Reportazh/ Arnavutköy, lagja madhështore shqiptare e Stambollit

October 25, 2018 19:20

Reportazh/ Arnavutköy, lagja madhështore shqiptare e Stambollit

Nga Elvi Sidheri

Qysh në udhëtimin tim të parë në Stamboll, shumë vite të shkuara, më pati qëlluar që veç shumë nuancave të tjera të trashëgimisë shqiptare në këtë qytet dy-kontinentësh, të më binte në sy një lagje piktoreske, fisnike dhe krejtësisht e mahnitshme si Arnavutköy, thënë copë në shqip “Fshati i shqiptarëve”.

Problemi qëndronte në faktin se thuajse asnjë guidë turistike turke nuk e përmendte praninë shqiptare në këtë lagje karakteristike dhe të kamur, duke u mjaftuar me shpjegime rrethanore që maksimumi pranonin se në këtë zonë dikur patën jetuar “Rumët”, siç turqit quanin tërë të krishterët ortodoksë, duke mos u përmendur shqiptarët askund, veç sigurisht, emrit të lagjes.

Por ndërkohë, gjërat janë ndryshe.

Arnavutköy njihet si një lagje që ngërthen në vetvete mjaft më shumë seç shpërfaqet në emrin e saj. Aty puqen tërë ngjyrimet e paqta të Stambollit. Një lagje ku gjithkush dëshiron të jetojë dhe të shëtisë, një zonë ku spikat arkitektura tradicionale e bregut të Bosforit.

Kjo ndërthurje hareje dhe elegance përbën edhe vetë fytyrën e lagjes. Vilat hijerënda të periudhës osmane, shtëpitë madhështore të zyrtarëve osmanë dhe vendbanimet e elitës së Stambollit në shekuj.

Një lagje gjelbëruar, me brigje të mahnitshme dhe plot vreshta, Arnavutköy dikur pati qenë vendbanimi i shumë ndër Vojvodët e Moldavisë (Moldavia është qeverisur nga shqiptarët për shumë kohë, qysh nga periudha e Vojvodës me origjinë shqiptare Vasile Lupu mes viteve 1634-1653 dhe rreth viteve 1820 burimet e kohës tregojnë për 90 tregtarë nga Arnavutköy që jetonin tokat e Vllahisë dhe që ishin me origjinë shqiptare).

Prirja për të qenë një lagje moderne dhe kozmopolite nuk ndryshon as në ditët e sotme, sepse Arnavutköy vijon të shquhet për peizazhet mbresëlënëse, me rrugë të shtruara me pllakëza guri dhe vilat e bardha buzë Bosforit.

Emri i kësaj lagje gjithaq ka rëndësinë e vet të pamohueshme.

Ndonëse të dhënat janë të ndryshme, një syresh tejet e njohur vjen nga koha e Sulltan Mehmet Fatihut, i cili pasi pushtoi Konstadinopojën, më tutje, me shumë mundime arrin të pushtojë edhe Arbërinë vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Si politikë ngulitje popullsish, ai e quan këtë lagje si Arnavutköy për shkak të origjinës së banorëve nga Arbëria që pati sjellë për ta ripopulluar këtë zonë pas shkretimeve të luftës dhe pushtimit të Konstandinopojës.

Të tjera burime ia taksin emrin e lagjes jeniçerëve në shumicë me origjinë shqiptare që ishin të ngarkuar me mbrojtjen e sulltanit, të cilit do të themelonin këtë vendbanim të mrekullueshëm.

Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, emri i lagjes i detyrohet punonjësve specialistë të sjellë nga Shqipëria për të shtruar rruginat karakteristike të lagjes gjatë periudhës së Sulltanit Abdylmexhid. E jo rastësisht, kjo gjë të kujton “Arnavut Kaldırımı” që nuk është gjë tjetër veç “kalldrëmit”, fjalës turke që kemi trashëguar edhe neve në gjuhën shqipe, duke harruar që vetë turqit, këtë mënyrë shtrimi të rrugëve, e bashkëngjisin me fjalën “Shqiptar”.

Emri i parë i këtij vendbanimi sakaq mendohet të ketë qenë Hestia, më tutje Promotu për shkak të konsullit romak Promotus dhe Anaplous.

Pas pushtimit të Konstandinopojës nga osmanët, në lagje, krahas shumë shqiptarëve dhe të krishterëve të tjerë (përfshirë argjendarët armenë), do të kishte edhe një prani hebreje.

Në Stambollin e sotëm, Arnavutköy përbën një nga pjesët e vetme të brigjeve të Bosforit që kanë mbetur të paprekura, ku ndihet akoma burimor shpirti i kësaj lagje tradicionale, karakteristikat njësore arkitekturore tërësisht të pandryshuara.

Godinat e drunjta buzë Bosforit, ndërthuren njëra me tjetrën të ndara nga rrugina të ngushta.

Nëpër lagjen që ende ka mbetur e paprekur nga zhurmat dhe smogu i qytetit, dëgjohen veç zërat gazmorë të fëmijëve dhe shpotitë e shitësve nëpër dyqane.

Rruginat e ngushta e të thepisura të lagjes gëlojnë nga vizitorët dhe vijojnë të jenë dekori i preferuar i Bosforit për fotografi të paharrueshme.

Arkitektura e veçantë e shtëpive dhe vilave të lagjes e mbështetur në stilin Art Nouveau të viteve 30 të shekullit të shkuar, i jep Arnavutköy një hijeshi të natyrshme dhe një harmoni të rrallë që përthithet në çdo kënd të kësaj lagje.

Ndërkaq, në ujrat përballë Arnavutköy ndodhet edhe pika më e thellë në krejt Bosforin, që arrin në njëqind metra thellësi në Akıntiburnu, ku gjithashtu rrjedh një rrymë aq e fortë saqë dikur për t’u kthyer varkat dhe anijet, nevojitej të tërhiqeshin me litarë nga bregu.

Ndër godinat më historike të Arnavutköy hasim ndërtesën e Robert College, institucioni arsimor më i hershëm amerikan jashtë SHBA (themeluar në vitin 1863), kishën ortodokse Taksiyarhis që daton qysh nga periudha bizantine dhe ngrihet pranë një burimi me ujë të bekuar shërues dhe xhaminë Tevkifiye.

Ky ishte një përshkrim i shkurtër i kësaj lagje kaq të rëndësishme për Stambollin, por gjithaq edhe për trashëgiminë shqiptare për të cilën dimë kaq pak, veçanërisht për Fshatin Shqiptar, siç përkthehet në shqip Arnavutköy, kjo lagje në venat e të cilës rrjedh historikisht gjak i pastër shqiptar.

Vizitojeni, nëse ju bie udha në Stamboll.

 

v.l/ Dita

October 25, 2018 19:20
Komento

13 Komente

  1. Arben October 25, 19:38

    KU JANE TURKOFOBAT.

    ALLAHU EKBER

    Reply to this comment
  2. Kodra October 25, 20:27

    Paska me pak xhamia se ne Shqiperine e ndotur nga arabo-osmanet. Gjuha shqipe duhet te jete gjuhe zyrtare ne Turqi.

    Reply to this comment
  3. A October 25, 21:04

    Pra Turqia merr zhvillim kur futen shqiptaret, por e çuditeshme eshte nuk kane lejuar kurre te hapen shkolla ne gjuhen, kulturen dhe zakonet shqiptare.
    Kurse porsa shkeli kemba e shqiptarit mbas vdekjes se GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT ne Italine e Jugut dhe Siqili menjehere me dekrete te Mbreterise se Napolit dhe Papes te Vatikanit u lejua hapja e shkollave dhe arsimi shqiptare ne menyre masive ku deri ne ditet tona vazhdon panderprerje, jane arbereshet.

    Reply to this comment
  4. demo October 25, 21:56

    Linden ne Shqiperi jetuan ne Turqi,punuan per Turqi,nderruan dhe mbiemrat,vdiqen si turq.
    Ky ka qene edhe projekti i kahmotshem i turqve osmanllij.Te transportonin popullin shqiptar ne Turqi per permiresim rracor dhe TOKEN E SHQIPTAREVE T`A JEPNIN SI REPARACIONE LUFTE,KUR USHTRIA RUSE I SHPARTALLONTE.

    Reply to this comment
  5. nje antiturk i betuar October 25, 23:21

    Ate Allahun tend , fute ne b… turk i qelbur .

    Reply to this comment
  6. h October 25, 23:31

    Ne kostantinopoje,kishte lagje te gjenovezeve,venedikasve,armeneve,çifuteve,
    ortodoksesh greche,etj.
    Jeniçeret nuk ishin shqiptare moj gruje.Jeniçeret ishin djaloshat e rinj qe sulltani
    i merrte ne popullsine kryesisht krishtere ortodokse sepse duke qene edhe
    kalifi i fese islame,e kishte te ndaluar te bente rober popullsi muslimane.
    Krishteret,ortodokset,çifutet,bektashijte kishin liri te plote fetare.
    Kur krishterimi iinkuizicionit largoi nga spanja çifutet ata kerkuan dhe moren
    mbrojtjen e sulltan sulejmamit dhe shkuan ne kostandinopoje si qytetare te barabarte.
    Artikullshkruesja Duke qene e papershtatshme te flasi me fakte historike,
    duhej te mjaftonte te vinte foto ne istagram ti tregonte shoqeve se kishte
    shkuar per pushime ne stamboll qe ato ta admironin.
    Ate ku jeton je shqiptar,nuk eshte shqiperi.
    Meshire per injorantet.

    Reply to this comment
    • Arben October 26, 14:08

      Jane dhe sot ato lagje, Sulltan Mehmeti e ruajti te paprishur Kostandinopojen pasi e morri, sepse do te kishte kryeqytet te Perandorise se tij.

      Reply to this comment
  7. Amerikani October 26, 09:09

    “Problemi qëndronte në faktin se thuajse asnjë guidë turistike turke nuk e përmendte praninë shqiptare në këtë lagje karakteristike dhe të kamur, duke u mjaftuar me shpjegime rrethanore që maksimumi pranonin se në këtë zonë dikur patën jetuar “Rumët”, siç turqit quanin tërë të krishterët ortodoksë, duke mos u përmendur shqiptarët askund, veç sigurisht, emrit të lagjes”

    Turqia nuk hapi kurre nje shkolle shqipe per shqiptaret. I shpernguli ne marreveshje me greket dhe jugosllavet per te regjlluar racen e vet, dhe duke i hapur dhe lehtesuar rruge genocidit te fqinjeve, si dikur perandoria osmanr faltte toka shqiptare si haraç Rusise.

    Kjo eshte “vllazeria” shqiptaro-turke.

    Reply to this comment
  8. Gjergj Kristo Frasheri October 26, 10:41

    E bëtë përshesh me dhallë të thartuar historinë. Shqiptarët kanë vajtur në Stamboll, Edrene, Anadoll dhe Azi të Vogël, kur ishte Perandoria Osmane. Kur u bë Turqia, shqiptarët, duke filluar nga familja ime, e cila banonte në zemrën e Stambollit (në lagjen e Shën Sofisë) dhe nuk kishte dashur të kthehej në fenë myslimane osmane dhe aq më pak tashme në atë islame turke, mblodhi leckat dhe iku që nga Stambolli, qysh prej ditës kur Ataturku shpalli Turqinë (kjo Turqia që përshkruan Zotëria Juaj, na mbylli derën për të marrë edhe pronat tona, etj.) … Mos shkruani bejte, kur e keni ndarë mendjen të shkruani histori … është për të keqen tonë që jetojmë në Shqipëri dhe për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë t’a shtrembërosh atë…. As mos e fryni si tullumbac Turqine, por të paktën as mos e fyeni Turqinë, që ka më pak se 100 vjet që është themeluar si shtet – me përralla nastradini shqiptare… Stambolli i Perandorisë Osmane ka qenë vatra e Rilindjes Shqiptare dhe e Rilindjes Turke në shek. 19, para se Shqipëria (1912) dhe Turqia (1922) të shpallnin pavarësisë e tyre…Prej 1922 nuk e di qe ne Stambollin e Turqise, të jetë themeluar ndonjë rrugicë (qorrsokak) në Stamboll me shqiptarë (pa lere të jetë ngritur ndonjë shkollëzë diku në Turqi) dhe jo më distrikte urbane si Arnavutköy, që tregoni ju, e cila vjen nga koha e Perandorisë Osmane… mësoni historinë, se jemi edhe në vitin jubilar të Skënderbeut. Respekt edhe për shqiptarë të tjerë që e mbrojtën Shqipërinë nën administratën osmane dhe viset shqiptare në pesë shekuj të mos zhduken! Faleminderit.

    Reply to this comment
  9. iliri October 26, 13:54

    O perendi! tradhetaret na lane pa atdhe: Bere derrin arine po ç,deshe qe bere ore edhe turqine?E shikoni çndodhi ne zyren diplomatike te stetti islamico arab hyn per nej çertifikate e te sharrojne me sharr duke ti prere pjeset e trupit si nje bageti.Liri- arabo– turke- islamiche (elhamdyryllah)

    Reply to this comment
  10. Guri Naimit D(Dh.Xhoga.) October 26, 16:53

    Me Gjergj Kristo Frasherin jam,nderuar ate baba sa Historianin tone- Ndiese paste.j Historia duhet lexuar mire…
    Guri Naimit D,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim