GËZUAR DITËLINDJEN KOSOVË! Po seç ka një dhembje, e këputje të frymës…

Myslim Pasha February 17, 2015 18:06

GËZUAR DITËLINDJEN KOSOVË! Po seç ka një dhembje, e këputje të frymës…

Alban Pruthi, nga aktivistët më të shquar të bashkësisë kosovare këtu në Uashington, mbërrin pak me vonesë, dhe ashtu përmidis muzikës së epërme të këngës “Xhamadani vija vija” ngjitet mbi një karrige, për të mbërthyer në mur urimin që e kish sjellë me vete, në atë përkujdesje organizative.

U hap letra si një pergamenë e hershme, u ngjit dhe doli në dritën e syve të bashkësisë: “Happy Birthday, Kosovë!”. Të gjithë duartrokasin, me një zjarr që e kishin me vete, ashtu si me ngut, si diçka e shtrenjtë dhe e shenjtë, se mos u ikte nga mendja dhe shpirti: Për atë “Kosovë që është gjaku që nuk falet”, sikundër do të thoshte poeti i madh Ali Podrimja.

Ishin mbledhur këtu në “Steel Plate” shqiptarë dhe kosovarë, prej së njëjtës ëndërr, prej të njëjtit mall që i ndjek në shekuj kudo në botë, nga koha në kohë, nga hapësira në hapësirë.

Po pse vallë Albani nuk e shkroi në shqip “Gëzuar ditëlindjen, Kosovë!” por e shkroi në anglisht? Mbase nuk duhet thelluar shumë, por e kësillojshme, ajo bën përshtypje me një ndjeshmëri më të lartë, sidomos tek vendasit amerikanë. Tek ne shqiptarët, qasen dy vijëdrejta, ato, të vizatuara në kohë të ndryshme, njëra e Presidentit Uillson, dhe tjetra e Presidentit Klinton që u erdhën shqiptarëve në udhëkryqe të historisë së tyre.

Prandaj urimi merr një trajtë përbashkimi të çeljes dhe jetësimit të lirisë, gjersa popuj të ndryshëm janë pranë njëri-tjetrit, në kulme të përpjekjeve dhe mbijetesës.

Ajo që ndodhi në prag të shekullit XXI me Kosovën e shqiptarët, në vendimmarrjen e liderit amerikan Klinton, për të ndëshkuar me bombardim qendrën e Europës (Beogradin) ishte një nga dëshmitë më të rralla të kohëve moderne, e cila gjeti rastin po aq të epërm, që Kosova të bëhej e lirë.

Prandaj ngjyrimi “Happy Birthday!” është një bashkëshkrirje urimi. Albani e Merita, dhe ja Sabriu i ardhur nga larg, përkalojnë nga radha në radhë, nga vallja në urim e kthim. Zef Brozi i shumënjohur, i qetë dhe i afërt, Akil Tirana, Aneta Xhiku e shumë të tjerë takojnë njëri-tjetrin.

Po seç ka një dhembje, e këputje të frymës, të atij ngërçi që ia prodhon vetvetja shqiptarit, për ato që ndodhin…

Myslim Pasha

Myslim Pasha

Tubimet festive në Uashington e kudo tjetër, s’ka se si mos të kenë me vete dëshpërimin për politikën dështake të Kosovës së sotme, që për gjashtë muaj e mbajti në baltë “Karroca e Dylit” të shkuar, kur s’bënin dot qeveri, prej mendjes dhe virusit korruptiv, të urrejtjes e konfliktit, për trishtimin kontinental që ta sjell kjo ikje e re e kosovarëve, për ata 60 000 të tjerë që kërkojnë pasaportë jugosllave… këto të gjitha, dëshirojmë t’i hedhim pas. Po a hidhen dot, vallë?

Dikush ngrihet dhe flet për Ilirinë e Poshtme dhe Dardaninë, për shqiptarë dhe kosovarë, kështu të bashkuar, e një tjetër thotë një term matematikor: “Binom = dykufizor” që do të kthehet në “monom= një i vetëm” siç e shpreh edhe kënga e radhës “Një komb, një flamur…”. Ndjenja dhe përfytyrime shqiptarësh të cilat nuk shuhen.

Këta djem e vajza të larguar nga Shqipëria e Kosova, punojnë me dinjitet në institucione të larta të Qeverisë Federale, të Uashington DC, në Bankën Botërore e Institute studimore, studentë e punëtorë në profesione të ndryshme, ata kurrë nuk mendojnë se e kanë braktisur Shqipërinë apo Kosovën, ashtu siç nuk e kanë braktisur vendin e tyre komuniteti hebre, helen apo polak etj.

Por, doemos, një shqetësim në vete të krijohet kur teksa në truallin amë në mënyrë masive e demonstrative, ikja vijon… këtu kërkojnë të japin mend. Kjo sikur nuk shkon! “Gjasme përgjërohemi kur vetë kemi shpëtuar…” etj. Emigracion normal e të natyrshëm, ka pasur dhe do të ketë, se vetëm zhvillim sjell, por në rastin shqiptar është tragjike, si po ndodh këto ditë në Kosovë.

Kambana bie për veshët që dëgjojnë… Atje shtetarë të politikës korruptive, me sjelljet e tyre kanë prurë këtë gjendje që mbushet me pikëpyetje. Dhe reportazhi të ngec sërish në grykë, kur dëgjon tinëz… se “një shqiptar i pasur kërkon të bëjë një investim të madh në Uashington DC, … sepse në Shqipërinë e tij nuk ka siguri…”, e thotë lehtas një kosovar i festës, por ne bëjmë sikur nuk e dëgjojmë.

Është koha të festojmë! Të mos e çojmë dëshpërimin në skaj. Shpresat e dy Republikave, të të dy Shqipërive që ende nuk e kanë arrirë maturinë e tyre për të luftuar të keqen e vetvetes shqiptare që është tipike, do ta hapin këtë udhë. “Happy birthday Kosovë!”

Myslim Pasha February 17, 2015 18:06
Komento

5 Komente

  1. Aliu nga Selenic February 17, 18:49

    ATEDHEU NUK DUHET VETEM KURE TE KEMI NE TYRJES MISH DHE VERE.!

    Kosva e lire pas 2300 vjetve arrit qe ne vitin 1999 te preke me dore lirin e verete. E njhe popull i pushtuar me shekuj veshtire e ka te gjen kushte te nivelit perendimore ne kosoven e pasluftes.
    Keq me vjen kure arratisjet nga kosov kerkoj ti motivojn me gjendjen e veshtire ekonomike apo me me sistemin korruptiv qe pasken ndertuar. Natyrish qe edhe keto i kan pasojat e tyre pore lepuri flen gjetke.!
    Po ku.! E gjith lufta frontale e pushtetit serbe duke shfrytzuar morjanetat e mbetur ne kosove kerkojn qe paknaqesite ti kthejn ne kontradita antagoniste. Kjo eshte thelbi i problemit. Ne Kosova sipes Dilaver Gerxhit i cili ne librin e tije “UCK-ja dhe Kadareja” thote qe 80 000 UDB-bash financohen ne kosove nga beugradi, keta sikur nga nje person ti mbushin mendjen per tu arratisur bejen 80 000 veta po me me shum.Pra Serbet nuk i kan hjedhur armet.Jo ata jen mundur ushtarakishte pore ashtu si ne greqin e lashte me Helenet “Vdiq trimerie Rrofte Dinakria” Keshtu edhe serbet duke shfrytzuar lidhjet e tyre te vjetar dhe te raja arrijne qe ne kosove te krijoj edhe probleme te tille.
    Kurre nuk munde te ngatrrohet ceshtje e liris me paknaqesite ekonomike.Jo populli shqiptare ka ngren edhe levozhga druri dhe nuk eshte dorzuar ndersa keta “pasken mbetur” pa buke dhe qenkan arratisur.Kjo nuk eshte fare e vertet pore eshte probagana e pushtuesve qe vepron teke njerz te pa ditur tek njerz te me shpirt te trazuar.
    Qellimi kryesor i serbeis eshte qe te krijoi imazhin e rrem se shqiptaret e Kosove nuk iken nga Kosova ne vitin 1999 nga presioni serb pore se si “endaccak” qe kerkojn ti motivojn ata nuk qendroj asnjehe ne nje vend ndaj dhe neve sipas ides se tyre “jemi te pa fajshe” Keshtu mundohen ata te lajn duart si gjelati.!
    Natyrishte ketu nje kontribut negativ po luan edhe opozita shqiptare ne Kosove.Ata ne luften e tyre per pushtet po arrijen te njejtin vije me propoganden serbe e cil edhe ajo keto pakanqsi te shprehura nga opozita i ka ngritur ne vije politike per tua dhen te getshme shqiptarve te kosoves mllefin dhe shtegun e arratisje.
    Kosovaret duhet ti therrasin mendjes te pakten te shofin nje her filimin.”Ne se do te traokasesh nje dite ne deren time.”

    Reply to this comment
  2. KATHERINA DIE GROSSE February 17, 22:33

    Perdorimi i fjales kosovar dhe shqiptar veças, nuk me duket se shkon Zotni Pashaj,
    Shqiptaret e Kosoves,do te ishte percaktimi i sakt.

    Kosov je gjaku jem qi s’falet,

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 18, 00:32

      Një përshëndetje nga kolegu juaj në Shqipëri o Myslym Kremenar Pashaj! Por, mos rrini shumë aty se na ka marë malli dhe e dyta kam frikë se mos amerikanizohesh! Kam dëgjuar edhe se po kërkoni mundësinë për t’i grabitur Amerikës disa qindra kilometra katrorë det për t’i zvëndësuar Shqipërisë ato kilometra që ju fali Saliu pasardhësve të Poseidonit e bashkëkombasve të Geixhit! Ha ha ha…s’kisha dëgjuar se mund të vidhej det,nga ty e mora vesh! Shumë bukur e kini shkruar këtë esse-në patriotike! Nderime!

      Reply to this comment
  3. Ericson February 18, 06:21

    I pershendes keto manifestime te shqiptarizmit kudo ,ne Washinton DS, ne Europe e gjetke.

    Perpara shtate vjetesh u be nje demonstrate e shqiptareve ne New York , perballe selise qendrore te Organizates se Kombeve te Bashkuara, OKB, e perbri perfaqesise turke ku shqiptaro-amerikane te te gjitha llojeve nga trevat shqiptare te Kosoves, Maqedonise ,Malit te Zi, e sigurisht nga Atdheu meme ,Republika e Shqiperise!

    Kudo bucisnin thirrjet USA, USA, …Kosova e pavarur,…rrofte Shqiperia!

    Sado qe u informova me vonese, u nisa nga Cony Island e me trena e autobuse e taksi mberrita pas afro nje ore e gjysem ne vendin e manifestimit.Kerkoja shoket e miqte e mij midis turmes dhe ja…mu turen e me perqafojne Skenderi, Merita McCormak Bajraktari e se bashku te mbuluar nga flamuri yne kombetar ,kuqezi e nga me te bukurit ne bote, jemi pjese e nje e te bashkuar per Atdheun e Naimit , Pashko Vases, Nolit e Cajupit!

    Takuam aty edhe kengetaren e embel Eli Fara me cupken e saj sharmante , shkrimtaren Rozi Theohari e sebashku beme mjaft foto ne shenje kujtimi, une e miku im Edmondi

    Per here te pare nuk me ben zemra (per te mos prishur festen) te jem kritik edhe me ata pushtetare e opozitare per te cilet .vlen shprehja : “Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”!

    Reply to this comment
  4. DRENICA E KUQE February 18, 07:29

    Ku jeni atdhetare, he! A dini çka simbolizon NEW BORN ne Prishtine? New Born ne Prishtine eshte kopili kembekryq i Titos ne Prishtine dhe ai quhet Ibrahim Rugova(!), i cili eshte vendosur per ta copetuar Shqiperine edhe ashtu te copetuar ne gjashte “shtete”!!! A po e shihni qysh po i nderron “kostumet” per [do stine: here po veshet ne te verdha, here ne rroba ushtarake serbe, e here-here po kthehet ne origjinen e tij kopilore! Kam nje lutje per mediat shqiptare: Mos e perdorni me fotografine e “Kopilit te Titos (NEW BORN) ne Prishtine, sepse, ai eshte kopili serbo nderkombetar i Ibrahim Tites ne Prishtine, he kuku per kete popull qe ju ka!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*