REPORTAZH / Historia frymëzuese e një koke në qytetin e Peshkut

June 22, 2019 18:23

REPORTAZH / Historia frymëzuese e një koke në qytetin e Peshkut

Sa kalon qytetin martir të El Basanit, makina ecën vetë, pasi sensorët e saj vihen në kërkim të jodit. Dhe kush mund të ketë jod më shumë se peshku?

Rripi i Fushë-Labinotit nuk është më ajo zonë lufte e shkatërruar ku fëmijët qëllonin me llastiqe forcat policore të Tiranës, dhe ku gëlonte kontrabanda e guriçkave si municione për llastiqet.

Ajo që ka mbetur nga ajo kohë, janë muralet e bukura me portretet epike të heronjve të vendit, shoqëruara me psallmet më të qëlluara të tyre, që i kanë rezistuar kohës dhe janë aktuale edhe sot, në këto ditë të lumtura që jetojmë.

Gërmadhat e dikurshme të Rripit, tani janë zëvendësuar nga struktura moderne, imponuese dhe hijerënda. Peshkatarët e vjetër të kësaj zone me nam për prodhimet e detit, janë mbledhur bashkë për të investuar në atë që sot e njohim si Kombinati i Përpunimit të Thellë të Peshkut, KPTHEPE.

Por prosperiteti dhe bollëku nuk ua ka zënë sytë banorëve të këtyre anëve. Në kohën e lirë nga njëra konservë në tjetrën, ata kanë përjetësuar në mure imazhet e luftëtarëve dhe njerëzve të mëdhenj.

Ja tek janë Abu Sokrat el Shejtani, Abdurrahman Pinxho në pranga por krenar, Harallamb el Zevzeku dhe mbi të gjithë, ai: El Rami al Makuti, me emrin e luftës “Pehlivani”.

Pyesim një nënë trimëreshë në pushimin e drekës në oborrin e KPTHEPE-s, dhe ajo kujton e përmalluar:

“E ka taku nona në kohën e luftës, por nuk e dijsha që ishte Al Makuti. Të gjithë i thirrshin zoti Pehlivan. Bojalli, i hijshëm, ça t’thotë nona. Makarunet i hajshe shumë njaj. U binte tavolinave m’grushta. Unë i kisha pru një trastë me çorape ngjyra-ngjyra nga ana jeme. Më falneroi dhe ja dha çorapet Taulantit t’i rrunte. Do ti që i rruvi Taulanti çorapet ere, i futi nji t’shitme? Një javë më vonë, gjysa e burrave të Librazhdit kishin vesh çorapet e mia ere!”

E lëmë nënën të vazhdojë me historinë krejt të panevojshme të pisllëqeve të vogla të Taulantit, dhe vazhdojmë më tej.

Era e peshkut na ngacmon flegrat, teksa koka e vizatuar e liderit dhe psallmi 13:5 i shkruar aty pranë na ngacmon mendimet:

“Forca e arsyes së koncesionit, pjesëtuar për 3 PPP dhe shumëzuar me një çekap falas, prodhon një tender Unaze për të lëpirë gishtat. Gjeni, për sa kohë mbaron aksi Thumanë-Kashar?”

Vërtet e thellë. Të kujton thënien e famshme të Mao Ce Dunit: Pica hahet sa është e nxehtë, përndryshe iku, vateee!

Tani, koka e El Rami al Makutit në qytetin e peshkut është si në shtëpi të vet. Duke u larguar, ekspertët ambientalistë të zonës na siguruan se vërtet peshku qelbet nga koka, por përderisa koka është e shkëputur, ajo mund të qelbet në mënyrë autonome, për qejf të vet…

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike shumë empatike ndaj banorëve të rripave dhe atyre që u duhet të shtrëngojnë rripin 

Heronjte e Fushe-Labinotit

Heronjte e Fushe-Labinotit

June 22, 2019 18:23
Komento

11 Komente

  1. Prostituta Kombetare Sali May 31, 02:09

    Jeni nga te paktat gjera qe ja vlen me i lexu!

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 1, 07:48

    Ne Fushe Labinot vjen El Gerdalla e Enverit per te kujtuar El Vampiret e Enverit te ringjallur dhe rilindur qe kishin marre pjese ne Konferencen e Dytë Nacionalçlirimtare te Labinotit, nje ngjarje e famoze në histori 70 vjet më parë, nga data 4 deri 9 shtator 1943, fill pasi El Vampiret e Enverit kishin hedhur poshte kategorikisht ne Mukje oferten historike te Winston Churchillit qe del edhe ne kete foto te gazetes DITA lidhur me bashkimin i trojeve shqyptare ne nje shtet te vetem, pasi i kishin shitur bythen dhe i kishin falur gjakun e trupit El Drakulles se Jugosllavise Komuniste,

    pra:

    Ne kete takim historik me Vampiret e ringjallur dhe rilindur te Enverit ne Fushe Labinot El Gerdalla e Enverit qe eshte edhe Keshilltar i El Rami al Makuti deklaroi para ngordhjeve te tij te ringjallur dhe rilindur serish:

    VAMPIRE TE ENVERIT NGA TE GJITHA VORRET BASHKOHUNI!

    qe:

    TA BEJME SHQYPNINE SI KOREA E VERIUT!

    sepse:

    ARMIKU I KLLASES ME AGRON TUFEN NE BALLE E DO SHQYPNINE SI GJITHE EVROPA!

    Reply to this comment
    • Ivan i madh June 1, 09:34

      Po pa u ngritur mire koken ne hale e fut o krimbi i gjirizit. Gjithe jeten zgjuar te spiunosh e pergojuar dhe sherbesh padroneve tend qe te hedhin kosken e radhes si paraardhesve te tu me fashizmin. Ju felliqesira e keni ne gen tradhetine e spiunllekun se dhe ne kohen e Enverit që ti rembythje e shan e uren nga raca juaj ishin spiunet e servilizmave se ai m… jeni dhe skeni per te ndryshuar as ti as Tufa e tufave tuaja.

      Reply to this comment
      • intelektuali June 1, 12:19

        Kush je ti o “Ivani i Madh” Dallkauku Albanezi?

        sepse:

        Ne historine e Careve te Rusise nuk po te gjej dot

        dhe:

        ME DUKESH SI NJE BOLE E MADHE E ENVERIT

        Ne kete forum te nerum te gazetes DITA.

        Reply to this comment
        • Ivan i madh June 1, 15:06

          Takan perseritur shume here o INTELEKTU HALE i haleve te Shqiperise. Ivan i i madh është ai vend ku padronet e tu dhe te paraardhesve te tu lane heshtrat si greke e italiane. Prandaj kur sdi mos ha m… si e ke zakon per here që mbete me luge ne dore e su ngope.

          Reply to this comment
  3. Ivan i madh June 1, 15:07

    Takan perseritur shume here o INTELEKTU HALE i haleve te Shqiperise. Ivan i i madh është ai vend ku padronet e tu dhe te paraardhesve te tu lane heshtrat si greke e italiane. Prandaj kur sdi mos ha m… si e ke zakon per here që mbete me luge ne dore e su ngope.

    Reply to this comment
    • intelektuali June 1, 16:09

      HESHTRAT?

      Cfare Kafshe Prehistorike eshte kjo?

      sepse:

      Ashtu si “Ivanin e Madh” te Enverit, nuk po e gjej dot ne asnje fjalor te Botes.

      Reply to this comment
      • Ivan i madh June 1, 20:52

        Gomari që vetem pellet si puna jote me vend e pa vend ska si ti dije te gjitha sado te hape libra historike e gjeografike. Ke vene pseudonimin intelektuhale po kush e di se cfare m… je ti ku mund te jesh nje idiot që ke lexuar a degjuar nga muabete pleqsh e vine e na gris b… ketu me brockullat e tua idiote. Ti moster nuk ke hapur asnje liber te Enverit po udhezimet e padroneve te tu serbogrekoruse si para ardhesit e tu të fashizmit që te sulmoni luftetaret dhe patriotet e ndershem shqipetare. Po ti e raca juaj e felliqur antishqipetare ja ha m… jo ti denigroni ate që derdhen gjak per kete popull e vend.

        Reply to this comment
        • intelektuali June 1, 23:12

          O BOLE enveriste po shko dhe meso shkrim dhe kendim perpara se te debatosh me intelektualin, une te them ne cilin fjalor e ke gjetur:

          “HESHTRAT”

          Ti fyen dhe ofendon si halabak. Une te them ku e ke gjetur:

          “IVANIN E MADH”

          Ti ne vend te tregosh se nga e ke sajuar kete emer te cuditshem qe nuk figuron ne asnje anal te historise boteror, fillon dhe hedh llogje rrugaci

          SI MUND TE DEBATOSH ME NJE BOLE INJORANTE ENVERISTE SI PUNA JOTE?

          Qe nuk di rregullat elementare te gjuhes sone amtare, por qe di te fyeje dhe te ofendoje me llogje halabaku?

          Reply to this comment
  4. Ivan i madh June 1, 20:52

    Gomari që vetem pellet si puna jote me vend e pa vend ska si ti dije te gjitha sado te hape libra historike e gjeografike. Ke vene pseudonimin intelektuhale po kush e di se cfare m… je ti ku mund te jesh nje idiot që ke lexuar a degjuar nga muabete pleqsh e vine e na gris b… ketu me brockullat e tua idiote. Ti moster nuk ke hapur asnje liber te Enverit po udhezimet e padroneve te tu serbogrekoruse si para ardhesit e tu të fashizmit që te sulmoni luftetaret dhe patriotet e ndershem shqipetare. Po ti e raca juaj e felliqur antishqipetare ja ha m… jo ti denigroni ate që derdhen gjak per kete popull e vend.

    Reply to this comment
  5. syri June 4, 12:21

    Ja vlen te lexosh intelektualin! Ke cfare meson pervec fjalorit te tij gjysem analfabet! A e di ky kuptimin e fjales intelektual qe ,vetem Saliu e meriton? Ai krijoi PD,Drejtesine e plepave,na rrahu e na vodhi e na vrau! Lerjani titullin “intelektual” spiunit Sali!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*