REPORTAZH: Kush e vrau Ivanoviçin?

January 16, 2018 20:11

REPORTAZH: Kush e vrau Ivanoviçin?

Dikur shef i rojeve të urës që dëbonin shqiptarë nga pjesa veriore, e më vonë edhe pjesë e institucioneve të përkohshme të Kosovës. Oliver Ivanoviç, megjithatë, mund të konsiderohej një nga serbët më racionalë në veriun e “kapadainjve dhe kriminelëve”, i kontrolluar kryesisht nga pushteti në Beograd.

Të martën, rreth orës 08:00, Ivanoviç u qëllua me 5 plumba nga afërsia, në një atentat të planifikuar mirë. Për vrasjen reaguan në Prishtinë, në Beograd, diplomatë dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Vrasja e tij do të ketë implikime politike në relacionet Prishtinë-Beograd. Gazeta Express ka qëndruar sot në pjesën veriore.

Ivanoviç, i njohur si person pozitiv dhe mjaft i mirë me fqinjët, u vra të martën para selisë së partisë së tij, e cila gjendet në veriun e Mitrovicës. Makina, nga e cila dyshohet se u krye vrasja, u gjet në Zveçan, e djegur, por vrasësit ende nuk janë kapur nga Policia.

“Ata e morën atë për herë të dytë, vetëm këtë herë nuk do të kthehet më”, – kështu ka thënë gruaja e të ndjerit, Millena, pak orë pasi ia vranë bashkëshortin. Përveç gruas, Ivanoviç ka lënë prapa edhe një djalë të moshës së mitur.

Politikanët serbë thonë se si pasojë e kësaj vrasjeje tani mund të ndodhë destabilizimi në rajon.

Gazeta Express ka qëndruar në veri të Mitrovicës dhe aty ka siguruar edhe deklarata nga personat të cilët kanë biznese dhe banojnë afër vendit të ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e Ivanoviqit.

Fqinjët e Ivanoviçit kanë treguar detaje të kësaj vrasjeje. Madje, njëri nga ta, tregoi se ishte përshëndetur më Oliverin mëngjesin e sotëm, pak minuta para se ai të vritej.

Pronari i një lokali, por edhe i afërm i Ivanoviçit, thotë se nuk ka dëgjuar të shtëna, por kur ka parë policinë te selia e Oliverit, ka menduar se ka ndodhur ndonjë përleshje. Vrasja, sipas policisë, thuhet se ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit.

“Nuk kam dëgjuar asgjë. Lokalin e kam hapur në orën 10:00. Veçse kam parë policinë te selia e Oliverit dhe kam menduar që aty diku ka ndodhë ndonjë përleshje”, tha pronari i një lokali.

Madje, ai tregoi se me Ivanoviçin kishin qenë bashkë në klubin e karatesë, por gjithashtu janë njohur edhe familjarisht.

“Nuk e di që ka pasur ndonjëherë ndonjë problem me dikë, ka qenë njeri i mirë”, ka thënë pronari i optikës, që gjendet afër me selinë ku u vra sot lideri serb.

Një punëtor në një dyqan përballë selisë së partisë së Oliver Ivanoviçit deklaroi se në mëngjes është përshëndetur me Ivanoviçin, por më pas ka dëgjuar vetëm të shtënat.

“U përshëndeta me Oliverin në rrugë, pastaj erdha të hap dyqanin dhe dëgjova 5-6 të shtëna armësh. Dola me pa çka ka ndodhur, por disa kalimtarë që ishin aty më thanë se Oliveri është vrarë”, tha ai, derisa tregoi se nuk e ka parë veturën nga e cila dyshohet se u krye vrasja.

“Nuk e kam parë veturën sepse isha duke e hapur dyqanin. Oliveri ka qenë i mirë me të gjithë, dhe kjo që ka ndodhë është e tmerrshme. Të gjithëve na ka respektuar, dhe të gjithë këtu e kemi dashur”, tha ai.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, vetura nga e cila dyshohet se u krye vrasja u gjet e djegur në Zveçan, veturë kjo e tipit “Opel Astra”.

Pak orë pas vrasjes, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me realizuesit e  kësaj vrasjeje.

Reagime lidhur me vrasjen ka pasur nga të gjitha anët, si nga politikanët kosovarë, ashtu edhe nga ata serbë. Presidentët e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, kanë dënuar ashpër këtë vrasje, dhe kanë bërë thirrje për gjetjen sa më të shpejtë të autorëve.

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit, që u publikua dy ditë para vrasjes së sotme, paralajmëroi mbi gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës.

Amerika lajmëroi qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar në Kosovë, posaçërisht në veri, për shkak të terrorizmit.

“Tensionet brenda dhe ndërmjet komuniteteve vazhdojnë të nxisin dhunë, demonstrata dhe trazira të tjera në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan”, thuhet në paralajmërimin e DASH-it.

Mirëpo, sipas një deklarate të Oliver Ivanoviçit, katër ditë para vrasjes, duket se ai ka paralajmëruar për një atentat të tillë kundër tij.

Për agjencinë Srna, ai ka thënë se frikësohet nga një atentat i mundshëm, sepse, siç ka thënë, gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës është tejet e keqe. Por, ky nuk ka qenë paralajmërimi i vetëm i tij. Në një intervistë të publikuar muaj më parë, në mediat serbe, Ivanoviç kishte akuzuar “kriminelët dhe kapadainjtë” bashkëkombës të tij për frikën e instaluar në pjesën veriore.

Trupi i Oliver Ivanoviqit do të varroset në Beograd, sipas kërkesës së familjarëve të tij.

Express

January 16, 2018 20:11
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic January 16, 20:30

    Mire qe te varroste ne Beugrad se nga andej eshte e aty ne Mitrovic nuk eshte vendi i vet.Ketu familja e Jovanovicit vepron drejte.
    Sa i perket vrasjen un shpreh bindjen se ai eshte vrare nga serbet, per arsye qe ta perdorin si pretekste per acaruar mardhenjet ne mes shqiptarve te Kosoves dhe Serbis si dhe me tej acarim te situates edhe ne Ballkanin perendimore.!
    Mos harroni dekleraten e nje gjenerali serb i cili tha.! Shqiptaret manipulohen kollaj.Vjaje nje drejtues te krahut te kunder dhe pastaj akuzo njerin kra at merren me akuzen dhe nuk merren me thelbin e problemeit.” Keshtu Serbet gjithmon hjedhin gurin dhe fshahin doren. Opinioni ime eshte se ai eshte vrar vetem nga Serbet. Shqiptare ate nuk ka pasur pasi e kan te kufizuar levizjen shqiptaret ne Mitrovice.!
    Prandaj serbet ta mbajn me shendet kete sherr qe kerkoj tua japun e ngjeshin shqiptarve te Kosoves.!

    Reply to this comment
  2. Alban Dega January 17, 03:20

    From: Alban Dega
    Date: January 16, 2018 at 13:13:19 EST

    Mendime jo konspirative

    AKT TERRORIST KUNDER NJE KRYETERRORISTI

    – Paralajmerimi ogurzi antishqiptar i Sputnikut dhe dora e zeze e Putinit

    – Sindroma Gjukanovic eshte teper e fresket per tu harruar !
    – Vigjilence vellzer e motra shqiptare

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vrasja e liderit serb Jovanovic nuk eshte nje rastesi.
    Vete koha kur kryhet flet vet dhe perben nje sinjal alarmi e kushtrim per vigjilence, syceltesi per mbare shqiptaret ,
    Paralajmerimi oguirzi i Sputnikut te RIA-s ruse Ruskaja Intelixhensia Axhensia . pasardhesja e KGB-se se Vladimir Putinit qysh prej pranveres se vitit te kaluar e sidomos ai i dhjetorit per trazira ne Shqiperi, ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare, pershirja e ” instruktoreve ukrainas” te te Moskes ne “Cadren ” e Sali Lul.Nokes… vitin e kaluar, ofensiva ruse ne komplote e trazira gjithmone prej saj dhe DIA-s pasardhesja e UDB-se gjakatare e thellesisht antishqiptare… jane kambana alarmi per mbare shqiptaret.
    Pa filluar ende hetimet, pa thare ende gjaku i viktimes, pa u ftohur ende kufoma e tij, si Beogradi edhe Moska njezeri bene edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatesin duke akuzuar indirekt dhe direkt shqiptaret per kete vrasje !
    Ajo qe bie ne sy se ata flasin ose bejne akuzoje sikur ta kishin kryet vet vrasjen !
    Pse!?
    Sepse si Beogradi edhe Moska jane historikisht ne te njejten linje raciste, terroriste dhe genocidale antishqiptare !
    Ka muaj e vite qe si Beogradi edhe Moska paralajmerojne perseritje te skenarit te Pranveres se vitit 2004 ne Kosove, ne te cilin ata kane qene jo vetem autore, por edhe regjizore, sic ishin edhe ne atentatitn e deshtuar terrorist per te vrare ish Presidentin dhe ish- Kryeministrin e Malit te Z. Gjukanovic, sic u implikuan dhe vepruan edhe me Cadren ne Tirane dhe “modelin maqedon” te Berishes, Bashes, Nokes, Mediut ne pararoje e Likes e cetes se tij ne prapavije !
    Reagimi i ashper i ish- Gebelsit te Hitlerit serb Milloshevic, Aleksander Vucic dhe i Sputnikut te Putinit, largimi i menjehershem i Presidentit serb Aleksander Vucic nga Brukseli, mbledhja urgjente e Keshillit te Sigurise Kombetare te Serbise per nje kryemafioz dhe terrorist si Jovanovici jane nje sirene alarmi dhe thirrje per qetesi dhe vigjilence per shqiptaret jo vetem te Kosoves !
    Jovanovic ishte jo vetem nje terrorist antishqiptar, por edhe nje kryemafioz narko e human trafiku, nje gjobvenes i korruptuar e nje vrases i pashpirt me nje thes krimesh mbi shpine .
    Lista e vrasesve te mundshem te tij brenda e jashte Kosoves eshte teper e gjate… aq sa eshte edhe vargu i krimeve te tij jo vetem ne Mitrovicen Veriore por edhe ne Bosnje, Kroaci e me gjere.
    Por koha qe u zgjodh dhe menyra se si u krye vrasja e tij eshte llogaritur e zbatuar me saktesi agjenturash ruso-serbe qe japin pak shprese per kapjen e vrasesit apo vrasesve profesioniste te tij me qellime shume me djallezore e antishqiptare. Aq me pak mund te shpresohet te zbulohen e aq me pak kapen regjizoret e ketij komploti ne Beograd apo ne Moske!
    Pse !?
    Vrasja e Jovanovicit duket me teper nje akt terrorist i mireorganizuar nga sherbimet sekrete ruso- serbe per te destabilizuar Kosoven ne prag te dhjetevjetorit te pavaresise se saj. Ajo eshte pjese e kryqezates ruso-serbe per te trazuar e goditur Kosoven ne te gjitha fushat politike, ekonomike, diplomatike … per cka kane ndihmuar jo pak edhe politikanet driteshkurter e injorante te Prishtines dhe dora e tyre e zeze teper aktive ne Tirane me Mareshallin e Beogradit Sali Berisha e nacalniket Lulezim Basha e Flamur Noka …. ne krye.
    Nuk perjashtohet as bashkepunimi me Mafian serbe dhe agjente te fshehte shqiptare te DIA-s serbe apo RIA- s ruse.
    Ne kete kendveshtrim duhen pare edhe protestat dhe thirrjet per destabilizim dhe permbysjen me dhune, me hir apo pahir te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, nga Banda e Gangstereve dhe “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit e Mareshallit te Beogradit, Sali Berisha dhe cetnikeve te tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Like Floriri, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
    A mos valle jane nje rastesi trazirat e dhunshme dhe skenari nekrofil i 18 dhjetorit ne Kuvendin e Shqiperise e rreth tij ne krye te te cilet ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Monika Kryemadhi !?
    A mos eshte rastesi akt terrorist i Shkodres ku u plagosen tete veta dhe shtimi i vrasjeve dhe krimit ne Shqiperi keto dite pas kushtrimit te Sali Karaxhicit, Lulezim Fazlicit, Flamur Stanishicit, Monika Krymadhit, Petrit Vasilit dhe mediave te Kazanit per te dale ne sheshe e permbysur qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike te Edi Rames !?
    A mos eshte rastesi fakti qe pikerisht ne ato caste dhe ne ate vend ku ndodhi shperthimi po filmonte nje ekip “gazetaresh” te nje televizioni te Malit te Zi apo Sputnikut putinist , qe do te jepte nje imazh teper te zi per Shqiperine ne Bote !?
    A nuk jane keto thirrje te kesaj “Bande Gangsteresh” e te “Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” per destabilizim, per nje qeveri anti- Mafia akte te mirefillta terrori politik, psikologjik dhe ushqim i krimit dhe terrorit klasik ne sinkron me Mosken . Beogradin, Athinen dhe presionet zerviste te Presidentit andart Grek !?
    A nuk jane sulmet, shpifjet e kesaj Bande e Mafia kunder ambasadoreve te SHBA-se dhe BE-se, kunder Uashingtonit dhe Brukselit ne nje ze e ne nje hap me Mosken e Beogradin, me RIA-n ruse e DIA-n serbe !?
    Sipas burimeve konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s..
    Nuk eshte koha per qeveri Antimafia te drejtuar nga kjo Mafia e Bande Gangsteresh !
    Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e tyre kriminale e kusare, hajdute e vrastare
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

    Reply to this comment
  3. Arber I January 17, 16:53

    Beogradi e vrau, Beogradi ta mbaje ne gjirin e tokes se vet. Serbe, larg duart nga Kosova!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*