Replikë me z.Klosi

Aleksandër Dimroçi September 1, 2014 19:25

Replikë me z.Klosi

Duke marrë shkas nga deklaratat e z. Klosi botuar në gazetën tuaj dëshiroj të replikoj në lidhje me atë ç’ka ai thotë në lidhje me Fortlumturinë e tij, kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas.

Ju z.Klosi shkruani: “Kisha greke është vetë si “strukturë diktatoriale’ dhe Janullatos është në majë të saj.E para, sa për transparencë, unë e kam thënë ndonjëherë frazën “rreziku nuk vjen prej fondamentalistëve islamikë , por nga fondamentalizmi i Anastasit”. Ndërsa kishën greke e kam përmendur konkretisht gjatë analizës për çështjen e sigurisë kombëtare, ku ndërhyrjet e kishës greke në Shqipëri, i kam cilësuar më problematike se sa organizimet e islamikëve shqiptarë në Siri.

A mund të na shpjegoni ju z. Klosi strukturën diktatoriale të Kishës orthodhokse në Shqipëri? A mund të na shpjegosh dhe të na thuash se ç’është ky fondamentalizëm i Anastasit? Çfarë rreziku ka ai? Cilat janë ndërhyrjet e Kishës Greke në Shqipëri?

Duhet të dini se Kisha Orthodhokse në botë është një, me qendër Patriarkanën Ekumenike në Stamboll të Turqisë, dhe kishat lokale si ajo e Aleksandrisë, Jeruzalemit, Antiokosë, e Rusisë, e Serbisë, e Rumanisë, e Bullgarisë, e Gjeorgjisë, Qipros, Greqisë, Polonisë, Shqipërisë dhe Çekisë janë autoqefale në aspektin e qeverisjes dhe administrimit të tyre.

Vetë Kishat Orthodhokse në mbarë botën kanë një strukturë të tillë, që organi më i lartë drejtues i tyre është sinodi ose mbledhja (këshilli) I mitropolitëve dhe peshkopëve të saj në atë vend që kjo kishë vepron. Përshembull: KOASH vepron ne territorin e Shqipërisë dhe administron veprimtarinë e saj në Shqipëri. Konkretisht Sinodi i KOASH-it përbëhet nga Kryepeshkopi Fortlumturia e tij Anastas, që është kryetar i Sinodit, dhe anëtarët janë: Mitropoliti i Beratit hirësi Ignati, i Korçës hirësi Joani, i Gjirokastrës Dhimitri, Episkopi i Apollonisë Nikolla, Episkop i Krujës Andoni, Episkopi i Amantias Nataneli dhe Episkopi Bylisit Asti, kryesekretar i Sinodit është protopresviter at Jani Trebicka. Kryetari i Sinodit përveç titullit që ka dhe funksionit që mbledh Sinodin për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë më Kishën, në anën tjetër është i barabartë me anëtarët e tjerë të Sinodit. Vota e tij është e barabartë me të gjithë antarët e tjerë të Sinodit, që domethënë se edhe vendimet që merren, janë rezultat i votimit që të gjithë pjesëtarët e Sinodit kryejnë. Pra, ka një sistem demokracie, ku në marrjen e vendimeve fiton shumica.

Ky është një standart qeverisës në të gjithë kishat orthodhokse të vendeve të tjera dhe në të gjithë botën orthodhokse ku vepron institutcioni i organizuar i saj. Ky standart vjen nga koha apostolike e trashëguar deri më sot dhe si e tillë është një nga kanonet e Kishës Orthodhokse, që domethënë nëse kjo strukturë vendimarrje prishet dhe demokracia kalon në monarki ose vetvendosje nga ana e kryetarit të Sinodit, kjo nuk është e rregullt dhe si pasojë nuk njihen vendimet dhe veprimet nga Kisha brenda vendit, por gjithashtu edhe nga Kishat e tjera lokale nëpër botë. Në këtë standart dhe me këtë rregull ecën dhe KOASH-i.

Mund të na thoni se ku qëndron elementi diktatorial këtu?

Ju flisni për fondamentalizmin e Anastasit. Nuk e kuptojë se ç’kini ndër mend të thoni me këtë. Por personalisht si besimtar orthodhoks që prej 1993 e njoh Kryepeshkopin Anastas dhe e kam ndjekur veprimtarinë e tij dhe nuk kam parë, as dëgjuar që ai t’i imponohet dikujt aq më tepër të ketë një frymë të ideve ekstremiste, siç karakterizohet fondamentalizmi, që ju përmendni. Por doja t’ju ofroja një tjetër të vërtetë. Fotografinë që na tregon një aktivitet i përmasave evropiane, ku presidenti i BE Baroso, Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy, i qëndrojnë në krah Kryepeshkopit Anastas, në shenjë respekti që bota e qytetarizuar evropiane ka për klerikët dhe jo siç i trajtojmë ne këtu në vendin tonë. Ky është edhe një mësim që na jep evropa apo jo z. Klosi. Dhe mbi gjithçka dua të të pyes: Mendoni se këto personalitete evropiane që mbajnë barra jo të pakta për Evropën dhe botën, që njëherësh konsiderohen edhe si miqtë të Shqipërisë, do t’ia lejonin vetes të dilnin në fotografi me Anastasin diktator sipas jush, apo aq më tepër në qendër të politikës evropiane dhe botërore në Bruksel do të qëndronin me respekt përpara një fondamentalisti sipas jush? Njerëzit që kanë dy fara tru nuk hanë bar z.Klosi.

Nuk jam kundra propozimit tuaj të atëhershëm që të hetohen komunitetet fetare nëse kanë ndikim në grupe ekstremiste. Detyrën keni bërë dhe shumë mirë. Aq më tepër që mbas 1997 ku struktura e SHISH, falë kontributit tuaj të padiskutueshëm dhe historik filloi të ringrihej në shërbim të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, duke përmirësuar imazhin e saj. Edhe Kisha që është institucion juridik në këtë vend ka detyrim të respektojë ligjin dhe kushtetutën dhe nuk ka asgjë të keqe të vihet nën hetim nga organet shtetërore. Por mendoj se para se të merrni përsipër të kostantoni fondamentalizmin e Anastasit, – siç thoni ju, do ishte më e mirë t’I shërbenit këtij vendi me mënyrën tuaj profesionale, më aftësitë tuaj, me forcën e fjalës dhe të burrit që ju karakterizon, më arsyen e mprehtë të matematicienit, të gjitha këto për të parandaluar fondamentalizmin e atyre personave që dalin nga Shqipëria dhe që sot i ke faqet e You Tube-it duke prerë koka njerëzish në Siri dhe Irak për shkak se nuk duan të bashkëjetojnë me njerëz që kanë bindje të tjera ose që nuk kanë idealet   e tyre.

A nuk ju shqetëson fakti juve si prind, si familjarë, si intelektual, si inteligjent në çështjes e sigurisë kombëtare, si patriot në fund të fundit se çdo të bëhet me këta të rinj të fondamentalist të “ISIS” që prishin harmoninë fetare në këto vend dhe që vrasin myslymanë dhe të krishterë, kur të kthehen në vendin tonë? Apo këta që nuk duan në të vërtetë as fe, dhe as atdhe, (deri sa ikin nga atdheu dhe ligjet e fesë) do t’i neutralizoni me mësimin “se feja e shqiptarit është shqiptaria.” Nga ky fondamentalizëm dëshiroj të ruhemi. A keni parë që mbas artikujve tuaj, apo të z. Xhufi, apo të z. Bidos, që kanë të bëjnë me akuza ndaj Shën Kozmait apo kryepeshkopit Anastas, apo të KOASH-it në web-sajtet e atyre gazetave ku janë botuar artikujt tuaj, çfarë shkruajnë njerëz të papërgjegjshëm? Besoj se do ta dalloni frymën fondamentaliste të këtyre njerëzve. Kjo duhet të na shqetësojë. Sepse është një fenomen që po trondit gjithë evropën, pjesë e e së cilës jemi jo vetëm gjeografikisht por tashmë edhe politikisht. Kjo besojë është tema aktuale e sigurisë sonë kombëtare, duke ditur jo vetëm eksportin ilegal të këtyre grupeve ekstremiste në drejtim të Sirisë dhe Irakut, por çdo të ndodh kur të kthehen?

Pa dashur, ju jeni bashkuar me ata intelektual që kanë shkruajtur kohët e fundit kundër Shenjtorëve të Kishës, kundër KOASH-it dhe kundër kreut të saj, përmes gënjshtrave apo mungesës së argumentave, por argumentave të shpikura nga mendja e tyre e errësuar nga fodullëku dhe mllefi i pa arsyeshëm që i ka kapur dhe i ka bërë rob Është një sulm i ri që prish harmoninë fetare, modeli dhe mburrja jonë në botë, dhe gjithashtu arsyeja e ardhjes se papa Françeskut këtë muaj në vendin tonë.

Kjo frymë antiorthodhokse ka ndikuar në shumë njerëz, gjë që ata e shprehin në biseda, apo më së shumti në rrjetin social të fcb, ose në komentete e tyre në Ueb-et e gazetave ose mediave të tjera që janë online. A i keni parë këto komente? Kjo nxitje z. Klosi, që nuk po jua adresoj vetëm ju, nuk është shërbim të sigurisë kombëtare, por e cënon atë. Dhe si nxitje, me dije ose pa dije, me dashje ose padashje është anti- bashkjetes, antife, antivlerë, antishoqëri, anti-shtet, anti-ligjore dhe anti kombëtare.

Para se ju të zbuloni fondamentalizmin e Anastasit, nëse ju e quani veten intelektual dhe patriot, kontriboni të zbuloni dhe denanconi padrejtësitë që bëhen në kurriz të këtij populli, janë të zbuluara dhe populli i di, por që drejtësia e korruptuar nuk i vë në vend për shkak të korrupsionit. Shikoni të kontriboni dhe denanconi elementët kriminal të organizuar në administratën shtetërore, ku vidhen miliarda dhe drejtësia s’po shoh të vihet në vend. Të gjitha këto në kurriz të bashkëqytetarëve tanë. Ju jeni njeri intelektual dhe me reputacion në shoqëri. Zgjidhni njëherë këto çështje jetike për shoqërinë, pastaj le të shohim “rrezikun e fondamentalizmit” të Anastasit.

Aleksandër Dimroçi September 1, 2014 19:25
Komento

34 Komente

  1. beni September 2, 20:34

    Aleksander Dimroqi ju jeni vetem nje agfjent i Greqis qe punoni kundra Shqiperis .Sa per punen e kishes greke apo shqiptare ne Shqiperi ,si te duhesh thuaj,e dine edhe kalamajte se se cka bene dhe ne sherbim te kujte eshte.Me keto artikuj nuk beni gje tjeter vetem sa e ngacmoni ndergjegjjen e shqiptareve dhe e rritni antipatine e popullates kundra rreligjioneve dhe ne veqanti kudra atij ortodoks.Nuk e di ndoshta ju greket kete edhe synoni…..I ftoje te gjithe shqiptaret masovikisht te dalin ne pritjen e papes ne Tirane….

    Reply to this comment
    • ilia September 2, 21:00

      o zoteri kosovar, zati te gjithe ju kosovare jeni, cfare shqiptari je ti qe s`di te shkruash shqip,…, beni mire te shihni bashkeqytetaret tuaj anetare te ISISI-t dhe mos u ngaterroni me Kryepiskopin tone….,

      Reply to this comment
      • Raimond Vlonjati September 3, 05:32

        Pa u mare shume me keto panagjerizmat qe shkruan ky autori ishkrimit
        ,ceshtja eshte
        se ne duhet te fillojme levizjen me moton :……Janullatos ik !!

        Cdo gje ka nje kufi , ndaj edhe perkoheshmeria e Janullatosit ka mbaruar me kohe , keshtu qe duhet te iki ….

        Qendrimi i metjeshem i Jnaullatosit ne krye te Kishes sone eshte nje shkelje e e rende e te gjitha normave kishetare, ligjore, shteterore , por edhe te normave morale

        Sepse nqs nuk iken , atehere Janulaltosi tregon se nuk erdhi ne Shqiperi si nje emisar per te ringjallur besimin tek zoti ne kishat shqiptare,
        por ka ardhur si nje ..Emisar i Okupacioneve shpirterore ne favor te synimeve kriminale te Kishes greke per te c’kombetarizuar ortodokset shqitpare ,
        e per ti khyer ata ne vegla te helenizmit -Ndaj ne Shqiperi duhet te filloje sa me shpejt
        Levizja popullore :…Janullatos Ik , ik !

        Reply to this comment
        • LEWIS September 4, 19:52

          Kjo qe thoni ju na kujton kohen e Princ Vidit kur shqiptaret haxhiqamilista islamike dolen me parrullen: DUM BABEN

          Reply to this comment
          • Raimond Vlonjati September 5, 05:33

            Tani ka ndryshim te madh se i thone :..Ik , ketij Adherfosit te Babes

    • LEWIS September 4, 19:49

      Zoti Beni pri Kosove.Kerko pak ne gjenezen tende ne Kosove se paraardhesit tuaj jane kolonet turq qe solli Turqia ne fushen e Kosoves.Merruni me vehabistet dhe xhihadistet qe po mbijne ne Kosove dhe mos u perzieni ne punet tona te Orthodhoksise.Kemi mijera vjet qe i kemi dale vete per zot atyre.

      Reply to this comment
  2. ilia September 2, 20:50

    klosi eshte pjese e korit te kukuvajkave,qe mezi presin fundin e jetes tokesore te Kryepiskopit, edhe pse do t`u duhet te presin shume…, dihet mire se nga financohen, dhe ky dhe te tjeret, nuk mund te konsiderojne fondamentaliste, financuesit e tyre,.., prandaj me kot shkruesi i artikullit shpreson per kete..
    Gjithsesi artikulli ka sqaruar mire strukturen e KOASH-it, ku nuk ka elemente diktatoriale, perkundrazi,…,
    Por, z.Dimroci, faleminderit per artikullin ne mbrojtje te Kryepiskopit, nje ze me shume ne mbrojtje te Tij,

    Reply to this comment
  3. kubani September 2, 21:06

    jemi te varfer, nuk mund te veme ne Tirane pavaresisht deshires shume te madhe per ta pare dhe per te mare bekimin e tij.N.q.se organizohen humanistet parallinj te na shpien duke mare persiper shpenzimet e udhetimit,ska shqiptar qe i reziston thirrjes per te pershendetur PAPEN
    faleminderit.

    Reply to this comment
  4. Kepesh Voda September 2, 23:21

    Me vjen keq per disa ortodoks qe meren me disa bajga bejne replik apo i pergjigjen ca qenieve dykembeshe me bisht,lerini ,percmojini mos bini ne nivelin e tyre mos ja varni nuk ia vlen ,rrace mongoloidesh me nivel shume te ulet zhvillimi,Ne te bejme punen tone ashtu sic dime vet dhe haka vete tek i zoti.Lavdi ortodoksve.

    Reply to this comment
    • Pellazgu September 3, 09:57

      @Kepesh Voda

      Mirë e ke o ilia, që i ndërron nofkat si prostutat tek filmat pornografikë, me synimin që njerëzit mos t’i njohin. Por, aq sa fytyra i tregon kush janë prostitutat, aq edhe gjuha jote antishqiptare të zbulon ty. Vërtet mirë e ke. Bëni punën tuaj kundër Shqipërisë dhe vete haka te i zoti, sepse do merrni atë që meritoni, prej shqiptarëve. ..

      Reply to this comment
  5. Arber September 3, 01:41

    Ca vezhgime per artikullshkrusin:
    1) ju po mundoheni te na shisni nje foto ku janullotusi ka ber foto me dy nga figurat me
    te larta ne bruksel. Tani kjo foto eshte ber thjesht per foto ( imaxhine ) per publicitet.
    Si ju me kete artikull qe keni shkruar dhe po perdorni kete foto, qe ne te besoj qe janullotusi
    eshte nje person ( i besueshem per ne shqiptaret ) mir per jo shqiptaret. Tani ju po mbroni
    janullotusin, po pse po e mbroni? Nga se po e mbroni ? Dhe me cfare po e mbroni?
    e para dihet, e dyta po e mbroni nga ne vet shqiptaret. Dhe kaq do mjaftonte qe janulla te
    ishte burr kaq i mire ishte dorhequr si beri papa ne vatikan e jo me janulla qe eshte kryepeshkope ne nje vend ku popullata se vret fare mendjen per fe. Dhe e treta ju pedorni nje foto per ti dhen besueshemri janulles qe do te thote janulla eshte kaq i pabes sa paska nevoj edhe per nje tjeter ta mbroj, po ky artikullshkrusi qenka nje manipulator i se vertetes… po po i se vertetes.

    2) ja pse jeni manipulator

    A) se perdoret kte foto

    B) ju duket sikur e njihni mir Fatosin dhe e stimoni. Por ktu lind nje pabesi e juaj
    Qe me von e qortini sikur Fatosi ka gabuar me parishikimet e tij qe kishte then se per sigurin kombtare shqiptare jan janulla dhe shoket e tij me te rezikshim se ISIS. Ne radhe te pare kur eshte bere kjo deklarate lufta ne Siri dhe Irak nuk kishte kto permasa dhe iraku nuk ishte ne kete gjendje.

    C)Dhe me kete gabim i kerkon Fatosit qe mos ta gaxmoj janullen. Dhe qe ne qe lexojm kete artikull tu besejm juve se na ke nxjer keta foto.

    D)Mire ne se mund ta ham kete, po ti mendon se Fatosi nuk do e thoj te verteten qe di mbi cdo gje qe mund te cenoj sigurin kombrtare.

    E)Po do e thote se nje gje ka shume te vertet qe Fatosi eshte patriot, dhe jam shume i lumtur qe Fatosi ka qe ne krye te SHISH-it ne 97 e sidomos ne luften e kosoves. Dhe kaq mjafton per ti besuar Fatosit sidomos kur flitet per sigurin kombetare.

    Reply to this comment
    • likos September 5, 18:48

      cbejne keta ortodoksit oreeeeeeeeeeee , fotomontazh te pa pare. Kane vene ne nje foto Kryeepiskopin me dy nga figurat me te larta te Europes sikur ata sjane sherbetore te grekut . Sa per ty Arber meqenese nuk te pelqen qe ta kesh ne krye te kishes ortodokse shqiptare si i PAFE qe je, meqenese Kryepiskopi nuk iken nga Shqiperia , mund te ikesh ti , ne ortodokse shqiptar apo minoritare e duam ne krye te Kishes tone .Hajde se na i …………………………………

      Reply to this comment
  6. Piro September 3, 02:03

    Qellimi i “polemikes” se zotit Dimroci eshte te shmange vemendjen e shqiptareve nga veprimatria antishqiptare e Janullatosit duke na futur ne hollesira te panevojshme per teorine e organizimit dhe te herarkise se kishes per te cilat veshtire se gjen shqiptar qe interesohet seriozisht t’i mesoje.
    Ti sjell ketu nje fotografi te Janullatosit me udheheqes te Europes per te provuar se Janullatosi nuk eshte diktator por demokrat. Me logjiken tende infantile, SaliBerisha qe ka bere fotografi me te gjithe udheheqesit e Europes dhe me presidentet e Shteteve te Bashkuara mund ti perdore ato per te provuar se eshte nje demokrat i kulluar.
    Ti sulmon idene e unitetit te popullit shqiptar rreth maksimes FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA. Ti nik je ipari qe e sulmon kete ide te unitetit kombetar te shqiptareve. Kete lufte e ka nisur Janullatosi.
    Me sa duket te gjithe juve ju tmerron kjo ide qe eshte garancia e ruajtjes se karakterit kombetar te Kishes se pavarur ortodokse shqiotare dhe pengesa e pakapercueshme per tegjitha perpjekjet dyshekullore per aneksimin e Kishes sone nga kisha greke. A nuk e di ti qe ne cdo vend te botes duke perfshire Greqine tende, Atdheu eshte mbi cdo gje?
    Shqiperia dhe shqiptaret nuk duan tia dine ne qofte se mes tyre ka edhe tradhetare qe rrine ketu ne internet duke vjellur helm dite e nate kunder vendit tone dhe popullit tone.
    Por, a nuk jane fundamentaliste nje numer i konsiderueshem anonimatesh qe derdhin helm antishqiptar ketu ne internet, qe fyejne me te gjitha menyrat popullin tone, vendin tone, kulturen tone, traditen tone ne pergjihtesi. Dhe te gjithe keta anonimate dalin ketu me flamurin e Janullatosit duke perkujtuar dhe organizuar armiqte e kombit shqiptar, ata qe kane punuar per shkombetarizimin e Shqioerise se jugut .
    Une nuk mund te them se ti je nje nga ata (turkofagos, Drejtesi, Krio, Dardha, Ilia, beni etj., etj.),
    fundamentaliste grekofile qe punojne dhe propagandojne kunder popullit tone e madje edhe e mallkojne haptas kete popull ketu ne internet. Populli shqiptar e di mire se ata punojne
    per te huajin e kunder Shqiperise duke u fshehur pas parullave te “ortodoksise”, per te cilat as u behet vone fare.
    Si mendoni ju zoti Dimroci, nuk perbejen keta fundamentaliste antishqiptare nje kercenim per sigurine tone kombetare.
    Po te flase sinqerisht e pa hipokrizi, kesaj pyetje cdo shqiptar i ndershem qe e ve Shqiperine mbi cdo gje do t’i jette nje PO pa ngurim.

    Reply to this comment
    • al-mahmuti September 3, 08:11

      Shqiptaria nuk eshte fe o gomar me rroba.
      Shqiptaria nuk ka filozofi brenda qe te quhet fe.
      Eshte thjesht sllogan. Injoranca juaj nuk paska kufi.

      Reply to this comment
      • Pellazgu September 3, 10:22

        @al-mahmuti

        ilia al-mhamutin, shqiptaria është feja e njerëzve të ndershëm! Është feja atyre që nuk shesin të parët e tyre për 300 euro. Është feja e atyre që e duan këtë vend dhe e mbrojnë me jetë, ndryshe nga ju lëpirësit e Anusit me spaleta, që edhe shpirtin e jepni për të qenë letra higjenike që e fshin atë….
        Feja o trubythë, që të duket vetja i kulturuar nuk ka filozofi, por është një doktrinë të ngritur mbi dogma të pavërtetuara kurrë, që hajvanëve si ty u duket filozofi. Filozofia ka si bazë të vërtetën, ndërsa doktrinat religjioze janë socizma.
        Mëso të shkruash njëherë, pastaj guxo të mendosh se je i ditur o gomari dylber.

        Reply to this comment
  7. Artan September 3, 08:56

    Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka pranuar publikisht se në Shqipëri ka xhihadistë. Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kanadez, John Baird, Ministri i Jashtëm Shqiptar, ka deklaruar se ISIS po rekruton shqiptarë duke shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike të vendit tonë, ndërsa ka sqaruar më tej dhe mënyrën e rekrutimit të shqiptarëve nga organizata ISIS. Kjo sipas Bushatit, është dhe një ndër arsyet e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. “Shqipëria nuk e ka mohuar, është e vërtetë që në zona të caktuara ka njerëz të cilët janë rekrutuar për qëllime famëkeqe. Terrorizmi dhe veprimet ekstreme në gjykimin tonë nuk kanë lidhje me fenë, me besimet fetare dhe me harmoninë fetare, që Shqipëria e ka një aset të paçmuar, dhe kjo besoj është një nga arsyet pse Papa Françesku vendosi që të vizitojë Shqipërinë si destinacionin e parë evropian, për të dhënë një mesazh edhe më kuptimplotë në këtë drejtim”, deklaroi Bushati.

    Reply to this comment
  8. labinot September 3, 09:13

    zoterinj grekafone!Mos e ngaterroni ortodoksine me kombesine!Ortodoksia eshte nje sekt i kristianizmit i ndare nga katolicizmi .Ju greket nuk keni kombesi,nuk keni gjak grek,dhe ne shtepi nuk flisni greqisht,pra nuk keni gjuhen e nenes te perbashket.Ju jeni te konvertuar ne greke.Jeni afrikane,shqiptare,vllehe,sllave te konvertuar ne greke.E vetmja gje e perbashket qe keni eshte ndjekja e riteve te kishes ortodokse.Prandaj keni zevendesuar kombesine me ortodoksine.Prandaj ne kushtetuten tuaj grek quhet banori ortodhoks i Greqise.Por ne besimin ortodoks ishin te gjithe popujt qe kane jetuar nen perandorine romake te lindjes(,bullgaret,serbet,rumunet,shqiptaret,sirianet),por nuk jane greke,nuk jane te etnise greke.Perse ju grekafonet shqiptarin e krishtere ortodoks e quani grek,ndersa rusin e besimit ortodoks nuk e quani grek?Mos ka te beje me faktin se ju grekafonet nuk i ckombetarizoni dot ruset?

    Reply to this comment
    • likos September 5, 19:01

      o elbasan . Ortodoksia ka lindur ne te njejten periudhe me katolicizmin si rezultat i ” ndarjes se madhe ” dhe nga organizimi struktural eshte me demokratike se ajo katolike . Persa i perket historise kryqezatat u organizuan nga Kisha Katolike apo mbreterit katolike europinoperendimore , nata e Shen Bartolemeut po nga katoliket etj etj etj. Sa per ate qe jemi apo nuk jemi greke , me detyrim nuk te ben njeri grek dhe sidomos ne ditet e sotme . Persa i perket ortodokse ruse ,serbe , amerikane , afrikane etj ata jane te barabarte me ortodokset shqiptare ( pra me ne ) .

      Reply to this comment
  9. malo September 3, 11:51

    Ky Dimroçi qenka nje sahanlepires i Athines dhe vjen e na derdellis per fene. Bene mire te na tregoje se sa e paguan patriakane antishqiptare e Athines per kete shkrim ne veçanti e per gjithe karjeren e tij prej spiuni te felliqur. Sigurishte qe ne demokraci kane te drejten te shprehen edhe spiunet. Por ky injorant duhet te dije se historija e Kishes Greke ne Shqiperi eshte e mbushur me gjake, me vrasje, me spiunime e me shume zullume ne kurris te popullit shqiptar. Jane prifterijt grek ne krye te krimeve ndaj shqiptareve, bile edhe nxites te ekstremisteve grek qe kendojne kenge rraciste. Ky fare Dimroçi a mundet me na thene se kush i nxite te rijt grek qe ne kenget e tyre pretendojne te bejne “çorape me zorret e shqiptareve”, apo nuk i ka degjuar keto. Sharlatane te tille kane dale here pas here nga radhet e shqiptareve, prandaj ky myrteber i Athines bene mire te qerohet nga toka shqiptare bashke me ideusin e ketyre evenimenteve priftin Janullatos. Kisha jone eshte ngritur mbi parimet e shkruara Noliane dhe duhet te funksionoje si e tille. Krahasimi me ekstremizmin islamik ska asnje lidhje. Çdo gje eshte e qarte. Janullatos eshte sherbetor i kishes greke dhe teorise fashiste te “megali idese”. Si i tille nuk ka vemnd ne Shqiperi dhe bashke me te te shporren edhe te gjiothe kleriket sherbetor te tij.

    Reply to this comment
  10. andromeda September 3, 15:34

    Jeni ca dredharakë ju ortodoksit grekë. Kështu dukeni sikur ju dhimbset shqiptari me hallet e shumta që ka por nga ana tjetër nxisni urrejtjen fetare në shqipëri. Janulla duket shenjtor por vazhdon të meshojë greqisht e të mbrojë shenjtërinë e kishës greke dhe helenizimin e shqiptarëve. Huq ju ka dalur historikisht dhe huq do të delni sërisht. Shqiptarët e urrejnë fortlumturinë e tij dhe kërkojnë largimin e tij të menjëherëshëm. Duhet të kishte ikur me kohë. Orthodoksit shqiptarë duan në krye të tyre një kryepeshkop të gjakut të vet. Dhe të tillë gjenden, mundet të mos jenë të kalibrit intelektual e me reputacion ndërkombëtar sa Janulla por do të jetë me gjak të pastër arbëror.

    Reply to this comment
  11. Ardenica September 3, 15:39

    Dimroç-Doç i mbarsur nga grekomanet e Janulles dhe i ushqyer ne grazhdin e tyre si gjithe bythwshiturit e Anusit qe mban e ndersen ai kunder secilit qe e kritikon.
    I gjori janulle cilin ka paguar per ta mbrojtur. Ky Dimroçi pandeh se jemi ende ne kohen e shejtan kozmait dhe kali i trojes mund te mbrohet me perralla e genjeshtra injorantesh.

    Reply to this comment
  12. Lumi Drin September 3, 18:25

    Lexues shumë të nderuar a e shihni si i ka zënë paniku këta mjeranë të ligj antishqiptarë si puna e artikullshkruesit (që mundohet të na hedhë hi syve) dhe e
    “Ilisë” dhe bishtave të tjerë antishqiptarë.
    Këta tipa nuk lënë kartë pa përdorur me të vetmin qëllim: PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE.
    Këta djaj me brirë këtë qëllim djallëzor mundohen ta përjetësojnë në dy mënyra:
    A) duke i fryrë zjarrit të urrejtjes ndërfetare tek shqiptarët,
    B) duke u përpjekur me çdo kusht të fusin urrejtjen-përçarjen krahinore brendashqiptare ( shqiptarët, kosovarët).

    Prandaj janë të mjerë këta karanfilë. Po a nuk i keni pyetur gjyshërit tuaj ju o të ligjtë e Evropës se këto shaka tuajat shqiptarët i kanë dëgjuar qyshkur.
    Z. Klosi e tha të vërtetën shkurt e trup andaj i djeg kaq fort këtij bilmez artikullshkruesit tonë dhe padronëve të tij.
    Janulla nuk është mik i shqiptarëve, prandaj duhet të ikë.
    Duke lexuar letrat e lexuesve lidhur me këtë artikull të gjorë e kam shumë të qartë pse janë tërbuar kaq shumë këta çakej antishqiptarë.
    Shqiptarët dinë ta dallojnë mikun nga armiku edhe pse ndonjëherë bëhen sikur nuk dinë asgjë.
    Lumi Drin

    Reply to this comment
  13. ilia September 3, 18:48

    Dimroci ka sqaruar qarte gjithcka fare hapur, se brenda Kishes Orthodhokse, nuk ka asgje te fshehte, ndersa e gjithe kjo propagande antiorthodhokse qe ka shperthyer kohet e fundit, ka qellim zhvendosjen e vemendjes nga forcimi i islamizmit ekstrem, dhe financohet nga pushtuesi (dashnori per disa) yne 500 vjecar dhe sivellezerit e tij ne arabi, irak, etj.
    Ne vend qe te merreni me “preresit e kokave” dhe “perdhunuesit e grave”, ju merreni me Kishen tone Orthodhokse dhe shpifni paturpesisht duke na thene se meshoni greqisht dhe nuk merreni me arabishten e hoxheve qe bucasin anembane nga 5 here ne dite..
    Juve je pelqen muahmeti, ne besojme ne Krishtin, ky eshte ndryshimi mes nesh, dhe lufta juaj eshte pikerisht kunder Krishtit, Zotit tone, ikone e te cilit eshte Kryepiskopi Anastas.

    Reply to this comment
    • Arber September 3, 23:51

      Po ktu ne komentet e mesiperme nuk po komentohet fare te bjeri apo mos te bjeri kembana. Ti pse e con te ai (them ai qe kendon se si di as emrin, por jo per mosrespek po se nuk njohe as kishe e xhami, jan ateiste)qe kendon 5 here ne dite? Ktu ju filloni nje percarje,ju o nuk jeni shqipetar o jeni nje tradhetar? Pastaj sa per ate ( dashanorin tone, ai nuk eshte si thoni ju ata dhe ktu ata jane shume, jane femijet tane ne turkut ja kemi shk…..hyer nenen. Turku asnjehere nuk e ka ndjer bythen rehat me ne shqiptaret ne ishim te fundit ne ballkan qe mposhtem na turku. Dhe kjo per fain se grekve dhe te tjerve nuk ja mbante te luftonte me. Dhe se ca bejn arabet ju e dini shume mire qe shqiptari sa shume i eger eshte aq dhe i bute eshte, dhe se kto luftrat per fe nuk na perkasin se ne kishim zotrat tane para se te vinin romaket dhe myslymanet shume,shume me vone. Shqiptari ka komanduar kudo ka vajt ne toke te botes qe ja ka patur me te dredhur. Tani sa per gjuhen pse mesha ne rus, bullgari, maqedoni etj, etj mesha behet ne gjuhen perkatse? As ne bulgari qe eshte gjuha greke e perzir turqisht dhe sllavisht. Pse ne shqiperi u dashka te mbahet greqisht. Po kush jane grekrit? Askushi qe fale disave u be gjithe kjo greqi ne gjith kete histori qe nje pjese eshte mitologjia jone. Dhe kaq mjafton qe janulla te largohet nga kisha jone ose te pendohet sipas fe perkatese dhe te ndjeki vullnetin e popullit shqipetare. I takon ati ke te zgjedhi. Sa per janullen i thoni te bej qejg sa eshte ne kete bote se kur te vej andej i madhi Fa’Noli ka vajtur deri ne Fer per ti dhen ( si do thoshte vet Noli nja di dacka bytheve. Aq femi eshte janulla perpara te madhit Fan Stilian Nolit dhe me kete rast pershndes te gjith prifterinjte shqiptare( kuptohet jo ata qe punojne per janullen), se meritjone 1 milion here me shume se janulla dhe ky eshte nje turpe qe i behet KOASH-it.

      Reply to this comment
  14. ilia September 4, 10:35

    Zhurma e koheve te funditn qe ka ne fokus Anastasin dhe Shen Kozmane, eshte lufte kunder Kishes Orthodhokse dhe kunder besimit orthodhoks. Njelloj si pushtuesit osmanllinj, edhe xhfi dhe xhufjanet, jane vene te gjithe ne rresht per nje, me qellim islamizimin e plote te shqiptareve, edhe atyre qe kane mbetur pas Shen Kozmait. Interesi per kete eshte ne rradhe te pare nga turqia, qe desheron ta kete Shqiperine, koloni te veten dhe t`i vere ndonje emer si p.sh. “arnautistan”,..etj., por edhe e vendeve islamike si irak, ISIS, arabi, etj.
    Kuptohet qarte nga financohen pendat e xhufit dhe xhufjaneve..

    Reply to this comment
    • Arber September 4, 12:43

      Ho hoooo ti nuk po dashke te lexosh e te kuptosh.

      Reply to this comment
      • Bolena September 4, 19:20

        Eshte turp per Ilian qe del ketu si militant i Janullatosit e jo si militant i shqiptarise.
        Cdo njeri qe ka mbaruar nje shkolle te mesme e di se baza e ideologjise fetare, pa perjashtim e cdo feje, politeiste apo monoteiste eshte iracionalizmi.
        Asnje fe nuk mund te jape nje shpjegim te arsyeshem te kesaj bote, ndaj ajo vendos dogmat, te cilat besimtari nuk ka te drejte t’i diskutoje sepse jane te shenjta. As pyetjen e thjeshte pse jane dogmat fetare te shenjta nuk u lejohet besimtareve ta bejne.
        Fortesat me te medha te fese sot jane, Lindja e afert, Afrika dhe Amerika Latine, rajonet me te pakulturuara te botes dhe influenca e fesse thuajse nuk ekziston me ne vendet e veriu te Europes e ne Gjermani.
        Grekofilet qe hidhen perpjete ketu e betohen se jane ortodokse fanatike jane vec hipokrite qe luftojne per buken e gojes, per lemoshen e Janullatos. Kete e kane te qarte te gjithe shqiptaret!
        Eshte budallallek te mendoni se ka shqiptar qe nuk e di qe punoni per Grekun e kunder vendit tuaj.
        Por te shesesh vendin tend, atdheun e te pareve per lemoshen greke eshte turp ( e keta jane grekofilet qe e hane turpin pershesh me buken e Janullatosit).
        Turp 100 here o qenie te mjera (Ilia, Enter, Drejtesia, Turkofagos, iliri, labi etj.).

        Reply to this comment
  15. LEWIS September 4, 19:57

    Te lumte mendja dhe pena Zoti Aleksander.Nje shkrim brilant i nje intelektuali orthodhoks brilant.Orthodhoksia eshte simboli i gjenialiteti njerezor dhe Udheheqesi yne shpirteror, fortlumturia e tij,Kryepishkopi Anastas eshte Jezu Krishti yne per se gjalli.

    Reply to this comment
  16. ilia September 4, 20:06

    perkundrazi, duhet ta kundershtoj bolenen, se Krishterimi eshte “irracional” dhe ateizmi “racional”,…pasi racionalizmi me i thjeshte eshte pyetja,..a mund te ekzistoje dicka, pa nje Krijues??? Pergjigja ime “racionale” si orthodhoks, eshte “JO”!
    Te ndjehesh ne rradhe te pare orthodhoks dhe te mbrosh Kryepiskopin tend, nuk do te thote qe nuk je edhe militant i shqiptarise.
    Perkundrazi trushpelare jane ata qe te ndikuar nga fryma e islamizmit ekstrem dhe pseudonacionalizmit, barazojne fjalen orthodhoks=grek dhe na bejne edhe ne me kombesi qe nuk e kemi. Kjo eshte nje injorance e pashembullt ne boten e sotme, jo sepse ne urrejme greket, por sepse kemi nje identitet te caktuar kombetar, te cilin nuk e glorifikojme.
    Nuk mund te na akuzoje njeri se jemi “shitur”, pasi nuk ka aq pare Kryepiskopi qe te na bleje, thjesht bej detyren time. Nuk dihet kush eshte “i shitur”. Le te mos paragjykojme, pra, pasi shpresojme te kete sa me pak te tille.

    Reply to this comment
  17. iri September 4, 20:44

    Cudi por e vertete, e te duash te mos besosh te detyrojne te besh te kunderten.Ku ka grek ka djallezi sepse zgjuaresia kur perdoret per qellime te keqia eshte, dredhi , poshtersi.Ne kete forum nuk ka asnje koment te vetem kunder fese ortodokse, fe kjo si gjithe te tjerat e kesaj bote.Ne e kemi thene qe ne fillim se feja ortodokse shqiptare duhet te ece me kembet e saj , sepse e ka autoqefaline.Se dyti e me erendesishmja eshte se kryepeskopi aktual eshte vet rizgjedhur e ka shkelur marreveshjen qe do punonte vetem per nje mandat..Se treti dhe me kryesorja lidhet me veprimtarine e k.peshkopit Janullatos, ne Shqiperi .Po ka ardhur per pune te mira le ti beje si dhe ka bere disa.Por ai ka veprimtari jo shqiptare , promovimi I atij Kozmait te te etolise ska asnje lidhje me ortodoksine shqiptare , Mos pranimi I bustitte Nolit prane katedrales ne Tirane , flet se tere veprimtaria anti shqiptare antiortodose eshte qellimi I tij .Te mos pranosh te zotin e shtepise ne shtepine etij a nuk e ka emrin bukeshkelje ..?.Te sjellesh peshkopin serb e te vije te provokoje aq rende shqiptaret edhe politikisht behet me qellim te caktuar shume paster.Si mund te lejojme me ne nje te huaj k.prift .jashte statuit te K.O.A.SH, qe me disa pune te mira qe ka bere te mbuloje veprimtarine anti fe e antishqiptare ? PER KETO AKOZOHEMI NE SHTEPINE TONE SE SULMOJME FENE ORTODOSE DHE KREUN E SAJ JANULLATOS .!!!!!!!!????DUHET TE KUPTONI NJE HERE EMIRE -TI ILIA, QE KE MARE FLAMURIN TE NA SULMOSH ti e disa balashe te tjere se ne qe jemi kunder jush po ju kritikojme nga pozita islamiste .Te jesh shume isigurte se pjesa dermuese ne kete forum jan ateiste , sikunder edhe une, e nuk na behet vone fzre per asnje fe me mire pa fe fare se me janulla brenda.Keshtu qe ju te perveluarit per fe per krisht e perendi, nderoni figurat tuaja atje ne greqi .Pse nuk u respektuan heronjte e ortodoksise shqiptare si Petro Nini Luarasi At Stathi Melani Papa Kristo Negovani nga kjo kishe ..?Nuk mund te ndodhte ndryshe dora greke e djeshme si e shtetit dhe e kishes I zhduku keta martire patriote e sot as I duhen e as I permend fare.Kjo nuk mund te ndodhe deri sa te pritet dora e protektoratit fetar ortodoks ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  18. Justi September 4, 22:00

    Te lumte o Aleksander, per kete shkrim intelektual! Mire e thua se Klosi dhe SHISH duhet te shohe e te ndjeke komentet monstruoze, ofenduese, antiortodokse, antishqiptare, pseudopatriote, kercenuese ne gazetat publike shqiptare kunder Komunitetit Ortodoks, udheheqesit te tij Kryepeshkopit Anastas, kunder Besimit Ortodoks dhe kunder harmonise.

    Por redaksia shpreh hapur me skica dhe sulme intensive propaganden mediatike ortodokse. Hipokrizia mediatike po kulmon dhe do te dulmoje tani se shpejti kur do te flasin per harmoni fetare, per te cilen po vjen Papa dhe bashke me te 1000 gazetare e personalitete mediatike.

    PO zaten media dhe komentuesit e tyre te abonuar kur te vijne te huajte do te nxjerrin fytyren hipokrite. Megjithate perpara Zotit dhe njerezve te shenjte keta po humbin shpirtrat e po drejtohen ne vuajtje te shpirtit te tyre, i cili do te vuaje ne momentet e fundit

    Reply to this comment
  19. SPIRO September 8, 09:54

    ALEKSANDER PO PERSE LODHESH ME KETA TURQER MOR DJALE ……………..SADO MAT TI ZESH KETA , SADO TJU TREGOSH SE FLASIN BROCKULLA …..KETA SMARIN VESH SEPSE JANE CA HAJDUTE QE KUJTOJNE SE TE BEHESH PATRIOT DUHET TE SHASH KOMSHIJTE !! ………….SI ESHTE SH. JANULLATOSI I MIRE APO I KEQ , RA DUAM APO JO , NA TAKON VETEM NE ORTHODHOKSEVE SHQIPTARE …………JO MUSLIMANEVE DHE AQ ME PAK ATEISTEVE …………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*