Replikë shoqërore me Bedri Islamin

October 1, 2017 22:39

Replikë shoqërore me Bedri Islamin

Gjon Bruçi

Zoti Bedri Islami, nuk njihemi, por si lexues i DITËS, ju kam ndjekur dhe mendoj se jeni nga opinionistët dhe analistët më seriozë e më të ekuilibruar të shtypit. Megjithatë, për shkrimin “Jo gjithnjë antikomunizmi është demokraci, mund të jetë fashizëm” kam nja dy-tre zhgënjime, të cilat po i rëndis thjeshtë sipas pikave që shënova gjatë leximit të shkrimit në fjalë:

  1. Citoj nga shkrimi juaj: “Së pari, askush nuk e mbron komunizmin si ide dhe praktikë. Kush e bën këtë, natyrisht është jashtë kohës!:

A nuk duket i stisur ky përcaktim?! Ju e dini shumë mirë së sot në Botë ka mbi 170 parti Komuniste, të cilat, në pushtet ose jo, militojnë për idealet dhe praktikat e socializmit e   të komunizmit. Këto parti kanë prapa me qindra mijëra e ndoshta miliona militantë e mbështetës. Po të llogarisim dhe Kinën ku Partia Komuniste është në pushtet, kjo shifër kalon miliardin. Atëhere si mund të thuhet se keta njerëz janë jashtë kohës?

  1. Duke ju drejtuar shokut të gjimnazit ju shkruani: “Kur mbaruam gjimnazin, unë dhe ti shkuam në universitet; unë për të qenë mësues ose gazetar, ti si ushtarak; pra unë për të folur për dobinë e komunizmit, ti për ta mbrojtur. Asnjëri nga ne nuk e bëri këtë, sepse nuk mund të mbrohej një gjë që kalbej!”

Komunizmi, i nderuar Bedri kurrë nuk kalbet. Jemi në individët që na kalb presioni i borgjezisë dhe bëhemi bastard të komunizmit. Dhe të tillë ne patëm jo vetëm në radhët e mësuesve, gazetarëve dhe ushtarakëve, por dhe në radhët e udhëheqjes, gjer tek numri 2 i saj me emrin Ramiz Alia.

  1. Citoj nga shkrimi juaj: “Bindja për komunizmin sot është ndryshe nga ajo kur komunizmi ishte në fillimet e tij në Shqipëri në mesin e viteve 40-të. Shefi i mëvonshëm i CIA-s, Alen Dalles, në kujtimet e tij do të shkruaj se në universitetet më të shquara angleze si në Kembrixh dhe në Oksford, në vitet 1930-1940, studentët më të shkëlqyer, nga familjet më të njohura, bëheshin anëtar Të Partisë Komuniste dhe kjo konsiderohej si nder i veçantë. Kur ndodhte kjo në Angli, merre me mend se çfarë vizioni apo koncepti mund të kishte në Shqipëri, kur më shumë se katër të pestat e banorëve nuk dinin as shkrim e as këndim, dhe kur siç thotë gazeta “Cirka”, Shkodër nëntor 1938, “populli nuk ka bukë me hangër, e kur them bukë, fjalën e kam për bukë kallamoqe (misri), se bukë gruni kanë veç zotnijtë!””

Me këtë ligjëratë të gjatë, ju zoti Bedri doni të na thoni se komunzimi është një fantazmë, e cila mashtroi edhe studentët dhe intelektualët me emër, e si të mos mashtronte analfabetët dhe barkthatët shqiptarë të viteve 1938 -1940. Dhe idenë e “fantazmës”, që  nuk e thoni por e lini të kuptohet, ju e keni marrë nga Manifesti Komunist, ku klasikët e mëdhënj të komunizmit, Marks e Engëls patën shkruar: “Fantazma e komunizmit endet nëpër Europë . . . etj. etj.”

Mirëpo, siç e dini, kjo “Fantazmë”, që tmerroi borgjezinë ndërkombëtare, në gjysmën e parë të shekullit të njëzet jo vetëm realizoi Revolucionin Proletar të Tetorit 1917, 100 vjetorin e të cilit kujtojmë këtë vit, por duke ndryshuar pothuaj ngjyrën e gjysmës së globit, e tundi atë në themele, duke e detyruar sistemin borgjez t’i “çonte” opingat tek këpuctari për t’ju vënë mballoma. Këto mballoma shtohen çdo ditë sa “këpucët” e kapitalit tashmë janë bërë shoshë dhe mezi e mbajnë pronarin mbi shpinë.

Beteja shekullore midis komunizmit dhe kapitalizmit vërtet përfundoi në favor të këtij të fundit (një fitore si e Pirros). Por mos harro, Lufta vazhdon. Dhe kahu i luftës është në favor të komunizmit, sepse ai është aspiratë e popujve. Vetë situata shpërthyese sot në botë na e kumton këtë konkluzion. Sigurisht, unë dhe ti, së bashku me atë shokun që i drejtohesh në shkrimin tuaj, për efekt moshe mund të mos e arrijmë atë ditë. Por do ta arrijnë pasardhësit tanë. Ne, do të ikim në botën tjetër me mbresat e elementëve të parë të  komunizmit që i përjetuam, dikush duke e mbrojtur me devocion, e dikush duke i bërë hile e prapaskena.

  1. Citoj nga shkrimi juaj: “Nëse sot ka ende që e duan atë kohë (komunizmin-socializmin), përgjithësisht ish komunistë të zakonshëm, sepse elita e tyre u bënë demokratë ose i deleguan nipërit e mbesat tek formacionet demokratike, kjo ka të bëjë më shumë si nostalgji nga dërrmimi i sotëm!”

I nderuar Bedri, sikur të mos egzistonte ky dërrmimi i sotëm, sikur në vendin tonë dhe në botë të kishte drejtësi shoqërore, liri të vërtetë, mirëqenie  e progres, nuk do të ishte fare nevoja e komunizmit. Është pikërisht kjo situatë  e mashtrimit dhe e shfrytëzimit të njeriut prej njeriut, është ky dërrmin e deformim i shoqërisë që i bën sistemi kapitalist, shkaku që komunistët e sotëm (shumë prej të cilëve nuk kanë qenë “ish-komunistë të djeshëm”), militojnë në rrugën e komunizmit. Dhe kjo nuk është nostalgji, por bindje në idealet e larta të komunizmit.

Andej nga fundi, pothuaj në mbyllje ju përsërisni titullin e shkrimit duke thënë: “Jo gjithnjë antikomunizmi është demokraci . . . mund të jetë edhe fashizëm!”

Pa u zgjatur në koment, unë po jua them me kompetencë të plotë: Antikomunizmi kurdoherë është fashizëm. Kjo është vertetuar disa herë gjatë shekullit të 19-të, e sidomos gjatë shekullit 20-të. Madje kjo po vertetohet edhe në ditët e sotme. Por ajo që unë dua të shtoj, për rastin e vendit tonë, antikomunizmi është jo vetëm fashizëm, por edhe antishqiptarizëm. Edhe këtë konkluzion ju s’keni nevojë ta vertetoni se po e përjetoni bashkë me mua prej 27 vjetësh.

  1. Tani dy fjalë për një mossaktësi teknike në shkrimin tuaj të mësipërm. Citoj ju: “Kur është fjala për pushtet (demokratët e PD-së), ata thërrasin edhe ekstremin e Lëvizjes Komuniste, siç ndodhi në zgjedhjet bashkiake të Tiranës, ku PD, në sajë të votave të Partisë Komuniste të Hysni Milloshit. . . nxori shefin e tashëm të saj si kryebashkiak!”

Së pari: një saktësim për autorin dhe ata nuk kanë qenë komunistë: Lëvizja Komuniste nuk ka ekstreme. Ajo është thjeshtë “Lëvizje Komuniste” që ka në bazë mësimet e klasikëve të Komunizmit, Marks, Engëls, Lenin, Stalin, Enver dhe përvojën e revolucioneve proletare. Kush shmanget nga boshti i Lëvizjes Komuniste, ai ka emra të tjerë si revizionist, oportunist, renegat i Lëvizje Komuniste etj. Ekstremet majtas – djathtas janë prodhime të sistemit kapitalist e jo të komunizmit.

Së dyti:, dhe kjo është krejtësisht teknike, ju gaboni kur thoni se kandidati i PD u bë kryebashkiak i kryeqytetit me votat e Partisë Komuniste e të Hysni Milloshit. Kjo e pavërtetë mendoj se e ka bazën tek fakti se ju i nderuar, ose nuk shkoni kurrë të votoni, ose më e pakta nuk e keni lexuar asnjëherë Kodin Zgjedhor, me të cilin votojnë shqiptarët këtu e njëzet e shtatë vjet.

Në zgjedhjet për Kryebashkiakun e Tiranës, konkuruan tre vetë: Edi Rama i PS-së, Lul Basha i PD-së dhe Hysni Milloshi i PKSH. Dy të parët, jo vetëm kishin anëtarët e tyre në komisione votimi, por edhe postet e kryetarit e të nënkryetarit. Ndërsa Hysni Milloshi, falë Kodit të Zi Zgjedhor, nuk kishte qoftë dhe një vëzhgues në fund të sallës ku numëroheshin e ndaheshin votat.  Atëhere, në rastin konkret, nëse vërtet votat e Hysni Milloshit e të PKSH shkuan tek Luli i PD, ju duhet të akuzoni Edi Ramën, ose ish ambasadorin amerikan Arvizu, që u ndodh në numërim, madje përveshi edhe mëngët për të qenë i “saktë:

. . .

I nderuar e i respektuar Bedri Islami, unë, siç e ceka dhe në krye, ju konsideroj një opinionist e analist serioz, të ekuilibruar dhe në përgjithësi të saktë. Me shkrimin që po bëjmë fjalë, ju me të drejtë doni të tregoni se kush janë sot naziskinët shqiptarë dhe se sa Don Kishotë janë ata në aventurat e tyre për ndalimin e simboleve komuniste. Për të qenë “i pranueshëm”, ju shkruani me delikatesë, duke pranuar njëfarë kompromisi midis të vërtetës dhe të pavërtetës.

Jam i bindur se problemet që unë lëçita më sipër, ju i dini si unë, e ndoshta duke qenë gazetar në profesion, edhe më mirë se unë. Por ashtu siç po veprojnë prej 27 vitesh socialistët (kupola e PS), edhe ju përpiqeni të jeni i moderuar në shkrimet tuaja, qoftë dhe kur keni të bëni me naziskinë të gjallë, kopje e nazistëve të vjetër të viteve tridhjetë.

Kjo tolerancë e juaja në pëcaktime të sakta për probleme të tilla të mprehta, ashtu si dhe pozicioni me dy fytyra i kupolës socialiste, jo vetëm nuk i ndalon naziskinët e tipit Alibej, në aventurën e tyre donkishoteske, por u jep krahë të “flutrojnë” drejt kryqit të thyer të babait të tyre shpirtëror Adolf Hitler. Naziskinët, siç e dini edhe ju, u futën në parlamentet e shteteve europianë, si në Gjermani, Francë e Greqi, pikërisht në kuadrin e “Luftës kundër komunizmit”. Ju kujtoj Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Europës të 23 janarit 2006, për të cilën Hysni Milloshi, kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë pati shkruar:  “Projekt-rezoluta antikomuniste e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të mbetet në kronikën e zezë të librit të zi të kapitalizmit një aventurë e radhës që, gjithsesi na kujton se fashizmi po troket në dyert e Europës, e se thirrja për vigjilencë e antifashistit çek Julius Fuçik mbetet aktuale!”

Nëse do të vijoni të luani rolin e plakut Doksboru (Hindenburg), atëhere Arturo Ui  (Berisha me kompani) do të rikthehet në pushtet, tashmë jo me siglën e PD-së, por me atë të Hitlerit apo të Duxes.

 

October 1, 2017 22:39
Komento

32 Komente

  1. Niku October 1, 22:54

    Z. Gjon, fatkeqsia e shqiptareve eshte se:
    1. 500 vjet na ka lene pa zhvillim turku.
    2.50 vjet kemi kaluar majtas.

    Pra, perveç se jemi 500 vite pas Eurpes por kemi kaluar dhe 50 vite majtas, pra kemi dale nga aksi.

    Detyre imediate e shqiptareve eshte te vijne sa me shpejt ne aks pastaj te ngjiten larte te fitojne vitet e humbura.

    Reply to this comment
    • everest October 2, 01:12

      Niku!
      Shqiperia u roberua nga Turqia 500 vjet!
      Shqiperia u rrenua per 15 vjet nga feudali mesjetar Zogolli!
      Tani per 27 vjet u zhduk plotesisht si shtet,histori nga kapitalizmi anadollak!

      Reply to this comment
      • Sqarimi October 3, 08:59

        O miku,
        Si eshte e mundur qe thoni se Shqipërine e shkaterroi Perandoria turke, per 1500?
        A jeni ne vete?
        Se pari, kjo perandori nuk jetoi 1500 vjet.
        E dyta, në kohën e lulëzimit të saj, që perandoria Osmane (jo turke!,) po aq përparimtare sa BE sot!
        Se treti, nga statistikat botërore, para luftës së dytë botërore, cilësohet Shqiperia si nga vendet më mireqenie më të lartë në rajon!
        Mos harroni dhe sot ka qytetare, që mbledhin kakaqe!
        Mos harroni që kemi jetuar me tallona, atëherë kur propogandojne, mirëqenie totale!
        Shqipëria e humbi lirinë plotësisht nga 1944- 1990. A jeni dakort?
        Komunistët krijuan klasën e sotme të kapitalistëve, pra nuk qenë çfarë propoganduan!
        Asnje periudhë para 1944, mund të krahasohet me dhunën e shtetit socialist.

        Reply to this comment
    • Niku October 2, 01:21

      Adashi im Niku, nuk ke kuptuar asgje se cfare ka shkruar z. Gjon. Lexoje me vemendje dhe pastaj komento.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 2, 09:40

      Niku

      “…….. fatkeqsia e shqiptareve eshte se:”
      1.-500 vjet një pjesë e shqiptarëve ju bashkua pushtimit turk dhe përfitoi perj tij,pjesa tjetër ju bashkua besimit për të mos u rënduar nga taksat,një pjesë tjetër e kundërshtoi nuk ndërroi as besim as përfitoi,por përfundoi në kthetrat e fqinjëve shovinist!!ne nuk kërkuam asnjëherë zvillim njëlloj si në mijvjeçarin e pushtimit romak,ku patëm dhe shumicën e perandorëve nga ana jonë!!
      ne vetëm kemi vjelë dhe kemi jetuar pa u përpjekur të zhvillohemi!!
      2.-50 vjet kaluam majtas!?e vërtetë.njëlloj si 500 vjetët e turkut kur,si e shkruajta më lart,kaluam për të përfituar!sot kemi kaluar djathtas sepse shpresojmë të përfitojmë!!më e keqja është se dhe ai më i varfëri është më i djathtë se i pasuri!!
      3.-për mendimin tim është thjeshtë mungesë karrakteri!është thejshtë veprim pa mendim!!është miopi!!
      çdo njeri lind,teorikisht,i varfër!!në shqipëri,praktikisht shumica është e verfër,pak klasë e mesme,dhe shumë pak e pasur!!i varfëri që pasurohet këthehet nga i majtë në të djathtë!!me përjashtime shumë shumë të rralla,i pasuri mund të jetë i majtë!!
      seicili nga krahët,teorikisht,i majt ose i djathtë,i bën ligjet për vete!!
      i djathti për të ruajtur dhe shtuar pronën e tij,i majti për ti dhënë më shumë pronë dhe të drejta të varfërit!!
      bedri islami pavarsisht se duket si i majtë në shkrimet e tij,prapë se prapë është një i arsimuar që paguhet për atë që shkruan!!ai “provon me fakte”retorike atë që i kërkojnë të shkruaj!!
      prandaj dhe ai ka mungesë force të karrakterit,për të thënë “unë nuk shkruaj kundër bindjeve të mia”!
      ose më thjeshtë ka një dyzim të tij!!një mosmarrveshje brënda tij!!nuk është i sigurtë për atë që ka në kokë!!dhe ai si shumica e shqiptarëve është!!si e atyre të 500 vjetëve të pushtimit turk,si e atyre të diktaturës komuniste!!bedriu kërkon të vjelë nga të dy krahët!!një njeri që kalon në drejtpeshim në litarin e tendosur në ajër!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 2, 10:26

      Niku

      “…….. fatkeqsia e shqiptareve eshte se:”
      1.-500 vjet një pjesë e shqiptarëve ju bashkua pushtimit turk dhe përfitoi perj tij,pjesa tjetër ju bashkua besimit për të mos u rënduar nga taksat,një pjesë tjetër e kundërshtoi nuk ndërroi as besim as përfitoi,por përfundoi në kthetrat e fqinjëve shovinist!!ne nuk kërkuam asnjëherë zvillim njëlloj si në mijvjeçarin e pushtimit romak,ku patëm dhe shumicën e perandorëve nga ana jonë!!
      ne vetëm kemi vjelë dhe kemi jetuar pa u përpjekur të zhvillohemi!!
      2.-50 vjet kaluam majtas!?e vërtetë.njëlloj si 500 vjetët e turkut kur,si e shkruajta më lart,kaluam për të përfituar!sot kemi kaluar djathtas sepse shpresojmë të përfitojmë!!më e keqja është se dhe ai më i varfëri është më i djathtë se i pasuri!!
      3.-për mendimin tim është thjeshtë mungesë karrakteri!është thejshtë veprim pa mendim!!është miopi!!
      çdo njeri lind,teorikisht,i varfër!!në shqipëri,praktikisht shumica është e verfër,pak klasë e mesme,dhe shumë pak e pasur!!i varfëri që pasurohet këthehet nga i majtë në të djathtë!!me përjashtime shumë shumë të rralla,i pasuri mund të jetë i majtë!!
      seicili nga krahët,teorikisht,i majt ose i djathtë,i bën ligjet për vete!!
      i djathti për të ruajtur dhe shtuar pronën e tij,i majti për ti dhënë më shumë pronë dhe të drejta të varfërit!!
      bedri islami pavarsisht se duket si i majtë në shkrimet e tij,prapë se prapë është një i arsimuar që paguhet për atë që shkruan!!ai “provon me fakte”retorike atë që i kërkojnë të shkruaj!!
      prandaj dhe ai ka mungesë force të karrakterit,për të thënë “unë nuk shkruaj kundër bindjeve të mia”!
      ose më thjeshtë ka një dyzim të tij!!një mosmarrveshje brënda tij!!nuk është i sigurtë për atë që ka në kokë!!dhe ai si shumica e shqiptarëve është!!si e atyre të 500 vjetëve të pushtimit turk,si e atyre të diktaturës komuniste!!bedriu kërkon të vjelë nga të dy krahët!!një njeri që kalon në drejtpeshim në litarin e tendosur në ajër!!

      Reply to this comment
  2. Ilirjan October 1, 23:59

    Faleminderit Gjon Bruci ! Nje pergjigje korrekte !

    Reply to this comment
    • proletar October 2, 10:21

      Bukur , bile shume Bukur .
      Nje artikull , qe e kemi pritur .
      Bedriu eshte bere ciceron i Kapitalizmit ,
      Por kerkon akoma te haje buk duke shitur
      Opinione tek te majtet ,
      per ti çoroditur me shume .
      Bedriu bene pjese tek Manipulatoret e Organizuar ,
      dhe kerkojne te na bejne
      te duam Shtypsit ,
      duke urryer te Shtypurit .
      Bedriu shane Saliun , por jo sistemin qe instaloi saliu me te ”’ majten ”’ keto 27 vite ,

      Reply to this comment
      • Lili October 3, 05:17

        Best koment.
        Sidomos pjesa per manipulatoret e organiuar…qe shqiptaret te kuptojne pse jemi ku jemi.

        Reply to this comment
        • Nausika October 3, 09:13

          Nuk jam me ju o Lili!
          Si gjithe vendet ish socialiste dhe ne.
          Ish komunistet u bene kapitalista…
          E prandaj po vuajne..
          Se rane nga ca kthetra tek disa te tjera!
          Pse nuk vuajne, Suedia, Gjermania e tjere?

          Reply to this comment
          • proletar October 3, 11:58

            Nje koment per dy Sorra demokratike

            Tronsit bathorist , qe eshte i lire me Xan toka .

            Sot jemi te lire te Votojme ndryshim QeFerish ,
            por jo ndryshim sistemi ……….

            Saliu , Edvin apo Likja ,
            te gjithe keta jane Muri i Gomes ,
            ku duhet te perplaset Zemrimi im dhe i Yt .
            Kush eshte mbas Murit ?
            perse nuk ndryshon asgje ne shqiperi ?
            Ke quani Liri ? papunesine ?
            Gjermania ? mali i borxheve duket nga hena ,
            dhe ju nuk e shikoni ?

            Si mund ti pergjigjesh korrekt , pytjeve jo korrekte dhe jo llogjike ?

      • Tironsi October 3, 09:52

        Po perpara ketyre 27 vjeteve, valle, qe i lire o proletari internacionalist?
        Ishe edhe me i munduar nga sa je, vetem se nuk mund te ikje nga Shqiperia, qëbqe eshte e ferrit, qe nga 1944…apo jo?

        Reply to this comment
  3. Gramosi October 2, 10:25

    Faleminderit Gjon Bruci ,
    mire ja bone ketij bedriut , je tregu pak i bute ,
    ,me te vertetat qe sollet ,
    edhe njehere falemionderit ,.

    Reply to this comment
  4. Ylli October 2, 10:32

    Hahahahahahaha.Shoku Hysni Milloshi foli prerazi dhe qarte per rezoluten antikomuniste te Parlamentit Europian.???!!!???
    Sa te kemi Hysniun ( se di si i justifikon veprimet e te birit ne boten tjeter para shokut Enver) dhe Gjon Brucin te dhjevsha Parlamentin Europian.Ne kemi Korene e Veriut dhe Kinen komuniste -kapitaliste.Madje i lutem shokut Gjon Bruci ti beje thirrje udheheqjes se Korese se Veriut te organizoje Llotarine Koreano-Veriore qe te ikim masivisht ne Kore .Uroj te ikni sa me shpejt qe te arrini luften me Ameriken.Dhe ta luftoni imperializmin amerikan me citatet e shokut Enver.
    Por jam ne merak ca qendrimi do mbajne do mbajne komunistet e Amerikes qe shkruajne te DITA per lavdine e shokut Enver.Do jeni me Korene apo me Ameriken.??
    Skeni faj ju o Shoku Gjoni dhe Gjonrat e tjere komunist .Fajin e ka Amerika qe ju mban atje dhe Shqiperia qe vuan akoma kancerin e komunizmit.
    Po ne te tjeret ca faji kemi qe lexojme dhe durojme palacolleqe komuniste.
    Aman Dita mos e botoni se mos mblidhet organizata baze e shokut Gjon dhe na shpall armik.Hahahahaha…..dhe thone nuk kane humor komunistet.

    Reply to this comment
    • Protopapa eshte Ylli October 2, 12:52

      Ylli , qe ta kemi kujtim ne boten
      Tjater ,
      Zamet e ke , a nuk na puth pak Prapanicen ?

      Reply to this comment
    • vera e nxehte October 2, 19:42

      Ylli! Ti paskan prere cepat e te kane bere synet, por jo nga bilja por nga mendja. Shkrimi i mesiperm eshte nje realitet i botes gjalle, por meqense ne kete bote te gjalle jetojne edhe hardhucka, merimanga e neperka, i godet ato.

      Reply to this comment
      • Ylli October 3, 10:46

        Puthjen e bythes dhe synetllikun e dine mire komunistet ,se kryekomunisti i tyre si bir Hoxhe e kishte kthyer ne art.E nise me puthjen e bythes se Dushanit dhe Miladini ja ktheu duke e bere synet.Mbasi mbaroj me nje puthje bythe kolektive (perjashto Nako Spirun) Titos ,vazhdoi me synetllikun e Stalinit.Me Hrushovin ne kohe te shkurter i provoi te dyja njeheresh .Provoi puthje bythe te Mao Ce Dunit ,dhe vazhdoi me synetllikun e Cu En Lait.
        Keshtu qe shoku Shpati dhe shoku Jaurrasi ,frymezuar nga Udheqesi juaj qe dhe bar hante por puthjen e bythes dhe synetllikun nuk i linte ,vazhdoni te njeri -tjetri puthjen e bythes dhe synetllikun.Qe nga Roza Luksenmburgu dhe deri te Kim Jongu ,puthja e bythes dhe synetlliku eshte sport komunist.
        Ate Llotarine Koreane Veriore shikojeni me vemendje.Do ju bente mire jo vetem juve por dhe ne te tjereve.Do lini eren tuaj mbrapa por do e durojme.Jeta ka dhe sakrifica.Apo jo shoku Protopapa dhe shoku Vera ??

        Reply to this comment
  5. vasili October 2, 12:30

    Dita,me opininonet, ka kohe,qe eshte bere panair kotesish.me prallisje handikapesh si bruci,bile dhe me keq se kaq me propagande sistematike te hapur apo paksa kripto komuniste-islamiste te specieve islami,shehu etj,qe prej kohesh kane uzurpuar kete gazete,hap mbas hapi.
    Me kete propagande anti humane dhe antishqiptare tani hapur ne sasi dhe cilesi(aq sa lexuesi,ka qene i detyruar te ballafaqohet me cdo fotografi dhe di cdo gje,per familjen islamin dhe fisin e tij,vec ´´zulmemadh,qe i kane dhene vec diturine dhe lirine ketij vendi nepermjet bemave gjithnje heroike“)duket qe kjo specie,ka marre krejt ne dore kete gazete.
    Si te tille,deshira e tyre eshte qe ta izolojne gjithmone dhe me shume kete vend,nga perendimi dhe fqinjet,si dikur dhe ta gremisin ne humnerat e shkretetirave shpirterore,atje ku ata gjejne vehten..
    Dikur kjo gazete,kish ne devizen e saj,mbrojtje te shtresave te gjera te popullsise,pra me drejtim social.
    Mirpo invadimi,qe i bejne kesaj gazete shkrime te llojit islami-shehu,nuk kane lene aspak vend,per tu ndjere ofshamat dhe dertet e panumerta te njeriut te thjeshte shqiptar:
    Te shkojne deri tek renjet dhe deget e shkaqeve,perse ka shume kaq vetvrasje ne kete vend,perse ka kaq shume ndarje,nje tragjedi e vertete per familjen dhe shoqerine shqiptare,epidemia e droges midis rinise,sa nga ata qe mbarojne arsimin e mesem profesional dhe te larte,jane sistemuar ne pune sipas prfilit,si stimulohet talenti shkencor ne shkolla dhe me tej,si mund te terhiqet truri i kualifikuar,qe ka emigruar,si rrojne pensonistet neper shtepite e tyre apo azile,puna qe ben qeveria,te mos definohet me sllogane,por me analiza cilesore opozitare.
    Eh,po keto,nuk mund ti bej lloji i islamajva dhe shehrave dhe sikur te duan ata,pasi jane projektuar dhe ndertuar me timon te shtrember.

    Reply to this comment
  6. Protopapa eshte Ylli October 2, 12:56

    Ylli , qe ta kemi kujtim ne boten
    Tjater ,
    Zamet e ke , a nuk na puth pak Prapanicen ?

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit October 2, 14:34

    nje replike e dobishme qe ndoshta i ben mire kultures se debatit. Mesa kujtoj edhe une, nga ajo qe solli shtypi, eshte e vertete qe Hysni Milloshi kandidoi per vete dhe votat e tij nuk di sesi ligji zgjedhor “ia jep” nje tjeter kandidati, se duket absurde. Mund te konsiderohet se i çon uje ne mulli Lulit duke i “hequr” vota te majtes, por kjo eshte pune tjeter. Te verteten e zgjedhjeve bashkiake te 8 majit 2011 besoj se e dine me mire vete protagonistet, qe ndofta do jene takuar paraprakisht qilareve te mesnates nen hyqmin e ambasadorit llereperveshur e me siguri kane rene dakord per formulen e ndarjes se tepsise, njeri merrte bashkine dhe tjetri merrte timonin. Per te tjerat jam dakord plotesisht me autorin, biles çuditem qe z. Islami e konsideron Komunizmin edhe Ide te vdekur. Qe komunizmi real u rrezua eshte fakt historik, por qe eshte edhe ide e vdekur me ngjan e pamundur.

    Reply to this comment
  8. Lola Komimi October 2, 15:35

    Faleminderit z. Bruci.
    Nje analize e sakte. Gazetaret profesioniste , sidomos z Islami, duke marre parasysh familjen nga vjen dhe edukimin e tij, o duhet te jene objektive o te flasin vetem per ato tema, ku mund te jene te tille.
    Ne se duan te bejne pakt me djallin, eshte gje tjeter, atehere nuk do kene asnje ndryshim nga faqezinjte te tipit fevzo & co, e ne kete rast as qe mund te harxhojme kohen per te Lexmark’s a komentuar analizat e tyre.
    Te flasesh per ndikimin e ideve komuniste ne Shqiperi, duhet te jesh ne radhe te pare i çliruar nga te gjithe vargonjte e brendshem, qe sot i kane lidhur me duar ,kembe e mendje çdo intelektual, e aq me teper ata qe e mbajne vehten per te tille.
    Se dyti duhet te njohesh shume mire Historine e Shqiperise e ca dhe ate te botes , e sidomos te Europes.
    E se treti duhet te kesh ne profesion aftesine analizuese e krahasuese , shkencore, se ndryshe kthehesh ne qesharak kur ndermer mbi supe tema te tilla madhore.
    Intelekuali me integritet eshte ai person atdhetar, qe ne tema te tilla ose me aftesi dhe guxim jep opinionin e tij mbi rolin e sistemit Socialist ne jeten e Popullit Shqiptar, ose ndryshe nuk flet.
    Ne te kunderten ai ben te njejten gje qe kane bere per 27 vjet armiqte e ketij populli : lufte per çoroditjen e mendjes se popullit, sidomos te rinise, e cila nuk ka kaluar neper ate sistem, e njeh vetem balten qe I eshte hedhur, te metat e saj, por jo forcen e shtetit, qe me fuqine e tij I thoshte grekut:
    ” na u prish gjiza qe nuk heq Ligjin e Luftes.
    Ai Sistem i Kalbur, kishte fuqine te bente kete deklarate, po sot, me permbysjen jo vetem te Sistemit por dhe shtetit, qe shqiptaret e duan tu kthehet, pra shteti, a jeni ne gjendje te shpreheni ne te njejten menyre…….
    Kuptohet, Jo.
    Prandaj jam dakort me z. Bruçi.
    Kur analizon mendoju, si thote populli mendoni shtate here, e shkruaj vetem nje here.

    Reply to this comment
  9. Veterani October 2, 16:18

    Aktualisht kemi nje lufte Klasash ,
    ku puntoret po e humbasin .

    Reply to this comment
  10. MH October 2, 19:21

    Kam deshire te lexoj komentin qe kam mbi 2.5 ore e kusur qe iu kam nisun.

    Reply to this comment
  11. mirel October 3, 02:03

    Kudos autorit.
    Kompromisi i pare qe beme me krimin eshte frika per te mbrojtur idealin me te bukur qe shoqeria njerezore prodhoi.
    Komunizmi nuk lindi ne luften e dyte boterore, por u mbrujt ne kafenete e intelektualeve dhe artisteve franceze e angleze. Dhe prej andej shpertheu ne rruge dhe rrezoi mbreterite
    Bedriu thjesht po ben pak politike, per te qene ne rregull me “realitetin” ku duhet te mendosh si kafshe vandale, qe te quhesh antikomunist, dhe per pasoje, qytetar i botes se civilizuar.
    Shume kontradita banale per nje qytetar te vertete..

    Reply to this comment
  12. Na thoni kush nga kapitalistët shqiptar, trashëgoi nga gjyshërit? October 3, 09:07

    O Vera e nxehtë!
    Këto që duan të kalojnë 1500 vjet përpara, janë të gjithë injorante!
    E keqja e shqiptarëve është se tentakulat e diktaturës komuniste, ka lënë këta kapitalistët e sotëm, apo mos e kanë trashëguar pasurinë nga gjyshërit?
    Na trego ti, kush janë ata kapitaliste, t’a dimë.
    Ky diskutimi Bruci-Ismaili është si pak pa fakte praktike! Si shume polemikë, po polemikat fshehin të vërtetat…

    Reply to this comment
  13. Nausika October 3, 09:15

    Nuk jam me ju o Lili!
    Si gjithe vendet ish socialiste dhe ne.
    Ish komunistet u bene kapitalista…
    E prandaj po vuajne..
    Se rane nga ca kthetra tek disa te tjera!
    Pse nuk vuajne, Suedia, Gjermania e tjere?

    Reply to this comment
    • Aman mos na genjeni akoma! October 3, 09:25

      Bravo Nausika!
      Kjo eshte e verteta!
      Komunistet paten nje ideal: Arritje demagogjike me dhune e diktature!
      Lereni historitë e osmaneve e mbreterite, se e keqja, qe që komunistet na paskan qene me kapitaliste se kapitaliste…dhe kete nuk duhet t’a fshehim më…
      Lerini ballistët e te tjeter, se i perdorim prape per te fshirë gjurmët e së keqes…e nuk do arrijmë kurre miresine..
      Mire thote dhe dikush, na thoni, sa e trasheguan kapitalin, nga këta kapitalistet tane?

      Reply to this comment
  14. Aman mos na genjeni akoma! October 3, 09:26

    Bravo Nausika!
    Kjo eshte e verteta!
    Komunistet paten nje ideal: Arritje demagogjike me dhune e diktature!
    Lereni historitë e osmaneve e mbreterite, se e keqja, qe që komunistet na paskan qene me kapitaliste se kapitaliste…dhe kete nuk duhet t’a fshehim më…
    Lerini ballistët e te tjeter, se i perdorim prape per te fshirë gjurmët e së keqes…e nuk do arrijmë kurre miresine..
    Mire thote dhe dikush, na thoni, sa e trasheguan kapitalin, nga këta kapitalistet tane?

    Reply to this comment
  15. Aman mos na genjeni akoma! October 3, 09:53

    Pse nuk na tregoni kush jane kapitaliste shqiptare? Sa prej tyre trasheguan gje?

    Reply to this comment
  16. MH October 3, 13:05

    Me vjen keq qe Dita perdhoset nga nji i pamoral e pa karakter si Bedri Islami.Do vije dita t’ia them ne sy pisllekun e moralit dhe karaterit te tije.Komenti qe kam ba ishte plotesisht me etiken e cdo kalemgjiut qe shkruan.I permbahesha kritikes me shume vend te artikullit te z.Gjon Bruçi.
    Nuk asht here e pare qe Dita bllokon komentet kur permbajne etike.
    Ky koment nuk ka asgja per te mos u paraqitur si gjithe komentet e cdo komentuesit.
    Kerkoj ta paraqiteni! asht e drejta ime si e drejte e njeriut.

    Reply to this comment
  17. Gimi October 4, 13:16

    Gjon Bruci, ke bere nje analize perfekte dhe mos u ligeshto nga komentet e pinjolleve te kolaboracionistave, ballistave e legalistave se ata e duan Shqiperine per ta mjele e jo per popullin. Por Bedri Islamit ia ke gjet krahasimin, ai eshte sot ne Shqiperi plaku Doksboru (Hindenburg). Me mire prishet. Ky eshte Bedri Islami, nje gazetar oportunist shume i kamufluar qe te vret naten e te qan diten.

    Reply to this comment
  18. Gjon Bruçi October 6, 23:43

    Gimi, te falenderoj per mbeshtetjen. Falenderim edhe per zoterinj te tjere qe e kane ndjekur shkrimin dhe kane shprehur mendimet e tyre pozitive. Por edhe ata qe kane çfaqur mendim ndryshe, mua nuk me ligeshtojne, por me ndihmojne te kuptoj mangesite e mia si lexues dhe artikullshkrues. Ajo qe me merakos eshte tejkalimi ne ndonje rast i etikes se komunikimit. Sidoqofte, jeta ndaj eshte e bukur, sepse ka larmi mendimesh, qendrimesh e pelqimesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim