7, 13:21

    Edhe une jam me komentin e miqesorit dhe Nazimit. Por do shtoja se ne paragrafin e parafundit i ke kerkuar zoterise te pergjigjet se perse nuk ka me shume bashkepunim midis dy vendeve…. etj…
    Ti si njeri i letrave te ka shkuar ndonjehere ne mendje te shkruash se perse serbet po bejne presion( e keqja eshte se perendimoret i mbeshtesin si gjithmone ne histori qe jane kunder shqiptareve) per te krijuar zajednicat dhe te rembejne dhe grabisin trojet e shqiptareve?
    Jane keto shume me te rendesishme se sa fati nje albanoligu qe nuk ishte pergjegjesi e shqiptareve? E ke kete te drejte dhe nuk te ka shkuar ne mendje ta perdoresh.

    Reply to this comment
  16. asllani October 7, 14:06

    Meraku i Lladrovcit – Xhaferr Deva dhe divizioni i tij SS , i vetmi shqiptar qe ka kryer dorezimet e hebrenjve !

    Keto llomra si Xhafer Deva me kompani , duhen pastruar nga historia shqiptare , duke i thirr me emrin e vertete te tyne !

    Ne fakt po veprohet ndrysh ! Rruges ku Xhaferr Deva gjakosi popullin e Tiranes , ne mes te nates , duke i qit prej shtepie te rinj e pleq , Shteti Serbofashist i Tiranes i vuri emrin e nipit te Xhaferr Deves , Ibrahim Rrugoves !

    E shikoni qe historite shqiptare nuk jane pa lidhje ?

    Reply to this comment
  17. Drita October 7, 15:07

    Titulli i vertete i ketij shkrimi duhet te ishte: kur nje gazetaruc tejkalon profesionin e tij.

    Reply to this comment
  18. Moza October 7, 15:16

    Mu neverit Ben Andoni.(edhe emrin e mbiemrin e paska te ndryshuar)Antishqiptar,debil!Lutem,hiqeni nga qarkullimi kete lloj specie.Na lendon e prish shijet per gazetarine.Meriton percmim.Argumenta kane dhene shume komentues.Po shtoj ndonje:B…shkruan se mbrojtja e cifuteve u be ngaqe shumica e shqiptareve ishin myslimane.Ka shembuj te shumte te mbrojtjes se hebrejve nga ortodokset.Lexoni librin e Shaban Sinanit”hebrejte” do ti gjenil Shpesh ne vend te HEBREJ perdor fjalen CIFUT.Tregon se autori eshte antisemit.Fjala cifut ka kuptim perbuzes dhe eshte me origjine nga “muslimanet”e Turqise.Pse nuk i mbrojten hebrejte muslimanet e Bosnjes?!Sa per Polonine qe e ngre larte b…,dua ti mesoj qe dy kampe te medha:Aushvici dhe Majdanek kane qene atj me shume ushtarake polake naziste.Per Joklin pervec te tjerave do te shtoja apelin e ndonje personaliteti te kultures per ti dhene shtetesine.Me sa kuptoj b…ia di shijen dhe eren lekut e eshte gati te flase ate qe do te nxirrte me jashteqitje.I paturpshem!

    Reply to this comment
  19. kritiku October 7, 19:42

    Ben Andoni do te ishte mire qe te qendronte ne rolin e perkthyesit ne ate takim dhe s’kish pse merrte edhe rolin e politikanit apo perfaqesuesit te popullit shqiptar. Ketu fillon gabimi i tij, ndersa ne pergjigjen e tij ka te verteta dhe ato ai i merr nga autore te mirenjohur.

    Reply to this comment
  20. Patriote October 8, 06:48

    Per Baftjar Luzatin – qe eshte vetequqjtur – Ben Andoni !!!

    Para se te maresh persiper te flasesh per historine tone , ti more legen qe je ne krize identiteti, se pari duke ndryshuar emrin dhe mbiemrin qe te ka vene ai shoferi yt, dhe se dyti duke anatemuar nje histori te lavdishme dhe qe e rendit popullin tone ne anen me te ndritur dhe me
    Te drejte te historise, :
    — duhet ti kerkosh falje gjithe popullit shqiptar per padrejtesine qe po i ben duke e perfolur, duke shpifur dhe duke mare persiper qe ta shvleresosh neper media e neper takime te tilla , qe jane : si te jesh zedhenesi i propogandes se fqinjeve ! Greke e Serbe , bashke! Po ti qenke edhe perkthyes i serbishtes , e domosdo qenke bere edhe ” lehes. ” i tyre ! Se qeni ku ha leh !!!!!
    Ndersa per ata komentues qe se dine : z. Lladrovci – eshte pinjoll i familjes se Heronjeve te Kosoves : Fehmi e Xheve Lladrovci – burre e grua , qe dhane jeten e tyre per Clirimin e Kosoves
    Ne radhet e UCK.- se ! Lavdi Luftes se UCK-se ! Lavdi Shqiptareve ! Poshte tradhetaret dhe antishqiptaret !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*