Replikë, pas një interviste në DITA: Dy fajet e pafalshme të Gazidedes

Bedri Islami May 21, 2015 14:47

Replikë, pas një interviste në DITA: Dy fajet e pafalshme të Gazidedes

E vërteta e një shërbimi të fshehtë është gjithnjë enigmë. Aq më tepër kur ajo përzihet në një trevë ballkanike, e për më shumë kur gjithçka mbështillet nga mjegulla e një kohe shqiptare, e cila kishte në veten e saj gjithë fshehtësinë e mundshme. Kjo ka ndodhur edhe me Shërbimin e fshehtë shqiptar, sidomos të kohës së Berishës, që për fat të keq, u bë edhe një herë arma në duart e partisë shtet. E gjithë pritshmëria se gjërat do të ndryshonin, kishte qenë një pritje e kotë dhe së fundi, nga marrëzia e survejimit, pushtetit e dhunës, nën rrënojën e shembjes së këtij shërbimi në vitin 1997, së bashku me të, ranë edhe më shumë se 4 mijë viktima të diktaturës së rrugës, çka në fund të fundit, është po aq lemeritshme sa edhe diktatura e shtetit.

Ky ishte mendimi i parë që kisha pasi lexova intervistën e një punonjësi të SHIK-ut të pasviteve 1992, botuar dje në gazetën DITA. E dhënë me sinqeritet, sado i vonuar, me një ndjenjë faji të pakapshëm aty për aty, disi nostalgjik, por edhe i saktë në disa të tjera, pas asaj që u tha në këtë intervistë, janë plot enigma të tjera, të cilat edhe pse nuk janë bërë të njohura në tërësinë e tyre, përsëri fillesat të çojnë drejt një përfundimi tragjik.

Gazidede ishte njeriu simbol i këtij pushteti, dhe ndjesë pastë, megjithëse një njeri i shkencës, matematicien, ai u kthye në fakt në një shërbesë të rëndomtë presidenciale dhe në shumë gjëra, veç moralit, i ngjante kopjes së keqe të Feçor Shehut.

Ardhja e Gazidedes në kreun e këtij shërbimi, sidomos qenia e tij si njeri i universiteteve, ishte një pritje e këndshme, që vazhdoi në zhgënjim dhe përfundoi në tragjedi. Sado i fajshëm të ishte Berisha, dhe ai ishte i tillë, fajësia e Gazidedes është po aq e madhe, sidomos në disa nga punët e mëdha të mbrapshta që kreu, në limitin e të cilave u dëmtua i gjithë kombi. Nuk e përdora rastësisht emërtimin “kombi”, sepse faji i tij ishte edhe përtej kufijve të Shqipërisë “londineze”, ashtu si ishin të lidhura jo rastësisht edhe bashkërenditja e punës së këtij shërbimi me disa nga shërbimet fqinje. Si një njeri që i kam takuar lëvizjes ilegale çlirimtare në Kosovë dhe në Maqedoni, e di krejt mirë se sa e rëndë ka qenë goditja e këtij shërbimi ndaj përpjekjeve për të krijuar një forcë solide rezistence, dhe e di po ashtu, se përmes këtyre kanaleve, të shtetit shqiptar dhe të filialit të shërbimit serb në Kosovë, janë bërë aq shumë punë të mbrapshta, sa të rënda ishin edhe dëmtimet. Mjafton vetëm fakti i dekonspirimit të strukturave të lëvizjes ilegale, ndalimi i hyrjes në Shqipëri të figurave të shquara të kësaj lufte, listë e cila u përgatit në zyrat e ambasadës së Kosovës në Tiranë, nën drejtimin e shërbimit serb dhe me bekimin e shërbimit shqiptar.

Ndoshta nuk është edhe aq e parëndësishme se eksponentë shqiptarë të shërbimit të fshehtë maqedonas u bënë si eminenca gri e Gazidedes dhe ishte krejt normale që flisnin e vepronin në emër të tij. Këto eminenca gri ishin njëkohësisht edhe figura të njohura të botës së krimit, të cilët, edhe pse gëzonin mikpritjen e shtetit shqiptar, ishin njëkohësisht edhe kundër vetë shtetit.

Shërbimi Informativ i Gazidedes nuk ishte një rastësi, dhe as nuk e mohoj se në strukturat e tij kishte edhe njerëz të devotshëm dhe të ditur. Pranë vetes Gazidede solli njerëz besnikë të partisë në pushtet, sidomos njerëz të cilët nuk e kishin për pesë pare të të rrëmbenin, të të vrisnin dhe të të zhduknin, si ndodhi me Remzi Hoxhën. Ai i solli jo vetëm dibranët e tropojanët, por solli njerëz përgjithësisht pa karakter të qëndrueshëm; nuk solli, ta zëmë njerëz të klasave të përndjekura në të shkuarën, sepse dinjiteti i shumë prej tyre ishte i padobishëm për qeverisjen; por njerëz të cilët, edhe për një fjalë presidenciale ishin të gatshëm të bënin hatanë, çka ndodhi edhe në marsin e vitit 1997.

Unë e kuptoj të intervistuarin kur kërkon të ndajë më dysh shefin e shërbimit informativ Gazidede, nga njeriu Bashkim Gazidede; e kuptoj kur ai ka ende në veten atë pjesë kur sinqeriteti ngatërrohet me të vërtetën, dhe në fund të fundit kjo është e drejtë e tij. Nuk e di se si jeton aktualisht familja Gazidede, por e di fare mirë se si ndjehet familja Hoxha, kur ende kërkon të paktën trupin e njeriut të tyre. Është krejt e mundshme që familja Gazidede jeton në një apartament të zakonshëm, mirëpo shumë nga viktimat e punës së tij ose nuk kanë ende kulm përmbi kokë, ose nuk kanë nevojë për të, sepse janë nën tokë.

Por sidoqoftë, duke lënë mënjanë një gjë të ditur si ngjarjet e hidhura dhe të përgjakshme të marsit të vitit 1997 dhe vazhdimin e tyre, duke lënë mënjanë faktin se shërbimi i fshehtë gazidedas furnizonte me armë bandat rivale të jugut për të vrarë njëri tjetrin; duke lënë mënjanë faktin se ai u bë gjenerali i shtypjes së jugut të vendit dhe mobilizuesi i njerëzve të veriut për të nisur kështu një luftë veri – jug, (ëndrra nacionaliste serbe); duke lënë mënjanë faktin se ishte i gatshëm të hidhte armë kimike helmuese mbi jetën e njerëzve, pasi kishte dhënë urdhër shefi i tij presidencial; duke lënë mënjanë faktin se që në vitin 1994 kërkonte të digjej me flakë e me zjarr gazeta “Koha Jonë”; duke lënë mënjanë faktin se nxirrte banditët e tij për të rrahur barbarisht gazetarin e asaj kohe dhe shefin e qeverisë së sotme, Edi Ramën; duke lënë mënjanë faktin se bandat e tij vodhën, manipuluan dhe dhunuan zgjedhjet e majit të vitit 1996, pas së cilave vendi shkoi drejt kaosit e përgjakjes; përsëri mbi të rëndojnë dy faje të stërmëdha, të cilat koha nuk do i shlyejë.

Shefi i Shërbimit Informativ shqiptar, megjithëse njeri që besonte në Zotin e tij, dhe bënte mirë në se ka besuar sinqerisht, ai lejoi që në Shqipëri të vërshonin dhjetëra struktura xhihadiste dhe që vendi ynë të bëhej streha e sigurt e tyre. E dhëna se edhe Bin Ladeni ka kaluar nëpër këto treva nuk është mënjanuar asnjëherë, por të dhënat e tjera, të lulëzimit të dhjetra e dhjetra fondacioneve thellësisht radikale islamike, sa që u bënë trazimi kryesor i sistemit të shërbimeve të huaja perëndimore, janë një gjë që dihet. “Besimtari” i mirë islam nuk ka asgjë të përbashkët me lëvizjet ultra radikale që solli, lejoi e shumoi në Shqipëri shërbimi i Gazidedes. Shumë prej këtyre islamistëve radikalë krijuan edhe firmat e tyre, investuan duke bërë pastrimin e parave, dhe kur gjërat u zbardhën, disa prej tyre dolën që kishin qenë furnitorët e mbështetësit kryesorë të Al Kaidës, jo vetëm në Shqipëri.

Shërbimi Informativ shqiptar në vitet 1992 e deri në vitin 197 ishte një parajsë për shërbimin e fshehtë serb. Vendi u bë han i hapur për të gjithë, jo vetëm përmes rehabilitimit të plotë të bashkëpunëtorëve të UDB-së në Shqipëri, të cilët ishin dënuar për aktivitet në dëm të vendit të tyre amë, të cilët më pas u bënë edhe zëvendësministra; por edhe në lejimin e një rrjeti të gjerë të bashkëpunëtorëve aktualë të këtij shërbimi. Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, do të ishte po ashtu, Gazidede që do të organizonte takimin famëkeq me Arkanin, banditin politik e financiar, njërin nga figurat më të ndotura të strofullës së ndotur të botës së krimit. Takimi i Gazidedes me Arkanin, në një fshat në afërsi të qytetit të Shkodrës ishte pa dyshim ngjarja më e dhimbshme që bënte ky shërbim, ashtu si do të ishte po aq e dhimbshme edhe tregtia e pakurriz e shtetit shqiptar berishian me regjimin e Millosheviqit, herë pas kontrabandës së naftës e herë herë pas kontrabandës së armëve.

Gazidede ishte figura tipike e një periudhe të errët. Ai shumë shpejt humbi profilin e njeriut të shkencës dhe mizorisht shpejt u shndërrua në kurriz-ulurin e pamëshirshëm, që solli edhe një herë në politikën shqiptare hijen e rëndë të Sigurimit të vjetër të Shtetit, tashmë në një periudhë pluraliste, duke thyer ëndrrën e shumëkujt.

 

Bedri Islami May 21, 2015 14:47
Komento

47 Komente

  1. Arben May 21, 15:04

    GAZIDEDE KA QENE AGJENT I MILLOSHEVICIT, NUK KA VLERE TE THUHEN ME GJERA PER TE.

    MJAFTON TE PERMENDIM SE EKZILIN PAS 97-ES E BERI ME ASSADI-N E SIRISE, SHOKUN E PUTINIT.

    Reply to this comment
    • lejla May 21, 20:11

      Megjithese ish-sigurimsi dha interviste nje dite me pare, qe u be burim frymezimi edhe per pseudogazetarin Islami (mbiemer qe nuk e meriton), ne fund i hodhi poshte te gjitha ato qe kishte thene me larte, pasi kishte bindjen e tij se Gazidede, ishte punetor, me moral te larte dhe i ndershem. Edhe i ndershem e me moral te larte edhe zollumqar nuk shkojne. Konkluzionin nxireni vete. Sa per dijeni more ARBEN, Gazidede ka qene ne vendin mik TE sHQIPERISE, ne Turqi. Por keqdashesit jane mesuar si gjithnje te shpifin se nuk dine te bejne ndryshe. .

      Reply to this comment
    • ina May 22, 19:26

      turp te keni qe shpifni ne menyren me te ulet .

      Reply to this comment
    • toni May 23, 11:52

      Si gjithmonë, zoti Bedri është një mendje e kthjellët. Gazetare te ketij profili jane nje ndihmë shumë e mirë për lexuesin.

      Reply to this comment
  2. shqiptari May 21, 15:17

    PERGEZIME, ZOTI ISLAMI!

    Reply to this comment
  3. xhateli May 21, 15:20

    Respekte, Bedri, por njw gjw nuk tw falet:
    Nje mesues matematike fshati nuk mund te quhet matematicien.
    Ai kishte mwsuar MAT E MAT E IK, por si kasap u vu tw drejtojw njw SHIK, qw e ktheu nw SHtab Islamik Kundwr popullit tw vet.
    Ashtu hyri ai nw politikw, si njw xhihadist i ISIS-it, dhe iku duke i vwnw Shqipwrisw zjarrin bashke me ate pisin, kryexhihadistin e Konferencws Islamike Sali ibn Ram al Sadam al Mubarak al bin Laden al UDB Milloshevici al Berisha.
    Nuk ke pse e quan tw ndjerw, se Shqipwrisw nuk i bwri nder, por i kalli terror e tmerr.

    Reply to this comment
    • leo May 21, 20:28

      Rasti Gazidede eshte i paperseritshem ne Universitetin e Tirane/Fakulteti i Shkencave te Natyres. U emerua petagog ne Degen e Matematikes te atij fakulteti, me firme te Zv. Kryeministrit te asaj kohe, Z. Manush Myftiu, ne nje kohe qe nuk kishte perfunduar akoma studimet. Mjaton ky fakt per te treguar se kush ishte Ai.
      Ore komentues, mos u beni kaq mjerane, sa te bini preh e shpifjeve te uleta te pseudogazetareve, qe shiten e blihen per hicmos gje.

      Reply to this comment
      • aty May 21, 22:26

        Ai mund te kete qene shume i zoti si petagog o matematiciene por si shef i shik ishte dhe u tregua nje njeri i ulet e pa nivel per detyren qe ju ngarkua.Si mund te ndezesh luften tra veri e jug per deshirat e berishes.Ai qe ka dy pare tru nuk eben, jep doreheqjen, e le me nder dhe si ky qe tani flitet keq si shef shiku e mire si petagog.

        Reply to this comment
        • lili May 22, 07:10

          Mos degjoni shpifjet e ish-sigurimsave, ata jene mesuar te vrasin, burgosin, internojen e debojne njerez te pafajshem, thjesht vetem per faktin se kishin bindje te ndryshme politike. E gjitha kjo kunder Gazidedes, behet per te mbuiluar zullumet 50 vjecare te sigurimit te shtetit.

          Reply to this comment
        • miri May 22, 15:41

          Nuk besoj qe jeni ne gjendje ti, dimushi e islami te vleresoni punen e nje shefi te sherbimeve inteligjente.

          Reply to this comment
      • Thomaidha May 22, 17:19

        Bravo Leo!
        Ti je tamam KELYSH KURVE!
        Sipas teje te gjithe KRIMINELET qenkan budallenj e pa shkolle,ndersa ky Gazidede,meqenese paska qene pedagog,kurrsesi nuk mund te ishte edhe KRIMINEL!!!
        Po a nuk ishte edhe Saliu Berisha pedagpg,sekretar i PPSH-se etj dhe u be KRYE KRIMINELI I KOMBIT SHQIPTAR???
        LAVDI HEROIT ENVER HOXHA,se ai paska qene per kete popull!
        Dhe ulurijne se ENVERI PASKA VRARE SHOKET E TIJ!!!
        Per cilet shoke,more KELYSH KURVASH e keni fjalen???
        Po edhevellezerit sa jane te vegjel e duan me shpirt njeri tjetrin,por vjen nje dite qe per nje HU GARDHI VRASIN NJERI TJETRIN E BEHEN KRIMINELE!!!

        Reply to this comment
        • Zbuluesi May 22, 17:48

          Mirë e ke sot mor thomaidha spiro buçka por sëmundja jote të bën të gjykosh me dy standarte. Ai që të shan ty dhe është pro enver hoxhës është i keq sepse të shan ty , ndërsa ai që është i mirë me ty por i keq me enver hoxhën është i mirë sepse të ka lëvduar ty. Ky është “personalitet i shumfishtë dhe paranojak ” më thotë kjo psikologia që të ndjek këtu në zyrën time ??? Str. 7s S.88 Kod.agjensi.6 cctt,akuba, xhiro333.

          Reply to this comment
        • leo May 22, 21:50

          Ti nuk quan kriminel Ramiz Aline (e bashkepunetoret e tij) qe e thote haptas “ne kemi vrare per 40 vjet baballaret e tyre” . Po keshtu jeni te brymosur ju, po mendove ndryshe prej teje, je kriminel.

          Reply to this comment
        • leo May 22, 22:19

          Me komentues qe mbrojne diktaturen dhe luften e klasave nuk ja vlen te merres. Fatkeqesi per kete popull, qe ka akoma ne gjirin e saj te tille njerez, qe kerkojne Enverin megjithese ka vrare 6000 njerez dhe ka burgosur, internuar e debuar mijera te tjere.

          Reply to this comment
    • kastriot May 23, 08:41

      E keni gabim zoteri.Ka qene pedagog I Algjebres ne fakultetin e shkencave te natyres ne Tirane.Por kjo nuk I shton vlerat njerzore dhe intelektuale.nuk mundi apo nuk deshi kete do ta vertetoje koha.Por fakt eshte qe ai I vuri nje njolle te erret Historise se Shqiperise si nje makine teper e sofistikuar por pa mendje njerzore konstruktive dhe ndoshta jo atdhetare.

      Reply to this comment
  4. niazi May 21, 15:23

    Si gjithmone …burim i te vertetave te pamohueshme zoti Bedri.Te pergezoj per kete ndihmese te madhe qe po i ben popullit duke na sjelle analiza dhe fakte mbi ngjarjet qe jane te mbuluara nga drithije te shumta…..falenderoj stafin e gazetes Dita…kryeredaktorin Adrian Thano per kete faqe qe mezi e presim per te lexuar cdo dite….

    Reply to this comment
    • Shahisti Klasik May 21, 19:29

      Lavdi shokut te pavdekshem Enver Hoxha.Posht tradhetaret e Atdheut. Lexo gazeta e pi kafe e kur te vjen shurra mos e mbaj se te djeg prostaten, po qe se e ke akoma.

      Reply to this comment
    • agimi May 21, 21:03

      Turp per ty more niazi qe beson nje mashtrues dhe shpifes si islami. Te gjitha shoqatat fetare ne Shqiperi, per nje njeri qe ka pak memorie, e kujton fare mire qe i solli Ramiz Alia. Asnje shoqate e vetme nuk ka ardhe ne kohen e Gazidedes. Kjo eshte nje shpifje e paster dashakeqe qe vetem nje sigurims di ta beje. Gazidede, gjate kohes qe ishte ne detyre, nuk e ka takuar ndonjehere homologun e tij serb e jo me nje kriminel serb. Turp per pseudogazetarin qe shpif ne menyren me te ulet por edhe ju qe besoni ate.

      Reply to this comment
  5. ivani i madh May 21, 15:29

    Lereni kriminelin Gazidede se ai shkoi ne hale dhe seshte gjalle te jape llogari po superkrimineli Berisha qe dha urdherin dhe po perqesh gjithe populliin pale drejtesine e ka bere lecke per te fshire bythen si do ti behet.Ju denoni te vdekurin qe tani ska vlere dhe lini te llomotise e te akuzoje ne parlament njeriu qe jo vetem urdheroi po i ka duart dhe vete dhe familja e tij me gjakun e ketij populli krimineli dhe spiuni Berisha.Brezat qe do te vine me te drejte do na akuzojne si te pa afte e budalenj nqf se nuk mer denimin e merituar.Aq te pa afte jemi sa nuk krahesohemi as me kohen e satrapit Zog qe edhe pse skishte drejtesi populli me bijte e tij u mundua te vere drejtesi duke e qelluar disa here ate.

    Reply to this comment
  6. Iremila May 21, 15:35

    Mir gazidede felliqesiren e zhduku zoti,po kete felliqesire (berish)qe eshte mbi tok c’far po behet!??????Kur ky felliqesire do largohet nga rruzulli tokesor.

    Reply to this comment
  7. andi May 21, 16:18

    Hallall qumeshti i nanes z. Bedri, me shkrimet tuaja qartesoni gjithnje situaten e kohes se Sali Kriminelit e te zagarit te tij besnik e te bindur Gazidedes. Nuk kisha kohe te komentoja dje zoterin ish koleg te Gazidedes, e ish bashkepunetore ne shume pune te pista, megjithate mire eshte per te qe sot i pranon pjeserish disa pislleqe qe edhe ai ishte pjese e asaj bande. Une e kam vuajte ne kurrize pisllekun e shikut te asaj kohe, nga njerez qe sot fshihen kur marrin vesh se jam diku afer, e kjo me mjafton te kenaqem qe ata e ndjejne veten fajtore eborxhli per pislleqet qe kane ba. Megjithate mos u takofsha direkt me ta se une nuk harroi sa jam gjalle. Sali Berisha ishte eshte e do jete Kapoja i bandes e i krimit ne Shqiperi sa te jete gjalle, i ka hy asaj rruge e nuk munde te dali kurre ma derisa te dali para drejtesise ose te ngordhi ne ndonje qoshe si qen rrugesh. sa per familjen e Gazidedes nuk eshte e vertete se jeton keq e nuk ka pare,por ashtu eshte porosija te duket ose shkrusi nuk din me shume, apo deshiron te jete mbrojtes i saj. Te gjithe sa ishin ne shik ne ate kohe kane vjedhe e grabit me dy duar e me dy kembe. Falemnderit Gazetas e stafit per keso intervistash e shkrimesh per te qartesu situaten e ketyre 24 vjeteve.

    Reply to this comment
  8. Azemi May 21, 16:27

    Te gjithe shikasit e Gazidedes jane ne pozicione kyçe ne gjithe Shqiperine,prandaj z.Rama
    te del per detyre ti shporrish nje ore e me pare,se punojne te gjithe kundra,kjo gje shihet pasi jemi vend i vogel dhe i njohim te gjithe maskarenjte qe shkuan ne Vlore per te vrare popullin e pafajshem,po keshtu jane shume njerez te administrates shteterore qe punojne sot qe kane shkuar ne Vlore per te vrare popullin dhe akoma mbahen ne pune, populli i din me emra e mbiemra.

    Reply to this comment
  9. shqipja May 21, 17:00

    gazidede iku se donte berisha
    por cti bejme ketij vishos qe ka qene zevendesi i gazidedes.

    Reply to this comment
  10. shpatar May 21, 17:07

    Gazidede eshte me kriminel se Sali Berisha .Ne se Berisha duhet te futet ne burge e te laje gjynahet ky hundspec ne doruarte e shqiptarve duhej perveluar me benxine sic dogji shume djem nenash ne Jug .Eshte me i keq se Berisha dhe per faktin se ky ishte celsi i agjentures qe kontrollonte te koruptuarit shqiptare .
    Nga goja e nje ish punonjsi te tij kam degjuar .Saliu i mbushi breket dhe pergatiti eksodin familjar .U zbulua se u konsultua me Gazideden qe i tha: Ne se ti iken kokat tona kush do ti mbroje nga rrebelet e Jugut ? Saliu mendonte per koken e tij e te femijve dhe nuk e perfilli ate qe i tha Gazidede.Planin e kishte bere me djem qe nuk binin ne sy te Gazidedes por Saliun e kishin tradhetuar .Gazidede i kishte nen kontroll levizjet e Saliut dhe te besnikerve te tij .I nxorri pistoleten dhe i tha :Ti nuk ke ku shkon .E shumta prit dhe 3 dite se gjerat do te qetsohen .Dhe ndodhi fatkeqsia me e madhe e ketij kombi ne demokraci .Llogjika ishte qe Saliu te merrte aratine.Ai e kuptoje qe i shkaktoje deme te medhaja popullit te tij dhe do te vinte nje dite qe do ti paguaente .Por ja qe sherbimet sekret te huaja, te ndihmuar dhe nga shqipfolsit, qe jane shume ne Shqiperi, brenda pak kohe e risollen perseri kete gjakatar teper kercenues .
    Nano xhongleri ishte politikani me i perpunueshmi qe nuk e mori mundimin ti bente nje gjyq formal .I mbushi breket sepse sherbimet sekrete edhe pse e mori pushtetin pjesa me patriotike e vendit,kontrollonin perseri cdo levizje politike shqiptare ne interesin e tyre .4 vjet ne u mburrem ne Nanos se po beheshin disa ndryshime siperfaqsore.Ne mandatin e dyte deputetet e Nanos, nga qe hypen ne maje te plehut, u degjenesruan sa filluan te godisnin njeri tjetrin me makaronat qe hanin .Duke e joshur Nano debilin me postin e Presidentit e braktisi fushaten elektorale te 2005 duke ja dhene perbindshit pushtetin paqsishte .Mbas Gazidedes i dyti qe duhet te vuaj mallkimin e popullit eshte Nano xhongleri .
    Nuk kuptoje pse edhe sot s’kemi nje tabllo fatkeqe qe ka ndodhur me kete popull mbas krahve te politikes .Pse nuk u veme damken e ti shkulin nga memorja skandalet e poshtersit ndaj ketij populli per te ndertuar nje Shqiperi pa politikan te shitur e ne sherbim te agjenturave te huaja .Cila demokraci ne bote lejon nje fenomen te tille te lulezoje ,te bjer e te ngrihet perseri pa u ndeshkuar e u ndaluar e keqja .Keto te behen objek i Medjas qe populli te hapi syte per te votuar djemte e saje shqiptar -shqiptare 24 karatsh me tradita patriotike gjaku e jo derrdellisje sic fitojne sot politikane e tregut te plerhrave .

    Reply to this comment
    • lili May 22, 18:30

      Pse?pse kemi nje shtyp po edhe kemi gazetare po aq te poshter sa keta!Kane mbetur vetem for ulet per te thane pak te verteten!

      Reply to this comment
  11. Ballist i PENDUAR. May 21, 18:22

    Perandoria Shqetsuese Boterore Rothschild .

    Nuk ka gjethe peme ,
    qe te levize , Po nuk deshi ZOTI Rothschild.
    Per te kuptuar te VeRTETEN se çfare
    ndodh ne bote , duhet te studiosh Familjen – per – eccellenza Rothschild.

    Kontrollor te Vatikanit dhe pronar te Esselunga.

    Edhe se jane Ebrei te deklaruar ,
    jane rojet e Thesarit te Vatikanit , detyra me e rendesishme .
    Jo rastesisht Rothschild jane ne kete detyre nga viti 1823 .
    Kane themeluar edhe supermerkatin Esselunga .

    Prodhuesit e veres me te shtrenjte ne Bote .

    Lo chateau Lafite mban emrin e Rothschild
    Ne vite 20 – 30 etiketat e Verave ,
    Chateau Mouton u pikturuan nga pIKTORET Famose , te kalibrit
    Miro , Dali , Braque , Chagall e Pikaso .

    Financues i Hitlerit dhe Gjermanise Naziste .

    Vete Hitleri , ka Propabilitetin e tE QENURIT NIP
    i nje personazhi te Njohur Rothschild .
    [[ Nena e hitlerit ishte sherbyese ne ate familje ]]
    Eshte demostruar , dhe nga nje Pafundesi studiuesish ,
    qe Hitleri dhe Nazizmi u Krijua dhe u financua nga Rothschild .

    Pushtuesit e Botes

    Poeti Heinrich HEINE duke ju referuar Rothschild Thote ::

    Leku eshte ZOTI i kohes Tone ,
    e Rothschild eshte Profeti i Tij .

    Shkrimtari Frederic Morton thote ::

    Rothschild kane pushtuar boten ,ne nje menyre me Komplete ,
    me te Zgjuar , dhe shume me te Qendrueshme
    Qe nuk kemi arritur ta bejme me pare
    qe nga koha e çezarit –

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 21, 20:54

      Masakra e Serbenices eshte nje nga Episodet
      me te Urryera ne historine e Europes ,
      Kerkohen akoma edhe sot Pergjegjesit Kryesor .

      Ajo qe Fshihet mbas mbas Shperberjes se Jugosllavise ,
      dhe Konflikteve te Brendeshme ne Ballkan
      eshte nje kanavace e Holle PERSONAZHEZH ,
      te lidhur me LOBET BANKARE ,
      qe kane kryetar kjo Familje .

      Ke duhet te Falenderojne te vdekurit e Srebenices ??

      Jane 7’000 ndoshta 8’000 te vdekur ,
      Qe u moren nga shtepite e tyre ,
      ku shume u Gjykuan publikisht neper sheshet Kryesore ,
      Masakra e Sebrenices u ne Korrik 1995 u Konsiderua ,
      nga me Mizoret e Europes mbas luftes se Dyte Boterore .

      Konflikti ne Bosnje erdhi ne Vitin w TRETE
      kUR Trupat serbo- bosnjake pushtuan Sebrenicen
      Enklave Muslumane ne teritorin Serb
      qe ishte nen mbrojtjen e ONU QE nga fillimi i luftes .
      Per ti mbrojtur e kishte detyre Kontigjenti i Kaskave bLU Ollandes .
      Ne fillim te korrikut gjenerali Mlladiç sulmon Qytetin
      Ku 15.000 burra kerkojne me deshperim
      o te Rezistojne ose te Aratisen .

      Leket behen me lekurat e Heronjeve .

      Para luftes ne Vaterlo FAMILJA
      finanzon te dy Kampet , siç eshte NORMALE ,
      Duke arritur te kuptonin , neper mjet nje rrjete Spiunesh
      te mire Organizuar , Qe Duka Wellingtonit Fiton mbi Napoleonin,
      Kjo i lejon Ata te fitojne ne menyre te Piset shume Sterlina ,
      Dhe duke bere qe Anglezet te Besonin qe Luften e kishin Humbur ,
      Dhe pushtimi Frances ishte i Pa shmangshem

      Ishte ky Operacion qe e bene Famos Nothan Rothschild .
      Nga kjo Rjete korrieresh LIND MOSADI ,
      sHERBIMI I fUQISHEM Sekret Israelit .

      Reply to this comment
      • ik ore pirdhu May 22, 18:49

        me pak vonese o ballist e paske lexuar ” JIM MARRS” …..gjithsesi je ballist intelektual jo nga ata te filmave te dulles,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!

        Reply to this comment
    • Tartufi May 21, 21:11

      Vazhdon akoma o ti hajvani ballist ,te mbaresh bajga per fshatin ?
      Ore gaztori i ketij forumi,ore budallai i klases se larte,populli shqiptar mezi ka
      mbajtur frymen me buke ne kete mjerim me vite te tera,ti hajvaneria e pa kuptimte lexon ne ndo nje flete qe shkruan per krie- banditet e kesaj bote dhe
      jua bie ti lexojne ky milet i sakatuar ne te gjitha kuptimet.
      O gomari nga laberia shkruaj fshatshe ,se ky popull kupton kete gjuhe,gjuhen
      e fshatit e te krahines,jo hajvanlleqet e tua o zgjebaraku shqiptar fatkeq.

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. May 21, 21:38

        Tertuf shellira .

        Te kuptoje o evlat .. te Kuptoje ,
        shume mire ,
        E di qe e ke te veshtire te Lexosh e te kuptosh .
        Ske ç’te besh Nashti a derzi ?
        Se mo eshte si te Kullosesh Bagetine ?
        E di qe nuk eshte ….
        Po ti a I vrare mer Nje gode Thalle
        ne dore ,
        e lexo ngadale ……………………….
        Shtrengohu pak o Tartuf kellira …..
        Shtrengoh , Por jo shume
        se Mo na pjerdhesh Pastaj ,
        ce Do te gajasesh edhe dhite PASTAJ ,
        ashtu si vetem ti di te argalish Kopene o Stanar Dylberi .

        Reply to this comment
  12. lili May 21, 18:43

    Gazideda bashkpunetor i shkijeve vdiq i helmuar sikur ruset dine me i helmuar!

    Reply to this comment
  13. ari May 21, 18:57

    Respekte zoti Bedri-Gazidede i mori te gjitha me vete,Fatkeqesisht shteti shqipetar nuk arriti
    asnjehere te ngrej nje sherbim ne interes te kombit. Edhe shteti Hoxhist ndertoi nje zgjatim te UDB qe me sakt jepte lajmet beogradi se sa tirana. Aktualisht sherbimet jane si OJQ;sepse
    sigurimi i shtetit ka ala frenat ne dore dhe ka mbledh ca kukulla ne sherbime qe ti kete si
    garniture.

    Reply to this comment
  14. Edi May 21, 20:03

    Z.bedri…kur keto gjera i shkruante izet haxhiaj nuk i merja x baze se mendoja ben akoma lojen e sales dhe nuk i denancon por te kesh fakte te tilla e mos ti cosh ne prekurori nje njeri i nderuar si Ju nuk e kuptoj…

    Reply to this comment
  15. lato May 21, 20:54

    Pse kto katunaret e peshkopise behen kaq te rrezikshem,kur fitojne pushtet? U dhjefte matematika ne dore te gazidedes!Po me kujton nje katundar nga kjo zona gazidedes , emershuari myrvet kacaku,qe i drodhi leqet kosovareve te Elbasanit,i futi te gjithe ne burg,ne kohe te Kadri Hasbiut.

    Reply to this comment
  16. kotandini May 21, 23:21

    Mbas viteve 91 ku sistemi politik ndrovi emrin, dhe neper zyrat ligjvense te shtetit shqiptar u hemeruan njeres te deklasuar por totalisht ( ordiner) te pregatitur nga sistemi komunist neper burgjet e herrta,Dhe sistemi ne thonjeza te mbedha Demokratik po drejtohej nga keta njeres te lidhur fort me UDB jugosllave, duke prishur fabrika objekte ferma etjer etjer ishte loja e panese ndaj kombit,Por me e keqe se te keqes ishin keta mjeres sic permenden Gasidede dhe Saliu qe e futen shqiperine ne greminen e islamizmit, Ku europa na hapi portat e urise dhe te dijes njerezore, Gazidede e shiti shqiperine totalisht tek serbija, Qe ky komb te jet i shkaterruar itelektualish,

    Reply to this comment
  17. astrit May 22, 05:58

    O Shoku Bedri Institucionet sekrete te shtetit nuk jane mise qe ti dhe te tjeret ta komentojne si ja do qefi.Mos merni persiper te analizon shewrbimet sekrete nga lloqe kafeneje apo fantazira banale. Boll e kemi nje ish drejtor te sherbimit sekret qe si plakat tregon peralla femijeve me sigurimsa e kuçudra. Ke deshire te flasesh per gjera sekrete meru me mikun e shokun tened te idealit ne maqedoni dhe na jep versionin tend fantastiko shkencor mbi vrasjet atje

    Reply to this comment
  18. D May 22, 08:32

    S’po marin pafajesine cunat qe te biem rehat me historira “ma le, ta lashe” nga sigurimsat e vjeter…

    Reply to this comment
  19. alphade May 22, 12:04

    Gazidede-Himleri shqiptar !!!

    Reply to this comment
  20. ali asllani May 22, 21:16

    ..Bedri katruvja .ai qe ben katruven din te bej dhe vegjen ,edhe ti nga ai soj je..

    do te ishte me e ndershme qe pyetjen ta shtroje ndryshe ,,qe Gazidedja nuk qe ne gjendje te mbronte shtetin si kryetar i sherbimit sekret nga agjentura te ndryshme..me thuaj cka thene ne parlament ne 97… Bashkim Gazidedja..per me shum pyetni Zan Caushin qe ishte miku i juaj ..kto prralla me mbret tregoja noj trushplari socjalist se nuk i ha njeri tjeter..dihet kush e beri 97 dhe perse..dhe patjeter qe do i faturohej atyre qe ishin ne karrike te pushtetit per paaftesi..por jo per trathti…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim