Replikë mikeshës sime të shtrenjtë për mjekët, pacientët, testimin etj etj!

Erjona Shehu* January 28, 2015 10:10

Replikë mikeshës sime të shtrenjtë për mjekët, pacientët, testimin etj etj!

X e ke shumë gabim! Njeriu të keqen e kujton me lehtësi, të mirën e zeron në çast. Po të ishin mjekët si i përshkruani ju dhe në kusthet në të cilat punojnë, në Shqipëri do të ishte bërë nami. E di ti që në urgjencën e Pediatrisë, pediatrit shohin 375 raste në ditë? Ata janë heronj e dashur X dhe jo ordinerë sikurse po çahen duke folur njerëzia. Po pse unë nuk kam dështuar me pacientë? Natyrisht që po. Kam pasur raste që nuk u kam dhënë dot zgjidhje. E çfarë do të thotë kjo që jam mjeke e paaftë? Të ishte kaq e lehtë mjekësia (ah sikur)… E di ti se si punojnë kolegët tanë në Perëndim? Mbante hapur kompjuterin e spitalit specializantja e dermatolgojisë në Gra, në menu ishin hapur të gjitha ikonat, duke nisur nga regjistri elektronik kombëtar i pacientit, vazhdohej me ikonën që selektonte të dhënat anamnestikë dhe nxirrte diagnozën diferenciale, vijonte me ikonën e ekzaminimeve që duhej të bënte me ikonën e trajtimeve dhe mbyllej me një ikonë fjalori mjekësor. Vajza specialiste bënte vetëm 5 vizita në ditë dhe ikte të pinte çaj që të rehidrohej e të hante sallatë te mensa e spitalit, që për hir të së vërtetës, kishte menu me 5 yje. E zëvendësonte specializantja tjetër për të bërë edhe ajo vetëm 5 vizita. Ndërsa unë (e theksaj, jam me fat dhe kam specialitet luksi krahasuar me kolegët e mi) bëj edhe 30 vizita në ditë deri në orën 15:30. Kjo ishte puna e tyre: bënin shkencë, e dashur. Vetëm denjonin të vinin kur kishin ndonjë rast të vështirë.

Në nentor kisha një specializim në Dyseldorf. Nuk po të them se si u ndjeva, se ka ëe ngjare të nisesh të qash edhe ti me mua.

Por medalja ka dhe një anë tjetër: e di ti se çfarë do të të dëgjonin veshët po të nisnim e të flisnim ne mjekët e paaftë, ne kriminelët që duhet të “na priten këmbët me llamarinë, por jo të pastër, por të ndryshkur që të vdesim dalëngadalë”. Ne i mjekojmë edhe këta maniakë perversë që shohin thriller gjithë ditën e zbrazën në media sociale gjithë problemet e tyre që e kanë zanafillën në fëmijëri të trazuara, rrallëherë njerëzore. Askujt nuk i mohohet shërbimi, edhe pse gjenitalet u mbajnë era shperc dhe era vesh gjithë dhomën me të njëjtin intensitet si në dimër, edhe në verë; askujt nuk i mohohet shërbimi edhe kur flenë në kazane plehrash e vijnë të mjekohen. Unë kam parë fëmijë 40-ditësh që u qenë ngjitur sqetullat dhe u kullonin qelb se prindërit i kane lidhur në djep e i kanë lënë pa larë. Dhe i kam pastruar me këto duar në dasht me dit ti, e dashur, e me po ato duar që kanë prekur mjerimin fizik njerëzor, kam shkuar e kam përkëdhelur fëmijët e mi në darkë, kam parë familje me morra në kokë e i kam trajtuar pa asnjë hezitim. Nuk kam nxjerrë jashtë dere asnjë pacient me zgjebe, me frikën se po më ngjitet e po ua çoj kalamajve në shtëpi. Jo! Kam bërë detyrën dhe i kam trajtuar.

Rastet që ne referojmë nëpër kongrese nëpër botë janë ndër me ekstremet dhe gjithmone i kanë lënë kolegët tanë me gojë hapur! Po aq gojëhapur kanë ngelur kur kanë parë se si punojmë ne. E përsëris: jam në një ndër specialitetet që në mjeëksi mund të quhen luksoze. Po sikur të rrëfej historitë e miqve te mi?

Askush nuk flet për këto, por rrinë e merren me testimin. Testimi, e dashur, nuk ngjall frikë në radhët e doktorëve, ngjall zemëratë! Është trajta e ndryshme e asaj që ka ndodhur në vite: nuk jam në gjendje të zgjidh shëndetësinë, por e kam formulën magjike: po ia hedh fajin doktorit. Këtë radhë u zgjodh mjeti i gabuar. Ne jemi përdorur shumë keq dhe të jeni të bindur që me këtë keqpërdorim që i është bërë figurës së mjekut, është krijuar një hendek i tmerrshëm mes mjekut dhe pacientit: pacientët na keqgjykojnë e na paragjykojnë, por për ta jemi bërë “një e keqe e domosdoshme”. Por, nga ana tjetër, po na humb përditë dëshira e pasioni për këtë profesion.

Si do të vejë ky muhabet? Nuk e di? Vazhdoj të pyes veten: Gjithkush do që mjeku të jetojë me 47000 lekë rroge, të jetë i buzëqeshur me pacientin, të jetë i ditur, i zoti, i mirëformuar, të specializohet pa fund dhe të dijë të rejat më të fundit të shkencës, të gjitha me shpenzimet e veta, të jetë shërbëtor i pacientit dhe më pas: të gjithë shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët mjekë; kaq popull mazokist qenkemi?! Çfarë hipokrizie!

Gjithsesi, unë e kam ndarë mendjen: fëmijët e mi nuk do të kenë asnjë lidhje me mjekësinë! Kjo është ajo që u them përditë. Nuk kanë 30 jetë dhe punë e madhe se po e hedhin poshtë një e u ngelën 29 të tjera.

Dhe diçka të fundit: komentet e mjekëve këto ditë është tentuar të përdoren politikisht! Ne kemi mbërritur në këtë pikë falë politikës, sidomos asaj të pushtetarëve të djeshëm e opozitarëve të sotëm.

Përdorimi i reagimeve tona për politikë nuk heq votat nga një krah e t’i çojë në krahun tjetër. Shëndetësia nuk bëhet me një vit e dy, është një betejë e vështirë por që nuk mund të finalizohet nga gjeneralë që luftojnë kundër ushtarëve të tyre!

*Mjeke dermatologe në QSUT

Erjona Shehu* January 28, 2015 10:10
Komento

29 Komente

  1. TJ January 28, 10:38

    Pa tjeter qe neqoftese nuk e ndihmon pacientin, jeni e paafte!

    Reply to this comment
  2. Ani January 28, 10:56

    O zonje, qe po na mburresh me specializimet e tua!

    Ke harruar dicka, mjeket ne Europe jane humane, ti na fole vetem per kushtet e jashtme dhe komoditetet materiale. Ti u krenove qe paske kuruar paciente me qelb, a nuk skuqesh pak kur e permend? Po kjo eshte detyra jote e dashur, ti ke bere betimin e Hipokratit per tu lehtesuar dhimbjen te vuajturve. Eh mi Erjona, deshe te vesh vetulla dhe nxore syte!

    Mendo sa larg keni shkuar, qe ju duket sakrifice puna qe beni. Po te kishe kaq ndot, mos punoje dermatologe zemer, ose punoje jashte meqe paske kaq shume vlera profesionale. Por te garantoj per dicka, askush nuk do te te punesonte jashte per shkak te mungeses se humanizmit dhe etikes . Edhe si gazetare mediokre dukesh, si spikere cka, edhe haeshe.

    Reply to this comment
    • Rita October 29, 08:49

      “Mjeket ne perendim jane humane”..e po c’me bere per te qeshur! Mjeket ne perendim paguhen mire dhe i frigesohen ligjit se eshte shume i ashper, se perndryshe nese nuk ke sigurim shendetesor apo nuk jep te holla avans nese nuk ke sigurim, as deri te motra ne regjistrim nuk mberrin, e le me te mjeku. Te garantuar e ke, eja kur te duash e provoje. Dermatologia nga Köln-i

      Reply to this comment
  3. Mjeku partizan January 28, 11:25

    Kot i bini ne qafe kesaj mjekes apo mjekeve ne pergjithesi. Mjekesia nuk eshte vetem mjeku ne stadin aktual por i gjithe procesi qe ne bankat e shkolles, pedagoget me tituj shkencore qe u japin mesim, librat e mesimit, kushtet e studimit, specializimet e perhershme, konferencat periodike shkencore nderkombetare, literatura shkencore me zhvillimet me te fundit, etj, etj e pastaj mund te kerkohen qiqrat ne hell sic po i kerkon Beqja tani.
    Te gjitha keto qe permenda me lart jane ZERO ME BISHT e prandaj mbase edhe niveli i mjekeve nuk eshte ai i mjekeve europiane. Krijoi mjekeve te gjitha keto me lart e pastaj tu kerkosh eshte qiqra ne hell.

    Reply to this comment
  4. mergimtarifv January 28, 11:32

    E nderuar zonje mjeke ! mjeket ne France punojne e nuk pine kafe e çaj si perrallisni ju per popullin e varfer ne Shqiperi , mjeket ne France punojne 10-12 ore mesatarisht ne dite , pacientet nuk kane frike se roja, infermierja e mjeku do te sorollatin deri sa ti dorovisesh qe mund te marresh dhe borxh per tju paguar a thua se ju nuk paguheni nje here nga taksat e gjaku i atij populli qe pagoi per ju dhe shkollimin kur ne Perendim gjithçka arrihet me sakrifica personale e familjare , zomnje dinjitetin e humanizmin e humbur mjeksia shqiptare duhet ta arrije me pune te ndershme e jo me replika boshe justifikimi ,

    Reply to this comment
    • ZYBER HALLULLI January 28, 13:53

      te rrime shtrember e te flasim drejte! eshte e vertete qe 2 ne 5 nga mjeket 25-45 vjeç nuk e meritojne buzen e bardhe dhe jane jashte çdo standarti qofte human qofte profesional ne krahasim me mjeket ne europe por dhe ky paçavure testim nuk shkon gjekundi! te vihet dore mbi sistemin, ne fakultetin e mjeksise ashtu si hyjne ashtu dalin 40 % e studenteve, mesojne vetem ndonje tterm latinisht 😉 na ruajt zoti e na rafte per hise ndonje nga ata qe njohim dhe dime sa ju vlen lekura 🙂

      Reply to this comment
  5. fatmiri January 28, 12:41

    Zonje e nderuar, ne korrik te vitit kaluar isha ne spitalin “Nene Tereza” per nje operacion te vellait. Nuk mund te shkruaj gjate, por nje nga mjeket e operacionit, mbas daljes nga salla nuk e vizitoi fare kete te operuar. E di shkakun? Nuk ishte i kenaqur me ato qe mori. I dime klinikat e perendimit se atje jetojme, por guxon dot ti japish leke mjekut ne spitale apo ne vizite? Kurre, te pakten ketu ku jam une.

    Reply to this comment
  6. amla January 28, 12:46

    JU vleresoj shume per shkrimin zonje! keto jane probleme te cilat i deklaron cilido mjek! Po cfare respekti ka per mjekun kur i jepet nje rroge vetem prej 45000mije leke dhe me keto duhet te paguaje gjithe faturat, te mbaje familjen, te kualifikohet , te jete i qete per te studiuar vazhdimisht dhe ne fund te jete ne gjendje te futet ne operacion dhe te merret pervecse me te paaftet drejtues qe u con politika, por edhe me nivelin me te ulet te shoqerise.
    Si per ironi, gjendet edhe nje teknik kompjuterash (tregetari Beqaj) qe do edhe ti testoje.Ku eshte nje palacollek qe duhet kundershtuar me force dhe nuk duhet lejuar.
    Hiq njehere eren e qelbur te spitaleve, co ilacet qe i kanalizoni tek privatet, rritu rrogat mjekeve, co ne specializim studentet qe e meritojne, hiq ato shurrat qe con si drejtoresha dhe pastaj kerko testim!

    Reply to this comment
    • Gregor January 28, 23:13

      Po polici i nderuar komentues, qe eshte gjithmone para rrezikut ne perplasje me kriminelin dhe qe merr nje rroge deri ne 30000 leke te reja, ose dicka me shume tani, ta lere kete zonjen doktoreshe ne duart e kriminelit apo te ta ndihmoje per te shpetuar jeten apo edhe canten qe mund ta kete me leke.
      Po sikur mjekeve t’ua bejne rrogen 1.200.000 leke, mendoni ju se ata do te sillen ndryshe. Jo, jo, se me kete qe ata thone per rrogat e vogla, justifikojne supervjedhjet ndaj pacienteve.
      I nderuar, shko tek mjeku i familjes, patjeter per te marre nje recete me ilacet e rimbursushme, do te japesh nje 2000 lekesh te vjeter. Por sa vizita dhe sa receta leshon ky mjek ne dite? Te themi 15-20 receta te tilla ose edhe 10, bej veprimet dhe nxir se sa perfiton padrejtesisht ne muaj ky mjek, lere pastaj llogarine me mjeket e spitaleve. Ata jo vetem duhet te testohen si te gjithe kuadrot qe testohen per te zene nje vend pune, por edhe te penalizohen profesinalisht ne rastet e korrupsionit, t’u hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit.

      Reply to this comment
    • lulimiri January 28, 23:31

      Nese nuk mjafton rroga behet greve per te rritur rrogen, nuk i kerkohet rryshfet pacienteve. Qe ketu kuptohet sa humane jane keta mjeke. Nuk kane bere 1 greve ne 20 vjet dhe i kane rrjepur shqiptaret. Sepse nuk kane pasur nevoje per greve kur kane marre miliona.

      DHe jam i sigurt sa kane marre sepse i shoh me syte e mi perdite. DHe jane perseri te pangopur duke perdorur mjetet e vena ne dispozicion me taksat e mia e duke me perbuzur e kerkuar rryshfet kur shkoj ne spital. Te pakten te dalin ne spitalin e tyre privat e te rrijne atje.

      Dypunesimi i mjekeve duhet te behet krim penal me burgim.

      Reply to this comment
  7. Ben Ben January 28, 14:06

    Znj. Erjona,

    Ju jeni e indinjuar me mikeshen tuaj. Por une qe kam humur nje mik mjek kirurg, sepse njoperacion e bera me nje mjek kirurg tjeter, qe ne qytetin tone pranohet se eshte me i miri ne profesion dhe ne kulture qytetare. Miku im i vjeter, vertete eshte mjek, por kohen e lire e kalon duke luajtur shah, bilardo. Mjeku tjeter, qe une vetem si mjek ne spital e kam takuar e shikoj me libra njeksore; jam informuar per pasionin e trasheguar te kirurgut, qe e ka nga familja. Mund te jem une fajtor qe ish miku im eshte i merzitur me mua per kete operacion !?

    Reply to this comment
  8. brzh,brzhi January 28, 15:37

    pershendetje per dr.e.shehun shkrimi eshte sa social dhe real, per kushtet e vendit tone duhet pune dhe vetem pune qe te arrijme, atje ku zj shkruan.
    problemet jane te medha per sa kohe shendetesia do te lihet me vetem 2.8 % te gdpise.
    respekte per Doktoreshen. shkrim brilant dhe human. respekte

    Reply to this comment
  9. Lleshi January 28, 15:43

    Zonja Indinjata ! Mbaje vrapin dhe mos merr perpara si pela cdo gje ! Mos na trego , as “vuajtjet” dhe as “mundimet” e tua ! Madje mos na trego as “aftesite” !

    Para se te jesh mjeke moj zonja Indinjata ti dhe “ata” te tjeret , duhet te jene njerez ! Dhe per hir te se vertetes , “njerez” ne radhet tuaja gjen shume pak , as sa gishtat e njeres dore !

    Ti mos na u qa per kushtet e punes dhe jeteses ! Sot ne Shqiperi ne mizarabilitet rojne te gjithe ! Por juve , ndryshe nga te gjithe , hyni tek grabitesit , tek “ata” qe pervec rroges , grabisin dhe njerezit hallexhinj sa per dhjete rroga te tjera ! E per kete t’ju vije turp ! Turp moralisht , se qe nuk e meritoni edhe kokrren e burgut ligjerisht , e meritoni !

    Keni filluar tani dhe presionin per pagesa nen dore e beni me “finese” kriminale , ndryshe nga koha kur Shqiperine e drejtonte vete krimineli Saleh Berishovici , po keshtu kolegu juaj !

    Pasi e vodhet shoqerine shqiptare qe ju dha shkolla pa lek , specializime pa lek , pune ku merr lek , i grabisni shqiptaret me cinizem kriminal !

    Kjo eshte e verteta ! Keni zgjedhur te shkeputeni nga mizarabiliteti shqiptar , pikerisht duke grabitur mizerjen dhe te mjeret ! Boll me dengla !

    E di dhe nje gje fort mire ! Rri e qete , se prape ne grupin e hijenave do te besh pjese , sido qe te vije puna ! Shendetesia ne kete vend nuk ka per te pasur ndonjehere fytyre njerezore , sepse vete poltika nuk ka per ta pasur nje fytyre te tille !

    Prandaj shko jep provimin dhe mbyll gojen , sepse nuk po te marrin ne provim per te “rregulluar” shendetesine , por per te na hedhur hi syve neve !

    Reply to this comment
  10. Paqesori January 28, 15:58

    ZONJE E DASHUR ,NGA SHKRIMI KUPTOVA SE E DASHURON PROFESIONIN. KJO KA RENDESI . RENDESI KA DHE QE GJEN KOHEN TE DEBATOSH DHE TE TREGOSH REPEKTIN TEND PER KOLEGET , PACIENTET DHE SHKENCEN. ME PELQEN KURAJOJA DHE SINQERITETI YT. PER TE TJERAT NUK KEMI PSE TE FAJESOJME, PO TE BEJE SEJCILI PUNEN E TIJ , CDO GJE SHKON NE RRJEDHEN E DUHUR……..ME VJEN KEQ KUR SHOH DEBATET, KEMI HARRUAR TE SHOHIM ANET E MIRA…. PERSHENDETJE DHE PUNE TE MBARE !

    Reply to this comment
    • ela January 29, 14:47

      o, paqsor…po pse mos ta dashuroje profesionin Erjona!…2 ore ne dite punon…vizita e saj eshte 2 minuta, vetem me sy, pa prekje…Vertet mund te duroje 2-3 minuta eren e rende te femijet qe nuk lahen, ose femijet me zgjebe, apo pucra me qelb…po cfare mund te beje tjeter, po nuk beri edhe kete!!??. Mire eshte, me kabinetin e vet, me internet, me fb, rrogen e merr..Apo, i vjen keq per koleget!!! Nuk e besoj! Pastaj, Erjona mezi e priti kete dite….te rilindjes!

      Reply to this comment
  11. male osdrimi January 28, 17:35

    Respekte per Mjeken, Nenen dhe Gruan shembullore.

    Reply to this comment
  12. LORA January 28, 18:41

    Nese kushtet e punes se mjekeve qenkan kaq te keqia,sic e thekson dr.Erjona Shehu,si eshte e mundur qe ato denoncohen vetem kur del ceshtja e testimit te mjekeve?????
    Artikulli me duket nje alibi e taborrit te mjekeve,ithtare te statukuose se sherbimit te menderosur shendetesor te epokes se mortjemadhit brekedhjere dhe teknikave te zhvatjes deri ne kocke te pacienteve.Urimi me i mire qe bejne njerzit ne ditet e sotme eshte,-“mos te cofte halli ne dere te spitaleve ne Shqiperi”.
    A mund te me pergjigjet doktoresha ,pse duhet te paguaj une nen dore per te marre nje sherbim qe duhet t’a kem pa pagese ,meqe paguaj mbi tridhjete vjet sigurime shendetesore????
    Sa per ate se cdo te bej zonja me te ardhmen e femijeve te saj,,,,,eshte turp qe e permend ne artikull,sepse ky eshte nje problem i saj privat ,qe s’ka fare lidhje me lexuesin.
    Kendveshtrimi i artikullshkrueses eshte deri tek hunda e saj,si treguesi me i qashter i derexhese humane dhe intelektuale te shumices se kolegeve te saj.Vecse na e tregoi pa ia kerkuar.Vetem per kete duhet falnderuar.

    Reply to this comment
  13. Kris 1 January 28, 19:06

    E ke pare nga jashte mjekun e perendimit.Une e kam ne shtepi.Punon rregullisht 6 dite ne jave dhe iken nga shtepia ne oren7 dhe kthehet ne shtat mbasdite.Natyrisht qe paguhet shume mire dhe kushtet e punes i ka lluksoze sepse jane moderne spitalet dhe klinikat universitare.Eshte e vertete se mjeku merret pak me pacientin sepse infiermeret jane te afta dhe punojne shume per te mbajtur vendin e punes.Sipas rastit mjeku mund te beje me pacientinnje bisede ose te djeresije per te gjetur diagnozen apo te merret me nje te semure te palare.
    Ne shqiperi ato jane pagat dhe duhet te ngrihen sikurse u ngrihen politikaneve.Per kushtet mjeket duhet te protestojne dhe ti kerkojne qeverise qe para se te ktheje ne muze tunelet e te hape vrima ne mure ti harxhoje paret per jeten e njerezve perfshi dhe spitalet qe duhet te jene si objekte kulti dhe mjeku eshte i derguari i zotit.
    Trillet e Rames per tunele, zyra ,keshilla e komitete jane te mira kur ke rregulluar jeten e popullit.Ne te kunderten jane nje hipokrizi e maskarallek

    Reply to this comment
  14. Gregor January 28, 19:57

    Me te drejte mjeke simpatike thua qe jashte bejne 5 vizita dhe pijne nje caj klasi, e pastaj keshtu me radhe te tjeret, por nuk thua anen tjeter te medaljes, sa rezultative jane keto 5 vizita, si pritet e trajtohet pacienti.
    Kam patur rastin te ndodhem per te kryer nje vizite ne nje spital jashte shtetit, gjuhen e atij vendi nuk e dinja dhe me shoqeronte nje miku im emigrant atje. Kur vjen mjeku, qe ne koridor e kontaktojne paciente te ndryshem duke e pyetur se ku do te kryhen vizitat. Me buzeqeshje, u dha pergjigje te gjitheve. I them mikut tim, ky eshte mjeku apo ndonje asistent, -m’ pergjigj-ky eshte mjeku. I them se kete komunikim une nuk e kam hasur ne vendin tim, me mjeket me te cilin flas te njejten gjuhe, aty te shohin me percmim e cfare ke ne duar. Thekesoj se ishte ne nje spital publik ky mjek.
    Pra e nderuar, pervec nivelit profesional, keni nje diference shume te madhe edhe ne komunikim me pacientet. Kjo nuk vjen thjesht nga paga, por nga mentaliteti e kultura (jo profesionale) por formimi kulturor ne pergjithesi.

    Reply to this comment
  15. isi January 28, 21:18

    Paske vuajtur shume ,sidomos me ikonat.Nuk dukesh ne fotografi,qe vuan kaq shume!

    Reply to this comment
  16. Lleshi January 28, 22:02

    Te isha une si Dine Xhambazi , ta kisha heq menjehere licencen e Urdhrit te mjekut , vetem me sa ke thene ne kete shkrim !

    Mllefi I nenkuptuar I ketij artikulli dhe ngaterrimi e kushtezimi I sherbimit profesional me “ankesa” jashte profesionale , perben per mua shkak kryesor per heqjen e lejes se profesionit !

    Te shohim se cfare do te beje Dine Xhambazi !

    Reply to this comment
  17. NAUMI January 29, 10:26

    E kam thene dhe nje here tjeter (dhe jam dakort me nje nga komentuesit) se, pa e pergjithesuar, mjeket tane nuk jane hiç humane dhe kete e kam “provuar” ne ne zemren time, veren e vitit qe shkoi, kur bera bay-pas. Nuk jam kopetent te flas per atestimin e mjekeve, po pse mesuesit u nenshtrohen dei sa mbushin 20 vjet pune? Dhe kij parasysh, punojne ne kushte shume me te keqija se mjeket. l. S’kam durim te shkruaj shume, por po deshe debatojme
    cel. nr 0684015511.
    ,

    Reply to this comment
  18. Leksi January 29, 11:58

    Shkrimi i E. Shehut ka nje pa saktesi te madhe! Thote ” Ne ( mjekesia ) kemi arritur ne kete gjendje nga politikat e pushtetareve te djeshem e opozitareve te sotem “! E ka nga pa dija apo nga servilizmi per qeverine e sotme sepse mjekesine per 4 vjet e ka patur domen te vetin LSI dhe Petrit Vasili qe sot nuk jane ne opozite por ne qeveri moj Erionke! Do ta vleresoja nje shkrim ku te thuhej cope qe shendetesia u perdor nga LSI vetem per te punesuar pa drejtesisht ushtaret e Metes. Keshtu po, shkon faji i pushtetareve te djeshem, por edhe te sotem.

    Reply to this comment
    • Sa per dijeni January 29, 20:29

      Sa per dijeni, Leksi, ka edhe nje pasaktesi tjeter te rendesishme…duhet te perjashtonte periudhen e mazhorances se djeshme, kur bashkeshorti i saj ishte jo pak, por sekretar i pergjithshem i M.SH, qe do te thote, zv. minister. Ne ate periudhe shendetsia ka pasur vetem suksese, vertet qe ka shkelqyer.!!!

      Reply to this comment
  19. gjin January 29, 12:38

    Para pak ditesh kam ken ke pediatria e QSUT. gjate kohes qe femija im isht tu be nje grafi me vjen infermierja dhe me thote largohu prej ketej se ka rrezatim dhe korridori.

    Reply to this comment
  20. bajo January 29, 17:24

    Nuk ka thene njeri se qe te behesh mjek eshte e lehte dhe qe te ushtrosh profesionin e mjekut eshte me e lehte.E gjithe jeta e mjekut eshte shkence.Pra,perkundrazi,te behesh mjek do te thote te fitosh njohuri e atribute si mjek,qe ne krye te punes te udheheq Urdheri i Sokratit,qe gjithe bota mjekesore e ka idhull.Pra te udheheq humanizmi per jeten e njeriut. Por ne Shqiperi ka mjeke qe para Urdherit te Sokratit vejne “rryshfetin”,qe tashme ka arritur ne 2000 leke te rinj “nen dore” ndryshe kot te shkosh tek urgjenca,se nga i pari mbetesh i fundit per te te vizituar po nuk dhe gje nen dore.Edhe sanitaret apo ndihmes mjeket e kane rritur “tarifen”,nga 200 leke te kerkojne 500 leke te reja per te bere ate pune per te cilen marrin rrogen pikerisht nga ne populli fukara i Shqiperise qe po terhiqet me kembet zvarre drejt BE,sepse eshte pikerisht ajo Gjermania ku ti bere nje specializim qe e ka te veshtire te kuptoje pikerisht keta mjeke te korruptuar e jo ata qe punojne me ndergjegje sikur e pershkruan ti punen dhe vehten tende.A e ke menduar ndonjehere te perballesh me keta lloj mjekesh qe ti dhe shoqet qe punojne sikurse thua ti te perballeni me ta qe mos te perbaltoseni te gjithe dhe te percmohet puna e mjekut sikurse po ndodh aktualisht?

    Reply to this comment
  21. Bocari January 29, 21:12

    E vetmja gje qe me gezoi ne keto qe lexova eshte se femijet e tu moj zonja doktoreshe nuk do te behen mjeke. Shyqyr qe e paskemi nje shprese ne te ardhmen.
    Uroj qe semundja e parase te mos kete infektuar te gjithe mjeket. Eshte semundje e rende kjo e flamosura.
    Nga fillimi deri ne fund kjo leter e shkruar nga nje mjeke eshte per te ardhur keq.
    A, me fal. Per testimin ke te drejte, eshte nje mase idiote si cdo gje ne kete qeveri.
    Per mjekun ka vetem nje testues dhe ai eshte Pacienti!

    Reply to this comment
  22. teuta January 30, 17:02

    Po cfar jane keto gjera.Kjo mjeke po ben thjesht detyren e saj.Azgje me shume.

    Reply to this comment
  23. MM July 22, 00:23

    Se di as vete si perfundova duke lexuar kete artikull por jam e mendimit se Elona ka nevoje per pak pushime. Nuk eshte i ralle rasti kur mjeket bien pre e stresit dhe duket nje rast tipik i tille. Jo sepse nuk jam dakord me te ne sh prej arsyetimeve te saj por komentet jane krejtesisht te njeaneshme qe as i shkojne per shtat profesionit te mjekut, por as atij te gazetarit (cilindo qe preferon Doktoresha). Nje pyetje kam per dojtoreshen – Ne cilin spital ka qene ku specializanti sheh 4-5 raste? Ndoshta kur ka te drejte elona kur permend se ka njecik lluks profesioni i dermatologes, sepse cdo specializant ne amerike punon mininalisht 80 ore ne jave te pershkruar ne kontrAte ligjore. As per tu permendur qe kur je specializant kirurgjie, dita jote fillon ne 5:30 te mengjesit dhe perfundon oreve te vona te mbremjes. Elona, ashtu sic ne shqiptaret bejme ‘qejf’ ne kafenete e spitalit gjate specializimit, po keshtu ‘shperblehemi’ me kushte mizeable pas specializimit. Cili prej nesh ngriti nje shoqate per mbrojtjen e te drejtave te specializanteve apo edhe te mjekeve qe te jete ne opozite te plote me sistemin kaq te deshtuar qe pershkruan? Kush prej nesh refuzoi qe dekanet e fakultetit te mjekesise, shefat e pavjoneve, drejtoret e spitaleve, kryeinfermjeret etj etj te jene te atashuar politikisht me kete ato ate parti politike? Kush nga ne u ankua nga inkompetenca totale e mesimdhenjies, abuzimeve me studenteteve te mjekesise – abuzime nga me te ndryshmet – financiare, seksuale, psikologjike?? Per aq kohe sa ne mjeket bejme kompromis qe te jemi pjese e ketij sistemi te qelbur, asnje nga ne ska asnje te drejte morale te beje me faj ate te shkrete popull qe nga varferia ekstreme dhe jo nga qejfi, shkund edhe qindarkat e fundit per te na bere elozhe punes sone. Une e kupoj frustrimin tend por pergjigjja jote eshte thjeshte nje shprehje emocionesh te akumuluar dhe ndoshta pakez te stimuluara politikisht. Ne momentin qe filluam mjekesine si une dhe ti, e dinin se cila ishte shtresa te ciles do i sherbenim – morracakut, kundermuesit, te pastrehit… Cfare ne nuk dinin ishin sa te vegjel jemi per ta perballuar. Mbaj mend tim ate ecte ne kembe 6 ore per te arritur pacientin e vet ne boren e 1985-ses qe ti je patjeter sh e vogel per ta kujtuar. Mos bej heroinen e dashur. Ti ke bere shkolle me leket e taksa-paguesve shqiptare , pikerisht atyre ‘rrjepacakeve’, tani eshte koha per pergjigjesh. Kur tu te paguash 80,000$ ne vit ne fakultetin amerikan, atehere kerko te njejta cilesi jete si ata. Seshte kjo vec per ty, por per mua, dhe per te gjithe ne qe kemi zgjedhur me deshiren e plote ti atashohemi fushes se mjekesise ne cfaredolloj kapaciteti. Permende specializimet dhe si doje te qaje kur kujtoje eksperiencen tende ne Gjermani? Per cudi, do kisha pritur qe ti te ishe e para partizane per provimin. Megjithe keto komente, per mua mbetesh vertete nje personash shume i kendshem i ekranit tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*