Replikë me z. Sotir Mano

Thoma Çomëni* April 15, 2015 18:35

Replikë me z. Sotir Mano

E vërteta nuk mund të gjendet jashtë realitetit dhe të vërtetës hyjnore

Është bërë e zakonshme që sa herë besimtarët orthodhoksë festojnë të kremtet e tyre te mëdha, vërshojnë shkrime, të cilat hedhin baltë mbi ta dhe Kryehierarkun e tyre. Shumëllojshmëria në autorësinë e shkrimeve, nuk është e tillë në përmbajtje. Autorët kanë në thelb një pikë të përbashkët, moskuptimin e drejtë të natyrës, misionit dhe funksionimit të Kishës dhe njëkohësisht tu shërbejnë interesave të caktuara.

Midis këtyre autorëve është dhe z. Sotir Mano me dy shkrimet e tij në gazetën DITA, ku përpiqet të na thotë se një hierark i ditur duhet të largohet kur ambienti nuk e pranon, por nuk na e shpjegon kush e formon këtë ambient dhe përse e krijojnë këtë ambient. Ky ambient për të cilin po flet është real dhe është perceptim i besimtarëve apo i personave që kanë interesa të dyshimta ndaj Kishës Orthodhokse?! Ndoshta ky ambient është krijuar artificialisht nga mediat, apo nga persona që pamundësinë për të besuar dhe gjetur komunikimin me Zotin e kamuflojnë me qëndrime balthedhëse mbi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryebariun e saj.

Artikujt e z. Sotir janë i njëjti refren, i cili përsëritet rëndom nga persona të caktuar për largimin e Kryepiskopit dhe për përgatitjen e një hierarku me prejardhje dhe gjak shqiptar që të marrë drejtimin e kishës. Por ai has vështirësi në bërjen e analizës së shqetësimit të tij. Ai nuk bën dot analizën e kohës së përshtatshme që duhet për përgatitjen e një hierarku të kishës, kur shoqëria, ku u rritën këta kandidatë sundoi ateizmi apo padija fetare, për shkaqe që e dimë. Ndryshe është përgatitja e një hierarku, i cili jeton në një shoqëri ku besimi dhe tradita fetare nuk u ndërpre. Pra, kjo do të thotë të diskutosh për përgatitjen e një hierarku në kushte normaliteti. Pamundësi për analizim bëhet edhe më e madhe kur misioni i hierarkut barazohet me çdo lloj pune të nëpunësit civil. Hieraku nisur nga veçoria dhe misioni që merr përsipër nuk është një nëpunës laik i zakonshëm. Në shpatullat e tij mban udhëheqjen për shpëtimin e shpirtrave të besimtarëve, që duan të shpëtojnë dhe që janë në gjendje të dallojnë dhe të ndërthurin realitetin kozmik me atë hyjnor. Pikërisht numrat e viteve që përdor z. Sotir në shkrimin e tij për përgatitjen e kuadrove mund të jenë të denjë për çdo profesion, por jo për personin që merr përsipër drejtimin shpirtëror e administrativ të Kishës.

Pikërisht dallimi i saktë i realitetit artificial të krijuar nga faktorë të ndryshëm, (të cilët në qendër kanë goditjen e Kishës Orthodhokse dhe që të bëhen të besueshëm i vendosin vetes së tyre tituj) nga e vërteta hyjnore, e cila është themeluar dhe kristalizuar në shekuj dhe që shprehet në Shkrimin e Shenjtë dhe në Traditën e Kishës, na jep mundësi të nxjerrim në pah se në cilën anë është e vërteta. Ky dallim na jep mundësinë të dallojmë faktet historike, të cilat sot merren pjesërisht të vërteta dhe që përzihen me doza nacionalizmi që të bëhen të përtypshme për një pjesë të shoqërisë. Ato mbeten larg fakteve historike që qëndrojnë dhe shprehin në mënyrë te kënaqshme realitetin. Deformimit të realitetit historik e shoqëror i shërben jo vetëm keqpërdorimi i ngjarjeve te caktuara, por dhe përdorimi i emrit të personaliteteve të caktuara. Akoma më keq kur emri, jeta dhe vepra e tyre keqpërdoret dhe nuk kanë për qëllim qartësimin dhe lartësimin e rolit të tyre në shoqërinë njerëzore. Madje do ta quaja dashakeqësi dhe ligësi kur emri i Imzot Theofan Nolit përdoret për të kundërshtuar veprën e Kryepiskopit Anastas, apo kur përdoret emri i Papa Kristo Negovanit dhe Atë Stathi Melanit për të bërë një lloj kriminalizimi të veprës së Kryepishkopit në këto 25 vite në Shqipëri. Pikërisht këto qëndrime janë djallëzore, pasi vendos përballë dy persona që nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin, madje njëri pason denjësisht tjetrin. Ky veprim është shumë i ulët sepse pikë së pari, personit të parë i merr elemente të jetës së tij me qëllim të denigrosh personin e dytë dhe për pasojë nuk përçmon vetëm të dytin, por përçmon më shumë të parin. Dhe së dyti me këtë qëndrim përpiqet të bëhet kriminalizim i shoqërisë apo një grupi shoqëror, etnik apo racor me një të rënë të lapsit. Pikërisht shkenca e sotme nuk i lejon këto metoda analizimi të kohës së mesjetës.

Ndoshta pamundësia për të dalluar ngjarjet, faktet dhe të vërtetën e çon njeriun drejt identifikimit të kohëzgjatjes me të keqen. Kështu, nisur nga ky këndvështrim çdo njeri që qëndron për një kohë të gjatë në një pozicion domosdoshmërisht tek ai qëndron dhe personalizohet e keqja, dyshimi dhe negativiteti. Ndoshta po të ecim me këtë logjikë të jetëgjatësisë i bie që çdo njeri që jeton gjatë në këtë botë me kalimin e kohës bëhet i keq, negativ dhe barrë për shoqërinë. Sigurisht që nuk është kështu, pasi faktet shoqërore e antropologjike nuk na e mbështesin këtë mendim, madje ky mendim konsiderohet antishoqëror, kështu që nuk mund të konsiderohet dhe shkencor. Ashtu siç është antishkencore dhe antishoqërore ti kërkosh fëmijëve të një familje të largojnë me çdo lloj mënyre Kryetarin e familjes apo ti kërkosh kryetarit të familjes të braktisin familjen e tij, për të plotësuar tekat e personave të caktuar.

Pasojat e paqartësisë shkojnë më tej, kur z. Sotir përpiqet të prekë tema të ndryshme, bazuar jo mbi fakte, por mbi ndjesitë e momentit. Kjo mënyrë arsyetimi nuk i jep mundësinë as të shprehë, por dhe as tregojë qartë çfarë kërkon nëpërmjet këtyre artikujve, por dhe kur shpreh ndonjë kërkesë i jep vetë përgjigje duke aluduar. Ai “shqetësohet” për burimin e vlerave monetare që ka përdorur Kisha Orthodhokse në këto 25 vjet, ndoshta deri këtu ka të drejtë, por ndjesia e momentit nuk e lejon të mendojë se persona dhe institucione të ndryshme me kërkesën dhe iniciativën e Kryepiskopit iu bashkuan ndihmës ekonomike për funksionimin dhe fuqizimin e kishës. Në mendimet e tij shprehet një lloj pështjellimi në të cilin përsëri përzihet dhurimi dhe synimi djallëzor që qëndron pas çdo dhurimi. Ky perceptim që ka krijuar nuk e lejon të kuptojë se në shoqërinë njerëzore janë të panumërt personat dhe institucionet që ofrojnë me mirëdashje. Madje janë të panumërt personat që të mirat e tyre materiale dhe financiare i përdorin për zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Po ti hedhim një sy funksionimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këto 25 vite konstatohet se janë të panumërt dhuruesit ashtu siç janë të panumërta dhe rezultatet e dhuratave dhe punës së palodhshme. Mbi këto dhurata mbështeten ndërtimi, rindërtimi dhe restaurimi kishave dhe ndërtesave ndihmëse kishtare, pagat e klerikëve dhe laikëve që ofrojnë shërbim në kishë, për pagimin e taksave dhe tatimeve, funksionimi i institucioneve arsimore, sociale dhe kulturore në ndihmë të shoqërisë shqiptare. Nga faktet e sipërpërmendura bëhet e qartë se duhen falënderuar Kryepishkopi Anastas dhe personat që e mbështetën me kontributet ekonomike të tyre. Me veprën e tij Kryepiskopi tregon se ai është një shqiptar për nga përmasa, modeli dhe përmbajtja e ofrimit të tij në këto 25 vjet për Kishën dhe shoqërinë shqiptare. Kështu që dhe dhënia e nënshtetësisë është një veprim honorifik, mirënjohje dhe falënderimi ndaj tij. Ky realitet na tregon se njerëzit brenda një shoqërie nuk gjykohen nga paragjykimi i kritikuesit apo gjykuesit, por nga vepra dhe gjurmët që ai lë në shoqëri. Ky perceptim e bën më të lehtë që personat e një shoqërie të çlirohen nga paragjykimet populiste, nacionaliste dhe torturuese për shoqërinë tonë shqiptare.

Ekzistenca e personaliteteve me dhuntitë, mendimet dhe veprat e tyre është një fat për shoqërinë. Ata janë persona që me jetën dhe veprën e tyre i japin mundësi shoqërisë të kapërcejë situatat e momentit, të gjejë zgjidhje për të dalë nga qorrsokakët e saj dhe të kuptojë përmbajtjen dhe funksionimin e saj. Pikërisht një rast i tillë është dhe Kryepishkopi. Vepra e tij duhet parë tej çdo lloj lidhjeje artificiale me qëndrime dhe ideologji politike. Duhet bërë një përpjekje që personin e tij ta shikojnë brenda kornizës së një besimtari, teologu, kleriku, studiuesi, dhe drejtuesi shpirtëror, i cili qëndrimet e tij teologjike, shpirtërore, ekumenike dhe sociale i ka shprehur shumë vite më parë se të vinte në vendin tonë. Ai është konstant në këto qëndrime dhe i tillë ka mbetur deri më sot dhe kështu do të jetë në jetën e tij. Njohja e mirë e personalitetit të tij do t’i bëjë njerëzit të kuptojnë dhe funksionimin e Kishës, misionin dhe progresin e saj. Dhe që të ndodhë kjo, kërkohet analizim i thellë bazuar mbi fakte, kthjelltësi dhe besim. Urojmë që persona, te cilët kundërshtojnë veprën e Kishes Orthodhokse dhe Kryebariut të saj të gjejnë kthjelltësinë dhe forcën për të kuptuar realitetin.

 

*Pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës

 

Thoma Çomëni* April 15, 2015 18:35
Komento

57 Komente

  1. Po,Po April 15, 20:13

    Kjo qe ben z. Thoma Comeni eshte nje perpjekje per te bere avokatine e z.Janullatos,i paguar po prej tij.Te perpiqesh te vesh shenjen e barazimit midis gurit te themelit te KAQSH ,imzot Nolit dhe atij qe ka nje cerek shekulli qe po ben te kunderten;te perpiqesh qe te mbulosh me pluhurin e harreses kleriket tane martire qe i masakroi Kisha Greke e qe nuk ka levizur as nje fije floku nga istikami e qellimet kriminale ndaj shqiptareve;te perpiqesh te kalosh ne heshtje mbushjen me prifterinj greke dhe helenizimin teresor edhe te atyre shqiptareve te rekrutuar si klerike ne kete kishe;te tolerosh perdorimin e gjuhes greke ne liturgjite e kishes sone,ne vend te shqipes;te behesh njesh me qarqet reaksionare shoviniste greke te “Vorio-Epirit” dhe te mos perfillesh vendimet e te gjitha instancave gjyqesore ne Shqiperi; t`iu versulesh me mllef e ne kor me nacionalizmin e terbuar grek cdo zeri qe tingellon shqip e permend historine tone,e sa e sa te tjera,eshte jo hipokrizi me brire,por mekat i rende per te qene shqiptar e te bashkejetosh i qete me ta.
    Dua te pyes : pas vdekjes se Janullatosit (se ai i eshte betuar Megali-Idese qe te tretet per te),me qe u dashkan me qindra vjet te pergatitet nje peshkop i vertete shqiptar,si do t`u veje halli besimtareve tane ortodokse…,do t`i kemi gure ne qafe dhe litar mbi varr keta shpirtzes ,nga te cilet kemi vuajtur gjithe jeten ?! Janullatosi e ka shtruar rrugen “i sigurte” me nje rrjet te tipit agjenturor,duke i kaluar ne site,deri tek puntori qe hap varret,qe te mos mbetet gje shqiptare.Ndjej nje neveri te vecante per “klerike” te tille,antishqiptare te rafinuar,te vene ne sherbim agjenturor,jo me uniformen ushtarake,por nen veladonin e murgut .

    Reply to this comment
    • arbereshi April 16, 14:29

      PO mire te gjithe vartesit e tij po perdor ky i pegeri Janullatos per avokate mbrojtes te tij? se po nuk e bene avokatine keta ju prek buken e gojes.

      Reply to this comment
  2. vilconi April 15, 20:18

    zoti pedagog, do bej thirrje ndonjehere Janullatosi qe te hiqet Ligji i Luftes me greqine dhe a do kerkoje ndonjehere qe te shuhen zerat per Vorioepirin. Keto dy probleme jane si zinxhira qe ukane lidhur kembet shirptarve te shqiptareve. Janullatosi nuk po ben qe te qetesoje keto shpirtera.
    Leri veradllosjet me fjale.

    Reply to this comment
  3. vilconi April 15, 20:22

    Ose le ta thote me goje apo me shkrim janullatosi qe historianet shqiptare e kane gabim qe thone se Papa Kristo Negovanin e kane helmuar qarqet shoviniste greke apo te na thote me shkrim qe gjuha shqipe nuk eshte mallkuar nga kleriket greke.
    lerini dokrrat e hyjnive ne qiell, ne jetojme ne toke nuk jetojme ne qiell, o i mjeri ti more Thoma.

    Reply to this comment
    • feniks April 16, 20:50

      Jo qe vete koloneli i Asfalise greke Anastas nuk e deklaron,qe Kisha greke ka vrare e ka prere prifterinjte shqiptare vetem se perdornin gjuhen shqipe dhe qe VORIO EPIRI eshte nje synim ANTI SHQIPTAR per t’iu kundervene kerkesave te drejta te shqiptareve per t’u kthyer PRONAT E TYRE NE CAMERI,por kete nuk e deklarojne as vete keta KELYSHE TE PAGUAR TE TIJ gjoja me gjak shqiptari na dalin si avokate mbrojtes te nje KRIMI ANTISHQIPTAR!!!
      Ne se per Krye peshkopin Ortodoks u dashka nje jete e tere per t’u afirmuar si LIDER SHQIRTEROR,si shpjegohet qe te gjithe LIDERET e FEVE te tjera ne Shqiperi jane shqiptare dhe nuk ka ASNJE VREJTJE PER ATA???
      Mire ne Shqiperi qenka nderpreve feja ne vitin 1967(sikur te jete bere KARAKLIZMO),por a nuk ka prifterinj shqiptare ne SHBA,qe mund ta bejne kete pune shume here me mire se ky koloneli grek???
      Thoma Comeni!
      JE ARMIK DHE TRADHETAR I KOMBIT SHQIPTAR!!
      MALLKUAR QOFSH PER JETE PER SHERBIMET QE PO I BEN NJE PUSHTUESI!!!

      Reply to this comment
  4. Lleshi April 15, 20:37

    I perbuz keta vasale antishqiptare te kishes sime ! Sotir Mano

    Reply to this comment
  5. demo April 15, 20:57

    Po ky nuk eshte i familjes tone,mor zotni!Nuk eshte shqiptar!Shqiperia nuk ndahet ne parcela ortodokse,muslimane,jehovai,katolike,.Shqiptaret jane nje komb me besime te ndryshme,por vetem Anullatosi eshte grek dhe ben politiken e greqise per greqizimin e shqiperise nepermjet kishes.

    Reply to this comment
  6. dhori April 15, 22:36

    Zoti Thoma, ju lexova fjale per fjale me shprese se po kundershtoje me argumentet argumente e zotit S.Mano, por s’gjeta asnje fjale e jo me argument per to. Ju zoteri nuk po kundershtoni argumentet e z. Mano, por u shmangeni atyre duke vijuar me avazin e njohur te avokatit te Kryepiskopit, sic e shkruani ju dhe jo sic shkruhet ne shqip. E kush jane sipas teje te paditurit qe duan te hedhin balte mbi Kishin tone Ortodokse? Kush jane keta te padiur apo anti ortodoks, mos e ke fjalen per prof. Kristo Frasherin, per Ben Blushin e te tjere si keta? Jo zoteri, ju rrogen e merrni per t’i sherbyer Kishes qe nenkupton sherbim ndaj besimetareve dhe jo per te mbrojtur shkeljen e Statusit te Kishes.
    Respekti per Hiresine nuk na mungon, por kjo nuk do te thote te mbyllim syte para atyre qe kane ngjare dhe qe Hiresia e Tij nuk ka bere asgje per ti ndryshuar. Pikerisht per keto probleme madhore operon zoti Mano ne artikullin e tij, e ju u vidheni atyre si shejtani nga themjani.

    Reply to this comment
  7. nasi April 15, 23:39

    o Thoma ziu, akoma ne mesjete qenke or qyq
    njerezia tjone : ketu ne shqiperi edhe priftin edhe hoxhen e duam shqiptar. Ti c’a mutin ke? e do grek , shko ne greqi, merr me vet dhe kete spiunin e megaliidhese, janullen deh. pirdhuni !

    Reply to this comment
  8. shkodra April 16, 00:42

    z.Comeni,Zoti ju falte…!!
    Eshte i dyti shkrim qe lexoj ne mbrojtje te Hiresise Janullatos,i pari kunder Ben Blushit,i dyti,ky shkrimi juaj…i njejti stil komunist sic para viteve ’90…!!…..c’eshte kjo lidhje integrale e orthodoksise fanatike grekomane me komunizmin radikal..!!??

    Reply to this comment
  9. Onkezmi April 16, 01:51

    Janullatosi nuk do veten e tij,do te doje ty Thoma plehren.Ai nuk i do shqiptaret ne deklaratat e tij ne TV.Mega.greqi,por agjentura po nuk ju pergjigj ia heq xverkun plot me lesh.Thoma lemoshi mos e mbro Kryepriftin ekstremist ortodoks lindor se ka qindra avokate me kurse 3 dhe 6-shte mujore…

    Reply to this comment
  10. Bardhi Tolabi April 16, 03:46

    Zoti Thoma Comeni!
    Te gjithe ju qe i kunderviheni argumentave te zotit,Sotir Mano,jeni vartes te Janullatos,pra paguheni dhe jetoni prej tij.Kjo ju detyron te beni edhe avokatine e tij.Kam dy pyetje per ty dhe te tjeret si ty,qe mbroni Janullatosin:
    -Sipas jush dhe kete e besoj dhe une,Janullatosi eshte shume i zgjuar,atehere,perse ai nuk merr mundimin te beje mbrojtjen e tij,me nje nivel teper te larte,sic i ka hije rangut te tij?
    -Perse nuk ju pergjigjet atyre pyetjeve,qe i jane shtruar vazhdimisht atij dhe qe lidhen me shkelje,vrasje,pretendime territoriale ndaj vendit tone,keqtrajtime te Shqiptareve ne Greqi,pervetesim eshtrash Shqiptaresh,per llogari te ushtareve Greke te vrare ne Shqiperi etj?
    Kaq i pashkolle dhe i paafte qenka ky Janulla,sa te qendroje si struci para ketyre denoncimeve qe i behen?
    Mos o zot sa fat i keq per kete hirsi qe na kane sjelle ne pjese…

    Reply to this comment
    • beni April 16, 08:22

      Or ti djali ba…….shty nuk synon asnje te te rembej territorin simbas ides ekstremiste te enver hoxhes pervecse predikimit te krishterimit europian dhe integrimin ne kete kulture meqese ju la turqia ter jeten ne eresiren orjentale!

      Reply to this comment
  11. ilia April 16, 06:36

    At Thomai ben detyren e tij per te mbrojtur Kryepiskopin, ashtui sc duhet ta bente cdo orthodhoks i vertete brenda Shqiperise, sepse eshte Peshkopi i tij dhe i gjithe neve. Gafa e z. mano dhe e te gjithe sa mendojne si ai eshte se vene shenjen e barazimit me 24 vjeteve te punes se Fortlumturise se Tij ne Shqiperi dhe historise para me shume se 100 vjetve. Kryepiskopi ka ardhur si misionar eksark ne Shqiperi dhe qendroi ne krye te Kishes Orthodhokse me miratimin e Patriarkanes Ekumenike dhe aprovimin e besimtareve.

    Reply to this comment
    • Pellazgu April 16, 10:30

      @ilia

      Ke bërë një gabim të madh o qirie @ilia (lyra-lëtyra). Je ngatërruar si leshtë e Anusit dhe në vend të fjalës greke “episkop”, ke përdorur fjalën shqipe “peshkop”. Kujdes, mos bëj gabime të tilla, sepse kjo bie ndesh me planin djallëzor të kolonelit të ASFALI-së për greqizimin e ortodoksisë shqiptare, me ndihmën e joshqiptarëve që i vijnë kolonelit rrotull si mizat rreth mutit… Hë të keqen ruaja se mos bëhesh “kokë turku”. Në fakt, juve kokë më kokë e bythë më bythë me turkun keni qenë për 500 vitet e Perandorisë Osmane, kështu që, edhe nëse bëhesh kokë turku, kjo gjë ty të duket se të nderon…

      Reply to this comment
  12. Pellazgu April 16, 06:40

    Populli ka një shprehje të bukur për këta gjakprishur që bëjnë avokatin e djallit: “Nuk lahet muti (i Anusit) me shurrë”!

    Reply to this comment
  13. beni April 16, 07:46

    Me ane te ortodoksise behet prapagande medjesh per te jetuar marketingut gjithashtu edhe me janullatosin!
    Dihet qe shumica ne shqipri esht infektuar nga semundja e nacionalizmit ekstrem,qe e perhapi enveri e me pas saliu per tu dhene medjeve shancin per te jetuar,por qe mundet tu kushtoje shum kur flitet per bashkejetesen!
    Kjo kuptohet kur del fotografi e janullatosit,acaron ekstremin osmano komunist qe ka dominuar politiken ne 100 vitet e nje shteti te brishte me plot anomali e fallcifikime ne historin e tij te eret nga pushtimi otoman!

    Reply to this comment
  14. ivani i madh April 16, 08:37

    Kete. zoterine qe ka bere kete artikull mos eshte valle zedhensi I Janullatesit qe po e mbron me kaq fanatizem sa dhe NOLIN e Madh qe. e. ngriti dhe e ndahu nga kisha greke nuke enderon dhe luvdon sa kete dhelpren greke me fytyre engjelli.Pandaj ky zotri eshte e Mira qe te shkruaje ne buletinin kishtar se. ketu eshte I tepert me keto analiza idiote e te felliqura.i

    Reply to this comment
  15. permeti April 16, 11:02

    Nese vazhdoni pafundesisht keshtu, keni per te ngelur bishti i shoqerise, pjesa me e paemancipuar dhe irrituese e saj. Kisha ortodokse nuk mund te kerkoje te faktorizohet vetem permes janullatosit dhe polemikave gjithmone e me mediokre ne te cilat dekompozohen veglat e tij. Mjafton te shohesh se clloj intelektualesh ka pergatitur per kishen tone ortodokse ne keto 25 vjet per te kuptuar qe ka deshtuar teresisht ne formimin e kuadrove te kishes. Per te gjithe shoqerine e emancipuar shqiptare , reagimi i mbeshtetesve te janullatosit eshte i parashikueshem, ordiner dhe irritues. Sherret ne te cilat degradon kisha dhe vete janullatosi personalisht e kane larguar kishen perfundimisht nga misioni i saj spiritual. Mendoj qe ne te ardhmen pozicioni dhe reputacioni i kishes dhe i janullatosit do te marre trajta edhe me tragjike qe me paaftesine intelektuale qe perfaqson kishen ortodokse per te perballuar situata te beshtira, misjoni i janullatosit ne vendin tone do te konsiderohet nje deshtim historik dhe mje poshterim per patriarkanen dhe politikat e saj bizantine

    Reply to this comment
  16. leon April 16, 11:38

    POTHUAJSE TE NJEJTIT KOMENTUES KUR BEHET FJALE PER BALTOSJEN E KRYEPISHKOPIT NE TE GJITHA SITET ,EDHE MENDIMET (BALTA ) JANE COPY PASTE , KUJT I SHERBENI JU MORE ZOTERINJ ,ORTODOKSET VENDOSIN VETE PER FATIN E TYRE NUK DO JA MARRIN DOREN ASKUJT .JEPNI NJE MENDIM NE MENYRE TE QYTETERUAR ,MOS E ULNI KAQ SHUME NIVELIN .GJENI NJE FAKT TE VETEM PER KRYEPISHKOPIN QE KA PUNUAR NE KUNDERSHTIM ME INTERESIN E SHQIPTAREVE DHE UNE DO BEHEM ME JU ….POR ESHTE TURP E PER FAQE TE ZEZE TE VENDOSESH URREJTJEN ,QE PER ARSYE TE NDRYSHME SHQIPTARET KANE KRIJUAR PER GREKET,DHE TA PERSONALIZOSH TEK KRYEPISHKOPI . PERSE ATA QE MBROJNE NJE TE VERTET KONSIDEROHEN SHERBETOR DHE TE PAGUAR NGA KRYEPISHKOPI .KENI PERSHTYPJEN SE SHERBIMET SEKRETE SHQIPTARE FLENE GJUME … E KENI GABIM ZOTERINJ SEPSE PO TE KISHIN NUHATUR GJENE ME TE VOGEL PER KRYEPISHKOPIN DO TA KISHIN LARGUAR MENJEHER .ESHTE E DREJTA JUAJ TE MENDONI C’TE DONI POR DJELLI ME SHOSHE NUK FSHIHET , TE GJITHE BESIMTARET ORTODOKS …PO E THEKSOJ …BESIMTARET … PANE TEK KRYEPISHKOPI RINGJALLJEN E KISHES TONE DHE BESIMIT ORTODOKS ASNJEHERE NUK E PAME SI GREKUN QE ERDHI TE GREQIZOJE SHQIPERINE .KETO SKENARE JANE PJELLE E FANTAZISE SE ULET TE NACIONALIZMIT TE SEMUR QE ASKUJT SI SHERBEN .

    Reply to this comment
    • Pellazgu April 16, 11:50

      @leon-ilia-dardha-beni-qeni-dhia

      Pa i hyrë thellë budallallëqeve që ke shkruar, do kisha dëshirë të sqaroje se ku e gjen të drejtën që flet në emër të të gjithë besimtarëve ortodoksë, apo që përcakton se kush është besimtar ose jo?!
      Sotir Mano nuk deklaroi se s’ishte besimtar ortodoks, por deklaroi se ishte kundër teje, shokëve të tu gjakprishur e trupjerdhur, si dhe kundër komandantit tënd me gradën kolonel që vetëm me punët e Zotit nuk merret…

      Reply to this comment
      • leon April 16, 12:31

        ME PERCAKTO PAK BUDALLALLEQET ! DHE MBAJE PAK GOJEN SE PO E KALON PERSONALE ME DUKET O TRIM I LASHTE !

        Reply to this comment
        • Pellazgu April 16, 12:56

          @leon

          Së pari, mendon se mund të merrem me një gomar si ty e të rri të çaj dërrasa duke të shpjeguar atë që ti s’ke sesi ta kuptosh, pasi dikush që i kupton budallallëqet nuk i shkruan.
          Së dyti, këtu në forum nuk je tek kolibja e Shëna-Vlashit që më drejtohesh mua “mbaje pak gojë”, sepse nuk pjerdh nga kërcënimet e Anusit dhe anuskave. Nëse s’do që dikush ta ketë personale me ty, pirdhu nga forumi e mos na çaj traun me budallallëqe.
          Së treti, nëse pretendon të respektohesh, fillimisht duhet të respektosh veten. Është në nderin e çdo personi të ndershëm (që ti nuk je) të sqarojnë se nuk kanë pasur qëllim të fyejnë askënd, lidhur me ato që shkruajnë. Ta kishe filluar me përgjigjen ndaj pyetjeve të mia, që lidhen me kuintesencën e budallallëqeve të tua. Kush je ti mor qyp që flet në emrin e otodoksëve shqiptarë?! Kush je ti mor dylber që përcakton se kush është besimtar ose jo?!

          Reply to this comment
          • leon April 16, 13:15

            ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE VAZHDON TE VJELLESH VRERE ,NDERKOHE QE SME NJEH FARE ,CFAREDOLLOJ PERGJIGJE QE MUND T’JU JAP PYETJEVE TE TUA TI DO GJYKOSH ME MENYREN TENDE ,QE ME SA SHOHE ESHTE TEPER UNIKALE .NUK DUA TE TE PERGJIGJEM ME TE NJEJTEN GJUHE SEPSE SE KAQ PER EDUKATE , NUK KAM ASNJE KOLONEL DHE SI SHERBEJ ASNJE INTERESI DHE NE ASNJE MOMENT NUK KAM PAS QELIM KERCENIMIN ,THJESHTE RUAJ ETIKEN E BISEDES NQS DO TE BEJME DIALOG … TE ME FALESH …BASHKEBISEDIM NE SHQIP … SE DO ME VENDOSESH NDONJE EPITET NGA ATO TE TUAT .ESHTE ME SE LOGJIKE MOS TE JESHE DAKORD ME MENDIMIN E TJETRIT POR DUHEN RUAJTUR DISA NORMA .

  17. Pëllumb zaimi April 16, 13:19

    More,more,- e shihni apo jo? Kur vërsulet Pellazgu mbi trimat e Janullës më duket si Selam Musai mbi telat me gjëmba të italianëve në luftën e Vlorës! S’i bën tërrt syri! Do ta furnizoj prapë me fishekë dhe do t’i dërgoj përqafime vazhdimisht!

    Reply to this comment
    • beni April 16, 13:53

      Te lidh islamlleku ty skure pogradeci!

      Reply to this comment
    • Pellazgu April 16, 13:59

      @Pëllumb zaimi
      Mire e ke o kokrra e burrit! Unë e di që ti dërgon përqafime vazhdimisht jo vetëm për mua, por për të gjithë vëllezërit ortodoksë shqiptarë, mirëpo ç’tu bëjmë disave që janë gjakprishur e ia kanë shitur shpirtin djallit. Sado t’u dërgosh përqafime, po “plumba” hedhin mbi ne shqiptarët, kësisoj edhe ne nuk ua përtojmë, por “grisim” veladonin brenda të cilit fshehin armët vëllavrasëse…
      Përqafime o shqiptar model!

      Reply to this comment
  18. mjekercjapi April 16, 13:58

    Ja dhe nje ushtar 300 eurosh i ushtrise se handakosur te kolonelit.
    Zoti Janullatos, nuk behet stan me lepuj as ushteri helenizuese me injorantet traktoriste e brigadiere komuniste qe ke mbledhur .
    Pse harxhon parate kot. Ne kete moshe qe je mbaji per ate te pashmangshmen.
    Njerez qe tradhetojne atdheut edhe armiqve te Shqiperise me hile ua kane.

    Reply to this comment
  19. derby April 16, 14:04

    Thoma Comeni (Cobani?), ne e dime se kush te paguan per keto pacaure “replika”: Kisha Greke dhe Asfalia.
    Keshtu qe kredibiliteti jot ne syte e shqiptareve eshte zero.
    Me gjithate mund te gjendet edhe nje justifikim per ty:
    Thomai lufton per buken e gojes po te mos e shkruaje te pritet koromanja.
    Po te perdorja nje varg te Fan Nolit do te thoja
    “Rrofte (Janullatosi) se jep ylefe!”

    Reply to this comment
  20. Janullapa April 16, 14:09

    Nuk di se perse, por ky shkrim me duket si nje grahme e Megaliidhjese plake qe po jep shpirt.
    Kjo ishte paravendosur nga Zoti: Shqiperia e shqiptareve.
    Janullatosi dhe Comeni/Cobenjte te shkojne ne Greqi dhe atehere Shqiperia do te jete me ambientin me te paster ne Europe.

    Reply to this comment
  21. jeanne April 16, 14:14

    Si nuk doli nje grekofil i kulturuar, por te gjithe te ketij niveli medioker te “Akademise Teologjike Greke”.
    Perse vetem ish brogadieret dhe traktoristet e Enverit u bene pedagoge te “Akademise Teologjike” ironike.
    O Thoma, po pse nuk ben nje pune te ndershme per vendin po vihe ne sherbim te armiqve te Shqiperise.
    Jam i sigurt qe ti nuk beson ne Zot, se po te besoje do te kishe frike se ai do te te denonte per tradheti ndaj Atdheut.

    Reply to this comment
  22. jimmy April 16, 14:18

    Haram buka e atdheut per ti me shoke qe jeni vene ne sherbim te armiqve te betuar te Shqiperise .
    Fundi juaj ka ardhur.
    Shqiperia do tju jashtdhqjese ju bashke me kolonelin e Zi.

    Reply to this comment
  23. bronson April 16, 14:23

    Zoti Cobani, ne nuk jemi dele qe te na drejtoje ai qe ti e quan Kryebari.
    Shqiptaret nuk hane bar qe te genjehen nga budallenjte qe u ka hapur driten jeshile kjo gazete.

    Jashte janullatosi dhe dhe mercenaret e tij antishqiptare.
    Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret atdhetare, dmth 99 perqind e shqiptareve (cdo vend ne bote ka nje firo legale prej 1 perqind tradhetaresh).

    Reply to this comment
  24. tomori April 16, 14:24

    Zoti Cobani, ne nuk jemi dele qe te na drejtoje ai qe ti e quan Kryebari.
    Shqiptaret nuk hane bar qe te genjehen nga budallenjte qe u ka hapur driten jeshile kjo gazete.

    Jashte janullatosi dhe dhe mercenaret e tij antishqiptare.
    Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret atdhetare, dmth 99 perqind e shqiptareve (cdo vend ne bote ka nje firo legale prej 1 perqind tradhetaresh).

    Reply to this comment
  25. personal April 16, 14:47

    Thoma Comeni, ky profesor i shquar ne fushen e studimeve teologjike (qendron krahas shen Augustinit), nuk kerkon ndonje gje te madhe, as me pak e as me shume, na kerkon harrojme martiret e Kishes sone Ortodokse Autoqefale Shqiptare Papa Kristo Negovanin dhe At Stath Melanin qe i vrau Kisha e Janullatosit, Petro Nini Luarasin qe e helmuan paraardhesit e Janullatosit, At Harallamb Ballamacin qe e therren me thike ne Plase te Korces andartet me bekimin e Kishes greke. Na kerkon edhe te harrojme themeluesin dhe gjeniun e kishes sone te te lavdishme atdhetare, Fan Nolin.
    Maqka na thote edhe nje xhevahir tjeter: Janullatosi ka ardhur te shpetoje shpirtrat e shqiptareve, por shpirtrat e shqiptareve jane te paster, le te shpetoje shpirtrate e klerikeve te kishes greke per masakrat qe ka kryer ne Shqiperi.

    Janullatosi nuk ka ardhur ne Shqiperi te shpetoje shpirtrat e paster te shqiptareve, por ka ardhur te bleje shpirtrat tane me eurot qe vodhen ne Europe.
    Po le ta harroje kete. Janullatosi ka blere vetem nje numer te papaerfillshem tradhetaresh te Shqiperise, llumin e shoqerise shqiptare, pjese e te cilit duket qarte se je edhe ti zoti Comeni.

    Reply to this comment
  26. mirel April 16, 15:09

    Kreu i pis kopese, eshte i palighshem.
    Kjo eshte Fillesa e cdo te keqeje qe ka te beje me kreun e pis kopese orthodhjakse greke qe ka pushtuar dhe uzurpuar fronin e pagezuar nga vete Noli.
    Ne kete fron duhet te ulen vetem shqiptaret, dhe jo pisat dhjakse greke.
    Ketu eshte Kisha Auto qefale shqiptare.
    Nenkupton Kreun apo koken shqiptar.
    Ate qe mban Shkopin e Bariut. Pe shkopin.
    Prandaj ju greke dhe minorikare te felliqur ne sherbim te tyre, qerrohuni njehere e mire nga Kisha jone, dhe mos merni me guzimin te beni replika qe do tju bien ne koke te gjitheve juve qe villni vrerin e tradhetarit qe ju levron ne gjak.
    Gjarprinj dhe neperka do ta hane koken nga Shqipja Shqiptare.
    Koha po punon per Shqiptaret, dhe Shqiptaret duhet te punojne fort per Kohen.
    Kjo eshte e vetmja rruge qe te mundesohet crrenjosja e gramit te keq tradhetar

    Reply to this comment
  27. gjermani April 16, 15:13

    Pyetja ime eshte e thjeshte: Perse nuk ka asnje INTELEKTUAL TE FORMUAR (ortodoks, katolik ose musliman), absolutisht asnje, qe te dale ne mbrojtje te veprimatrise antishqiptare te Janullatosit?
    Pyetja ime eshte vetem retorike, se pergjigja eshte e qarte per kedo:
    Gjithe intelektualet e formuar shqiptare e, do te thoja ne menyre te vecante ata ortodokse, jane me te vertete atdhetare, jane pasardhes te denje te Rilindasve tane: Naum Veqilharxhit e Koto Hoxhit, te Vaso Pashes e At Gjergj Fishtes, te Naim Frasherit, Cajupit, Fan Nolit e te Faik Konices.
    E tera ajka e inteligjences shqiptare, e tera pa perjashtim, si ne cdo kohe, edhe sot eshte atdhetare deri ne palce dhe kjo eshte nje bekim i madh per Shqiperine.
    Shikoni shkrimet mjerane dhe nivelin medioker te mbrojtesve te Janullatos qe nga “prof der” Aleksander Sallapardha e deri te Thoma Comeni.
    Pa folur pastaj ketu per retardet mercenare te tipit te benit, ilias, eneas, tfgs. etj. qe asnje fjali te plote nuk mund ta shkruajne pa gabime.
    Mire pyeste nje komentues me siper: Me keta lepuj Janullatosi kerkon te krijoje stanin e helenizimit te Shqiperise?
    Ky eshte Mission IMPOSSIBLE donkishotesk, tipik . Po hajde mbushi menden Janullatosit te rrjedhur dhe mercenareve te mesiperm.

    Reply to this comment
  28. Ardenica April 16, 15:59

    PERHERE TE NEVERITSHEM KETA AVOKETERIT E JANULLES.
    KY AKADEMIKU I JANULLES QE JEP MESIM AKADEMISTEVE PRIFTERINJE SE SI TE BEHEN GREKE TE DEVOTSHEM KA HALLIN E BYTHES SE TIJ SE I PRET KOROMANEN JANULLA . KETA BYTHESHITUR GREKOMANE JANE TE PESHTIRE NE ATE CKA BEJNE DHE NE GJOJA ARGUMENTET SE SI E MBULOJNE…
    KETA E DUAN ORTODOKSINE ME STOMAK… JO ME ZEMER.
    VASALI MJERAN COMENI-NA THUAJ A ESHTE FETAR APO USHTARAK JANULLA?
    VERTETOJEN I KETE ME ARGUMENTE. PSE NUK PERGJIGJET JANULLA KUR SHKRUAJNE SE AI ESHTE KOLONEL I ASFALISE GREKE I DERGUAR PER TE GREQIZUAR ORTODOKSINE SHQIPTARE QE PO E BENE ME NDIHMEN E PLEHRAVE SI JU, THOMA COMENI, PIRO PRIFTI, ROBERT ANDONI, DRITAN SHANO E LAKEJ…

    Reply to this comment
  29. ilia April 16, 17:07

    Interesant sa urrejtje ngjall ne mjaft njerez besimi orthodhoks!!! Edhe sikur t`a shikojne se eshte e bardhe e zeze do thone, dhe me pas genjejne aq shume sa u duket me te vertete e zeze. E gjithe kjo furtune ne gote ka ardhur nga shpifja qe merret si e vertete se “meshat ne KOASH zhvillohen ne greqisht”. Patjeter qe armiqte e Kishes Orthodhokse e dine mire q

    Reply to this comment
  30. ilia April 16, 17:11

    vazhdon..
    qe kjo s`eshte e vertete, por nuk kane mjet tjeter per te luftuar Kishen, vec shpifjes banale.
    Ne kete grup tashme eshte futur edhe politikani blushi, i cili si ateist qe eshte qeteson ndergjegjen e tij me mungesen e Zotit, dhe duke sulmuar Anastasin synon afrimin me “shefin”, i cli gjithe hallin e ka te heqe teresisht rrethimin e Katedrales dhe ta ktheje oborrin e saj ne nje vend orgjish

    Reply to this comment
  31. mirel April 16, 19:42

    Ilia, ne na ngjall neveri besimi i felliqur orthodhjaks qe ka per qellim zhdukjen e shqiptareve.
    Ne kemi respekt dhe adhurim te thelle per Besimin Ortodoks te Nolit, Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit.
    Per hir tyre une e bej kryqin 100 here..sepse me ta bekohet direkt Shqiperia.
    Prandaj ju morraket minorikare, qe mezi mernit nje cope 5 ne shkolle se kishit per ushqim vetem grazhdin e derrave mos u beni si me te sqimet,,ju ishit vrima e halese sone,.
    Dhe jeni ende

    Reply to this comment
  32. Gjaton Toroveci April 16, 20:40

    Me çfare gjuhe mesohet nw akademinw e Shena Vlashit? Shqip apo greqisht? Kjo merr rendesi ne rastin qe po bisedohet. Janullatosin s’e ben askush te paditur, por çeshtja eshte me cilen gjuhe i transmeton dijet para studenteve. Mbi te gjitha, ne kete lloj auditori kur lektori eshte i huaj e komunikimi behet nepermjet nje perkthyesi edhe ne kuvende te gjera shpirterore siç eshte Pashka pak besim ka se keto dije do te pertypen lehte. Çeshtja tjeter qe ngrihet me te madhe e qe eshte mjaft shqetesuese per mendimin tim eshte se ne keto ligjerime si artikulohen fjalet e shenjta qe kane te bejne me themelimin institucional te Kishes Ortodokse Shqiptare. Terminologjia fetare mbahet mend sic eshte mesuar qe ne zanafille shprehet Peshkop Noli. E nga zanafilla, terminologjia ortodokse eshte krejtesisht shqiptare e qe nuk ka kurrfare ngjashmerie me gjuhen greke. Ngjashmeria eshte mjaft e afert me gjuhen latine e kjo ka shpiegimin e saj. Besimin (Fene) shqiptaret e moren drejtpersedrejti nga apostujt pra drejtperdrejt nga burimi e jo nga te tjeret. Prandaj e quajme fe apostolike Vertet ta ngjallim fene e besimin, por te jete ajo fe e me ato fjale sic i mesuam qe ne fillim. Keshtu per shenjtin shqiptaret thone shën sikunder latinet,san. Nga ana tjeter si greqishtja qe per shenjtin mashkull perdor fjalen agjio e per shenjtin femer agjia (agjio dhimitri e agjia parashqevia) apo latinet san e santa, shqiptaret termin Shën e përdorin per te dyja gjinitë. Po keshtu, ndersa per shenjtoren kryesore Marinë si greket e latinet perdorin emrin MARI ne shqiptaret e quajme Mëri. Me emrin e saj quhen ne shqip disa fshatra siç ka toponime per Shen Palin, shen e Premten, shen e Diellen, Gjonomadh, Gjinikas etj. Edhe emri Gjirokaster, eshte ndertuar mbi nje mit te genjeshtert, nga Argjiro, per te cilen mesa dime nuk ka histori te mirefillte pervecse legjenda. Para lufte ka shume botime apo dhe ne gjyhen e folur kur qyteti thirrej Gjinokaster nga princ Gjini e jo Gjirokaster nga Argjirokastro. E mesojne studentet e akademise kete lloj origjinaliteti shqiptar lidhur me besimin e a jane ne gjendje qe te shpiegojne para deleve te Perendise origjinen se pse jane keshtu e nuk jane ashtu etj. Ky eshte problemi me i rendesishem sepse kjo lidhet me historine tone si popull ne rradhe te pare pavaresisht nga besimi. Mesa veme re kur degjojme disa predikues ortodoksia paraqitet si besimi origjinal i shqiptareve kur eshte e kunderta. Shqiptaret kane qene per afer 1000 vjet te gjithe katolike. Eshte ky fakt i rendesishem qe shpiegon aferine gjuhesore me latinet lidhur me terminologjine fetare. Prandaj del ne rend te pare perdorimi i gjuhes shqipe e sidomos i mesimit te fese si na i kane lene te paret. Si po degjojme edhe pas Janullatosit mendohet te vendoset nje grek tjeter me argumentin se nuk jane te pergatitur prifterinjte tane.

    Reply to this comment
  33. Bocari April 16, 22:04

    Nuk e morra mundimin ta lexoja deri ne fund kete replike servile, sepse me mjaftoi argumenti i pare. Sipas replikeshkruesit kur nje grua lind femijen e pare duhet te marre nje dado se nuk di si ta ushqeje dhe edukoje. Domethene zoti Coban, sipas ketij argumenti, Shqiperia qe hyri ne kapitalizem pas 50 vjet komunizem, duhej ta kish marre dhe kryeministrin nga Greqia? Dhe kur ky kryeminister do te drejtonte Shqiperine jo 3 vjet sipas mareveshjes, por 23, do quhet Shqiperia akoma Shqiperi apo Greqi e veriut?

    Reply to this comment
  34. Taulant April 16, 22:51

    Ordiner! Edhe Comja nje cope ordineri eshte, si gjithe corba e Janullatosit.

    Reply to this comment
  35. petro April 17, 11:31

    “Pema njihet nga fryti. Pjellë nepërkash, si mund të flisni të mira, duke qenë të ligj? Sepse goja flet nga teprica e zemrës. Njeriu i mirë nxjerr të mirat nga thesari i mirë; dhe njeriu i lig nxjerr të liga nga thesari i lig. Dhe po ju them juve se çdo fjalë të kotë që do të flasin njerëzit, do të japin llogari për atë në ditën e gjyqit. Sepse nga fjalët e tua do të drejtësohesh, edhe nga fjalët e tua do të dënohesh.” Ungjilli sipas Mateut 12, 33-37

    Reply to this comment
  36. Ben April 17, 12:28

    Kush e di .
    Sa here ne dite AAnuspalari,AAnuscpuari,AAnusperpjeti Muthamut Pellazgu e nge AAnusin lart per nder arm per Allahin ?
    Dhe ky pakinastez bastard i Allahit flet me shume per ne shqiptaret.

    Reply to this comment
    • Pellazgu April 17, 14:02

      @Ben

      Po ty mor @Ben-qen, i biri i buçes së përdalë, që frymëzohesh nga pordhët e qelbura me të cilat Anusi ndot ambientin shqiptar, kush ta gudulisi byçën që fillove të kakarisësh si kurvë rrugësh?
      Do kisha dëshirë të takoja dhe të ta tregoja nëse jam pakistanez, apo shqiptar që të fut [email protected]… “Për nder byçë” di të bësh vetëm ti, që të ha dylekshi poshtë veladonit të qelbur që mban mbi shpinë.

      Reply to this comment
  37. Grazhdullatos April 17, 13:37

    Te gjithe ju tradhetaret e atdheut do te dilni ne gjyq ne kete bote, jo ne ate fantastiken e Janullatosit .
    Do t’i lani gjynahet ketu, ne kete bote e ne Shqiperi.
    Te jeni te sigurt se nje dite teknologjia dixhitale do te na i beje te mundur te mesojme se kush
    jane tradhetaret e paguar qe fshihen pas pseudonimeve beni, ilia, safo, tfg, AC/DC, Adriatik, drejtesi, petro.
    Atehere do te behet gjyqi i juaj o tradhetare te atdheut, o mercenare.
    Ai do te jete, o petrullatos, gjyqi i fundit tuaj dhe i pagatorit tuaj, armik i betuar i Shqiperise.
    E verteta dhe e drejta e Shqiperise vonoi por nuk haroi.

    Reply to this comment
  38. Janaqapullos April 17, 13:41

    Po dridhet shpura tradhetare qe bashkepunoi me armikun grek per shkaterimin e Atdheut tone.
    Dita e Shqiperise ka ardhur, sic ka ardhur edhe fundi i misionit antishqiptar te Janullatosit.
    Qesh mire ai qe qesh i fundit. Muaji i mjaltit i grekofilise mbaroi.
    Rrofte populli yne heroik e gjithenje fitimtar

    Reply to this comment
  39. Bedrich April 17, 13:46

    Une si ortodoks i bindur nuk i shaj as i mallkoj edhe ilian, benin, drejtesine,, tfg etj.
    Mekatet e tyre nuk jane te pafalshme.
    Ata mund t’i lajne mekatet duke u bashkuar me te gjithe ne shqiptaret, duke braktisur rrugen mekatare te Janullatosit.
    Me mire vone se kurre.

    Reply to this comment
  40. petro April 17, 18:56

    ça bëjnë këta qindra mijëra shqiptarë “të marrë” në greqi… i rrisin fëmijët e tyre atej dhe nga dashuria e madhe për shqipen nuk u flasin fëmijëve të tyre në gjuhën amëtare që të mos NGATËRROHEN, ta mësojnë gjuhën e vëndit ku jetojnë të përsosur, po kështu edhe në itali, në turqi, në gjermani, në amerikë…
    ne jemi krenarë për vendin tonë dhe duam që në kishën tonë të flitet vetëm shqip, (edhe pse vetëm shqip flitet)
    çështë ky kryepiskop grek që na mëson ne të duam njëritjetrin, të ruajmë dinjitetin tonë, të kujdesemi për të afërmit tonë, ça pune ka ky të investojë në shqipëri, ne kemi shkollat tona të përsosura, qëndrat tona kulturore të përkryera, spitalet tona të sofistikuara, ku flitet vetëm shqip, ku njerëzit respektojnë njeritjetrin, mbajnë radhën të civilizuar, me moral të lartë dhe të pastër… edhe pse ndonjëherë mund të vrasim vëllain tonë, e bëjmë për një pëllëmbë tokë, se toka është e shenjtë, të parët tanë derdhën gjak për të…
    nuk kemi nevoj për predikime nga janullatosi grek, ne duam të na flasë ambasadori amerikan, se ai në të vërtetë kujdeset për vendin tonë të dashur, ai është bariu ynë dhe atij i takon të drejtojë gishtin ku do vej qeni dhe çfarë duhet të bëj që të jetë në rregull.
    na ardhka ky kryepiskop grek të na udhëheq kishën tonë që aq shumë e deshëm sa nuk lamë gurë mbi gurë, aq shumë sa edhe stall bagëtish e kthyem edhe pse disave u mbeti epiteti “qorrat e kishes” nga dashuria i vodhëm këmbanat dhe nga kultura e lartë fetare shitëm ikonat nëpër botë… që të njohë bota veprat tona, ne skemi nevojë se jemi vetë të zgjuar…
    ne i administrojmë vetë objektet e kultit, ose më saktë ato kujdesen vetë për veten e tyre, skanë nevojë të vijë “ky greku” dhe ti reustaurojë, se mos i vë rrota nga poshtë mureve dhe i merr pastaj me vete ne greqi… (kështu mendojn shumica…)
    sa shumë e duam vendin tonë, edhe pse e vjedhim, korruptojm, vrasim, vandalizojmë dhe sidomos njëritjetrin, në vdesim për njëritjetrin. gjithë kjo dashuri pasqyrohet kudo, në shkolla, në ambiente publike, në media dhe veçanërisht aty ku është elita e vendit tonë, në parlament. aty shpaloset dashuria për kombin dhe gjuhën dhe nënën e secilit apo gruan…
    ça të thuash më, na ka përmbytur dashuria për njëritjetrin dhe sidomos për atdheun dhe gjuhën tonë të dashur…

    Reply to this comment
  41. culi April 17, 19:47

    Po ja, e vume nje fare vladimir toroveci ne krye te muzeut kombetar te shkolles se pare shqipe dhe e ndriti me patriotizmin e tij kallp.I gjate eshte dhe i ka dale pak kurrizi,flitet qe ka qene plangprishes kur qe i ri,bile vinte edhe tutje ne shkolle te edukohej,tani na jep leksione e na ben moral,eh sikur te na e shqiperonte vetem fjalen TOROVEC,qe t’a kuptojme se nuk eshte ne gjuhe te huaj,meqe edhe fshati i tij ate emer ka,kerko edhe ndime nga arnautet e tjere te tastieres ketu me siper.Je gjaton por bufon..!

    Reply to this comment
    • vladimir August 22, 21:45

      I pa nderëshmi z. Coli apo Culi..!
      Duke çekuar në Google, në emrin tim, rastësisht hasa në komentin tuaj absurd dhe keqëdashës. Nuk e di ç’iu ka shtyrë të merreni me mua, por të siguroj se “Gjeton Toroveci” nuk ka të bëjë aspak me personin tim. Vetëm një i pa ditur dhe me mungesë imagjinate mund t’a supozojë një gjë të tillë. Ndaj, hamëndësimet tuaja të neveritëshme, përshkrimet qesharake, (i qeshuri të qesh) dhe urrejtja për gjthçka që nuk ju ngjan, i’a u err arsyen dhe ju bën të ngatëroni hundën me buzën. Gjithsesi, të gjitha sa më sipër, dëshmojnë profilin tuaj të formatuar në guvat e “lakuriqëve të natës” të sigurimit të shtetit, të dikurshëm.
      Mos kujton se, çorapja e pa larë që ke vënë në kokë, të bën të pa dukshëm për një sy të vemëndshëm? Jo… sado të fshihesh, është duhma e jashtëqitjeve të kopesë që përfaqëson, ajo që të bën të identifikueshëm..!
      Dhe së fundmi; do t’a ftilloja me kënaqësi semantikën e toponimit të fshatit nga e kam prejardhjen, po qe se edhe ti do më bëje të njohur mbiemrin tënd që me siguri rrjedh nga tributë primitive të injorancës dhe byth-lëpirësve të rëndomtë.

      P.S. Mos harro t’a ndërrosh pseudonimin tënd dhe t’a bësh “Çorapja e pa larë” sepse të shkon më tepër me rolin që ke marrë përsipër. Ndërkaq si patriot i vërtetë dhe jo kallp që je, përpiqu t’a shkruash mirë gjuhën shqipe. P.sh.mb.; emrat e përveçëm nisin me gërmë të madhe dhe jo me të vogël, siç je ti vetë…

      Reply to this comment
  42. Njerezor, teper njerezor April 18, 09:27

    Pse ne Shqipetaret krijojm armiq te pa vertet vetem e vetem per tu shmangur nga problemet te verteta.

    Nese nuk jeni antar i kishes orthodokse, atehere pse ngulmoni te largohet kryepeskopi? Kaq vite me rradhe besimtaret orthodoks nuk kan shprehur ne nje kundershtim per kreun e tyre.

    Pse duhet ne nderhyjme gjithemone ne punet ecte tjereve. Nese Janullatosi perbentebkercenim per popullin tona besimtaret do ta kishin apelluar vet.
    Lexoni pak biografin e tij, qofte e ne Wikipedia. Thjesht te kuptoni qe nuk behet fjal per nje njeri qe dashuron pushtin, as ka endra per nje greqi te madhe.

    Me respekt.

    Reply to this comment
  43. ilia April 18, 12:50

    Mosmirenjohja eshte nje nga veset me te keqia te njeriut. Ajo qe ka bere Fortlumturia e Tij Anastasi per Shqiperine dhe shqiptaret, s`ka nevoje te propagandohet sepse duket qarte. Kush desheron shifra mund te hyje ne faqen zyrtare te Kishes Orthodhokse. Me 1999, kur vershuan qindra mijrat e kosovareve, Kryepiskopi me lypjet e tij vajti e mblodhi 12 milion dollare ndihma dhe hapi kampin per te pritur 35 mije kosovare. Se paku kosovaret nuk duhet t`i dalin kunder. Anastasi nuk ka bere dallim midis komuniteteve fetare per ndihmat qe jep per njerezit ne nevoje.
    Me 12 milion dollare mund te ndertohej edhe nje Katedrale tjeter si ajo “Ngjallja e Krishtit”.
    Ne kohen e trazirave te marsit 2004 ne Kosove, Kryepiskopi dha miliona dollare (qe i hoqi nga fondi i Katedrales) me qellim per te ndertuar ne Kosove nje Kishe, Xhami, ose qender kulturore.
    Per te gjitha keto (dhe shume te tjera) ne shqiptaret (ketej e matane kufirit) duhet t`i jemi mirenjohes.

    Reply to this comment
  44. vladimir August 21, 20:54

    I pa nderëshmi z. Coli apo Culi..!
    Duke çekuar në Google, në emrin tim, rastësisht hasa në komentin tuaj absurd dhe keqëdashës. Nuk e di ç’iu ka shtyrë të merreni me mua, por të siguroj se “Gjeton Toroveci” nuk ka të bëjë aspak me personin tim. Vetëm një i pa ditur dhe me mungesë imagjinate mund t’a supozojë një gjë të tillë. Ndaj, hamëndësimet tuaja të neveritëshme, përshkrimet qesharake, (i qeshuri të qesh) dhe urrejtja për gjthçka që nuk ju ngjan, i’a u err arsyen dhe ju bën të ngatëroni hundën me buzën. Gjithsesi, të gjitha sa më sipër, dëshmojnë profilin tuaj të formatuar në guvat e “lakuriqëve të natës” të sigurimit të shtetit, të dikurshëm.
    Mos kujton se, çorapja e pa larë që ke vënë në kokë, të bën të pa dukshëm për një sy të vemëndshëm? Jo… sado të fshihesh, është duhma e jashtëqitjeve të kopesë që përfaqëson, ajo që të bën të identifikueshëm..!
    Dhe së fundmi; do t’a ftilloja me kënaqësi semantikën e toponimit të fshatit nga e kam prejardhjen, po qe se edhe ti do më bëje të njohur mbiemrin tënd që me siguri rrjedh nga tributë primitive të injorancës dhe byth-lëpirësve të rëndomtë.

    P.S. Mos harro t’a ndërrosh pseudonimin tënd dhe t’a bësh “Çorapja e pa larë” sepse të shkon më tepër me rolin që ke marrë përsipër. Ndërkaq si patriot i vërtetë dhe jo kallp që je, përpiqu t’a shkruash mirë gjuhën shqipe. P.sh.mb.; nuk shkruhet “ndimë” por ndihmë, emrat e përveçëm nisin me gërmë të madhe dhe jo me të vogël, siç je ti vetë, etje, etje…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*