Replikë me z. Andrea Stefani për shkrimin e botuar në “Dita”

August 5, 2016 09:49

Replikë me z. Andrea Stefani për shkrimin e botuar në “Dita”

 

Myfit Memaj

 

Çdo ditë gazetën “Dita” e lexoj me dëshirë në çdo rresht të saj, ajo na jep kënaqësi me shkrimet, rubrikat dhe analizat që bënë stafi i saj i mrekullueshëm. I falënderoj për kënaqësinë që më jep mua dhe të gjithëve, por për shkrimin e z. Stefani jam i pakënaqur dhe po shpreh nja dy mendimet e mia të cilat po i patë të arsyeshme, m’i botoni.

z.Stefani! Me kurthin e luftës mes dy diktaturave ju i bëni një mbrojtje të paimagjinueshme tradhtisë së Ballit Kombëtar gjatë luftës, sa që dhe vetë Mit’hat Frashërin po ta ngresh nga varri, s’besoj se do e bënte një gjë të tillë, dhe ballisti Alimadhi duhet të të falënderojë nga zemra për mbështetjen që i jep. Ti z. Stefani me sofizmat e tua prej njeriu që pretendon se di shumë dhe je studiues i madh (edhe mund të lexosh shumë), por për ç’ka shkruan e pasqyron në shkrimet e tua në esencë, tregon një shpirt të vogël.

Për tradhtinë dhe tradhtarët nuk ka asnjë argument ose arsye për mbrojtje në çdo kohë, mbasi si ves është virtyt i njerëzve të dobët, meskin, interesaxhinj, të pamoral, të pakarakter (këtu përjashtohet kur ushtrohet dhunë ndaj personit). Pra ballistët si detyroi njeri veç interesave të tyre dhe çorbës së ngrënë në vite në shërbim të të huajve që kaluan në tradhti.

Ti mashtron me historinë, mbasi Balli Kombëtar tradhtinë e kish filluar (për periudhën që flasin) që me italianët, me operacionet në Pezë, djegia e Mallakastrës nga Isa Toska, reprazaliet nw lumin e Vlorës deri tek vrasja e ballistëve nw Gërhot të Gjirokastrës që ata ballistët e tu mbasi u bënë tapw me raki në Libohovë dhe dëgjuan kapitullimin e Italisë iu futën Gërhotit me kokë dhe lanë partallet te porta e divizionit. Ti me sofizmat e tua i ngatërron çështjet dhe në elementët që diskuton i shtrin në kohë duke filluar nga vitet e luftës deri në Jaltë, Teheran dhe koalicionin e aleatëve me Stalinin.

Ti tradhtinë e Ballit e justifikon si e keqja më e vogël dhe me ato argumente që thua bëhesh i pabesueshëm, pale kur fut edhe Tolstoin në historinë e çeçenit Haxhi dhe se përfundon konkluzionin, veç mbasi përrallis e përrallis për të mbrojtur tradhtinë e Ballit, ti thua ca llafe e lavdërime për të rënët në luftë se ata janë nderi i kombit, por me cinizmin tënd ti në fakt i poshtëron ata kur thua se ata dhanë jetën për atë që s’e dinin se ç’po bënin. Jo z. Stefani, partizanët dhe shqiptarët u ngritën në luftë me një qëllim, dhe ajo ishte lufta kundër okupatorit gjerman dhe italian dhe këtë gjë Balli nuk e bëri, por elita e tij që erdhi bashkë me pushtuesit, i shërbeu pushtuesit duke vrarë e djegur vendin dhe iku me bisht ndër shalë me pushtuesit bashkë (te gazeta “Dita” e ke listën e Lumo Skëndos për grupet balliste që largoheshin nga Shqipëria).

Ti Z. Stefani qëllimisht ngatërron Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare brenda Shqipërisë me luftën çlirimtare në Kosovë dhe me Shqipërinë Etnike, këtë e bën qëllimisht për të mbrojtur ballistët.

z.Stefani, aleancat, koalicionet, marrëveshjet në kohë dhe situata të ndryshme, në parim, në vijë të drejtë midis miqsh, kombesh, partish e shtetesh, bëhen gjithmonë në vartësi të problemit që imponon koha dhe aleanca Sovjeto-Amerikano-Angleze erdhi si rezultat dhe domosdoshmëri e kohës. Rusia Sovjetike në atë kohë ishte një realitet historik dhe bota perëndimore ishte aq e mençur dhe me eksperiencë botërore që të përcaktonte se cili ishte problemi imediat në atë situatë emergjente për t’u zgjidhur, pra ajo ishte lufta kundër fashizmit dhe se aleanca me Stalinin ishte e keqja më e vogël që duhej bërë. Ti këto i di, por s’do ti thuash se vetëm me këto çfarë shkrove në këto dy numra të gazetës tonë “Drita”, se ajo dritë lëshon, ti vaj halli ç’do broçkullisësh në atë librin që po tretesh të shkruash. Dhe me sa kuptoj unë, ti po ia kalon dhe Orhan Butkës që bën rolin e historianit, por harron t’i thotë këtij populli se pse Safet Butka e vrau veten në hamam.

Në kopertinë të gazetës ishin dy figura historike të dy formacioneve të luftës, pra të Ballit Kombëtar dhe të PKSH-së të përfaqësuar nga Enver Hoxha dhe Mit’hat Frashëri. Për mendimin tim, ti z. Stefani analizën e luftës duhet ta filloje me atë çka përfaqëson secili prej tyre në atë kohë lufte dhe jo ta filloje nga viti 42 dhe te sistemi socialist dhe të drejtat e njeriut dhe bën rolin e analistit kompetent për aleancën fituese të Luftës së Dytë Botërore.

PKSH-ja me Enver Hoxhën mori përsipër udhëheqjen e LNÇ me thirrjen ndaj popullit për luftë kundër pushtuesit pa dallim feje, krahine e ideje dhe prelude i kësaj ishte Konferenca e Pezës që drejtimet që u dhanë, populli i ndoqi deri në çlirimin e vendit pa marrë parasysh asnjë sakrificë.

Po kush ishte Enver Hoxha në atë kohë, veç të qenit komunist si dhe profesor i frëngjishtes në liceun e Korçës me një rreth të ngushtë shoqëror, por më shumë i njohur si kunati i Bari Omarit, një figurë e nderuar e kohës, po që pati një fund tradhtie me Ballin ku militonte dhe që përfaqësonte?

Por ma merr mendja se duhet ta kesh lexuar Dekallogun e Ballit, një program mjaft bindës dhe shumë më i kompletuar në raport me programin e PKSH-së, nga hartimi ishte më i sofistikuar. Po kush ishte Mit’hat Frashëri? Ai ishte një figurë e njohur në rrethet shoqërore dhe qeveritare në Shqipëri, i shkolluar në perëndim, njeri me intelekt dhe integritet moral e shoqëror, por mbi të gjitha ishte i biri i Abdyl Frashërit që la pasurinë për trojet e këtij vendi, por që i biri me Ballin Kombëtar i vuri në shërbim të pushtuesit.

Pra pse nuk e pyet veten ti z. Stefani, që si ka mundësi që këto të dy formacionet që thoshin do luftojmë armikun dhe do përparojmë Shqipërinë, por si e shpjegon ti që ky Enver Hoxha, një i panjohur në raport me Mit’hat Frashërin, me PKSH-në, e bindi popullin që ta ndiqte dhe u rreshtua i gjithi me Luftën Nacional Çlirimtare? Pra pse ndodhi kjo hata që kur popull s’e ndoqi pas elitën e vendit? Ti e di, por s’do e s’të rri samari drejt që ta thuash se s’i mbron dot shportën e karavidheve të Ballit po the të vërtetat e luftës. Dhe ta them unë dhe duhet ta ngulisësh në mendje, se PKSH-ja me luftën Nacional Çlirimtare që organizoi dhe mori përsipër që ta drejtonte, luftoi pa kompromis kundër pushtuesit italian dhe gjerman, pa marrë parasysh tërë sakrificat dhe privacionet, dhe vija e demarkacionit që ndau Ballin Kombëtar me Partinë Komuniste ishte qëndrimi ndaj pushtuesit dhe këtu qe e keqja e Ballit.

Dhe Balli yt që do ta shpëtosh me kurthin e dy diktaturave duke ftilluar shumë probleme të shtrira në kohë si diktatura e proletariatit, rreziku nga Stalini dhe skllavizmi e plotë të tjera, por Balli Kombëtar gjatë luftës ishte deri në grykë i mbushur me pisllëqe nga lidhja me pushtuesit duke sakrifikuar edhe interesat e atdheut për interesat e elitës. Dhe ky populli ynë i shumëvuajtur, por i mençur nga jeta dhe eksperienca, e pa çorbën balliste dhe u lidh dhe sakrifikoi deri në çlirim me PKSH-në për të shporrur pushtuesit. Koha në ato momente fliste dhe kërkonte të zhdukte pushtuesit, por Balli e kishte mendjen te pushteti si dhuratë që do ja jepnin pushtuesit kur të iknin dhe te pulastrenat e Daj-Cenit, prandaj përfundoi në atë pikë halli dhe nga kotecet e emigracionit ku përfunduan thurnin intriga për rrëzimin e pushtetit në Shqipëri, por prapë këtë do e arrinin nëpërmjet padronëve të vjetër dhe të rinj.

Pra z. Stefani, ti sado që të mundohesh dhe të filozofosh për të shpëtuar tradhtinë dhe poshtërsinë e Ballit, nuk e bën dot. Historia e tradhtisë së Ballit s’ka lumë e det që e pastron, e jo më Orani, Alimadhi dhe ti e ndonjë pinjoll tjetër që mund të dali. Një këshillë shoqërore e vëllazërore e kam për ty. Të lutem, mos na broçkullis më pisllëqe të tilla te gazeta jonë “Dita” dhe e dyta, lërë miletin të qetë të luftojë me hallet që kanë përsipër dhe mjaft më me llogoret e vitit 42 me ballistë e komunistë.

Dhe e kam merak ta përsëris së Lufta Nacional Çlirimtare ishte historike kundër një pushtuesi të egër. Lufta Nacional Çlirimtare ishte sa e drejtë dhe gjithëpërfshirëse, mbasi qe kjo luftë që e radhiti vendin tonë në anën e duhur të koalicionit antifashist (që të gjithë mburremi me këtë detaj), por dhe bëri atë që bota nëpërmjet kësaj lufte të na vlerësonte në Konferencën e Paqes e në vazhdim për sakrificat me të cilat u përball ky popull i shumëvuajtur në shekuj nga pushtimet, por kurrë i gjunjëzuar.

Mblidhe mendjen z. Stefani, shkruaj çfarë të duash, por dije se Ballin dhe tradhtinë e tij ti s’e mbron dot.

August 5, 2016 09:49
Komento

1 Koment

  1. Nene Pashako D. August 5, 18:53

    Qente le te lehin,! karvani shkon perpara
    .
    Gjithe te mirat Gazetes “DITA”per keto fotografi ELITA te luftes N. Clirimtare qe na publikoni.
    Vazhdoni ju lutem me tej. !5 gushti ne ngjarjen e cjret e LINOZIT VITHKUQ po VJEN. deronani ca pamje te asaj veprimtarie “RINIA ne BALLE te L. N. Clirimtare.
    Qente le te LEHIN ! Karvani shkon perpara.

    Pershendetie gjyshi Arben Dukes nga Toronto…

    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim